Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Arrow Shqiptarët dhe përkatesia fetare

    Perkatesia fetare e shqiptareve:

    60-65% MUSLIMANE (SUNI+ BEKTASHI)

    20% ORTODOKSE

    10-15% KATOLIKE


    Keto jane shifrat e famshme persa i perket Perkatesise Fetare te shqiptareve. Kur dhe nga kush u publikuan keto shifra nuk jam i sigurte por jam i sigurte se jane publikuar ndoshta para vitit 1945.

    Problemi qendron se keto shifra jane reale per realitetin shqiptar sot? Perfaqesojne keto shifra besimin fetar te shqiptareve te vitit 2006?

    Mos ka ardhur koha qe keto shifra te rishikohen pasi Feja nuk eshte si Kombesia, pra dicka qe trashegohet cdo njeri gjate jetes se tij ka te drejte te ndryshoje apo te zgjedhe nje Fe apo Besim qe i pershtatet pa qene nevoja te ndjeke medoemos Fene apo Besimin e te pareve te tij....
    Fakt tjeter eshte se femijet e lindur nga dasma te perziera ndermjet te Besimeve kryesore kujt Besimi i perkasin?
    Zakonisht besimtaret e nje feje apo besimi te caktuar e kane si rit qe emrat e tyre i zgjedhin sipas ketij Besimi apo Feje. Veshtire ne Arabine Saudite te gjesh nje arab me emrin Elton apo Ervis, kurse ne Shqiperi shume shqiptare "muslimane" kane emra te tille...

    Personalisht mendoj se keto shifra jane jashte cdo realiteti ...Nuk e meriton Shqiperia te "pagezohet" si vend islamik pasi ne realitet nuk eshte nje vend i tille...Qe te mos keqkuptohen muslimanet po i referohem realitetit shqiptar e jo cilit Besim apo Feje duhet ti drejtohen apo perkasin shqiptaret...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne nje artikull qe lexova kohet e fundit, mora vesh se besimi islam ka filluar te rizgjohet fuqishem ne mendjet dhe zemrat e shqipetareve.Ka edhe besimetare te feve te tjera qe deshirojne te jene myslymane.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Revizionimin e numrave do ta beje vetem nje census fetar i cili mund te reflektoje me saktesisht numrat e vertete. Ky do ishte nje lajme i mire edhe per Shqiperine e cila nuk do vleresohej me nen lenten orientale nga evropianet. Per mendimin tim personal nuk ka me shume se 10-15% shqiptare qe me te vertete besojne dhe frekuentojne objektet fetare. Pjesa tjeter e shqiptareve jane spirituale por jo fetare, pra qe besojne ne zot por jo sipas nje feje. Brezi i ri eshte i gjithi keshtu besoj.

  4. #4
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Lightbulb 'Feja' e Shqiptarit sipas nje sondazhi; nga Fatos Tarifa

    Ne tetor 1991, Sektori shkencor i Sociologjise ne Fakultetin e Filozofise dhe Sociologjise te Universitetit te Tiranes, kreu te parin sondazh te opinionit shqiptar ne bashkepunim me (dhe per llogari te) USIA-s (United States Information Agency), ne ate kohe nje organizem i Departamentit te Shtetit. Nje sample prej 1000 vetash u intervistuan ne 15 rrethe te vendit. Instumenti u perpunua ne Uashington dhe u redaktua e plotesua ne Tirane. Nder 100 pyetjet qe pembante instrumenti, per te paren here ne nje sondazh qe organizohej ne Shqiperi behej edhe pyetja mbi perkatesine fetare te respondenteve. Pergjigjet ishin shocking per ate kohe dhe ne gjykimin tim, si drejtues i atij sondazhi, ne nje mase te madhe ato mbeten te vlefshme edhe sot, pas 15 vjetesh. Pa u zgjatur (per aresye kohe) ne argumentime teorike mbi rezultatin e “zbuluar”, i cili per here te pare ne Uashington theu klishen e Shqiperise 70% muslimane, ai sondazh, me nje error margine 3%, dha kete rezultat mbi perkatesine fetare te shqiptareve:


    52.4 perqind pohuan se jane jo besimtare.

    26 përqind u identifikuan si muslimanë;

    14.7 përqind u identifikuan si të krishterë ortodoksë;

    6.9 përqind u identifikuan si të krishterë


    P.S.: 'Amen'!

    P.P.S.: Ja dhe ca te thena te tjera me te fresketa nga nje organizate franceze, ku ne faqen 13 jep kete perberje te feve ne Shqiperi: Religions : plus de 72 % irréligieux ou non pratiquants. 28 % se répartissent en 21 % musulmans, 6% orthodoxes, 3 % catholiques.
    http://www.membres.lycos.fr/instanta...erdepresse.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sui Juris : 17-02-2006 më 16:05
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    At the height of the Ottoman occupation, the majority of Albanians were mostly Muslim (70%), even though religion was prohibited during the communist era. The Albanian government proclaimed Albania the only officially atheistic country in the world. After the fall of the Communist Regime in 1989-1990 religions were reinstated. According to 1939 statistics, the Albanian Orthodox (20%) and Roman Catholic Church (10%) would be the other main religions in Albania.

    Po ju ofroj te shikoni pak ketu: http://en.wikipedia.org/wiki/Albania

    Nderkohe qe perpara se te arrini tek kultura do gjeni edhe pragrafin e mesiperm.
    Flm
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56
    Gjithkush mund te shkruaje çfare te doje tek wikipedia, dhe ska asnje kriter per vertetesine apo qendrueshmerine e fakteve qe perdoren, keshtu qe nuk mund te perdoret si burim i besueshem.
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Sui Juris
    Gjithkush mund te shkruaje çfare te doje tek wikipedia, dhe ska asnje kriter per vertetesine apo qendrueshmerine e fakteve qe perdoren, keshtu qe nuk mund te perdoret si burim i besueshem.
    Ke te drejte Sui Juris, sepse statistikat e perdorura nga wikipedia jane te vjetra. Por ne te njejten kohe, dhe sondazhi i sjelle nga ju, nuk paraqet realitetin shqiptar, pasi eshte kryer ne 1991, menjehere pas renies se komunizmit. Eshte mese e natyreshme qe do kete nje perqinje mjaft te larte jofetare (per shkak te influences se sistemit ateist 50 vjecar.) Por 15 vjete me vone, gjerat kane ndryshuar. Censusi i popullesise per perkatesine fetare mendoje se do te jete menyra me e mire per t'i vene "pikat mbi i" ne lidhje me kete ceshtje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga Sui Juris
    Ne tetor 1991, Sektori shkencor i Sociologjise ne Fakultetin e Filozofise dhe Sociologjise te Universitetit te Tiranes, kreu te parin sondazh te opinionit shqiptar ne bashkepunim me (dhe per llogari te) USIA-s (United States Information Agency), ne ate kohe nje organizem i Departamentit te Shtetit.

    Nje sample prej 1000 vetash u intervistuan ne 15 rrethe te vendit.

    per mendimin tim, keto sondazhet qe behen ne Shqiperi e kane margin of errors deri ne +_ 30 % te se vertetes...plus nje gerymander-in tek e tuk sipas rastit lol

    dhe problemi i dyte eshte shume njerez identifikohen me perkatsine fetare te familjes (babi, mami ose kush bente ligjin ne familje) dhe jo ate te besimit personal, nese nuk jane praktikues apo besimtare te forte


    Per sa i perket perceptimit te Shqipersie, eshte e vertete qe ne e meritojme (na pelqen apo jo) qe te quhemi shtet me maxhoritet muslimanesh-- sepse shumica e popullsise (asaj mbi te 40-at te pakten)jane te atille--

    pale qe po te jetosh ne vende si New York CIty, nuk ka shofer taksije qe e di qe xhamija e madhe e re ne Staten Island eshte ndertuar (me fonde) te shqiptareve (kosovare, me saktesisht).

    cfare duhet te shtohet po ashtu ne kete perceptim dhe interpretim eshte intesiteti i fese dhe shkalla e besimit, dhe praktikes se fese ne shqipersi-- shume pak myslymane shqiptare e praktikojne fene ne te njejten menyre si arabet -- dhe shqiperia nuk eshte pakistan-- komb i themeluar Vetem nga dhe per myslymanet --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 20-02-2006 më 16:59
    TBD

  9. #9
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    • Lioness
      Shkruar më 20-02-2006, 16:46

      “Statistikat e përdorura nga wikipedia janë të vjetra.”
    Kërkoni statistikat nga CIA, sigurisht se atje i kanë informatat më të reja.

    Cheers!




    PrInCiPiEl

  10. #10
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga PrInCiPiEl
    Kërkoni statistikat nga CIA, sigurisht se atje i kanë informatat më të reja.

    Cheers!




    PrInCiPiEl
    E njejta gje dhe CIA, Principiel, statistikat ne fjale jane qe ne kohen e Zogut (jo ate te forumit tone, ) po mbretit. Nuk eshte bere asnje census popullesie qe atehere (te pakten per nga ana e perkatesise fetare.)
    Gjithashtu, mendoj se pak a shume ne vijen e arsyetimit te Larsus, ndoshta mund te perfshihen pyetje te tilla rreth natyres se praktikimit, dmth thjesht besimtare, apo praktikues i rregullt, etj. Ne sondazhe ne US, psh, nje menyre per te pasqyruar kete faktor eshte pyetja e tipit "Sa here veni ne kishe/xhami ne vit" etj.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •