Njė vėshtrim mbi qytetet antike tė Shqipėrisė: Epidamni e Dyrrahu dhe si i kanė pėrshkruar ato historianėt e famshėm tė lashtėsisė: Herodoti, Tukididi e Tit Livi
Si ishin nė lashtėsi qytetet ilire Epidamni dhe Dyrrahu
--------------------------------------------------------------------------------
Fabjan MIRAJ*
Qyteti i lashtė i Durrėsit u themelua nė vitin 627 p. Kr. nga Kolont e Korkirės dhe i vunė emrin Epidamnus. Me parashtesėn "Epi" kemi edhe qytete tė tjera nė Gadishullin e Ballkanit. Nė breg tė detit tė Dalmacisė ndodhet qyteti Epidaurum, qė mė vonė iu ndėrrrua emri nė Raguzė dhe nė kohėt e vona edhe emri Raguzė u shėndrrua nė Dubrovnik.
Nė breg tė detit ndodhet edhe Epidunta, qytet pėr tė cilin kemi fare pak tė dhėna. Nė Greqi ndodhet edhe qyteti i pėrmendur me njė teatėr tė madh Epidauros.
Tė dhėnat e Herodotit
Baba i Historisė, Herodoti qė jetoi nga viti 484-425 (para Krishtit). nė shkrimet e tij pėrmend Epidamnin.Tukididi, qė jetoi nga viti 460 - 400 (para Krishtit). Thotė: "Epidamni ėshtė njė qytet qė gjendet nga ana e djathtė kur hyn nė gjirin e Jonit. Pranė tij banojnė barbarėt Taulant". Historiani Diodori pėrmend Epidamnin dhe luftėn civile tė Dyrrahut. Korkiasit iu dorėzuan Glaukut, mbretit Taulantjes nė vitin 312 para Krishtit. Historian Straboni qė jetoi nga viti 63-20 para Krishtit thotė: "Pas qytetit Rizon (Kotorr) dhe Lissus, vjen Epidamni". Ky qytet sot quhet Dyrrah dhe e mori kėtė emėr nga gadishulli mbi tė cilin ishte vendosur. Tit Livi qė jetoi nė shek e Parė (para Krishtit) flet pėr Epidamnin dhe thotė se Epidamni ishte qytet shumė i pėrmendur nga grekėt. Siē shihet Epidamni dhe Dyrrahu nuk kanė asnjė lloj ndarje lokale. Pra kėta dy emra bashkėjetojnė sė bashku dhe flasin pėr njė qytet tė vetėm pa asnjė dallim. Apiani qė jetoi nė shek I-rė viti 70 thotė se mbreti i Barbarėve tė kėtij vendi, Epidamni, ndėrtoi pranė detit njė qytet dhe e quajti sipas emrit tė tij. I biri i bijės sė tij, ndėrtoi pranė qytetit njė Liman dhe i dha emrin Dyrrah. Dokumenti i Apianit bėn njė dallim mes qytetit dhe Limanit me dy emra tė ndryshėm d.m.th Epidamni dhe Dyrrahu. Pausania, historian Grek, qė jetoi nė shekullin e dytė, thotė: "Epidamnasit nė kohėn tonė banojnė nė tokėn ku banonin qė nė fillim, por jo edhe nė qytetin e vjetėr, por nė njė qytet qė ėshtė pak larg tė parit". Qyteti i sotėm quhet Dyrrah, nga emri i themeluesit. Eshtė pėr tė shėnuar se Pauzania, tė dhėnat qė jep, i ka marrė nga historianėt e mėparshėm dhe kuptohet se nuk janė tė dhėnat e kohės sė tij, pėrveē emrit Dyrrah. Kuptohet qartė se kryevendi i Taulantjes ishte Epidamni. Pra nga tė gjitha tė dhėnat e deritanishme rezulton se: "Ngulmimet e para tė Korkirasvet janė bėrė nė territorin e Taulantjes nė tokėn e gadishullit tė Taulantjes, aty ku toka ishte mė pjellore. Kryevendi i ngulimit duhet tė ishte rreth Akropolit.
