Te gjithė jemi nė djeni tė njė shoqerie qė tregton pjesė kompjuterike nė tregun tonė dhe kohėt e fundit edhe nė territorin e Kosovės. Kjo kompani lider nė Shqipėri importon nga vende tė ndryshme tė botės ku perqindjen mė tė madhe tė importit e ze Kina. Do te theksoja edhe njė herė fjalėn lider apo monopol? Lider do ta quaja kur tė mbante shifra rekord ne krahasim me nje shoqeri tjeter konkuruese ndersa kur ėshtė e vetmja nė treg do ta quaja monopol pasi ėshtė e vetmja shoqėri ne pėrmasat e saj dhe favoret qė i bėhen. Kjo shoqeri ish-aksionere, pasi tani aksionerėt e saj janė vetėm dy nga dhjetė qe investuan nė ngritjen e saj, funksionon jo vetėm si shoqeri tregtare madje mban edhe ISO 9000-2001! ISO eshte nje certifikatė qė merret nga institucione shtetėrore nga firma prodhuese qe deshirojne te eksportojnė jashtė vendit, me pak fjale certifikata e cilėsisė. Pra cnevoje ka njė kompani importuese tė mbajė njė certifikatė pėr prodhimin e cilėsisė kur ajo nuk prodhon por tregton? Sigurisht qė pėrgjigjia do jetė shumė mė e thellė. Fakt tjetėr, pėr tu cuditur ėshtė edhe se nė keto ambiente mund tė blesh programe si dhe sisteme operimi me njė vlere simbolike, sic e shiteshin nėpėr dyqane videotekash, ku kulmi arrin deri tek programet e prodhuara nga Microsoft Corp. Kėto janė kopje tė paautorizuar dhe krejtėsisht pirate qė madje shiten dhe me tė njėjtin numer serial cka do tė thotė qė nė momentin qė njė kompjuter lidhet nė internet numri serial i sistemit operativ tė tij ėshtė nje kopje e rreth 2 milione pėrdoruesve nė gjithė boten. Ketu kemi tė bėjme me njė luftė te hapur kundėr ligjeve ndėrkombėtare dhe tė drejtės intelektuale qė kjo kompani po ia shkel njėriut mė tė pasur ne bote, Ėillian Henry Gates. Sigurisht te jesh i fuqishėm ne Shqipėri nuk do tė thotė se tė ecėn edhe jashtė saj. Fakt tjetėr ėshtė se kjo kompani rezulton me njė xhiro neto prej 5 milione USD ne vit. Pėrsėri ėshtė pėr tu cuditur pasi kėto shifra janė shumė te ulta dhe joreale nė krahasim me xhirot reale te kėsaj shoqerie. Mos ndoshta kėtu hyjne ne funksion referencat e ulta nė pikat doganore, krijimi i firmave fantazem apo edhe ndermjetėsimet me autoritetet? Sigurisht qė ėshtė nje pėrgjigje qė mund tė vlejė miliona dollarė dhe jo gjithkush mund ta jap pėrvec njė njeriu qė do tė vleje mė shume se ato miliona pasi sic thone: ate derė qė se hap celėsi e hap paraja. Le tė shpresojmė qe paraja tė krijoj autoritet dhe ti hiqet imuniteti i pushtetit. Ne ditėr e sotme jane shume firmat shqiptare qė po falementojne ose po sulmohen pėr politikėn e tyre te se berin biznes dhe ja vlen te pėrmėndim ketu, Olim-in, Kurum-in, Aeropotin e Rinasit si dhe Albtelekomit madje dhe mbikalimin e Zogut tė Zi qė ishte ose ėshtė duke u ndertuar nga Euroteorema janė vazhdimisht nė shenjestėr tė qeverisė aktuale dhe asaj sė shkuar ndėrsa kjo firmė tregtare jo vetėm qė ėshtė ne hije tė vazhdueshme ndėr vite por edhe nuk i kushton fare rėndėsi marketingut dhe marrdhėniet me publikun tė cilat sipas mendimit tim vėrtetojne qartė nje monopolizim te tregut elektronik ne Shqipėri.
Krijoni Kontakt