Perkthimi eshte transportimi i vlerave te nje gjuhe ne nje gjuhe tjeter.Eshte nje mision human.Per mua nje nga te medhenjte eshte ROBERT SHVARC.
Perkthimi eshte transportimi i vlerave te nje gjuhe ne nje gjuhe tjeter.Eshte nje mision human.Per mua nje nga te medhenjte eshte ROBERT SHVARC.
nuk me kujtohet
te njejtin mendim kam edhe une. Me bukur se c'e ke thene nuk mund te thuhet.Postuar më parë nga dielli qe lind
Robert Schvarz ishte i paperseritshem
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Si do te perkthehej fjala: "mendere" ne frengjisht, anglisht...me the te thashe? Fjale per fjale? Do kishte kuptim apo do rrinin do mendoheshin njerezit per ndere dhe per gjera me nder???
(i pakapshem, je fantastik, nga ty e kam kete mendim "te ndritur")
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
perkthimi - c'eshte ai?
per tullat, perdoret kallypi, te dalin te njejta, te hijshme
titulli ketu eshte ngacmues, nxites (qe te besh forma ma te bukura te tullavee dikush nuk e kupton por e merr kallyp, thuase titulluesi, nuk dijti te shprehet kallyp
e se si duhet te shprehet kallyp ky titull, shume mund ta dijne - por, si duhet te nxitesh, te japesh dicka te re - dikush ende nuk e din
perkthim - kthim i fjales, shprehjes ne nje gjuhe tjeter, disa e quajne 'mund Sizifi'
po - gjuha, c'eshte ajo? Apo dikush e don kallyp - cka eshte gjuha?![]()
kur i kujtoj te gjitha gjuhet pernjehere - me vie te vjelli
E Diele, 12 Mars 2006
PASHKO GJECI, PRINCI SHQIPTAR NE OBORRIN MBRETEROR TE DANTES. NGA DR. MOIKOM ZEQO
Perkthimi mjeshteror i Dantes, eshte bere nga i mrekullueshmi dhe i thjeshti i madh, i vetmuari i thekshem, Pashko Gjeci. Princi shqiptar ne oborrin e kultures moderne evropiane.
Kryqezata e Dyte ne Jeruzalem. Nje kalores kryqezohet. Ky qe katergjyshi Kacaguida, kalores i Perandorit Konrad. Keshtu e rikujton Dante. Katergjyshi ndermjet emrit te gruas se tij Aldigiera, arrin ne vije gjenealogjike ndermjet Aligieros, Belincones dhe Aligieros II, tek Dante. Dante lindi nga Aligero Aligeri, i martuar me Belen (familje Abati) ne Firenze. Kjo histori paraprijese, eshte percaktuese. Dihet se kaloresit e Kryqezates se Dyte, kaluan edhe nga Durresi. A mundet valle te jete fiksuar veshtrimi i paraardhesit te Dantes ne muret keshtjellore te Durresit? Kete shkenca ende nuk mund ta thote.
***
Dantja dhe Shqiperia. Teme ngulmuese, optike e thuget, magme marramendese e realitetit dhe fantazise. Ne shekujt XI XII, ne brigjet adriiatikase te Durresit, sulmuan normanet detkapercyes, kryqetaret. Ne shekullin XIII, i cili eshte edhe shekulli i Dantes, Karli I Anzhu, krijoi Regnum Albaniaie, Mbreterine Shqiptare me kryeqytet Durresin. Nderkohe, ne token shqiptare kemi disa deshmi poetike te hatashme, tronditese. Ne Balsh, varroset kaloresi Robert Monteforti, Nenduke i normaneve. Ne monumentin mortor te tij, eshte skalitur nje poezi mortore me 14 vargje latine, te quajtur “vargje leonide”. Epitafi poetik, perfundon:
“O Robert,
Te dhente ty,
Mbreti i Parajses,
Gezimet e veta!”
Ky kalores i famshem, mendon per porten e parajses, ashtu si edhe vete Dantja me vone do ta kishte parajsen epilogun e vepres se vet poetike. Ne shekullin e Dantes, nje dijetar dhe piktor shqiptar Isidor Mele, shkruan me vargje me jambe, nje epitaf metrik per vellain e vet te vdekur Arkimadrid, qe ishte varrosur ne kishen e Shen Andreas, ne Arbanon, ne Durres. Edhe kjo poezi, mbaron me Parajsen. Keto deshmi poetike, nuk duhen marre te shkeputura nga romani kalorsiak poetik ne frengjishten e vjeter “Florimont” te poetit Amon de Varanezes. Shembelltyrat na udheheqin, krijojne lidhje sado te brishta, por gjithsesi te ndritshme ne shekullin e Dantes. Nuk duhet harruar se shekulli i Dantes, eshte edhe shekulli i shtetit te pare shqiptar, i njohur si Shteti i Arbrit.
***
Faik Konica ka nje teze te guximshme, por edhe logjike. Ai eshte shprehur se ka mundesi qe gjuha shqipe te jete shkruar si gjuhe kulture, ne kohen e normaneve, te anzhuineve, ne shekullin e Dantes.
***
Dantja eshte emri Rubikon, ku hepohen, bashkohen dhe bigezohen mijevjecaret. Ku epokat perplasen, rilindin konturet madheshore te nje Evrope te re. Dantja i paraprin aksionit perkethimor ne gjuhet amtare te Martin Luterit dhe te Gjon Buzukut.
***
Ne kryevepren e Dantes, ka motive qe lidhen me Shqiperine. Une kam shkruar disa here, por substanca eshte e veshtire dhe hulumtimi kerkon mund. Dantja permend qytetin e Durresit, peshkatarin e varfer, por trim, Amilkapin, i cili guxoi te conte ne detin e terbuar stuhitor vete Jul Cezarin. Dante permend nje Guido Monteforti, mekembes i Karlit I Anzhu, ne Toskane. Ndoshta me lidhje gjinore me Robert Montefortin e vdekur ne Balsh. Vete Karli I Anzhu, por edhe Robert Guiskardi i normaneve, qe ka sulmuar Durresin, jane caktuar ne Ferr nga Dante.
Ne kengen e 32 te Ferrit, Dantja permend Mali i Tambernikut. Studiuesit dantologe, e konsiderojne vendosjen gjeografike te ketij mali ne Ballkan. A nuk eshte i perafert si morfologji e fjales emri i Tambernikut me emrin e malit te Shebernikut? Nuk mund te hamendesojme, por le t’i gostitim me nje motiv entuziastet.
Dante ka vendosur ne Ferr edhe Papen Anastasi II, i cili ka perkrahur herezine e Fotit te Kostandinopojes, i cili njihte vetem natyren njerezore te Krishtit. Kete herezi, e perkrahu edhe perandori i Bizantit, Anastasi I, i cili ka lindur ne qytetin e Durresit. Keshtu gershetohet historia e Shqiperise, shume motive te saj jane ngerthyer ne Ferrin dantesk.
***
Te gjitha keto persiatje te miat, jane modeste, por jo pa kendellje. E rendesishme eshte qe ne rinine time te hershme, si te gjithe shqiptaret, e kam njohur kryevepren e Dantes, nga perkthimi mjeshteror i te mrekullueshmit dhe te thjeshtit te madh, te vetmuarit te thekshem, Pashko Gjecit. Ai eshte i vetmi, ai eshte princi shqiptar ne oborrin mbreteror te Dantes, qe eshte oborri i kultures moderne evropiane, pra edhe shqiptare.
***
E kam njohur Pashko Gjecin ne vitin 1969, ne nje kafene prane Lidhjes se Shkrimtareve. Po pinte kafe me Llazar Siliqin. Teper modest, ai vetem heshtte. Heshtja ka qene profesioni me i madh dhe stili me paradoksal, por edhe me i mrekullueshem i Pashko Gjecit. Keto vitet e fundit, kam shkuar shpesh ne shtepine e tij te vogel, ku jeton me Nezon, gruan. Para dy ditesh, shkova prape ne shtepine e perkthyesit te perkore. Se bashku me dy poete te rinj, Azem Qazimin dhe Mark Simonin. Pashko Gjeci, ishte shtrire ne shtrat. Megjithate, u ngrit. Mbante ne koke nje kesule, qe per nje ngjashmeri te hatashme, me kujtoi kesulen qe mbante edhe i ndjeri
perkthyesi i madh Gjon Shllaku, homeriku i fundit. Qellimi ishte te shkruaja gjithcka per kete te harruar, ose kinse te harruar. Pashko Gjeci, eshte 86 vjecar, por refuzon te jete nje patriark. Ai hesht si gjithmone, e di qe te tjeret do te flasin per te. Ka nje portret madheshtor, miresia i ka skalitur tiparet e tij. Cuditerisht, duket me i ri. Ka nje skleroze, nuk i kujtohen shume gjera.
Pyetjeve u pergjigjet shkurt, me nje humor te lehte, madje edhe me nje humor ndaj vetes. Ne te gjitha takimet e fundit qe kam patur me te, me ka tronditur kjo skleroze, gje qe nuk dua ta besoj, madje me duket se ky njeri i hatashem, i koracuar ne vetmine e tij te pashembullt, kinse ben sikur ka harruar gjithcka. Harresa eshte nje metafore e tij. Njelloj misteri i mbijeteses.
Se Dantja thot : “Qual io fui vivo tal son morto” (Si qeshe i gjalle, jam edhe i vdekur). Por vdekja eshte perjashtuese. Konvencioni i saj, pluhorizohet. Oret megjithate levizin, por une besoj tek koha eterne. Ne substancen e kohes, eshte skalitur portreti i Pashko Gjecit.
***
Kam ardhur te shkruaj nje shkrim per ju ...
Nuk e degjova mire, c’eshte kjo kripe?
Jo kripe, por shkrim.
E pse duhet bere nje shkrim per mua? A ta ndez edhe une nje cigare? Gruaja nuk me le te pi cigare. Njerezit tymojne, tymi eshte tym. Megjithate, nje nga kenaqesite e pakta te njeriut, eshte edhe nikotina. Lekurekuqte e Amerikes, na e dhuruan duhanin.
Dantja nuk ka pire duhan.
Po nuk kishte lindur akoma Kristofor Kolombi.
Profesor, si ndiheni?
Te tana semundjet, i kam mbledh ne veten time dhe dua edhe semundjet tuaja, t’i mbidhja une. Megjithate, jetoj.
Megjithese te kam pyetur shpesh per Danten, dua te te pyes prape. I kam thene c’kam thene per Danten, tani nuk kam me fjale.
Po veprat qe te kane mbetur ne doreshkrim?
Kam perkthyer Hamletin dhe Faustin. Doreshkrimet i ka Brikena Cabej. Mos valle i ka botuar? Une nuk di asgje.
I kemi mbledhur poezite e tua qe ke shkruar ne rini. Si edhe disa perkthime qe ke botuar tek revista “Cirka”. Duam t’i botojme bashke me Azemin, i cili i ka mbledhur.
A thua vlejne?
A mund t’i botojne?
Oh, mund te beni c’te beni me to.
Po me doreshkrimet e Erasimit dhe te Shatobrianit?
Duhet te jene diku, gruaja i di se ku jane. Une nuk e di se ku jane.
Cilet nga poetet ke njohur gjate jetes?
Nuk kam qene shume i shoqerueshem. Kam njohur Gjergj Fishten, Mark Ndojen, Nexhat Hakiun, Arshi Pipen, Migjenin, Mjeden, nuk di, a rrojne akoma?
Po poetin Gasper Palin, e ke njohur?
E kam njohur, e kam njohur.
Kush te ka ndihmuar me shume per botimin e kryevepres se Dantes?
Dihet, vetem Llazar Siliqi. Ishte miku im.
Ka qene kjo nje pune kolosale. A je identifikuar ndonjehere me Danten e para 7 shekujve? Si situate, si gjendje?
E kam perjetuar Danten. Kam jetuar ne shekullin e tij. Me nje ndryshim. Une pija duhan dhe ai nuk mundte te pinte duhan.
Keni patur nje jete te veshtire, paradoksale. Perjetimi i tmerrshem i burgimit, si ka ndikuar?
Pa dyshim, ne perkthimin e Ferrit, pervoja e burgimit, e pati keshtu dicka pozitive ne punen time. Tensioni i ndjenjave, arrin te lidhet ne krijimin e Dantes.
A mendoni qe kryevepra e Dantes, mund te perkthehet ne gjuhen letrare?
E pse jo? Nuk jane fjalet qe e perbejne krijimin. Eshte talenti qe i lidh fjalet.
A nuk mendoni se italishtja, eshte nje nga gjuhet me kumbuese dhe me te kthjelleta?
Vetekuptohet, eshte bija e kjarte e latinishtes. Ne fillim, mendohej si nje gjuhe vulgare, por ajo ishte e ardhmja.
A ka ndryshuar italishtja letrare, gjuha e Dantes? Kane kaluar 7 shekuj, ose 8.
Nuk ka ndryshuar shume.
Ne te vertete, gjuha e Gjon Buzukut, ka ndryshime me gjuhen letrare shqipe. Shipja ka ndryshuar me shume.
Dantja ishte autoriteti me i madh i gjuhes. Dantja i dha Italise gjuhen e pare letrare te botes. Shume shekuj me pare sesa te tjeret, te krijonin gjuhet letrate, fjala vjen edhe ne France, ne Gjermani apo ne Spanje.
C’te ka munduar me shume gjate perkthimit?
Ritmi i vargut. Dantja ka dy ritme, 4,6,10 dhe 4,7,10. Duhet t’i respektoja. Por me e tmerrshmja, eshte perputhja e rimave.
A perdor Dantja rimat foljore?
Shume pak.
A do te donit ta riperkthenit prape Danten?
Pse?
Ju viziton ndonje njeri?
Oh, eshte nje vajze e vogel, 4 vjece. Quhet Karina. Eshte vajza e fqinjit, Kujtim Bashes. Ajo vjen cdo dite ne shtepi, dhe me thote duke numeruar me gishta: “Gjyshi, ke pire 7 cigare”. Me gezon, me gezon.
A te rikujtohet Italia?
Qyteti i Romes, sidomos.
Si kane qene vajzat e Romes?
Ndoshta me te bukurat ne bote.
Po edhe ju keni qene nje djalosh i bukur shqiptar.
Cka, cka.
Keni qene te varri i Dantes?
Nuk me kujtohet.
(Nderhyn e shoqja, Nezoja: Po ke qene more Pashko, ke qene, shpesh ke qene).
Ashtu?
Keni qene edhe ne Ravene, ku ju dhane edhe nje cmim te madh si nje nga perkthyesit me te shquar te Dantes ne bote.
Me duket se po. Mbase.
***
Nuk kam takuar kurre nje njeri qe te kete nje kod komunikimi kaq te sinqerte, te hapur dhe njekohesisht kaq te mbyllur. Nga viti ne vit, gjate takimeve te mia me te, kam vene re qe ai eshte bere me i heshtur, kinse eshte skllaveruar krejtesisht nga skleroza. Dhe kush? Ky kryemjeshter i kujteses. Ky kryemjeshter qe beri te mundur si askush tjeter ne Shqiperi, qe ne te njohim edhe nje Dante shqiptar. Ne takimet e meparshme, Pashko Gjeci, ishte me i mire ne mendime. Ne shenimet e mia, kam skicuar gjithsesi jo shume te dhena.
Pashko Gjeci, lindi ne qytetin e Shkodres, ne lagjen Arra e Madhe. Ne vitin 1937, fitoi nje burse studimi per ne universitetin “La Sapienza”. Bursa ishte shume e vogel, mezi perballonte nevojat e jetes. Studioi ne Fakultetin e Filozofise, ne te ishte edhe Kol Ashta, Lazer Radi dhe Luigj Liarja. Kishte botuar nje esse qe kur ishte ne bankat e Liceut te Shkodres per Gjergj Fishten. Kur u botua shkrimi, ia coi Gjergjit ne studion e tij. Gjergj Fishta pyeti: “Kush eshte ky qe paska shkruar edhe per mua?”. Djaloshi Gjeci, rrinte larg, plot druajtje.
Poeti Fishta tha: “Ajo grimca atje paska shkruar gjithe kete artikull?”. Ne 1943, Pashko Gjeci, mbaroi studimet dhe u kthye ne Shqiperi. Punoi si mesues i letersise dhe i latinishtes ne gjimnazin e Shkodres. Ne 1947, u arrestua barbarisht, u denua me 5 vjet burgim, qe i kaloi ne Durres dhe ne keneten e Maliqit. Pastaj, u rikthye ne qytetin e Shkodres, ku punoi ne pune te rendomta krahu. Dhe pas 2 3 vjetesh, shkoi dhe filloi pune ne nje nga shkollat 7 vjecare te zones. Ketu ky njeri i drojtur, iu rikthye perkthimit. Kur e mbaroi kryevepren e Dantes, kujton: “4 vargjet e fundit, i kam perkthyer ne nje dite te shtune, rreth ores 4 te mengjesit, kur i mbarova, m’u duk se u hap dera dhe nga dhoma ime doli Dantja e me la vetem”.
***
Te rralle jane njerezit ne kete bote si dhe ne Shqiperi, qe kane bere nje sfide kaq te madhe. Pikerisht ne nje bote te mbyllur me mure, ne nje udhekryq tragjik, ky njeri hapi dritaren e madhe te Dantes. Ne kete menyre, ai u be i pavdekshem, si vete Dantja. Nuk e beri kete gje per t’u hakmarre, nuk e beri kete gje per te treguar fuqine e tij, po fuqite e shpirtit, shkaterrojne edhe ndertojne gjithcka. E beri vepren e tij te jetes, dhe heshti. Me thoni ju lutem, perse heshtje?
A nuk eshte nje tipar i rendomte i shqiptareve, per fat te keq, mburrja? Ai kishte arsye te pretendonte, ai ishte Dikushi. Ndersa te tjeret, qe jane askushi, kane privilegj mburrjen e pafund. A nuk eshte kjo shembelltyre morali dhe dinjiteti, nje uje ftohte per kokat e nxehta dhe te marra te shqiptareve? Shqiperia e VIP ave, nuk eshte Shqiperia e Pashko Gjecit, madje as e Dantes. Por Shqiperia e vertete, po.
***
“O voi, che per via l’amor passate!” (O ju, qe neper udhen e dashurise kaloni!) Kete varg te mrekullueshem te Dantes, e citonte shpesh Ezra Paund. A nuk tha edhe Krishti qe “Une jam Udha”? Udha e dashurise, e pati nje udhetar te madh, trim dhe te paperkulshem. Me nje mencuri fisnike dhe te paepur. Me nje vizionarizem te pafrikshem. Ky ishte Pashko Gjeci.
***
“Le gente che per li sepolcri giace,
potrebbesi veder?”
Keto vargje tingellojne ne shqip keshtu:
“Kete njerezim te shtrire prane arkivolit,
valle a me lejohet ta kqyr?”
Kriza shpirterore e botes dhe e Shqiperise, na shtyn te mendojme per fatin dhe te ardhmen e njeriut. Ate qe e ka thene Dantja, habiterisht mund ta themi edhe ne.
***
Gjate bisedave me Pashko Gjecin, e kam pyetur shpesh per poetin Arnaut Daniel, qe ka shkruar ne gjuhen e Provanses. Eshte i vetmi poet qe Dantja ia citon nje vjershe te plote ne Komedine Hyjnore.
Madje edhe vargu “Ieu sui Arnaut, que plor e vau cantan” (Jam Arnauti qe qan dhe shkon duke kenduar). Me ka bere pershtypje te madhe. Perse quhej me emrin Arnaut? Pashko Gjeci, gjithmone ka qene i matur, i heshtur, por jo ne medyshje. “Nuk e di, nuk e di”.
***
Dante Aligeri Firencen e paraqet te Kenga 31 e Parajses, si “token e tij te mbrapshte”, teater te aventures dhe te korrupsionit. Nen lenten e pasionit te tij, Dantja shprehet ashper per Firencen. Vetem ne kete menyre, e deshi pafundesisht dhe marrezisht. Studiuesi Robert Merkuri flet per rindertimin e kohes jolineare, por ciklike “Per Danten eshte detyre e poezise te rindertoje perseritjen ciklike, e shkuara perben rezervuarin e vlerave pozitive, qe duhet te bashkepercaktoje te ardhmen, qe i kundervihet antivlerave te se tashmes”. A nuk mund te reflektojme edhe ne shqiptaret dicka me te arsyeshme dhe thjeshtesisht me te vertete ne kete pike?
***
Pashko Gjeci, ky prind shqiptar, do te vertitet perhere ne oborrin mbreteror te Dantes. Ne fund te bisedes, e pyeta: “Po sikur te ringjallej Dantja?”. I harruari i madh, buzeqeshi: “Ndoshta, ndoshta do te bisedonim per ato gjera te cilat une nuk mundja t’i beja dot me mire”. AMEN.
Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 12-03-2006 më 14:21
Krijoni Kontakt