Qyteti i Epidamn
Emri Akropol ėshtė mbartur deri nė tėrmetin e vitit 1273 mb.kr.Tė dhėnat arkeologjike na japin shumė materiale pėr kėtė problem. Gėrmimet e para qė u bėnė nė Durrės nė vitin 1947 ishin ato tė bėra nga Baba i arkeologjisė shqiptare Hasan Ceka nė bashkėpunim me Skėnder Anamalin. Ato u pėrqėndruan nė Nekropolin e Epidamnit tek shtėpia e Mushketės (ara e Mushketės) dhe tek shtėpia e Rexhep Buzės, poshtė kuotės 59. Vetė Hasan Ceka i dha emrin "Nekropoli i Epidamnit". Aty pėrveē tė dhėnave tė tjera, dolėn edhe 20 copė kioniske me mbishkrime emrash helenistikė. Ky nekropol tregon se jo shumė larg mund tė ishte qendra e ngulmimit tė Korkirasve, sigurisht afėr ndonjė burimi dhe ku ishte toka mė pjellore. Ngulimi korkiras mund tė vazhdonte edhe fushorja nė mes tė Kodrės sė Kokomanve dhe Dautej, ku ndodhen edhe dy Nekropole tė tjera tė gėrmuara dhe tė studiuara nga Arkeologjia. Pra mund tė themi se Qendra kryesore ishte kuota 92 ose Vila ku sot ndodhet Vila e Mbretit Zog ose Currilat. Nekropolet e Kodrės sė Kokomanit dhe tė Kodrės Dautej dhanė materiale tė shumta dhe njė numėr tė madh kioniskesh helenistike. Aty u gjetėn edhe grumbuj-grumbuj pėr tė liruar tokėn pėr punim nga familjarėt qė e posedonin. Pra ngulmimet e para tė Korkirės, u bėnė nė territorin e Taulantjes, ku mbret ishte Epidamni, prej tė cilit mori edhe emrin qyteti. Pas Epidamnit vjen mbret Glaukia dhe pas Glaukisė, vjen mbreti Dyrrahu, i cili ndryshoi emrin nga Epidamnus nė Dyrrah. Mbreti i katėr u bė Monuni.Nga tė dhėnat numismatike del mbreti i katėrt Monuni rreth vitit nė gjysmėn e dytė tė shek. IV (para Krishtit). Pra me Monunin krijohet dinastia e mbretėrve tė Taulantjes Ilire. Shumė qartė flasin edhe staterėt me legjendėn "Bazileoos Monovniov". Nga kėtu mund tė pėrcaktojmė qartė kohėn e daljes nė treg tė kėtyre monetave me emrin e Monunit, Mbret, qė dataon nė vitin 350 para Krishtit. Nė faqen e monetės ėshtė e inēizuar edhe emri i qytetit Dyrrahachium i shkruar nė "DYR" dhe DYRRA. Pra me ēka kuptohet, deri nė kohėn e Monunit ka ekzistuar emri i qytetit Epidamnus. Nga Epidamnus ndryshon nė Dyrrhachium. Spostimi i vendit tė qytetit, sipas Pauzanjės shpjegohet nė kėtė mėnyrė: "Epidamnasit nė kohėn tonė banojnė nė tokėn ku banonin qė nė fillim, por jo edhe nė qytetin e vjetėr, por nė njė qytet qė ėshtė pak larg tė parit duhet tė kuptojmė nė njė grumbullim pjesėve tė largėta tė qytetit ku ėshtė edhe sot". Pra nuk mund tė kuptohet pėr njė largėsi tė madhe, tė cilėn e pėrcakton shumė mirė edhe teksti ku thuhet: "Banonin nė tokėn qė nė fillim por nė njė vend qė ėshtė pak larg tė parit". Ndėrsa historiani Straboni thotė: "Epidamni i ndėrtuar nga Korkirasi. Ky qytet sot quhet Dyrrah dhe e mori kėtė emėr nga gadishulli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar". (Korkira quhet edhe Ephir). Historian Lukani thotė: "Ai i ruan muret e Ephires duke mbrojtur qytetin, qė do tė ishte i sigurtė edhe vetėm me kullat e tij.Ephirasit ndėrtuan qytetin e Epidamnit me tė njėjtėn teknikė ndėrtimi me tė cilėn ndėrtuan muret e Ephires (Korkirės) vite mė parė". Nga gėrmimet arkeologjike dhe nga gjetjet e rastit kemi mundur tė hetojmė brenda nė qytetin ekzistues shumė gjurmė qė kanė mbetur nga muret e ndėrtuara nga Korkirasit. Muret janė ndėrtuar me gur ciklopikė tė mund tė shhen edhe nė foto Nr.1. Pra muret rrethuese tė qytetit tė ndėrtuara me gur ciklopike kanė ekzistuar. Vetė Qiriaku i Ankonės (sipas Heuzeyt) thotė: "Nė ditėn e shtatė tė kalendeve tė Korrikut, erdha nė qytetin e Epidamnit - Dyrrah ku pashė mure shumė tė lashta". (Kėtu flet kryesisht pėr dy portat e qytetit, lindore dhe veriore. Kėtu ndodhej edhe njė vepėr me vlerė tė madhe njė shtatore nė kal prej bronxi. Sigurisht qė portat lenė me kuptuar edhe muret, qė rrethonin qytetin. Ana Komnena thotė: Normanėt fushuan mbi rrethojėn e rrėnuar tė Epidamnit antik. Dihet se qyteti nė vitin 345 nė kohėn e Kostancit, i rrėnuar nga tėrmetii rėndė. Kėtu, sipas studimit tė Heuzeyt duhe tė pėrmendim qytetin e lashtė tė Epidamnit (muret e Ephirės) dhe ato tė rrethimit perandorak Romak, tė ndėrtuar me tulla, gjurmėt e tė cilit shihen edhe sot afėr Bankės.Tėrmeti i dytė nė vitin 1273 bėri dėmtime tė shumta. Thuhet se shpėtoi vetėm Akropoli. Pėsoi dėmtime edhe bastioni i madh nė breg tė detit. Tregimet e Polibit shton njė episod ku thotė se rrethoja pėrfshinte n'atė kohė Burimin e Currilave, e cila banė pjesė nė lagjen e Epidamnit tė vjetėr (Shėnim i marrun nga Heuzey). Ndėr ndėrtime tė lashtė tė kohės Epidamnit tė lashtė duhet tė pėrmendet edhe Tempulli i Artemizi, gjurmėt e tė cilit u gjetėn nė bregun lindor tė lagunės. Pėr mbishkrimin e Syr Epidamnus, s'ėshtė gjė tjetėr veē njė gentilitium mbasi rrjeshti i parė ėshtė thyer. Nuk ėshtė kėtu emri i qytetit, por ėshtė emri i Heroit i cili si mbret themeloi qytetin (Shėnim i Heuzeyt).
