Ok, e shoh qe po flas me muret. Brari, Antares, Manulaki, nuk e di pse jeni kaq ne mllef, thjesht prishni diten tuaj se mua nuk me beni gje.
Brari, gazetat "Drita" e revistat "Nentori" nuk me hyjne fare ne pune, megjithese edhe atje ne fshatin tim te humbur vinin nga nje kopje. Keshtu qe me mire te mos merrem fare me kete.
Kur une shkrova dy format qe mi kerkove, desha dhe t'i komentoj pak por s'kisha kohe. Kur tjetri eshte pa loje, nuk qellohet, apo e keni harruar rregullin...
Kur shkruhet "Kush eshte Brari ?", pergjigja kerkohet ne nivelin e njohjes me te, e percaktimit qe "ja, ky ketu eshte Brari", kurse kur shkruhet "Brari, kush eshte ai ?", ne nuk kemi me merakun e njohjes me te, sepse tashme jemi ne dijeni se cili eshte brari por duam te dime thelbin e Brarit.
Po ta them ne lidhje me perkthimin :
Njeri pyet : çfare eshte perkthimi ?
Pergjigja normale eshte : perkthimi eshte kthimi nga nje gjuhe ne nje tjeter. Dhe KAQ ! Asgje me shume. Por, a desha une te di nga ju qe perkthimi qenka kalimi nga nje gjuhe ne tjetren ? Jo, kete dhe pulat e dine qe ndonjera mund te kendoje si gjel nje dite. Por kur une pyes : "Perkthimi, ç'eshte ai ?", kjo merr si te dhene qe une e di tashme perkufizimin e perkthimit, dhe nga kjo pyetje une kerkoj te di gjithçka mbi perkthimin, thelbin e tij, anet e dukshme dhe te erreta te tij. Besoj qe ju e vini re ndryshimin. Meqenese ty nuk te tingellon shqip kjo, une nuk kam faj qe shqipja e ka harruar kete nuance. Ti mund te mos e perdoresh kurre, por puna eshte qe ti do te vuash nga varferia e shprehjes se asaj çka deshiron te thuash dhe jo gjuha se ciles po i ben embargo. Besoj me ke kuptuar.
Kurse per antares, me iu dhimbt gurit e drunit, prite Zot mos na shti n'gjynah me te. Mengjes, dreke, darke, çifuti andej e çifuti kendej, çifuti ashtu e çifuti keshtu. Ne marredhenien urryes - i urryer, dhimbja, cfilitja, tortura qendrojne gjithmone ne anen e urryesit. Kete mund te na e deshmoje me se miri dhe Manulaki qe eshte kristiane e devotshme.
Manulaki, nuk e di ku ka hyre, dhe me pyet per Herder. Nuk me dalin as ditet as netet per te folur mbi te. Kurse per nenen e tij mund te flas shume shkurt, dy sekonda. Nena e tij ishte nena e tij. Kaq. Une i dhashe referencat e tij, shkrimtar, filozof, linguist i shquar gjerman i shekullit XVIII. Tani te takon ty te njihesh me te. Kurse per gjuhe te huaja Herder, kendej nga jemi ne o Manulaki, nuk ekziston kjo pike ne CV e nje filozofi.
Manulaki me flet per rikrijim te nje vepre. Ok, por çfare kemi ne fund te historise ? Kemi gje ne dore vepren e autorit apo te perkthyesit ? Dhe tjeter, nga na e nxore kete punen e perkthimeve mekanike ? Ka permendur gje ai zoteria aty fjalen "mekanike" ? Jo, me sa shoh une. Perkthimi fjale per fjale nuk eshte perkthim mekanik, por kjo tregon qe gjuha e perkthimit ka te njejten aftesi shprehese siç ajo e gjuhes se perkthyer. Kur ti perkthen nje roman nga anglishtja, dhe gjen per shembull nje pasazh qe flet per dike qe e parkoi makinen diku dhe futi 5 $ ne ate makinen qe nxjerr bileten e vogel per sa kohe do qendroje makina aty pa u gjobitur, ti si do e perkthesh ? Do thuash qe ai i zoti i makines, zbriti nga makina dhe iu tha ca çunave aty rrotull t'ia ruanin makinen ? Apo do ta kapercesh kete fjali (siç ndodh shpesh me perkthimet shqip) ngaqe ne shqip nuk ekziston ky mjeti qe quhet parcmètre (frengjisht) ?
Mos e merrni kaq te lehte punen e perkthimit se nuk eshte aq e lehte sa ju duket. Megjithate, ajo ku u perqendrova une ishte perkthimi filozofik, ku duhet me te vertete nje kuptim shume i mire dhe nje qendrim sa me afer origjinalit. Perndryshe vepra te del nga duart dhe kthehet ne nje paçavure te palexueshme. Kur te kem nge pak me teper do t'ju sjell disa shembuj perkthimesh qe hyn e del dhe nuk merr vesh ç'lexove.
Ju pershendes

Krijoni Kontakt