KOSROES II, SIROES, DHE PROFETI MUHAMED (s)
(628 e.s.)
Profeti Muhamed (paqja qofte mbi te) doli fitues kunder mekasve ne Betejen e Llogores. Ebu Sufjani kishte nje ushtri prej me shume se dhjete mije ushtaresh, me mbeshtetjen e aleateve te tij arabe dhe cifute. Kjo ishte ushtria me e madhe ne historine e luftrave arabe. Ata bene rrethimin e Medines, i cili zgjati per rreth nje muaj. Ne fund, ushtria mekase u largua pas humbjes se madhe ne ushqime dhe ne njerez nga shiu dhe ererat jashte mase te stuhishme.
Lajmet e rezultatit te kesaj beteje dhe rritja e autoritetit te Profetit Muhamed perreth Medines, alarmoi sunduesit fqinje. Para se Kosroes II te merrte letren e Profetit (s) Muhamed, ai dergoi nje urdher ne Badhan, tek zevendesmbreti i tij ne Jemen, i cili kerkonte informacione rreth pushtetit te Profetit Muhamed. Badhani dergoi dy te ftuar ne Medine per te grumbulluar informacionet e duhura. Sipas modes mbizoteruese ne gjyqin persian, te ftuarit e kishin rruajtur mjekren dhe mbanin mustaqe te gjata. Paraqitja e tyre e irritoi Profetin (s) i cili i pyeti," Kush ju kerkoi ta beni kete?" "Zoti yne" u pergjigjen ata, duke nenkuptuar Kosroes. Pastaj Profeti (s) tha " Zoti im [Allahu(i vetmi Zot i vertete)] me ka urdheruar mua te rris mjekren dhe te shkurtoj mustaqet." Pas disa keshillimesh, ai i largoi ata duke ju thene ta takonin perseri diten e neserme. Ate nate kryeengjelli Gabriel (Xhibril) i tha Profetit (s) se po ate dite ka pasur kryengritje ne Persi ne te cilen Kosroes ishte vrare, dhe djali i tij ishte tani sundimtari.
Kur te ftuarit u kthyen, Profeti (s) ju tha lajmin e keq dhe ju kerkoi atyre t'ia transmetonin kete dhe zevendesmbretit. Pastaj Profeti (s) shtoi: "I thoni atij qe feja ime dhe mbreteria ime do arrije shume me larg se mbreteria e Kosroes; dhe i thoni atij nga une: hyj ne Islam, dhe une do te te le ty gjithcka qe ke, dhe do te te vendos mbret te Jemenit." Te ftuarit u kthyen ne Sana, pa e ditur se cfare te nxirrnin si perfundim, dhe i transmetuan mesazhin Badhan-it. Duke degjuar kete, ai tha: "Do te shohim cfare do ndodhe me vone. Ne qofte se cfaredo qe thote ai eshte e vertete, atehere ai eshte Profeti (s) te cilin e ka derguar Zoti."
Pas pak ditesh, nje lajmetar arriti nga Siroes, Shah-u i ri, informoi Badhan per c'ka kishte ndodhur, dhe kerkoi aleancen e tij. Ne vend qe t`i pergjigjeshin Siroes, Badhan, dy te derguarit dhe persiane te tjere te afert me te pranuan Islamin. Badhan dergoi nje mesazh ne Medine duke shpallur pranimin e tij te Islamit, dhe Profeti (s) e konfirmoi ate si sundimtar te Jemenit. Kjo ngjarje ishte permbushja e rrezes se pare te drites nga llogorja.
Letra e Profetit (s) arriti Medinen pas vdekjes se Kosroes, ndaj dhe ju dha trashegimtarit te tij. Siroes u terbua nga guximi i Profetit (s) i cili i drejtohej atij ne terma te njejte-" Nga Muhamed bin Abdullah per Kosroes sundimtar i Persise." Permbajtja e letres se Profetit (s) ishte e ngjashme me ato qe ju ishin derguar edhe mbreterve te tjere. Pergjigja a Siroes ishte grisja e saj copa copa. Kur degjoi kete Profeti (a.s.) tha " Sidoqofte, O Zot, ndaje nga ai mbreterine e tij." Lutjet e Profetit (s) u degjuan dhe Zoti ju dha muslimaneve sundimin mbi Persine brenda dhjete vjetesh. Kjo u realizua gjate udheheqjes se halifit te dyte Umar ibn el-Hatab. Gjithashtu kjo ishte dhe fillimi i plotesimit te rrezes se trete te drites nga Llogorja.
Krijoni Kontakt