Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Nisma e parë për lobingun në Shqipëri

    Nisma e pare per lobingun ne Shqiperi

    E Premte, 17 Shkurt 2006

    Prof. Dr. Afrim KARAGJOZI*


    Ne shqiptaret kemi degjuar te flitet per "lobet" e ndryshme ne SHBA. Deri para pak ditesh, kur z.Astrit Veliaj paraqiti nismen e pare per organizimin e "lobbying-ut" ne Shqiperi, ne universitetin UFO ku ai eshte president, pak per te mos thene aspak, eshte perdorur kjo fjale ne rrethet intelektuale e politike shqiptare. Madje ca me pak jemi perqendruar a thelluar ne kuptimin dhe vlerat e verteta te saj, ne jeten dhe veprimtarine tone shoqerore.

    Anglishtnjohesit e dine qe "lobby" nenkupton sallen hyrese te nje hoteli apo teatri, madje edhe te nje institucioni shteteror. Nga kjo fjale vjen termi "lobbying" qe nga koha e Ulysses S. Grant (1822-1885, President i SHBA 1869-1877). Presidenti zakonisht qetesohej me nje pije a me nje puro ne lobby e hotelit Willard. Pervec bashkepunetoreve, miqve dhe shokeve, aty vinin dhe mblidheshin edhe ata qe paraqitnin lutje, kerkesat e mendimet e tyre. Te gjithe bashke perbenin nje "lobby" e me pas, pjesemarresit e rregullt ne ato tubime te vogla u quajten "lobbyist" dhe veprimtaria e tyre e perbashket dhe e ndersjellte u quajt "lobbying". Disa mendojne se "lobbying" ka vepruar edhe me pare, kur tregtaret e New York-ut lajkatonin me dreka e darka ligjberesit per te vonuar kalimin e nje ligji.

    Sipas statutit federal ne SHBA "lobbying" eshte cdo komunikim qe bene nje grupim apo agjensi ndermjet nje klienti dhe zyrtareve te larte, politikaneve, ligjberesve, stafit te Kongresit apo Shtepise se Bardhe, deri te Presidenti. Ata merren me formulimin, modifikimin apo adoptimin e legjislacionit. E thene ndryshe, "lobbying" eshte kryerje e nje perkrahjeje apo ndermjetesimi privat me synim ndikimin tek/ndaj nje institucioni shteteror, duke shpallur e perhapur pikepamje apo ide qe jane te dobishme per synimet e klientit qe mund te jete nje individ, nje grupim, organizem ose organizate. Veprimtaria e "lobbying-ut" u paraprin veprimtarive qe synojne ndikimin mbi zyrtaret publik e vecanerisht ndaj organeve legjislative; qe synojne promovimin ose kalimin e nje ligji nen ndikimin e zyrtareve publik; qe synojne ta drejtoje nje zyrtar publik nje veprim te deshiruar.

    "Lobbyist" eshte nje person, i cili paguhet per te ndihmuar ne opinionin publik ose ne ndryshimet e mundshme ne legjislacion. Zakonisht zgjidhen persona qe jane te perfshire ne punet publike. Pra "lobbyist-i" vihet drejtperdrejt ne sherbim te nje organizate, te nje institucioni apo organizmi etj, ose nepermjet nje firme sherbimesh, per kryerjen e "lobbying-ut" ne dobi te klientit. "Lobbyist-i" mund te jete privat, strukture publike apo qeveritare. Ata ofrojne te dhena, pervoje e keshilla ne shume fusha te ndryshme te jetes e veprimtarise shoqerore. "Lobbyist"-i eshte nje person i cili diskuton ceshtje te ndryshme me anetare te shtetit per te ndikuar ne procedurat ligjore. Pra cilido qytetar apo anetar i nje organizate qe merr persiper te diskutoj nje veprimtari ligjore me nje person ligjor, mund te konsiderohet "lobbyist". Duhet te theksojme se ata veprojne sipas ligjeve apo rregullave perkatese. Madje ata kane "karte plastike" si karte identifikimi; kane "kodin e sjelljes" dhe nje veprimtari dhe qendrim transparent.

    Shpesh "lobbying"-u eshte i nevojshem per te zgjedhur personat e pershtatshem si ligjberes, per te njoftuar dhe diskutuar per problemet e ndryshme shoqerore me qellim qe te merren vendime e masa sa me te mira ne dobi te nje konuniteti apo organizate. Ne strukturen dhe veprimtarine e nje "lobby" perfshihen korporata, universitete, organizata e grupime jofitimprurese, konsulenca, kisha etj. Ato analizojne te dhena e fakte, analizojne institucione dhe prodhojne ndikim. Ky ndikim i disallojshem, i disaanshem, synon vendimmarresit drejtperdrejt ose terthorazi. Nje synim i rendesishem eshte edhe perpjekja per te ndaluar korrupsionin politik. Madje ndonjehere "lobbyist"-et mund te marrin pjese ne shkrimin e legjislacionit. Prandaj ish-ligjberesit parapelqehen ne "lobbying". Meqe sot eshte e nevojshme qe te sigurohet nje besim publik kerkohet te ndermerren masa konkrete per te siguruar transparencen e "lobbying"-ut. Vete "lobbyist"-et jane te hapur per veprimtari transparente ne publik. Kjo veprimtari mund te kryhet edhe prej grupeve nderparlamentare, "grupeve te studimit" ose "grupeve te punes", "grupeve parlamentare te miqesise", "partneriteti shoqeror" dhe "lobbyist-eve profesionist". Procesi i "lobbying"-ut eshte demokratik, eshte nje mundesi me shumee per t'u shprehur e per t'u degjuar; eshte nje mundesi per t'u bere dhe/ose per te bere dike tjeter me shume te besueshem, me shume terheqes, me shume te pelqyeshem. Integriteti dhe profesionalizmi jane themelet e nje veprimtarie te suksesshme.

    Qe te fillohet veprimtaria e nje "lobbying"-u duhen patur parasysh disa pervoja pozitive te atyre, te cilet kane vite qe e kryejne ate. "Lobbyist"-et jane te kujdesshem te mos harrojne se jane keshillues ose ndihmues, por jo votues. Ata e dine se do t'u duhet te hasin dhe te perballen me shume lloje njerezish: mendjeshkurter te papranueshem, te pandershem e mashtrues, maskarenj e intrigant. Por te mencurit nuk censurojne ata qe kundershtojne per probleme te ndryshme, duke patur parasysh te verteten se armiku i sotem mund te jete neser koleg. Ata e dine se eshte pothuajse e pamundur te besh marreveshje me kundershtaret. Atehere kompromisi eshte i mundshem dhe i deshirueshem. Sipas tyre kundershtoje tjetrin, por mos e urre dhe perpiqu ta shmangesh keqkuptimin. Per ta suksesi arrihet kur nuk dorezohesh, kur perpiqe e perpiqe, kur nderton ura bashkepunimi, kur je i duruar me ligjberesit etj. Kur planifikohet nje fushate, disa ceshtje jane te rendesishme, te cilat duhen te kihen parasysh: - te dish mire se cfare deshiron te arrish; te njohesh audiencen te ciles do t'i drejtohesh; kush do ta koordinoje fushaten dhe kush do ta drejtoje ate; - nese eshte e nevojshme mund te formohet nje grup pune; - te dihet nese gjithesecili eshte dakord me fushaten qe ndermerret dhe se sa realist jemi; - te caktohen afatet dhe burimet financiare; - te kihen parasysh faktoret politik, ekonomik, shoqeror e teknologjik dhe kush do ta mbeshtese, kush do te ndihmoje ne fushate.

    Veprimtaria lobiste eshte e perhapur edhe ne universitete te ndryshme, sidomos ne SHBA. Presidenti i Universiteti UFO dhe nje grup nismetaresh, deshirojne te sjellin dicka te re ne jeten dhe veprimtarine intelektuale te shoqerise shqiptare. Si cdo gje filluese, dhe krijimi i lobingut ne Shqiperi nuk do te jete i lehte. Megjithate, duke patur jo vetem deshiren, por edhe mendesine e lobisteve, besohet se nje dite veprimtaria lobiste ne universitetin UFO do te filloje.

    * Pedagog i Universitetit UFO
    __________________
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Shume llafe te bukura thote ky Karagjozi po m....tit sado lile ti vesh siper ai prape e perhap ate eren e tij karakteristike......
    Lobingu eshte varianti hipokrit anglo-sakson i korrupsionit dhe dallavereve. Pra nese votimi sjell nje kategori njerzish me nje platforme te caktuar, lobingu tenton te fuse nga dritarja ate qe populli e nxjerr nga dera!
    Me nder "demokracia" (ne fakt plutokracia oligarkike) janki keshtu ka funksionuar qe kur ky tumor pa driten e diellit!
    Karagjozi thjesht propozon qe ajo qe eshte bere fshehur ne shqiperi keto 15 vjet te behet tashme hapur.
    Pak a shume si propozimi i legalizimit te bordellove ku shqiptarkat te shesin e te blene (sipas parimeve te ekonomise se lire te tregut) mishin jo me nen driten e Henes po te Diellit!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •