Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684

    Unhappy Poezi dhe mendime të miat ( pa vlerë të madhe artistike)

    Ju nuk me thate asgje per jeten
    Nuk me treguat kurre per kurthet e saj
    Ne kurrizin tim duhet te mesoja dhembjet
    Dashurine, poezine, gezim dhe vaj

    Varferia hapi plage
    Qe mbase nuk do te mbyllen kurre
    Tani po shkruaj nga nje vend i larget
    Per ju te dashurit e mi qe s’me njohet burre

    Te njoma ishin duart e mia
    ne punen e pare ne ndertim
    Nuk kisha shpi, s’dija te gatuaja
    Askund nuk figuronte Emri im

    Me thoshe baba kur isha femi:
    “Shiko shkollen djali im”
    Kishe mbaruar shkolle te larte per inxhinieri
    Po pa pune ishe dhe rrije i pim

    E c’vlere ka shkolla mendoja une
    Tek te shihja te vije verdalle
    Me kepuce te shpuara dhe pa pune
    Vertiteshe ti me kostum ne mehalle

    Cigare vodha heren e pare
    Gje pa zarar per shoket e mi
    Kerkova te dukesha pak trim, jo i marre
    Dhe perfundova duke shitur droge neper femi

    Me leke ne xhep shpejt u mesova
    Ty o nene tek qaje te dhurova fustane
    Per ty baba ne pune shkova
    Ti me shave rrugac dhe me rrahe

    Nga shtepia ika si femi
    Te putha ty nene e vella lamtumire
    Dhe rruget morra per Itali
    Te behesha i pasur shpejt kisha deshire

    Ne rrugen e krimit u rrita
    Dhe zura shoke bera dhe miqesi
    Bera leke se ne rruge droge shita
    Isha akoma i ri e s’njihja ligesi

    Ju dergova disa here para
    Baba shpresoj mos ti kesh grisur
    Ti kesh perdorur per vella e mama
    Se shpirtin une per to pata shitur


    Shoqeria ne balte me la
    Dhe ato miq u zhduken, me shpejtesi
    Kur ne deren time u shfaq policia
    Ne qeli kuptova qe nuk isha me njeri

    Per ne angli u nisa sa dola nga qelia
    Doja te behesha njeri i ri
    Ne burg per mua mbaroi femijria
    Isha bere burre ne nje jete plot ligesi

    si ilegal erdha ne kete vend
    Por jetoja i heshtur dhe i thjeshte
    Nuk jam me horr kam zene mend
    Dhe shpresoj se shpejti ta thoni vete

    Kam punuar ne c’do zanat
    Dhe ha e pi vec hakun tim
    Kam pasur dite te kqija dhe dite me fat
    Por nuk jetoj me mbi krim

    Baba, nene, kam qene me fat
    Tani kam dokumente dhe lokalin tim
    Punoj ne fundjave ne kishe ketu lart
    Dhe ndihmoj te tjeret mos hyjne ne krim

    Do te kthehem baba nje dite, jo larg
    Por duhet te pres dhe pak ketu
    Nuk kam ndonje hall mos kini merak
    Se shpejti behem baba dhe une………..

    Shkruar per nje njeri qe gezon respekt te vecante.



    ---------



    Askund nuk gjeten ndjenjat prehje
    Ne zemren tende kurre s’paten vend
    ndonese ne cdo gjest timin ne cdo shprehje
    Mund te lexosh ti emrin tend

    Kush ishe ti valle apo ajo ndjenje
    Qe ne prag te zemres time mbetet
    Nuk u afruat nuk hyte ne te
    Por vargjet e mia mbi ju mbushen fletet

    Askund nuk u prehen mendimet e mia
    Vec ne pak vargje poezish
    Askush s’ndjehu per ty me shume, je e imja
    Dhe pse vec ne enderra prane meje do te rrish

    Ne kurre nuk folem me njeri tjetrin
    Zerin tend se degjova asnjehere
    Per te qene me ty do te kaloja dhe detin
    Megjithese e di qe per ty s’do kish vlere

    Dy vargje shkrova per ty o vajze
    Dhe shpresoj te te harroj me to
    se shpirti im do te gjej vec vaj
    nese nuk te harroj dhe ti s’me do.



    ----------


    Fighting forever whatever u see
    In the frontal edge of you enemy
    And never asking who they are or seem
    Neither for their name or their family stream

    Killing them all and yapping yahoo
    Its just one less on the enemy’s hood
    Marking their hats target moving fast
    Shooting at will order it’s a dreamed funny stress

    Score is getting high in our diaries
    Every day we are shooting on their dreams
    War this kind of music which kills our feelings
    Keeping life of youth into hurts bleeding

    War is going on life is screaming high
    People are dying on this terrific lie
    No winners no losers this is the truth
    Just the death row makes as fighting through

    Letting our lives on this terrific t*rap
    Trying not to live but to make it brake
    Look into my eyes their crying out
    Im talking to you for the hell about

    Do u want to know more about this war?
    Do like us all, come and learn your own


    ----------



    2000

    Mijevjecari i ri trokiti thjeshtaz
    Si gjithe vitet e tjere
    Pak jete me shume u derdh shesheve
    Disa tabu vdiqen

    E marre mbeti gjithsesi kjo mizori
    Ne mengjes, rrugeve kishin ngrire plehrat
    Me gjysem zeri mendova

    Jemi po ajo shqiperi



    ----------



    Mireseerdhe Hena ime
    Payqyre e ndjenjave te mia
    E plote sot o naive?

    Degjome dhe sot e embla hene
    Nje lot faqes te derdhim bashke

    Rri me mua e bardha hene
    Sonte kam nevose per ty
    Kam ftohte e ne endrrat e mia
    Lumenj loten syte

    Ajo s’eshte me e imja hene
    Tjeterkujt i perkasin endrrat, ndjenjat
    Tjeterkujt i perkasin puthjet, prekjet

    Jeto me te hena ime
    Ne gjume siguroi endrra te arta
    E ne kend te botes kur te jem
    Do me flasesh per te paksa



    ----------



    Une vdiqa.

    Jetova perseri ne hakmarrjen time
    Arkivoli i dhimbjes u mbush me jete te trishta
    Jetet e kujt u perpoq te mbillte dashuri
    Ne kufomen time

    Vdiqa e ne engjell vdekjeje u shnderrova
    Une jam vdekja.
    E trishta, e thjeshta
    Vdekje e ndjenjave



    ---------



    Ti frymemerr me mua
    Endesh ne mendjen time
    E prape s’jemi bashke

    Ti ngrohesh ne krahet e mi
    Buzeqesh me mua
    Dhe prape i vetem jam

    Mendoj, enderroj per ty
    E ne syte e endrres shoh vetmi
    Kush je, ti?

    Urragan i fuqishem qe thith te tjeret
    Po ti kush je? Vetmi!

    Nen nje mal gardhesh valevitet bute
    Shpirti yt
    Pas muresh te larta. Ti.

    Interesante qenia jote
    Je ndare si dikur nje gjermani.




    ---------



    Bosh…
    Por koka vazhdon te me zieje si kazan rakie
    Vdes! E perseri ngjallem ne mengjes
    Jetoj dhe vetem vdekje ndiej

    Ajo eshte bere nje alibi perfekte ndaj hicit
    Nuk jetojme, s’kemi vdekur ende
    Marrim fryme.
    Prishim planet e „zotit“ per kete bote
    Ndertojme te ardhmen
    E s’ekziston nje e tille
    Prdikojme paqen
    Rimodernizojme ushtrine


    Hic… asgje me shume, hic.



    ------



    Pse rri menjane?!
    Strukur ne qoshet e syve te mit e perlotur.
    Ne vagellimin e drites noton ti perzihshem

    Nga ty buron erresirra vrullshem
    Si qen turret gjoksit tim te zbuluar
    Shpirtin keput pergjakshem
    Urrejtja jote.

    Lotojne syte e mi derisa s’shoh me asgje
    E aty ne cep te mendjes
    Prape ti.



    -------



    Te njohesh gjuhet e gjithesise
    E te jesh thjesht memec
    Te njohesh misteret e jetes
    E te jesh i qete, i cmendur

    Te darkosh me mbreter
    E te jesh nje i peshtire lypsar
    Te predikosh paqen
    E te jesh ushtar

    Kjo eshte asgjeja, dhe ti s’je me ti
    Marionet e krijuar nga duart e nje mjeshtri

    Ti, Une, Zoti gjithashtu



    ----------



    Ne plaget e jetes rriten
    Si lule gjembi te trembura nga shiu
    Dashuria si perket shpirtrave te tyre
    Butesia eshte naivitet
    Dhe ashtu te vetmuara
    Ne buze te ndjenjave do vdesin
    Ndoshta per te qene rehat me jeten.

    Dedikuar nje vajze shume ineresante, qe une e respektoj shume.



    ---------



    Erresirre e thjeshte naive
    Embelsi e jetes nen ze
    Pemet rrine te qeta
    Gjithcka duket se fle

    Psherretime therese kenaqsie
    Nje vingell ( gjilpere) tani dergjet bosh
    Tigani ( kapak shisheje) vazhdon te brehet
    Me ate pak limontoz

    Jeta me s’degjohet
    Gjithcka duket se fle
    Eshte vertetsi e thjeshte
    Ajo fryme s’merr me
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 02-02-2007 më 13:17
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema të Ngjashme

  1. Arti i Fotografisë
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2013, 20:02
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  4. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  5. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •