E para e punes nuk mund te kete trajta absolute, mundesisht me perjashtim te faktit absolut se gjithēka eshte relative. Te pakten aftesia e perceptimit njerezor qe njohim (gje e cila mund te mos ishte domosdoshem menyra e vetme, sepse gjithēka ka te njejtin probabilitet te ishte ndryshe) e ben te pamundur ekzistencen e lirise absolute per vete natyren e kuptimin qe kemi per 'lirine absolute'.
Liria absolute nuk mund te ekzistoje per arsye konceptuale dhe praktike.
Liria mundet te ekzisoje vetem ne saje te kufijeve, sepse po te mos ishte e kufizuar ateher nuk do te kishte asnje kuptim dhe forme...do te ishte nje hapesire e pafund, e gjithasnshme e paperceptueshme...liria nuk do te ekzistonte dhe as nuk do te kishte arsye te ekzistonte. Vetem nese arsyetohet ne lidhje me nje pike referimi eshte e mundur ekzistenca e lirise, kur referohet ne kufinjte relative te saj...pra brenda kufinjeve te caktuar mund te matet dhe ekzistoje liria, qe eshte per definicion nje koncept teper relativ.
Sa i perket pasojave praktike e lirise absolute, mendohet se kjo do te shkaktonte nje "State of Nature", gjendje natyre te anarkise totale te luftes te gjitheve kundra te gjitheve ku nuk do te mbetej asnje gjurme e lirise per te cilen flasim. Duket sikur mund te jete nje perceptim i llogjikshem, por keshtu eshte mesuar te besohet sepse pergjigjja ndaj ne situate te tille nuk do te kerkonte domosdoshem strukturat shoqerore qe njohim sot (biopolitic, M. Foucault) dhe se akoma ka njerez ne gjungel qe jetojne pa keto struktura dhe kufizime, dhe duket qarte qe nuk jane zhdukur sipas logjikes se gjendjes natyrore...
Gjithsesi, njekohesisht liria nuk do te kishte kuptim nese do te shihej brenda kufinjeve te palevizshem: ne menyre qe liria te ekzistoje ne menyre efketive duhet te ekzistoje lira e kufinjeve, pra kufinjte e lirise te jene te levizshem dhe te zgjerohen duke u pershtatur kushteve dhe nevojave qe krijohen ne menyre te natyrshme nga zhvillimet shoqerore dhe evolucioni njerezor....aftesia per te zbuluar ekuilibrin e pershtatshem perben dhe thelbin per ekzistcen e shoqerive te lira dhe te rendeve palevizshme, primitive.
Krijoni Kontakt