bazuar nė veprat e HARUN YAHYA
Muhammedi s.av.s. ėshtė i dėrguari i fundit i All-llahut. Atij All-llahu ia shpalli librin e Tij, Kur’anin qė ėshtė udhėzues i njerėzimit deri nė Ditėn e Gjykimit. Nė Kur’an All-llahu na mėson pėr ekzistencėn dhe njėshmėrinė e Tij, qėllimin e ekzistencės sonė, mėnyrėn me tė cilėn ne duhet ta adhurojmė Atė dhe t’i shėrbejmė Atij. Ne duhet t’i zbatojmė tė gjitha urdhėrat qė na jepen nė Kur’an nė mėnyrė qė tė fitojmė kėnaqėsinė e All-llahut dhe tė fitojmė mėshirėn e Tij. Pra, Kur’ani pėrmban ēdo informatė qė i nevojitet njė njeriu gjatė jetės sė tij.

Sunneti (mėnyra e jetės sė Muhammedit s.a.v.s.) ėshtė vėnia e Kur’anit nė praktikė. Nė shumė ajete Kur’anore urdhėrohemi qė t’i besojmė tė dėrguarit tė All-llahut. Pra, Kur’ani mund tė kuptohet nė mėnyrė komplete vetėm duke e ndjekur shembullin (Sunnetin) e tė dėrguarit.

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se Sunneti nuk ėshtė njė koncept i ndarė nga Kur’ani. Nė Kur’an Zoti thotė se i dėrguari i Tij largon barrėt e rėnda, bėn rregulla, ia mėson shoqėrisė kuptimet e hapura dhe tė fshehta tė Kur’anit.

All-llahu na informon nė Kur’an se Muhammedi kishte karakteristikėn e mėsimit tė Kur’anit dhe pastrimit tė njerėzimit:

Ėshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t’u lexojė shpalljen e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur. (3:164)

Pra, feja jonė ėshtė e plotė vetėm me Kur’an dhe me Sunnet. Ne mund tė marrim namazin si shembullin mė tė mirė tė Sunnetit. Siē dihet, nė Islam, kryerja e namazit pesė herė nė ditė ėshtė obligim dhe nė disa ajete Kur’anore jepen informata tė pėrgjithshme se si tė bėhet ai, se si tė marrim abdest. Mirėpo, ne mund tė kuptojmė saktėsisht se si duhet ta bėjmė namazin vetėm duke e shikuar sunnetin. Pasi nuk kemi informacione tė hollėsishme rreth mėnyrės sė namazit, ēka tė themi nė tė, rreth mėnyrės sė bėrjes sė tij nga mashkulli dhe femra, rreth shkallės sė rėndėsisė sė namazeve, detajeve tė abdestit, gjėrave qė e prishin abdestin, ne mund t’i mėsojmė ato gjėra duke e shikuar Sunnetin (shembullin) e Muhammedit s.a.v.s.

Poashtu, nė Kur’an nuk jepet ndonjė informatė e hollėsishme rreth agjėrimit apo haxhit, qė tė dyja kėto obligime qė ne duhet t’i kryejmė. Ne mėsojmė se si t’i kryejmė kėto mėnyra tė adhurimit tė All-llahut nga interpretimet e fjalėve dhe veprave tė tė dėrguarit tė Tij, qė i kanė bėrė dijetarėt islamė.

Sunneti ėshtė zbatuar nė jetėrat e muslimanėve qė nga koha e Muhammedit s.a.v.s. e deri nė ditėt e sotme. Pėr kėtė arsye, ėshtė plotėsisht e panevojshme qė tė diskutohet rreth ēėshtjeve si koha e namazeve, numri i rekateve (njėsive) tė namazit. Tė gjitha janė mėnyra obligative tė adhurimeve tė All-llahut.

All-llahu nė Kur’an na ndalon qė tė kundėrshtojmė gjykimet e Muhammedit s.a.v.s.:

Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg tė vėrtetės. (33:36)

Pra, All-llahu na urdhėron qė t’i besojmė urdhėrave tė Muhammedit s.a.v.s. Ajetet sa i pėrket ēėshtjes sė Sunnetit janė shumė tė qarta. Pretendimi i atyre qė e konsiderojnė tė panevojshėm Sunnetin e Muhammedit s.a.v.s. ėshtė nė kundėrshtim me esencėn e Kur’anit.