Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Lightbulb Ndihesh i/e detyruar te krijosh lidhjen e jetes bazuar ne vendimet e shoqerise sate?

    Pasi vendosa qe te rrija pakez me veten, e te kuptoja tamam se cfare doja, dola nga bota e relacioneve per pak kohe. Ne kete kohe, kur une isha duke "studiuar" vetveten, shoqet e mia u martuan nje nga nje, dhe disa prej tyre jane bere dhe nena. Sa here qe shkoj dhe i takoj, me kap nje deshire qe te jem si ato, por ne te njejten kohe me ze paniku nga gjithe ajo pergjegjesi.

    Para nja dy netesh isha ne nje datelindje, dhe pothuajse te gjitha shoqet e mia kishin ardhur me burrat. Shkurt hesapi kishte me shume goca se cuna. Dhe pse nuk kish mundesi flirtime, une ia kalova mjaft mire, por ne te njejten kohe fillova te pyes veten pse dhe une nuk jam si ato?

    Tani per tani jam shume e fokusuar ne te ashtequajturen karrieren time, dhe nuk kam fort kohe per lidhje serioze, dhe ato joserioze nuk me pelqejne.

    Nuk kam takuar akoma ate njeriun qe eshte shpirti im binjak, i cili do te me marre mendt, por takoj plot djem te "hashem", por nuk ma ben zemra qe te lidhem me ndonje nga ata thjesht per te mos qene vetem. Gjithashtu, ngaqe nuk i pelqej shume, bezdisem dhe nga sjellja e tyre. Me bezdisin kur me marrin shume shpesh ne telefon, apo kur duan ta kalojme gjithe diten bashke. Tani prioritet i kam dhene punes, dhe nuk kam deshire qe te futem aq thelle ne thela.

    Pasi ndihem e bezdisur nga te mesipermet, shoh se si shoqeria ime eshte futur drejt rruges se marteses, dhe mua me duket sikur kam mbetur prapa.

    Nese jeni ndjere ndonjehere ne kete menyre, ju lutem me thoni se si jeni perballur me situaten.

    Gogla e Kuqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gogla e Kuqe : 20-02-2006 mė 15:54

  2. #2
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Pse nuk frekuenton ate shtrese te moshatareve te tua te cilat kane pak a shume te njejtat prioritete ne jete?
    Besoj qe cdonjeri nga ne ka ndonje shok/shoqe qe e ka ngrene martesen heret por ama eshte dicka qe s'me ka shpier asnjehere ne idera te tilla dhe kjo per thjeshte faktin qe une ne pak muaj mund te bej veten ne ate qe eshte ajo,kurse ajo s'mund te kthehet me ne ate qe jam une tani.
    Ah,vajze-vajze,te te them te drejten pikerisht kur shoh ciftet e martuar aq heret kuptoj sesa shume i jam lidhur statusit momental.Ne kete periudhe te jetes time s'mund te imagjinoj mengjeset pa prinderit e mi,bisedat e tyre ne living ne darke ne lidhje me aktivitetet e dites,daljet me miq pa ndonje kalama qe te qan ne sfond,realizimet ne studime e karriere...
    Cdogje eshte me faza ne jete,mesa duket ora jote biologjike po fillon te beje veten prezente tek ti...dil,njihu me njerez,ndoshta do takosh te duhurin dhe do ndihesh e plotesuar dhe ne ate ane.

    Personalisht mendoj qe karriera duhet bere atehere kur njeriu ndihet mire me statusin civil qe ka,dhe jo si nje alternative ne pritje te mashkullit te jetes.

    Persa i perket meshkujve qe te flasin e gjera te tilla,ka shume forma per ti anashkaluar NESE do e doje dicka te tille por te lutem,pranoje qe nje femer ne ca raste ndihet goxha"e perkedhelur" nga vemendja e tille.

    Suksese me tutje me jeten private.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #3
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322
    Pershendetje Gogla po lexoja me siper dhe me ben kurjoz dicka , sjellja jote ne ate rreth shoqerie . Ndihesh e besdisur por edhe sa akoma mendon te vazhdosh ne kte menyre? Sygjerimi im eshte qe provo nje lidhje me nje person qe te pelqen se per shpirtin tend binjak mbase e gjen na mosha 110 vjecare , shpirti binjak nuk te vje nga qielli yllo nuk e di a me kupton . E dyta kam mendimin se te duhen disa emocione ne jete , puna eshte kryesore por dhe jetes intime duhet ti japesh kuptim . Per martesen nuk ke pse friksohesh nuk duhet te ndihesh e detyruar per asgje bej ate qe ndjen , ka dhe bashkjetese mos harro . Me pak llafe gjej i cun King lidhu dhe JeTo .


