Ende nuk ėshtė krijuar njė departament pėrkatės, dega vazhdon tė ekzistojė si seksion i veēantė
Shkrihet dega e shkencave politike, studentėt nė protestė
Studentėt: Nuk pranojmė titull nė diplomė pėr filozofi-sociologji. Kemi konkurruar e studiuar pėr shkenca politike
Valmora Gogo
Shkrirja e degės sė shkencave politike nė Fakultetin e Shkencave Sociale dhe bashkimi i saj me departamentin e Filozofi-Sociologjisė ka irrituar studentėt, tė cilėt i tremben diplomimit pėr filozofi-sociologji e jo pėr degėn ku kanė konkurruar e studiuar. Dje mė shumė se 30 studentė tė degės sė shkencave politike, kanė protestuar para Rektoratit tė Universitetit tė Tiranės, me qėllim diplomimin me emėrtimin Pėr Shkenca Politike. Tė frikėsuar se dega qė vazhdojnė do tė barazohet me degėn filozofi-sociologji, studentėt kanė kėrkuar tė drejtėn e tyre.
Ėshtė njė padrejtėsi qė na bėhet dhe nuk ėshtė normale qė tė diplomohemi pėr filozofi-sociologji me shtesėn specialist i shkencave politike, - thotė Ervis Xhako, student i vitit tė dytė, duke shtuar se protesta e tyre do tė zgjasė deri nė zgjidhjen e kėrkesės qė kanė. Studentėt kėrcėnojnė se do tė bojkotojnė edhe provimet qė janė tė detyruar tu nėnshtrohen. Ne kemi konkurruar pėr kėtė degė, kemi fituar duke kapur pikėt maksimale krahasuar me studentėt e degėve tė tjera tė fakultetit dhe, pėr mė tepėr, ne kemi dhėnė me shumė provime se filozofi-sociologjia, - theksoi studenti Xhako.
Njėzėri studentėt kėrkuan zgjidhje tė menjėhershme tė problemit tė tyre. Nga ana tjetėr pėr tė mėnjanuar problemet nė fjalė, studentėt kėrkojnė krijimin e njė departamenti me tė njėjtin emėr: Shkencat politike. Shkencat politike duhen tė ekzistojnė si njė departament mė vete, - theksoi njė nga protestueset, Ermelinda Shehu. Kjo, sipas studentėve, do tė mėnjanojė njėherė e mirė rrezikun e situatave tė tilla nė tė ardhmen. Ndėrkaq, ata kanė lajmėruar vazhdimin e protestės sė tyre, sot pėrpara shkollės dhe pėrpara Ministrisė sė Arsimit.
Reagimi
Pajtohet me studentėt protestues edhe rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. Kjo, nė pikėpamjen e krijimit tė njė departamenti tė tillė. Sa i pėrket protestės, Rrokaj e vlerėson si jo me vend. Arsyetimit se krijimi i departamentit nuk varet nga Rektorati, Rrokaj i ngjit edhe atė tė keqinformimit dhe mashtrimit tė studentėve nga individė tė caktuar. Studentėt do tė diplomohen pėr shkencat politike, - theksoi dje Rrokaj. Sipas tij, edhe tė rinj tė tjerė qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė kėtė degė, duhet tė mos ngurrojnė pėr tė aplikuar. Sipas informacioneve qė kam, edhe shefi i seksionit Hysamedin Feraj, ka dhėnė dorėheqjen nga detyra e tij, -vazhdoi mė tej Rrokaj. Edhe zgjedhja e Ferajt nė kėtė detyrė, sipas Rrokajt, nuk ishte normale. Shefi i seksionit zgjidhet nga shefi i departamentit, ndėrkohė qė kjo degė nuk ishte ende departament dhe nuk kishte ende shef, -pėrfundoi rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj.
Problemi i vjetėr
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė studentė tė shkencave politike ngrenė zėrin pėr tė njėjtin problem. Shpeshherė studentėt janė vėnė nė alarm pėr mosdiplomim nė profilin e vazhduar. Por nga ana tjetėr, ky seksion nuk mund tė kthehet menjėherė nė departament, pasi nuk plotėson disa kritere si numrin e caktuar tė pedagogėve. Dega e shkencave politike ka pak kohė qė ėshtė bashkėngjitur si profil i departamentit filozofi-sociologji. Nė kėtė kuptim, kjo degė do tė shihet si prejardhje e degės filozofi-sociologji.
Ndėrkohė, qė vlerėsuar nga specialistėt, shkencat politike kanė nė kurrikulėn e tyre lėndė qė nuk kanė lidhje me degėn e filozofi-sociologjisė. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, kusht i parė pėr bėrjen departament ėshtė kompletimi i trupės akademike. Sipas ligjit, njė departament duhet tė ketė sė paku 13 pedagogė, gjysma e tė cilėve me tituj e grada.
Krijoni Kontakt