Durrahu
Nė kohėn perandorake shumė epitafe kanė mbiemrin Dyrracinus. Do tė pėrmendim disa qyteza qė gjenden nė periferinė e Durrėsit tė lashtė: nė Zikxhafaj (Spanioj, gjendet Akropoli Helenistik ndėrtuar me gur ciklopike-pėrmendet pėr tė parėn herė nga Heuzey). Kėshtjella e Melies pėrmendet nga Konti Niceta Topia i lutet Venedikut, qė tė restaurojė kalanė e vogėl Kaput Melje Mliku qė ndodhet nė rrethin e Kavajės. Vend banim me njė pjesė gur ciklopik. Gjatė gėrmimeve arkeologjiek si edhe nė hapjen e themeleve pėr ndėrtime tė reja, kemi ndeshur nė shumė trakte muresh shumė tė lashta qė i takojnė mureve rrethuese tė Epidamnit antik. Kėtu do tė pėrmendim: muret e gjetura nė themelet e Oxhakut tė Fabrikės sė Gomės (fig Nr.2). Mure tė tilla kemi gjetur edhe nė Banesėn Nr.405, nė banesėn ngjitur me centralin elektrik si edhe nė themelet e Fabrikės sė Fermentimit tė Duhanit. Tė gjitha kėto mure ishin njė vazhdimėsi e themelit tė Oxhakut tė Fabrikės sė Gomės. Nė mėnyrė sporadike kemi gjet gurė tė mėdhenj (ciklopikė) edhe gjatė bregut tė Lagunės sė Durrėsit. Tė tillė gurė janė gjetur edhe nėpėr oborret e shtėpive tė vjetra (fig 3) si edhe nė muret e kohės turke qė u ndėrtuan pėr zvogėlimin e rrethimit tė Durrėsit. Gurė tė tillė gjenden edhe sot nė kullėn Veneciane si edhe nė kullėn e sahatit, qė ndodhet nė afėrsi tė Bashkisė sė qytetit Durrės. Pra muret e rrethimit tė parė tė Epidamnit kanė lėnė gjurmė gjithandej, por duke ditur se Durrėsi ka patur mangėsi gurėsh pėr ndėrtime, edhe gurėt ciklopikė janė thyer e copėtuar pėr ndėrtime banesash. Gjurmė pėr ndėrtimet e rrethimit gjatė periudhės perandorake romake janė gjetur shumė mė pak. Njė gjurmė e qartė duket nė murin rrethues, qė ndodhet pranė Bankės. Pra duhet tė ishte njė gabim i madh tė themi se Epidamni, duke qenė qyteti dhe kryeqyteti i Taulantjes, tė mos kishte mure rrethuese. Eshtė krejt absurde tė themi se qyteti i Epidamnit ndodhet i zhytur nė ujrat e detit Adratik pranė kalasė sė Turres. Eshtė shumė i pavend mendimi se fshati Domen nė Kavajė ėshtė njė gjurmė e qytetit tė Epidamnit duke ditur se nė vendin tonė ka mbi dhjetė toponime me tė njėjtin emėr duke ditur se toponimi "Domos" nė gjuhėn klasike greke do tė thotė "banim" dhe nė gjuhėn latine klasike do tė thotė: pronė, pasuri. ( shih fjalorin klasik Gj. Rigutini tė gjuhės greke dhe fjalorin klasik latin Kalonghi). Duke pėrfunduar mund tė themi me plot bindje se qyteti i lashtė i Epidamnit dhe qyteti i Dyrrahit janė njė dhe i pandarė nga viti i themelimit tė tij 627 p.kr.
*Studies dhe gjurmues i Arkeologjisė e Historisė
Krijoni Kontakt