    kiSsS kiSsS
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

  4. #4
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga Gogla e Kuqe
    Tani per tani jam shume e fokusuar ne te ashtequajturen karrieren time, dhe nuk kam fort kohe per lidhje serioze,
    Nuk kam takuar akoma ate njeriun qe eshte shpirti im binjak, i cili do te me marre mendt,
    Si do ta takosh shpirtin binjak ti nese nuk i jep rendesi njohjes se dikujt ? Nuk e ka te shkruar ne balle jo...
    Njihet , zbulohet , pelqehet , dashurohet ...martohet ( dhe dreqnohet )
    Ve bast qe ato shoqet tuaja ta kane zili ty qe je akoma beqo megjithse s'ta shfaqin ne sy , per arsye...ego femre !
    Tashi , per te percaktuar se a je mbrapa apo jo...rendesi vendimtare ka mosha jote ( ajo puna e karrieres asht pak a shume ...vari lesht lol , unless you're becoming the next counselor of Donald Trump lol )!
    S'po te pys se sa vjece je por nese je diku mes 22 dhe 26 nuk je vone ! Nese je diku me 26 dhe 32...vrapo merrja mendet dikujt sa je akoma ne kohe...!
    Nese je 32 + , mos ju ndaj pazarit te pare qe te vjen ne shteg ..

    Ehh c'na gjeti...lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AgainstAllOdds : 20-02-2006 mė 23:30

  5. #5
    Platonic Lover Maska e EllaCaramella
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Vendndodhja
    Ne ndjenjat e tij
    Postime
    113
    Gogla, femrat qe martohen jane ato goca qe e kan prioritet familjen (ketu futem dhe vet, me pelqen qe pas shkolles te martohem, sepse dua te behem mama)...por mesa lexova une, ti the se nuk do te jesh pergjegjese..epo familja kerkon pergjegjesi shpirt..atehere, me mire e vetme dhe e lumtur sesa e martuar dhe e trishtuar lal. Edhe e dyta kam ven re shume goca qe fokusohen mbi karier, por jane te gjitha ato qe sduan te martohen, qe duan te rrin beqare per gjithe jeten, dhe fokusohen ne pune, sepse ska njeri tjeter ti mbeshtesi financiarisht.
    TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.

  6. #6

    Arrow

    Citim Postuar mė parė nga EllaCaramella
    kam ven re shume goca qe fokusohen mbi karier, por jane te gjitha ato qe sduan te martohen, qe duan te rrin beqare per gjithe jeten, dhe fokusohen ne pune, sepse ska njeri tjeter ti mbeshtesi financiarisht.
    Faleminderit per mendimin,

    Dua te them, se nuk kam takuar ndonje djale qe te me pelqeje aq shume. Une e di qe shpirti binjak nuk e ka ta shkruar ne balle, sikurse tha dhe AAO. Kur rri shume me nje djale qe nuk e vleresoj, pastaj dhe merzitem e bezdisem. Njera nga gjerat qe me nervozon eshte kur njerezit nuk jane koherente dhe te llogjikshem ne ate qe thone, e sidomos me cunat. Pastaj them me vete, BO BO sa i trashe, dhe aq e kam une, po mendova se je i trashe, ta hoqa vizen. LOL

    I jam futur "Karrieres" sepse tani per tani une nuk jam gati per pergjegjesite e familjes, dhe s'kam pse vras kohen kot, se nuk jam parazit. Kjo ne asnje menyre nuk do te thote qe une dua te rri beqo gjithe jeten, apo s'dua te krijoj familje ne te ardhmen. Ne te njejten kohe kjo zgjedhje nuk reflekton nevoja financiare, por thjesht reflekton qellimet qe une i kam vene vetes per kete moment.

    Dua te shtoj, qe kurre nuk dua te jem grua shtepie, dhe sigurisht qe te mos qenit grua shtepie nuk me ndalon per te qene gura dhe nene e mire. Te lash, te pastrosh e te gatuash nuk eshte gjithcka. Te qenit grua shtepie do te ishte nje denim i pamase per mua. Une nuk i gjykoj ato vajza qe duan te jene gra shtepie, por mua me pelqen te eci me rrotat makine, e te mos mbetem prapa. Per mendimin tim rrotave te qerres u ka ikur koha.

    Kur shikoj shoqet e mia qe i kane hyre atij avazi me ze frika se mos si padashur nuk jam duke u perballur me realitetin. Dhe prandaj pyeta nese ndonje nga ju ka kaluar ndonje gje te ngjashme, dhe si e ka zgjidhur.

    Gogla e Kuqe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gogla e Kuqe : 21-02-2006 mė 18:45

  7. #7
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805

    Cool Duhet me gjet nje cope burre per tu beri si shoqet??

    PO crendesi ka nese shoqet e tua jane martu apo jane bere nena? Nuk mendoj se kjo eshte ajo qe te shqeteson ty, ti mendon se meqe shoqet e tua kane kriju familje ti ke mbet ne vend numuro dhe nuk te le te qete ideja e familjes dhe mendon se ndoshta je mbrapa, per mendimin tim ti ndikohesh shume nga fjalet apo thashethemet e te tjere persa i perket ksaj pike gje qe nese ke mendu te ndjekesh nje lloj kariere apo shkolle nuk duet tju shqetesoj apo (even bother you) keto shprehje, sepse je e fokusuar diku qe mund te kete shume me teper rendesi se cfare kane bere shoqeria jote. Ky ishte menimi im.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LoveLyBruneTT : 21-02-2006 mė 22:16
    ****************************************

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    30

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Gogla e Kuqe
    Faleminderit per mendimin,

    Dua te them, se nuk kam takuar ndonje djale qe te me pelqeje aq shume. Une e di qe shpirti binjak nuk e ka ta shkruar ne balle, sikurse tha dhe AAO. Kur rri shume me nje djale qe nuk e vleresoj, pastaj dhe merzitem e bezdisem. Njera nga gjerat qe me nervozon eshte kur njerezit nuk jane koherente dhe te llogjikshem ne ate qe thone, e sidomos me cunat. Pastaj them me vete, BO BO sa i trashe, dhe aq e kam une, po mendova se je i trashe, ta hoqa vizen. LOL

    I jam futur "Karrieres" sepse tani per tani une nuk jam gati per pergjegjesite e familjes, dhe s'kam pse vras kohen kot, se nuk jam parazit. Kjo ne asnje menyre nuk do te thote qe une dua te rri beqo gjithe jeten, apo s'dua te krijoj familje ne te ardhmen. Ne te njejten kohe kjo zgjedhje nuk reflekton nevoja financiare, por thjesht reflekton qellimet qe une i kam vene vetes per kete moment.

    Dua te shtoj, qe kurre nuk dua te jem grua shtepie, dhe sigurisht qe te mos qenit grua shtepie nuk me ndalon per te qene gura dhe nene e mire. Te lash, te pastrosh e te gatuash nuk eshte gjithcka. Te qenit grua shtepie do te ishte nje denim i pamase per mua. Une nuk i gjykoj ato vajza qe duan te jene gra shtepie, por mua me pelqen te eci me rrotat makine, e te mos mbetem prapa. Per mendimin tim rrotave te qerres u ka ikur koha.

    Kur shikoj shoqet e mia qe i kane hyre atij avazi me ze frika se mos si padashur nuk jam duke u perballur me realitetin. Dhe prandaj pyeta nese ndonje nga ju ka kaluar ndonje gje te ngjashme, dhe si e ka zgjidhur.

    Gogla e Kuqe
    Ne kohet e sotme femra rroberohet me shume se ne kohet e rrotave te qerres, sepse femra tani ben edhe karrieren, edhe femijet, edhe pazarin, edhe gatimin, edhe punet e shtepise, edhe kujdesjen per burrin e femijet... do me????????????
    Ama femra sot eshte e lire, dhe i ben keto sepse ashtu ka zgjedhur ajo si heroine e vertete qe eshte.
    Ti do e shohesh vete kur te kesh familjen tende, do te kesh nje mije here me teper energji se tani dhe ke per t'i bere te gjitha.
    Sa per momentin mos e vri shume mendjen, do te vije dita qe do te thuash: TANI.
    Dhe po u bere nene e bashkeshorte me vone se shoqet e tua KU ESHTE PROBLEMI? Ndoshta ato do te behen gjyshe me vone, a s'do te behen fare, ku i dihet jetes E them per te qeshur se natyrisht qe jeta nuk eshte gara, edhe pse ne shqiptareve na pelqejne nga pak garat.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar mė parė nga Gogla e Kuqe
    por nuk ma ben zemra qe te lidhem me ndonje nga ata thjesht per te mos qene vetem. Gogla e Kuqe

    E ke thene bukur kete. Shume cifte qe takoj me duket se jane bashke se nuk duan te jene vetem ose thjesht do permbushin planin si me thene. Per mendimin tim eshte shume here me mire ta kalosh kohen duke u marre me dicka konstruktive qe do ndikoje ne zhvillimin tend si person...si psh karriera, ose forumi lol.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gogel moj Gogel kjo puna shoqeve eshte pak infektuese ta them une ty.
    Pasi dhe une kisha shoqe me femi, dhe gjithmone me linde deshira te kisha nje.
    Por ti jeten para e ke, kurre nuk je vone mendoj une. Nqs ty te duket me rendesi karriera ndiqe pse jo. Familja eshte gje e bukur ta them une ty, por dhe te jetosh
    e pamvarur me disa kritere qe ti i ke vene vetes eshte bukur. Kur te vine koha
    e duhun, qe ka me te ba zemra tak ka me tu mbylle goja, syni, veshi e gjithcka.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •