Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Zbulohen kocka njerëzish në një dhomë funeralesh të pahapur prej 6 000-vjetësh

    Shekulli online

    Një ekip kërkuesish franko-britanik zbuloi në Francë në një dhomë funeralesh, të pahapur që prej 6 000 vjetësh, kocka njerëzore dhe vazo prej qeramike, sipas Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore (CNRS). Që prej 10 vjetësh, arkeologët e CNRS-së kanë ndërmarrë kërkime në qendrën "Prisse-la-Charriere", në departamentin e Deux-Sevres, në perëndim të vendit, në një kompleks funeral prej 100 metrash të gjatë dhe 20 metra të gjerë, ku ndodhen individë të epokës neolitike, që zgjati 400 vjet. Këto kërkime pritet të vazhdojnë për të paktën edhe pesë muaj. Ky tumul, monument i ndërtuar prej gurri ose në tokë, "është jo vetëm madhështor për dimensionet, por gjithashtu i ndërlikuar, pasi ai është ndërtuar në të paktën tre kohë. Atje janë zbuluar gjithashtu edhe tre dhoma funeralesh". Interesi i arkeologëve për dhomën e fundit, që u zbulua këtë verë, është sepse ajo nuk është përdorur dhe nuk është hapur prej 6 000 vjetësh. Gjithashtu, kërkuesit janë të sigurt se kockat nuk janë përzjerë me të tjera më të hershme, njoftohej në një komunikatë. Që prej hapjes së dhomës së tretë, e publikuar në botimin e fundit të "Journal du CNRS" në shtator, arkeologët kanë zbuluar kockat e gjashtë individëve dhe kanë gjetur dy vazo prej qeramike.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    KORÇE/ Juli Kapurani


    Në vendbanimin prehistorik të Sovjanit kanë filluar kërkimet arkeologjike, të cilat do të hedhin dritë mbi nivelin, kushtet dhe mënyrën e jetesës 10 mijë vjet më parë.

    Zbulimi i nivelit ekonomik dhe social, kulturës dhe artizanatit, bashkë me ritet mortore që ndiqeshin nga banorët e hershëm dhe lëvizjet demografike e tregtare, pritet të jetë një eveniment për arkeologët shqiptarë.

    Vendbanimi i lashtë

    Vendbanimi i Sovjanit i përket viteve 8000 para Krishtit. Tashmë këtu kanë filluar shpimet me sondë në një thellësi deri në 10 metra, për zbulimin e shtresëzimeve historike. Vendbanimi i hershëm është i pozicionuar në afërsi të liqenit të dikurshëm të Maliqit dhe shpimet do të zbulojnë shtresat nën kënetë. Këtu mendohet të kenë qenë të vendosura fiset dhe ekziston një pjesë e mirë e veçorive arkeologjike dhe antropologjike që do të nxjerrin në pah si jetohej 10 mijë vjet më parë. Puna kërkimore e arkeologëve është vazhdim i një pune 3-vjeçare. Zbulimi më i fundit dhe i rrallë që i shton veçantinë këtij vendbanimi ka qenë ai i gjetjes së skeleteve njerëzore gjatë gërmimeve. Zbulimi, që i përket periudhës së bronxit të mesëm, vinte në dukje një ritual të paparë ndonjëherë. Skeletët ishin varrosur brenda banesave. Interesant ka qenë zbulimi i skeletit të pesë foshnjave latante nën 5 muaj jetë secila të varrosura nëpërmjet të njëjtit ritual Brenda ambienteve të shtëpive. Ky sipas përgjegjësit të gërmimeve në këtë vendbanim, Petrika Lera, është një element shumë interesant dhe që i shton veçantinë vendbanimit prehistorik të Sovjanit.

    Vlerat


    Rituali apo zakoni mortor i konstatuar këtu nuk është hasur në asnjë nga vendbanimet e tjera që ekzistojnë në Shqipëri. Ky zbulim i rrit vlerat e zbulimeve të Sovjanit, që renditet në një nga vendbanimet më të pasura nga pikëpamja arkeologjike. Në këtë vendbanim të hershëm me vlera të konservuara në vite, pritet të zbulohen teknikat e ndërtimit të banesave në periudhën e neolitit të hershëm. Planimetria e banesave në shtresat e vendbanimit të zbuluar prezanton konstruksione të panjohura deri më sot në vend dhe këto janë unikale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shkallë ballkanike. “Me rëndësi janë gjurmimet në kronologjinë absolute, të cilat do të sjellin një rezultat të ri lidhur me kronologjinë e vendbanimeve prehistorike në trevën e Korçës”, sqaron më tej arkeologu Lera. “Kjo është bërë e mundur në sajë të analizave laboratorike dhe të analizave të radiokarbonit C14 që na kanë mundësuar të studiojmë dhe të precizojmë moshat e të gjitha shtresave të vendbanimit të Sovjanit. Në sajë të analizave janë datuar me precizion fillimet e jetës nga fundi i mijëvjeçarit të tetë para erës sonë. Por studimet në Sovjan kanë një karakter multidisiplimor. Në sajë të pjesëmarrjes së specialistëve të fushave të ndryshme është bërë i mundur grumbullimi i një informacioni të gjerë për të njohur aktivitetet dhe veprimtarinë e këtyre banorëve në periudha të caktuara dhe të veçanta të jetës”, shprehet Petrika Lera. Krahas mënyrës së jetesës, të dhënave mbi jetëgjatësinë e banorëve të vendosur në Sovjan dhe të gjallesave( nëse zbulohen skeletë të tjerë), karakteristikave të ndërtimeve dhe materialet që përdoreshin për ngritjen e tyre, etj do të zbulohet dhe cili sektor ka qenë më i zhvilluar nëpërmejt objekteve të përpunuara dhe ritulaet që ndiqeshin nga njerëzit prehistorikë.


    __________________________

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •