Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 86
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Kjo veti e Brarit me pelqen shume dhe kerkon respekt.
    Nuk ia mban anen Brari askujt pse e ka te krahut,apo te familjes,apo te partis,apo te lagjes...
    Kur eshte per me kritikue,ky i ndan shuplakat drejt.
    ...Bile po te matet drejt meje me ndonje flakaresh
    une pa prites do ia afroj faqen lirshem,duke u bind se DIKU paskam gabue...



    Megjithate,habitem si nuk pajtoheni se Jozefina vertet e ka zbukurue kete parlament?
    I thash edhe dikujt ketu me heret,dhe prap po e perseris:
    Jozefines do t`ia duroja te metat,po jo atyre barkmdhejve qe kruajne hundet ne parlament
    duke i vjerr celularet ne vesh mu sikur bizhuterija dekorimi....





    Lunesta
    si qenka e mundur ti godasesh fjalet e z.Topalli ne tragjedin me gomone
    kundrejt qendrimit dhelperak,shtazarak,qelbanak te Fatos Nanos?!

    Mos u bej qesharak ne analize. Nanon nuk e permenda fare, por thashe qe nje person qe e le arsyen dhe gjykimin e paster te behet pre e emocioneve te momentit nuk eshte politikan por nje njeri i zakonshem pa talent politik si te gjithe te tjeret.

    Topalli nuk eshte zgjedhur aty ti beje zbor opozites sic ajo ka qejf se po qe ashtu demokracia si koncept dhe parlament si institucion merr fund. Ajo eshte aty te menaxhoje prurjet e partive te perfaqesuara aty. Por per mendjen ballkanase te Topallit ky nocion eshte alien. Per shqiptarin eshte me e udhes qe 'armikut ti tregosh drute' sesa ti degjosh fjalen. Ne demokraci ky nocion eshte atavizem.

    Tha Saliu dje 'nuk do ta leme minorancen ti imponohet mazhorances'!! Shih sa gabim. A thua se te qenurit minorance ne vetvete te mohon cdo te drejte, bile edhe kur ke te drejte. Minoranca eshte celesi i funksionimit te demokracise por ne vende si Shqiperia ku nderi primordial dhe nuri bosh meriton me shume respekt sesa toleranca, leshimi dhe permbajtja. Shqiperi hesapi, politikane derdimene.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me duket se socialistet thjesht po perpiqen te tensionojne situaten, duke fituar gjithashtu dhe prani te metejshme ne shtyp e TV. Se cfare do fitonin me rrezimin e Topallit nje zot e merr vesh. Edhe kjo cocomerja post-votim eshte pa vend. Teknikisht, dhe votim elektronik mund te quhet i fshehte.

    Nga ana tjeter dhe PD & Berisha bene nje gabim. Praktikisht socialistet nuk kishin mundesi te mblidhnin 71 vota kunder Topallit. Pse nuk e bene votimin e fshehte dhe i hiqnin nje argument tjeter kundershtareve per te bere zhurme ? Me kete rast behej dhe nje paraprovim per shifren 84 se sa e ka me te vertete me vete koalicionin.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Hajt keto Lunestat e Mergim97 qe flasin budallalleqe se ashtu ja don tradita e interesi, por po me habit Brari qe vazhdon me "gabimet e Topallit", pamvaresisht se konkretisht s'po shof asnji gabim.

    "Ne se nuk e ben dot te iki.."megjithe respektin e madh per ty Brar, ketu s'jam hic dakord. Ajo po e kryen punen e saj mire. Ku asht gabimi per te cilin u dashka me e largue ashtu sic dojne ato qe pervec emnave i dijme edhe pseudonimet?
    "natyrisht nuk eshte e lehte ajo pune sic ka kujtuar ajo.." Topalli e ka njofte ate pune mjaft mire mbasi ka eksperiance shumevjecare ne drejtim te Kuvendit.

    Se sa keq po sillet ajo me opoziten e shkrove:
    "...disa here ju lut zonja topalli.. blendi..o blendi ulu ne vendin tend .. por blendi nuk u tund nga "istikami".."
    e vazhdonte sic ka mesue prej filmave me debatikas aksionin!!!

    Ai tjetri shkon e ulet te vendi i kryeministrit e nuk shkulet edhe pse nuk asht vendi i tij...hajde rrugaça injoranta....paska ndjeke shembullin e shefit te tij, Nanos, qe ne funeralin e Papes Gjon Pali II ne Vatikan bani skandal tue u ule te vendi i caktuem per presidentat e donte me ndejte me zor aty ku s'i takon...Hajde bageti, hajde...

    Ne fakt, Topalli stonon ne mes te atij llumi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 24-02-2006 më 15:40

  4. #34
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Topalli eshte nje deshtim i plote. Nuk e ka fare taktin e duhur per ate post, lere pastaj qe eshte edhe shume fodulle dhe e paekuilibruar. E pashe dje cfare stonimi total ishte ne TV. Edhe me votim alla shqiptarce ja futen kot. Frike frike. Pse kane frike nga demokracia?

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Brari

    topalli ne rolin qe ka pranuar ..pra ne postin e kryetares se kuvendit.. nuk eshte me Topall anti komunist.. topall demokrat.. topall jasht katovice apo brenda.. topall e djatht apo ultra e majt socialiste apo berishiste ruciste a fashiste.. me prona a pa prona.. e shpronesuar a e kulakezuar.. shkodrane apo beratase..

    Eshte nje TEKNIKE nje Refere.. nje arbiter.. pa ngjyre.. pa zemer..pa simpati...

    Keshtu e do posti..

    Ne se nuk e ben dot te iki..
    Po Servet Pëllumbi, kryetari i mëparshëm socialist i Kuvendit ka qenë mësues marksizmi dhe askënd nuk tronditi fakti që Kuvendi kishte në krye një profesor marksizmi!
    Askush nuk tha që duhet të ishte teknicien dhe të mbronte interesat e gjithë forcave politike !
    Kurse për Jozefina Topallin na u dashka aplikuar ky rregull??!!!
    Dhe Parlamenti i dominuar nga PS-ja ka kaluar jo pak ligje me anësi politike.
    Me sa di unë vetëm Presidenti është mbi partitë, kurse legjislativi ka anësi politike, atë të mazhorancës.

    Dhe Brar, ti po thua qe Topalli te iki vete.
    Po te kujtoj se ketu je ne sinkron te plote me ata emrat me togfjalesha te pafund te PS-se qe ke aq qejf t'i perdoresh. Apo mendon se do t'i luftosh me mire me batutat e avokat Ngjeles?

    Edhe nje pyetje Brari: ç'mendim ke ti per rezoluten e denimit te krimeve te komunizmit? A duhet ta votoje Kuvendi shqiptar nje rezolute te tille dhe a duhet te caktoje zyrtarisht nje dite perkujtimore per viktimat e komunizmit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 24-02-2006 më 18:29
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    O Brari

    I njeh nga jashte komunistat, e i mbivlereson,se nuk i njeh, ata themi ne nga jugu qe i njohim nje e nga nje e me baba e gjyshe, e ua dime sa e kane hapin.

    Jane si ajo konet [meqe ti Brari i referohesh gjithnje egersise komuniste] qe po te vuri poshte te hap zoret nga inati, kurse qeni i madh te shtyn me humd tutje e ste ha se ska inat, se eshte i madh vete.

    E mos mbivlereso Enverin, shikoje me thelle, ne gjithe lindjen u vu nje ne krye te levizjeve komuniste, nga agjenturat e kominterni e po nuk vdiq hariti deri ne 1990 ten.
    Pra nuk qe aftesi qe shanc, ne kohen e Zogut levizja komuniste ne shqiperi qe inegzistente., po shkaterimi i pushtetit te mbreterise nga italiani e perdia e hekur e beri Enverin si zot se keshtu funksiononte komunizmi me nje lider keshtu qe ne gjithe lindjen e ai vriste ke i donte qejfi, se kishte licencen nga sistemi.

    Topallin ata do ta sulmojne ne dac ajo urte te ri e ne dac te mos flasi fare, se duan ta ulin si figure politike.

    Nuk i shpeton dote kundershtarit duke ulur koken apo duke u larguar apo duke pasur frike, po duke e kuptuar ate e qendruar e me zgjuarsi e durim perballo cdo situate qe ai do te krijoj,

    Keshtu ne politike e ne qeveri nuk i shpeton dote sulmit te kundershtarit.

    Po duhet te luftosh qe te mbijetosh, dhe ata Blushet e Majkot per kete luftojne e per ato miliona dollare qe bene kur ishin ne qeveri.

    Pra kjo eshte politika, po ke frike nga kundershtari, e po nuk luftove te mbash pozicionin tend e veten ne te, kot merresh me politike.

    E ky mocion u be qe pas nje muaji pasi ajo qe vene kryetare e shumica e shqiptareve cuditen se nuk ka arsye fare perse behet ky, vetem zhurma nga e majta ne media.

    E mos ja mat me peshoren e farmacise Topallit cdo gje se nuk ka politikan prefekt, e cdo politikan ka piket e tij te forta e te dobeta, e kur merr nje pune do kohe e do pak perkrahje nga te gjithe, ajo qe diten e muajin e pare e sulmuan e kerkuan ta hiqte.

    Kete pune do bej opozita ne keto 4 vjet qe do vine

    PD Berisha Topalli ta kuptojne ate, te marin masat e tyre, e kundra masat per ta neutralizuar, se kjo eshte politika.

    Ekstremi i opozites vjen nga dobesia e saj, shikoje pak me thelle.

    Une e kam thene, kjo opozite sado e zhurmshme qe duket, Berisha e qeveria e tij e ka shume te lehte ta mundi keq.

    Faji eshte i PD Berishes e Qeverise qe nuk ka lene keshilltar e futur njerez kote ne qeveri, e ka lene jashte saj, pjesen me te madhe te grupit parlamentar qe e ka ne dore ate qe nga Ngjela e me rradhe,

    Nuk ka faj Topalli po Berisha.

    Te bente qeveri te vogel , po me mire te kishte 25 ministri te vogla se sa ka 14 super te medha.

    E nga keto 10 te PD .

    Jane 55 deputet te PD qe u ndeshen me mafjen e majte dhe e munden e keta e kane ne dore qeverine keta nuk duhet liheshin jashte qeverisjes.

    Berisha te bente ministri me te vogla, me shpenzime me te pakta po te fuste sa me shume nga keta.

    Te pakten 20 zet nga 55 , nje pjes tjeter do qe ne komisione e angazhime te tjera e gjthe grupi i PD do qe ne pune.

    Tani eshte lene jashte.

    Aldo Bumci i vene ne drejtesi ne vend te Ngjeles e sic thuhet nga Topalli.

    PSE NUK I DEL E MBRON ATE NGA ANA JURIDIKE????

    VETEM TOPI DHE KY I PAKENAQUR FOLI DY FJALE.

    Une nuk cuditem se lufton Blushi e Majko, se luftojne per pushtetin qe u dha para,kjo eshte llogjike e normale, Mua me shqeteson Aldo Bumci qe nuk tha nje fjale te mbronte Topallin,qe dhe e vuri, nga ana juridike si minister i asaj fushe, se kjo eshte politika duhet te luftosh cdo dite, e cdo minister eshte nje mundesi per partine ne pushtet.

    Ku jane keta ministra te PD qe nuk thone nje llaf.

    Plus ca super ministri ua ka dhene ca anomimeve nga PDNJshi duke i vdekur

    I tha mire Mero Baze Berisha nuk po shfrytezon mundesite qe te jep pushteti.


    PS: Brari mos u sugjestiono nga zhurma qe ben PS , ajo ben punen e saj, edhe ne ne opozite bertiten e uleritem, po mua me shqeteson ca ben Berisha, Qeveria , Ministrat qe te fitojne cdo beteje politike.

    Le te bertasin Blushet Ramet e Majkot, ata ate pune kane, e eshte normale.Madje kur bejne skena te tilla riskojne veten e tyre.

    Berisha PD e Qeveria e tyre--nuk jane te varur fare nga Blushet Majkot [madje keta prandaj bejne zhurme te thone se kane dicka ne dore]

    Berisha PD e Qeveria e tyre--jane te varur nga 55 deputete qe fituan direkt ne 3 korrik, nga gjithe ata qe punuan qe te fitonte PD e opozita e ata qe votuan per keta, dhe e tolerojne qeverine edhe po u vonua edhe e kuptojne ku ka mundesi ose ku nuk ka , po qe qeveri e Berisha duhet te luftoj qe ti mbaj keta cdo dite e ti shtoj se nga keta varet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 24-02-2006 më 18:52

  7. #37
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Brari, ......ke te drejte plako, Xhozi kishte ca fjale te pa hijshme, por asaj ambasadores se amerikes qe i referohesh ti plako, nuk i djersitet floku sa do pak per ca ka thon Jozi, ene po te kishte thon, politika osht pazar, ene ca ka thon Jozi skushton 2 para, mjafton nje vendim kunder dhunes se grave ne Afganisatan, ene Jozi osht e paster. Kaq plako!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 24-02-2006 më 18:36 Arsyeja: Konfrontuale

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Po Servet Pëllumbi, kryetari i mëparshëm socialist i Kuvendit ka qenë mësues marksizmi dhe askënd nuk tronditi fakti që Kuvendi kishte në krye një profesor marksizmi!
    Askush nuk tha që duhet të ishte teknicien dhe të mbronte interesat e gjithë forcave politike !
    Kurse për Jozefina Topallin na u dashka aplikuar ky rregull??!!!
    Dhe Parlamenti i dominuar nga PS-ja ka kaluar jo pak ligje me anësi politike.
    Me sa di unë vetëm Presidenti është mbi partitë, kurse legjislativi ka anësi politike, atë të mazhorancës.
    Dhe Brar, ti po thua qe Topalli te iki vete.
    Po te kujtoj se ketu je ne sinkron te plote me ata emrat me togfjalesha te pafund te PS-se qe ke aq qejf t'i perdoresh. Apo mendon se do t'i luftosh me mire me batutat e avokat Ngjeles?
    Edhe nje pyetje Brari: ç'mendim ke ti per rezoluten e denimit te krimeve te komunizmit? A duhet ta votoje Kuvendi shqiptar nje rezolute te tille dhe a duhet te caktoje zyrtarisht nje dite perkujtimore per viktimat e komunizmit?

    Ka parlamente ne bote ku kryetari eshte vetem moderator, madje nuk mban dote fjalime, po mban do lej njeri tjeter te drejtoj seancen, e nuk voton dote, vetem kur ka barazim qe thuen ate.
    Psh Kanadaja.

    Parlamenti jone eshte ndryshe, ne baze te ligjeve tona kryetari eshte me teper politike.
    PS le te shfrytezonte rrugen demokratike.
    Te propozonte ligje qe kryetari te qe moderator e jo politik.
    E pastaj ta kritikonte Topallin.
    E po qe se PD nuk e votonte PS e kishte te drejte te demostronte.

    Po qe muajin e pare kerkuan doreheqjen e kryetares pa pike njerzilleku e pa asnje arsye.

    Histori e parlamentit tone--Harohet Skender GJinushi qe i jepte fjalen ne nje kohe Azemit me deputetin e PS nga Kukesi apo ate komunistin nga Berati me qellim qe ti vente te ziheshim pasi kishin bere planin me pare.
    E Azemi u godit me plumb ne parlament--e kane goje te flasin per standarte te majtet??!!
    Ja kjo eshte standarti i PSse e opozites sot.
    E gjithe kryetaret e kuvendit nga PS kane qene shume shume te politizuar se Topalli e nuk kane goje te flasin.

    Plus do ti kerkosh Topallit qe e vetme te ndryshoj parlamentin , kur opozita prish kabllat e uleret e cnuk ben vetem te prish seancen.

    Brari duhet te kuptoj se nuk ka Topalli ne dore opoziten , ajo ka vendosur qe te bej skena e prish parlamentin, si menyre politike.

    Topalli e PD duhet ti kundervihen kesaj politike ekstreme e te paarsyshme te PS me mekanizma te tjera per ta neutralizuar e per ta kthyer kundra tyre.

    Qe tani jane dhene shenjat e para qe kjo menyr e opozites po e demton ate, qe nga cudia per akuzat pa baze per Topallin te shfaqet rrugace ne parlament etje etj.

    Per mua opozita le te vazhdoj kete rruge, ne nje menyre qeveria ka shpetuar nga kritikat per ca ceshtje delikate, e gjithe opinioni eshte perqendruar te kjo, qe ne fund te fundit PD si betej me argumenta ne fund e fiton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 24-02-2006 më 18:46

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    TIRANE - Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar mbrëmë se votimi i dy netëve më parë për shkarkimin ose jo të kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte zero. Në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në Top Channel, Ngjela është shprehur se për sa kohë votimi i fshehtë me elektronikë nuk siguron fshehtësinë e votës, atëherë ai është nul, ose e thënë në gjuhën e përditshme, sipas tij, është veprim zero dhe nuk ka asnjë pasojë juridike. “Në rast se elektronika më garanton se nuk ma sheh ai që kam në krah, atëherë votimi është i vlefshëm. Në rast se ndodh e kundërta, atëherë ai votim është nul. Kjo është arsyeja ime. Unë dua votën e fshehtë. Prezumohet që gjithçka është e fshehtë. Nuk është e vërtetë ajo që ti gjen votën në tabelë ose në elektronikë. I vetmi moment që duhet parë është nëse më sheh njeri kur votoj”
    Avokat, te keqen te mendjes se bukur qe me ke, mos valle ata mijera qytetare te Tiranes te zgjodhen per "te perfaqesuar veten ne Parlament" apo per te perfaqesuar interesat e tyre? Votimi i fshehte mund te jete shume gjera por nuk eshte aspak demokratik. Sa here qe nje deputet hedh nje vote te fshehte ai hedh nje vote per interes te vete, dhe pak rendesi ka se cila eshte ceshtja ne votim. Askush pervec teje nuk do ta mesoje se per ke votoi avokati yne i nderuar.

    Ata qyteterat e Tiranes qe te dhane voten duan te mesojne se per ke votoi avokati i tyre i dashur dhe vota tende duhet te regjistrohet ne fletoren zyrtare te parlamentit, qe te gjithe shqiptaret dhe vete historia te mesoje se si ka votuar deputeti me emrin Spartak Ngjela ne vitet qe ka qene deputet.

    Ato votat qe hedh tregojne se kush je, dhe jo ato fjalet boshe te huazuara nga anglishtja qe i perdor me vend e pa vend.

    Albo

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Brari,
    s'jena te njajtit mendim per dicka, por e di fort mire cka te shqeteson.
    Linove su intereson aspak kush asht njeni e tjetri. S'e paten problem me i hape dyert qenjve e derrave edhe kur thyemjet e kafkave i permendshin si mburrje neper sheshe.

    Problemi asht si mundet me u mujte e keqja. E mira perdor vetem mjetet ne respekt te njeriut, e keqja perdor deri armet ma te perbindeshme. Ketu edhe mundesija e se keqes me pase fitore te perkoheshme e jo te aftesija e saj. S'ka nevoje me qene i djallzuem, mjafton me e pase zemren gurit. Copto nji njeri me sopate ne mes te sheshit e 1000 tjere rrokun femijet e vet e mbyllin gojen per me i sigurue mbijetesen para rrezikut te perbindshem.

    Problemi ne Shqipni asht edhe moral. A duhet thane e verteta haptas, apo putanat e politikes duhet me u mujte me sjellje po prej putanash? Une jam per me bertite fort te verteten. Ti thue se ne krye te parlamentit duhet nji njeri me maske, une mendoj se na mbyten njerezit me maska! Jena mbushe e s'po na lane me e hjedhe nji hap perpara keto maskat. Imagjino sikur ne vend te Topallit qe s'dika me u mshehe, te vehet nji prej atyne me maska (emnat i din vete) me te cilet asht mbushe PD tash 15 vjet! 97 e ke menjihere te dera. Mbasi 97 nuk mbeshtetet e nuk lindi prej FORCES, por prej PABURRNISE e TRADHETISE.
    E perseris, qe ne momentin ku asht Shqipnija, vetem nji rritje morale mundet me e shpetue, e kjo arrihet tue e thane te verteten, sigurisht tue rrezikue edhe me humbe.
    Por rruge tjeter s'ka!

    Zoti Ngjela, ne se asht ne parlament si perfaqsues i atyne qe i dhane voten, te votoje si deshirojne ata e haptas. Pse u dashka me u mshehe?
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 24-02-2006 më 19:03

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  3. Berisha: Largohem nga politika nëse PD humb zgjedhjet
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 04:41
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06
  5. Mocioni rrezohet, opozita braktis sallen e kuvendit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •