Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    Kthehet kontrolli partiak në RTSH Publik Televizionet private tani në dorën e vetëm t

    Kthehet kontrolli partiak në RTSH Publik

    Televizionet private tani në dorën e vetëm tre personave



    Institucioni kryesor që rregullon dhe kontrollon tregun e radiotelevizioneve në Shqipëri, Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve (KKRT) nuk do të jetë më I pavarur, madje do të mund të kontrollohet vetëm nga 3 persona. Kështu parashikon projektligji i qeverisë i miratuar dy ditë më parë. Dhe e gjitha kjo, në një vend si Shqipëria ku ende në këtë treg mbizotëron kaosi dhe ku mbi 80 përqind e televizioneve dhe radiove veprojnë duke shkelur haptazi rregullat. I njejti ligj, rikthen kontrollin politik edhe mbi Radio Televizionin Publik.
    Nëse në ligjin aktual qoftë edhe formalisht KKRT-s I njihej pavarësia, tashmë ky term as që figuron në variantin e propozuar. Eshtë hequr plotësisht edhe pika që përcaktonte numrin e nevojshëm të anëtarëve për të thirrur mbledhjen e tij, duke e lënë kështu plotësisht të hapur mundësinë që edhe vetëm tre anëtarë, mjaft që të bien dakort me njëri tjetrin mund të ulen së bashku e të marrin vendime. Anëtarët e KKRT-s aktuale kishin mandat deri në 2009. Pikërisht kjo duket të jetë arsyeja që qeveria nuk është mjaftuar me rregullime të ligjit, por me shkrirjen e plotë të këtij organi. Viti 2009 është shumë I largët dhe nuk jepte mundësinë që shumica aktuale të vinte kontrollin gradual mbi të. Prandaj fshesa ra mbi të gjithë njëherazi. Dhe me atë që është propozuar shumicës I është lënë dorë e lirë që të mund t’I zgjedhë vetë anëtarët. Nëse në ligjin aktual saktësohej në mënyrë taksative se anëtarët duhet të përfaqësonin në mënyrë të barabartë pozitën dhe opozitën, tashmë gjithshka është lënë evazive duke folur vetëm për propozime alternative që do votohen nga shumica e parlamentit. Po për këtë institucion, është parashikuar që të vihet në zbatimi rregullorja e shumë diskutuar e parlamentit, për zgjedhjen me votim të hapur të drejtuesve të institucioneve. Në ligjin e ri, saktësohet se votimi për kryetarin do të bëhet I hapur, ndërsa deri tani ishte me votim të fshehtë.
    Jo më mirë edhe situata për Këshillin e Radio Televizionit Publik. Edhe për të parashikohet e njëjta mënyrë përzgjedhje e anëtarëve, ku shmanget detyrimi I zgjedhjes nga forcat politike sipas përfaqësimit në parlament. Por c’është më e keqja, këtu i hapet rrugë kontrollit të pastër politik. Nëse aktualisht ndaloheshin në nenin për papajtueshmëritë “funksionarë të lartë shtetërorë apo anëtarë të forumeve drejtuese të organizatave politike”, tashmë ky kufizim nuk ekziston më. Madje njëri nga anëtarët, do të zgjidhet nga Policia, ushtria apo Shërbimet sekrete. Në fakt, e drejta e propozimit të një anëtari I është lënë edhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

    “Politolog me dekoratë”
    Në ligjin e ri qeveria ka zbuluar edhe një fushë të re nga e cila mund të zgjidhen anëtarët për këshillin e RTSH Publik: politologjia. Nëse do t’I referoheshim përcaktimit të saktë, politologjia është një disiplinë që ka si objektiv studimin empirik të sistemit politik dhe të ndërvarësisë mes njësive kryesore brenda këtij sistemi. Por ka shumë mundësi që ky term të jetë futur për të favorizuar njerëz që vijnë nga partitë dhe që profesionet e tyre të vërteta nuk përputhen me fushat e tjera që përcaktohen. Por përvec kësaj, që të jesh anëtar duhet të kesh edhe dekorata.

    Marre nga GSH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gunnar : 10-02-2006 më 03:45
    To look life in the face....

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    SI ISHTE Neni 8
    Përbërja
    …… KKRT-ja vepron në mënyrë të pavarur në përputhje me këtë ligj.

    SI behet Neni 8
    Përbërja
    (citimi për pavarësinë është hequr)

    SI ISHTE Neni 9
    Zgjedhja
    Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit Popullor kandidaturën për 1 anëtar, kurse 6 kandidaturat e tjera propozohen nga Komisioni i Përhershëm për Mjetet e Informimit Publik në përfaqësim të barabartë midis pozitës dhe opozitës parlamentare.
    ……Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit zgjidhet nga Kuvendi Popullor ndërmjet 7 anëtarëve të tij mbi bazën e 2 kandidaturave të propozuara me votim të fshehtë nga KKRT-ja.
    Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit zgjidhet nga vetë KKRT-ja me votim të fshehtë mbi bazën e 2 kandidaturave.

    SI behet Neni 9
    1. (…) Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidaturën për një anëtar, ndërsa 4 anëtarët e tjerë propozohen nga Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Informimit, me propozime alternative nga shumica dhe opozita parlamentare, me jo më pak se dy kandidatura për çdo vend anëtari të KKRT-së. Votimi në Kuvend bëhet i veçantë për çdo anëtar. (…)
    3. Kuvendi, me votim të hapur, zgjedh njërin nga anëtarët e këshillit në detyrën e kryetarit të KKRT-së, ndërsa zëvendëskryetari zgjidhet nga KKRT-ja me votim të fshehtë.

    SI ISHTE Neni 14
    Papajtueshmëritë
    Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit nuk lejohen:
    1. të jenë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, deputetë ose anëtarë të Qeverisë dhe as të deklarohen publikisht apo të veprojnë në interes të tyre;

    SI behet Neni 14
    Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit nuk lejohen:
    “1. Të jenë anëtarë të partive dhe shoqatave politike, si dhe të kenë ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë, deputetit, anëtarit të qeverisë a të prefektit gjatë 2 legjislaturave të fundit apo të kenë konkurruar për kryetar bashkie a deputet në zgjedhjet e organizuara për to.”.

    SI ISHTE Neni 17
    Kuorumi
    Mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit zhvillohen vetëm kur janë të pranishëm jo më pak se 4 anëtarë dhe vendimet janë të vlefshme kur merren me shumicën relative të votave të të pranishmëve.

    SI behet Neni 17
    “Vendimet, rekomandimet, vërejtjet dhe opinionet e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit miratohen në mbledhje me votën pro të 3 anëtarëve.”




    SI ISHTE Neni 87
    Këshilli Drejtues
    Përbërja dhe procedura e emërimit
    Anëtarë të Këshillit Drejtues janë personalitete publike të fushave të ndryshme, në: kulturë, art, kinematografi, gazetari, drejtësi, ekonomi, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, nga universitetet dhe Akademia e Shkencave, ekspertë të veprimtarisë radiofonike, televizive dhe të teknikës.

    SI behet Neni 87
    Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit zgjidhen nga radhët e personaliteteve në fushat e politologjisë, drejtësisë, masmedias, sociologjisë apo shkencave të tjera humanitare (....) Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit duhet të mos jenë larguar nga shërbimi civil, detyra a funksioni publik si pasojë e një mase disiplinore.”..

    SI ISHTE Neni 88
    Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi Popullor.
    Kandidaturat propozohen nga Komisioni i Përhershëm për Mjetet e Informimit Publik.
    Komisioni i paraqet Kuvendit Popullor listën me dyfishin e kandidatëve, sipas përfaqësimit të mëposhtëm të partive, institucioneve dhe organizatave joqeveritare:
    1) 6 anëtarë zgjidhen ndërmjet 12 kandidaturave të propozuara nga forcat politike, sipas përfaqësimit të
    tyre në Kuvendin Popullor.
    2) Nga 1 anëtar ndërmjet 2 kandidaturave të propozuara drejtpërsëdrejti nga:
    - Universitetet e Tiranës;
    - Akadmia e Shkencave;
    - shoqatat e shkrimtarëve dhe artistëve;
    - Forumi drejtues i OJQ-ve;
    - shoqatat e gazetarëve;
    - përfaqësues të sindikatave;
    - përfaqësues të OJQ-ve të rinisë;
    - përfaqësues të OJQ-ve të grave;
    - përfaqësues nga pakica kombëtare.

    SI behet Neni 88
    1. Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi. Pesë anëtarë propozohen nga komisionet e përhershme parlamentare, të përcaktuara në pikën 2, t ëkëtij neni, një anëtar propozohet nga Instituti i të Përndjekurve Politikë dhe një anëtar nga Komiteti Shtetëror i Minoriteteve.
    2. Kuvendi zgjedh pesë anëtarët e propozuar nga komisionet e përhershme parlamentare, në bazë të kandidaturave alternative, të propozuara nga shumica dhe opozita parlamentare, si më poshtë vijon:
    - Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jo më pak se katër
    propozime për dy anëtarë;
    - Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, jo
    më pak se katër propozime për dy anëtarë;
    - Komisioni për Sigurinë Kombëtare, jo më pak se dy propozime për një anëtar. (…..)
    4. Votimi në Kuvend bëhet i veçantë për çdo anëtar.

    SI ISHTE Neni 90
    Papajtueshmëritë
    Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë deputetë, ministra, funksionarë të lartë shtetërorë apo anëtarë të forumeve drejtuese të organizatave politike. (…)
    Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë pronarë të plotë apo të pjesshëm të subjekteve private të medias apo të punësuar në këto subjekte.

    SI behet Neni 90
    1. Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë individët, që janë persona të lidhur ose kanë pronësi vetjake, kuota kapitali a aksione të shoqërisë tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e trasmetimeve radiotelevizive, reklamës, prodhimeve audiovizive, botimeve të shtypit ose telekomunikacionit, ose persona të punësuar a anëtarë të organeve drejtuese a këshilluese të këtyre subjekteve.
    2. Anëtare të Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë individët, që janë larguar nga shërbimi civil a funksioni si pasojë e një mase disiplinore. (…)


    Marre nga GSH
    To look life in the face....

  3. #3
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    KE dhe Osbe, hartuesit e ligjeve aktuale u njoftuan nga gazetat. Berisha: Mos u shqetësoni


    OSBE: S’u pyetëm nga qeveria

    Ligjet e reja për mediat. Opozita: Skandal


    ROZETA RAPUSHI
    r.rapushi@gazetashqiptare.com

    Qeveria ka anashkaluar edhe prezencën e OSBE-së në hartimin e projektligjit që parashikon ndryshimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe të Këshillit Drejtues të Televizionit Publik. Ndonëse Këshilli i Evropës dhe zyra e OSBE-së ishin kontribuesit kryesorë të ligjit aktual për Radiot edhe Televizionet Publike e private, këtë herë qeveria ka preferuar të bëjë gjithçka vetë. Një mënyrë të vepruari që lë qartë shijen e një nxitimi për të marrë sa më parë në kontroll këto institucione të pavarura duke parashikuar shkarkimin e anëtarëve aktualë e zëvendësimin me figura të reja që do të zgjidhen nga Kuvendi. Zyra e shtypit të prezencës së OSBE-së konfirmoi për “Gazeta Shqiptare”, se ajo nuk ishte në dijeni të hartimit të këtij projektligji dhe është njohur me të, vetëm ditën e djeshme nga faqja e internetit të qeverisë. Burimet zyrtare nga kjo zyrë, pohuan se prezenca e OSBE-së mori një kopje të draftit nga web-i i Këshillit të Ministrave dhe është duke e shqyrtuar. Këshilli i Evropës edhe OSBE do të shprehen së shpejti për të.

    Debatet
    Menjëherë pas miratimit në qeveri të projektligjit që parashikon shkrirjen e KKRT-së dhe ndryshimin e emërimit të anëtarëve të këtij këshilli brenda 30 ditëve nga miratimi i ligjit, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Valentina Leskaj deklaroi se ky është një kontroll që qeveria kërkon të ushtrojë në media dhe një hap prapa për demokracinë. “Projektligji që ka miratuar dje qeveria është skandaloz dhe një hap prapa për lirinë e mediave. Ai sjell kufizim në mënyrën e zgjedhjes së komisioneve edhe mandateve”, - tha Leskaj. Por sipas Kryeministrit Sali Berisha, nisma e re e qeverisë është një përpjekje drejt pavarësisë së mediave. Kreu i qeverisë u shpreh se ulja e numrit të anëtarëve në këtë institucion, është në përputhje me moton, “qeveri e vogël”. “Ulja e numrit të anëtarëve në këtë institucion nuk ka asnjë qëllim tendencioz. Do të shihni se do të emërohen anëtarë jopartiakë, personalitete të shquara të fushave të cilët kanë kontribut të rëndësishëm”, - tha Berisha. I pyetur për konsensus me forcat opozitare, Kryeministri e anashkalon përgjigjen duke u shprehur se: “nuk kemi pse të ngutemi që t’i paragjykojmë anëtarët”.

    Ndryshimet
    Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kabineti qeveritar miratoi një projektligj të ri që përcakton mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar të RTV-së dhe të Këshillit Drejtues të TVSH-së. Të dy institucione që rrudhen përsa i përket numirt të anëtarëve. Me mënyrën e re të zgjedhur nga qeveria ku për çdo vend në KKRT (nga 7 bëhen 5) zgjidhen dy kandidatë të propozuar nga pozita dhe opozita, dhe në fund votimi bëhet nga Kuvendi dhe duke marrë parasysh se shumicën e votave në Kuvend e ka qeveria demokratike, rezulton se ky institucion bie nën kontrollin e plotë të qeverisë. Ndërsa Këshilli Drejtues i TVSH-së sipas ligjit të ri, do ketë 7 anëtarë (nga 15 që ka aktualisht) të cilët zgjidhen nga Kuvendi. “5 anëtarë propozohen nga komisionet e përhershme parlamentare, një anëtar propozohet nga Instituti i të Përndjekurve Politikë dhe një anëtar nga Komiteti Shtetëror i Minoriteteve”.

    Rama: Kjo është barbari
    “Projekti qeveritar për KKRT dhe KD të TVSH demaskon katërcipërisht kryeministrin si person me probleme të pazgjidhshme në raport me demokracinë e me lirinë e shprehjes. Ky është një projekt skandaloz që zhbën standartet e garantuara nga ligji ekzistues dhe paralajmëron kohë shumë të këqia për mediat shqiptare dhe për pronarët e tyre.
    Njerëzit e medias duhet të rebelohen ndaj këtij akti të rëndë të mungesës së sensit demokratik e të transparencës në raport me ta dhe me publikun, si një akt që synon kontrollin mbi të drejtën e informimit e të pluralizmit në ekranet tona. PS nuk do ta tolerojë këtë barbari të rradhës”.

    Sali Berisha
    Ndryshimi i ligjit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Radio Televizioneve, është një përpjekje drejt pavarësisë së mediave. Ulja e numrit të anëtarëve në këtë institucion nuk ka asnjë qëllim tendencioz. Do të shihni se do të emërohen anëtarë jopartiakë, personalitete të shquara të fushave të cilët kanë kontribut të rëndësishëm.

    Valentina Leskaj
    Vendimi i fundit i qeverisë për të zgjedhur kryetarin e KKRT me shumicë parlamentare, është një goditje politike që i bëhet institucioneve. Projektligji i miratuar dje nga qeveria, është një projekt skandaloz dhe është një hap mbrapa në demokraci edhe lirinë e mediave.
    To look life in the face....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vota ne 3 korrik e kerkon ndryshimin edhe ne keto kerëtëretet qe i formuan socialistet si deshen vet.
    Ce o me Kiço Blush ne krye te Mediave do eci Shqiperia ?
    Socialistet e kan nje Blush junior e le ta mbajne.
    GSH leh se ka lidh ushkuret me Ed Ramen dhe Erion Bracen. O po le te lehin se mir i ben.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga genci8
    Vota ne 3 korrik e kerkon ndryshimin edhe ne keto kerëtëretet qe i formuan socialistet si deshen vet.
    Ce o me Kiço Blush ne krye te Mediave do eci Shqiperia ?
    Socialistet e kan nje Blush junior e le ta mbajne.
    GSH leh se ka lidh ushkuret me Ed Ramen dhe Erion Bracen. O po le te lehin se mir i ben.

    O genci e kupton ti qe ketu po flitet per nje hap drejt asaj diktature qe ne me zoor e hoqem qafe?
    Ti fillon e kapesh me emra te drejtuesve te tanishem dhe ben ironi komplet te pavend, ndersa ligji ne fjale dhe menyra e ndjekur nga qeveria per ta fuqizuar kete ligj sa me shpejt eshte pothuajse kriminele ndaj nje nga te drejtave thmelore demokratike. Te drejten e fjales dhe pavarsine e mediave.

    Ti Genci nqs. do te thuash se me kete kontroll shteteror te mediave shqiperia po ben hapa perpara atehere te lutem argumentoje kete me pak fjale. Kjo qe ben ti nuk eshte as diskutim dhe as mendim konstruktiv, por thjesh fajesim i personave drejtues per paaftesi ose ku di une cfare tjeter. Gjithsesi sa do te shash drejtuesit e tanishem te ketyre institucioneve ti nuk mund te thuash se ato nuk ishin te pavarura nga qeveria.
    Pra mos u merr me thashetheme po thuaj dicka me vlere per kete pike tejet prekare per zhvillimin e metejshem te Shqiperise dhe "demokracise" ne te.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nuk ndryshon dot malsori ore ti jooo.

  7. #7
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Nuk ndryshon dot malsori ore ti jooo.
    Sa me kulturë je mi...gjithë delikatesë e thua fjalën "malsori"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga jestersworld
    ... Gjithsesi sa do te shash drejtuesit e tanishem te ketyre institucioneve ti nuk mund te thuash se ato nuk ishin te pavarura nga qeveria.

    hahahahahah Kico Blushi dhe Halil Lala te pavarur

    Nejse

    -----------------------------------------------------------------

    Mua nuk me duket llogjike qe qeveria shqiptare me 14 vete drejton Shqiperine, kurse per te marre vendim se sa here ne dite do jepet filmi "Zonja nga Qyteti" apo sa here ne jave do ritransmetohet "Festivali Europian 2004", duhen 15 vete.


    ----------------------

    Liria e Shtypit dhe e Medias nuk blihet, ajo fitohet.

    Pjesa me e madhe e medias u shit tek Nano dhe Rama:
    - per truall ndertimi
    - per futje pa dogane te Kafese
    - per leje ndertimi
    - per transmetime digitale te pa licensuara
    -
    -
    -...

    Tani qe po ju ikin keto privilegje, bertasin per lirine e medias qe ka mundesi te cenohet.


    Turp per median, qe pretendon te jete pushtet i katert, por qe nuk do te shkeputet nga mendesite mafiozo-komuniste.

  9. #9
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Ore ti humdinger...po mir mer 2 sekonda....ti thu sa televizione private kishte ne 95.....po mir mer...meqe ti na qenke kaq i zoti......pse nuk shkove dhe hape nje tv privat ne 95 neqoftse e kishe iden çfare do te thoshte TV privat ne 95. Po rrini o njerez se ngelet tu ja von fajin sales per çdo gje. Po kishe 3 vjet demokraci mer i uruar....kush ja kishte iden televizioneve private ne 95. Ta bllokoi sala televizionin privat? Po sa shpejt i harrove estradat shqiptare qe benin ironi per qeverin? Ku i benin? A i jepte TVSH? Kush ishte ne qeveri? A ishte Sala? E po atehere?
    Po tele arberia? Po shijaku? Po teuta? Po klani? Po Telenorba shqiptare? Kur i kan fillu transmetimet? Kan fillu ne 96 lali....dhe nga aty pastaj me kalimin e kohes u shtuan. Mos flisni kot. Normal qe shumices ju duket me mir Shqipria mbas 97...se do vinte nje dit vendi ne stabilizim.
    Dhe o burra ju..kujtoni se donte sala ta mbante vendin keq. Po mir mer njerez mbas 50 vjet diktature......Si donit ju...te vinte sala te fillonte te vente rregulla??? Kishte kuptim? Sales i ra barra me e rend. Vitet e para te demokracis ku njerzit s'kishin te hanin buk e ju thoni...s'kishte televizione!!!!!!!!! Po mir o njerez fatosi ja u vuri televizionet???? hajde hajde çar mendimesh......
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Flet Rudina Xhunga, drejtuese e emisionit "Shqip" ne Top Channel, ish-gazetare e "Koha Jone".

    Intervistoi

    Eglantina Nasi

    ...

    -Cili eshte problemi i medias sipas jush?

    -Identiteti dhe qellimi. Nje dite po pyesja Henri Cilin, nese njihte dike qe mund ta ftoja ne nje emision per fene. Me propozoi dy emra. Kur i thashe se jane provokues dhe do ndiznin zjarre, ai ma ktheu: Ti mendon per audiencen, apo per Shqiperine? Naive, ngjan ta pranoj, por une mendoj edhe per Shqiperine. Po qeshem me kete e po nuk menduam secili, pertej ledhit te emisionit, medet ne cfare vendi do jetojme pas do kohesh. Shqiperia po ndryshon perdite, ndersa ne rrime e veshtrojme. Ku jemi ne? Ku i kemi syte?

    Kjo, per mua, eshte mungesa e qellimit. Ka ardhur koha ta pranojme, sistemi i vlerave qe mbrojme ne, po prodhon seksere, jo gazetare. KOLEGE, kur eshte rastii fundit, kur ne mbajtem kembet para nje NJERIU, per ti degjuar historine? Ndersa na kujtohen, besoj 100 heret, kur kemi pire kafe me komshiun, kusheririn, te njohurin e panjohurin, qe donte te rregullonte nje lajm, a opinion,
    per x gjyq, y tender, apo prone. E dini pse ndodh kjo? Sepse ata, shikuesit e mi, lexuesit e tu, na dine seksere. Dhe kur thuhet qe media eshte e besueshme, per kete besohet, sepse te mbaron pune. Te zgjidh sa hap e mbyll syte hallin, sapo i dorezon celesat e nje shtepie, nje makine, nje zarf, deri dhe nje konjak.

    Kjo eshte mungesa e identitetit sipas meje. Kjo eshte arsyeja pse ne gazetaret jemi ne thep te dilemes ekzistencale: Me mire Sokrat i vuajtur apo derr i kenaqur? Thene ndryshe, dilema mes asketit dhe zengjinit te ri.

    Ndjese, KOLEGE, por asnje vec Fatos Lubonjes (edhe pse ai goten e sheh gjysme bosh dhe nuk krijon nxitje, por frenim) nuk me ngjan i padilemosur.

    -Duket sikur po thoni qe gazetarine e kane marre peng? Kush, pronaret e mediave, politika?

    -Jo, jo. Askush prej te dyve nuk na merr dot peng pa lejen tone. Sepse peng te merr vec vetja. Peng te merr lakmia. Te merr jeta qe do te besh, edhe pse ste takon. Klasa shoqerore qe si perket. Peng te merr etja per tu bere i njohur. Dhe harron se edhe Berti qe rri gjithe dite te trau i TCH, eshte i njohur. Por a behesh dot i dashur, a behesh dot i besueshem? Nuk behesh dot, sado peng ta lesh jeten.

    -A eshte e pandryshueshme kjo situate?

    -Asgje nuk ndryshon, nese nuk e sheh te verteten ne sy.Hidhuni nje sy forumeve ne internet. Cfare shkruajne per ne, ata qe si njohim? Dhe ata qe na njohin, pyetini se cfare mendojne vertet. Nese duam te masturbohemi le ta bejme, por nuk eshte ky procesi riprodhues real. E para, kemi nevoje per nje mates audience televizive, qe te mesojme dhe pranojme, kush eshte kush dhe cfare vlen sa. Gazetat e kane. Shikojini tirazhet dhe do bindeni sa na duan dhe sa na blejne per cfare jemi dhe themi. Sapo ta kuptojme ku jemi, do te pyesim veten pse jemi ketu, per te gjetur mandej zgjidhjen si dilet prej aty? Por kete duan dhe mund ta bejne vetem ata qe e pranojne identitetin dhe kane qellime. Besoj se ata jane shume edhe pse te padukshem e te pazeshem. Do duhet ta bejne edhe pse kane kunder dy kategori: Ata qe e kane shitur veten per te blere te kaluaren (kush per nje dosje ne sigurimin e shtetit, kush per lidhje te dyshimta me boten e parave te pista) dhe te dytet qe e kane shitur veten per te blere te ardhmen (nje llogari bankare, troje, leje ndertimi, influence). Te paret jane me te kompleksuar. Te dytet ia dalin te na kompleksojne. Ky soj njerezish qe na e ben pis profesionin dhe te pandershme garen, duhet thirrur ne emer. Vetem keshtu mund tia dalim. Nuk kemi shprese po vazhduam me gjasme, e po genjyem ne intervisten e radhes. (E keni vene re qe edhe ne intervista nuk na pyesin me per problemet qe kalon vendi, por per ngjyren e parketit dhe musendren e gjyshes).


    -Cili eshte pozicioni juaj ne media, si e ndieni veten?

    -Jam pjese e krizes meditike, nuk jam ne krize. Si rreshtova gjithe me siper, per kompleks numerimi ne gare, apo ndonje shperthim gjinor a stinor. I thashe sepse nuk rri dot pa folur, kur lengon gjysma ime, gazetaria. Dhe i thashe te "Koha Jone", sepse vazhdoj ta dua te kaluaren time. Jam krenare kur kthej koken pas.

    Ndihem e vleresuar qe isha pjese e kesaj gazete, ne kohet e saj te

    arta. Dhe po aq e vleresuar qe jam pjese e Top Channel, televizionit me te mire, ne ditet e tij me te mira. Ma lejoni vetemburrjen, por kudo te jem nje dite, nuk do e harroj kurre se edhe une isha pjese e nje stafi njerezish qe enderronin. Jam pjese e nje endrre qe s(ka force ta ndale te behet realitet mbarekombetar.

    Intervistoi: Eglantina Nasi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 20-02-2006 më 17:03

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Agjencitë private të punësimit ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •