Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81

    Per muslimanet e devotshem

    Analize e gjendjes në Kosovë

    Janë nisur për në Kosovë 170 parashutistë italianë ndërsa Franca e gatshme t'i dërgoj në Kosovë 400 ushtarë shtesë ,edhe 600 ushtarë gjermanë në Kosovë, rreth 1100 trupa ushtarake do të vinë në Kosovë si përforcim i KFOR-it, por kjo shifër mund të rritet . Kontigjenti shtesë i trupave NATO-s përbëhet prej 350 ushtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët vijnë nga Misioni i NATO-s në Bosnjë, rreth 750 të tjerë vijnë nga Britania e Madhe.
    A thua të gjitha këto forca të kufërit që po tubohen në Kosovë kanë për qëllim mbrojtjen e popullit të Kosovës apo ti mbrojn qetnikët serrb dhe kishat e tyre siq po cekët në shumë lajme si dhe nga stacioni televiziv marionet i kfor-it e që është RTK-ja.
    Mbahet e bllokuar rruga Prishtinë-Shkup ndërsa kufiri me Serbinë dhe Malin e Zi, vazhdon të mbahet i mbyllur. KFOR-i ka shtuar forcat dhe është duke përcjellur vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të penguar çfardo aktiviteti të mundshëm.(nga muslimanët shqiptarë të Bujanovcit)
    Të gjitha këto masa merren nga forcat e kufrit me qëllim që të mos lejohen muslimanët shqiptar nga Maqedonia,Presheva dhe Bujanovci ti bashkangjiten vëllëzerve të tyre në Kosovë.Ndërsa pohohet kinse kjo është për sigurin e popullit të Kosovës.Pra të mbahen të coptuar qenka në të mirën e popullit të Kosovës!!!
    Në kohën kur po mbyten fëmijët e Muslimanëve nga qetnikët dhe kur po digjen Xhamijat në beograd dhe nish nga huliganët serrb, ndërsa në anën tjetër RTK-ja është e prekur thellë për djegëjen e kishave dhe të shtëpijave të serbve.Qfar dyftyrsie, ndoshta edhe jo se munafikët gjdoherë do të anojn kah kafirat.
    Ndërsa nga Kryeministri i Shqipërisë , Fatos Nano: Qeveria e Shqipërisë ka dënuar për të tretën ditë me rradhë dhunën e fundit në Kosovë.

    Kjo nuk është aspak qudi se Fatos Nano dhe kryesija e shqipëris ndihet keq për vellëzërit e tyre Greko-Ortodoks dhe jo vetëm tri herë që rastësisht përputhet me treshin ortodoks por edhe më shumë nëse është nevoja.
    Rreth 31 të vrarë dhe 600 të plagosur gjatë dy ditëve në Kosovë edhe per shkak te kësaj Ibrahim Rugova thotë:"Individ që muarrën pjes në protesta bënë gjëra që popullata e kosovës kishte për të shpresuar mos të ndodhin" dhe ai ju tha reporterëve në Prishtin se policia e UNMIK-ut dhe forcat paq"ruajtëse" të NATO-s "kanë qenë dhe janë të respektuara" dhe atij i vinte keq për plagët që kishin pësu-të cekura nga UNMIK-u 35 ushtarë dhe 61 polic.
    Pra është e qart se robi i kafirave Ibrahim Rugova kujdeset dhe ndien keqardhje për zotrine e vet se sa për popullin apo familjen e vet.Ku egziston një kryetar i këtill në botë???
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Schefer e ka refuzuar kërkesën e Unionit Serbi-Mali i Zi për dërgimin e ushtarëve në Kosovë, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Unionit Boris Tadiq.
    Me këtë Nato dëshiron ti bëj presion psikologjik popullit të kosovës që të mos e ngrehin kokën sepse Nato ka mundësi ti lejoj qetnikët serbë që të kethehen përsëri por nuk do ti lejoj përderisa që ju të jeni të ndëgjueshëm.
    Nga airoporti i Prishtinës: Fluturimet do të zhvillohen në oraret normale, të parapara më parë, përveq se aeroporti sot do të jetë tejet I ngarkuar me fluturime ushtarake.
    Pra me mbajtjen e airoporiti të mbyllur apo kinse të hapur por veqanarisht kinse i ngarkuar me fluturime ushtarake.Kjo është nje taktik e kafirave që ta pengojn diasporën nga të ardhurit në vend për solidarizim dhe në të njëjton kohë që të demonstrojn forcën e kufrit.
    Ndërsa nga komunitetet ndërkombëtare dënohet ashpër dhuna me qëllim që të shtypet populli i revoltuar i kosovës në mënyr psikologjik.
    Forcat politike të vendit ju bëjnë thirrje popullit për frenim nga dhuna, pra në pajtueshmëri me komunitetin hipokrit. ndërkombëtar .
    Përfundimisht shtrohet pyetja për qka e gjithë kjo???Perse???
    Mbytja e fëmijve muslimane shqipetare, djegja e Xhamijave, presioni psikologjik me kërcnime të ndryshme nga kafirat,munafikët dhe tradhtarët e fesë e te kombit.
    Qëllimi është i qarte për ata që kanë mendje: Që muslimanët e vendit dhe në veqanti rinija muslimane të luftohet me të gjitha mjetet dhe në të gjitha nivelet që vetëm e vetëm të mos shkoj kah feja e tyre Islame pasi që tani më po shihen shenjat e të udhëzuarit për në Islam.
    Ju bëjmë apel rinise muslimane në veqanti që ta vazhdojn rrugën e tyre drejt Islamit, rrugën e suksesit dhe të përparimit në këtë botë dhe në botën tjetër.

    Perkujtoni urdherat e Allahut:


    El maide 33. Dënimi i atyre që luftojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose , tíu priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.


    Et tevbe 5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që tíi gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se
    pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

    El enfale 57. Po nëse i ndesh ata në luftë, atëherë ti ata shpartallo ata që janë pas tyre, në mënyrë që të marrin mësim.

    60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre e me të, ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini, e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do tíju konpenzohet dhe nuk do tju bëhet padrejtë.

    65. O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njezet të durueshëm, do tí mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do tí mundni njëmijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.

    Xhamia shqiptare duke u djegur nga dora e kafirit shkja ne Nish te Serbise.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drenicakuqe : 19-02-2006 mė 14:48

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    VRULLI I KULTURËS MASIVE - Identiteti në krizë
    5.12.2004 Nga: Imer Gruda


    Jo shumë kohë më parë, ekspertët parashikuan formimin e fshatit global, vendin ku, me ndihmën e teknologjisë, njerëzit përgjatë globit do të mund të marrin në çast informacionet dhe të dhënat rreth vendit dhe kulturës së njëri tjetrit. Të marrin dhe shkëmbejnë, duke vlerësuar dhe seleksionuar atë që është më e mira si për individin ashtu edhe për bashkësinë.

    Ja, fshati global nuk është më vetëm një ëndwrr apo dëshirë e dikujt por është një realitet që po merr formë aq sa të dukshme dhe të qartë, aq edhe përshtjelluese dhe të frikshme. Rrjedhimisht bëhet pyetja se a kanë efekt në individin këto ndryshime globale dhe nëse po, çfarë janë ato?

    Përgjatë dekadës së fundit, një numër analistësh dhe komentatorësh kanë diskutuar rreth ndryshimeve në civilizimet njerëzore. Një nga idetë më të njohura dhe më tw përhapura në shkollat sociale perëndimore është teoria e modernizimit që: çdo shoqëri presupozohet të evoluoj nga shoqëria agrikulturore në atë industriale, nga tradicionalja në atë moderne. Nocioni industrializim është bërë qëndror në interpretimet tona për proceset globale sociale. Teza bazohet në idenë se zhvillimi i shoqërisë perëndimore paraqet modelin evolutiv universal në historinë njerëzore – se hegjemonia e civilizimit perëndimor ka ndikim të paevituar në pjesët e tjera të botës.

    Më 1989 Francis Fukajama (Frances Fukuyama), në bazë të ndodhive të fundit historike, me konfidencë deklaroi triumfin e Kulturës Perëndimore si dominuese dhe të pakontestueshme në mbarë botën, duke e identifikuar kohën si fundi i historisë.

    Që nga Revolucioni Industrial e deri më sot janë bërë shumë ndryshime sociale, ekonomike dhe politike. Janë krijuar metropole të mëdha dhe qendra industriale të zhvilluara. Janë bërë emigrime dhe imigrime të shumta duke ndryshuar strukturën e botës me theks nga ajo rurale në atë urbane, duke zëvëndësuar familjet e mëdha me të vogla e bile në disa raste edhe martesen me bashkëjetesë. Futurologu Alvin Toffler argumenton se duke ndyshuar në thellësi strukturën e shoqërisë gjithashtu ndryshojmë edhe njeriun. Bota materiale dhe shpirtërore janë të ndërlidhura në atë masë sa që ndryshimet në njërën shkaktojnë ndryshime po edhe në tjetrën.

    Jeta shoqërore nuk është të përforcojë individin si të pavarur, por të harmonizojë dhe të mbështesë bashkësinë specifike. Bashkësinë e cila si prioritet do të ketë interesin e çdo individi – pjeswtari të saj.

    Por, modernja po transformon njeriun nga subjekti në objekt, po bën që ai të jetë nevojë e masës e jo e kundërta. Edhe pse Islami pohon se njeriu është qenie shoqërore dhe thërret në xhemmaat (bashkësi) ai streson vlerën e çdo individi duke krahasuar jetën e një personi të vetëm me mbarë njerëzimin “… kush mbyt një njeri (pa të drejtw), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (shpëton) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit.” (Kur’an, 5:32)

    Në vendimmarrje grupet jane më të kujdesshme se individët por nëse grupet tëhuajsohen nga vizioni dhe qëllimi që i bashkon, atëherë, duke konsideruar se vendimet e grupit janë më të rrezikshme se ato të individit, ndodh fiasko si për grupin ashtu edhe individin. Këtë e mbështesin bindshëm shumë konflikte përgjatw historisë.

    Sociologët dhe psikologët argumentojnë se ekziston një lidhje dinake mes asaj që ndodh në botën rreth njeriut dhe asaj që ndodh brenda kokës së njeriut. Vetëpëlqimi global ndikon në vetëperceptimin specifik. Prandaj, për shkak të vrullit të kulturës masive, sot njeriu është në krizën më të thellë të tij, në krizën e identitetit. Si të vishem, si të qethem, cilat syze të mbaj, si të flas, si të mendoj, si të ... ??? Nuk qëndron më pyetja të jesh apo të mos jesh, por kush jam dhe çfarë jam. Nëse do pyesim masën e rëndomtë se, si kush dëshiron të jesh si Ajnshtajni, Njutoni apo ndonjw shkencwtar tjetwr, pak përgjigje do marrim, por nëse është në pyetje Shfarcenegeri, Roberto Bagjo apo Eminem, kandidatët do ishin në infinit, sepse këta, duke ju falenderuar mediave, janë rolmodelet në ditët e sotme.

    Jetojmë në një kohë në të cilën njeriu nuk mund të qëndrojë pasiv në takim me kulturën e huaj të servuar nga të huajt. Vallë, a do t’i nënshtrohemi trysnisë së shekullit njëzetenjë dhe në këtë proces të humbim jo vetëm formën tradicionale të jetuari por edhe vlerat shpirtërore dhe të humbim identitetin. Në dilemën se a duhet izoluar veten dhe ngelur në kohë apo pa kusht të pranojmë atë që po ofrohet, përgjigjja do të ishte se as njëra nuk është domosdoshmëri, pasiqë ekziston edhe e treta.

    Ndryshimi nuk implikon patjetër shkatërrimin e strukturave të vjetra dhe traditës, por progres, vizion të ri si dhe interpretime të reja. Kur’ani kërkon nga muslimanët të ndryshojnë, në fakt e bën obligim mbi ta që të adaptohen në kushtet ndryshuese. “Zoti nuk do e ndryshojë gjendjen e një populli pa e ndryshuar ata vetveten(Kur’an, 13:11)”. Progresi është rezultat i edukimit dhe arsimit e jo kopjimit të verbër. Prandaj edhe nuk është për tu habitur që fjala e parë Hyjnore që u shpall në Librin e fundit të Tij është “Lexo, në emër të Zotit i cili krijon ...”(Kur’an, 96:1)

    “Njihe veten”, paralajmëroi filozofi grek Sokrati, kurse maksima Islame thotë “Kush njeh vetveten njeh Zotin”. E kush njeh Zotin beson në Të. E, vetëm besimi në Zotin zbulon të gjitha misteret dhe i jep kuptimin e vërtetë jetës dhe vdekjes në këtë botë. Kjo e lartëson individin në piedestalet më të larta të vetëvlerësimit dhe bllokon ndjenjat pesimiste dhe pamundëson zhgënjimin.

    Njeriu pa koncept të qartë mbi veten është i humbur, e ai që e njeh vetveten ndihet i lirë ndërsa liria është pushtet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Amësia
    13.05.2005 Nga: Khalid baig


    Në prill të vitit të kaluar, Presidenti Klinton nga 50 shtetet mblodhi një fushatë me një mori ish presidentësh, governatorë shteti, kryetarë bashkie, dhe qindra të tjerë të mirënjohur, për të diskutuar një nga problemet më urgjente që Amerika po ballafaqon sot. Ai zgjodhi Kolin Pouell që të udhëheqë këtë grup. Obligimi i tyre; të zgjedhin problemin e 15 milion të rinjëve amerikan që konsiderohen si rini në rrezik. “Ata janë në rrezik të rritjes së tyre të papërvojë, të paditur, madje edhe të padëshiruar.” tha Pouell i cili ishte emëruar si drejtues i Konferencës së Presidentit për të Ardhmen e Amerikës. Problemi ka “potencial për të rrezikuar shoqërinë tonë” paralajmëroi ai.

    Ai nuk po ekzagjëronte. 15 milion nga popullsia totale e rreth 60 milion të rinjë, është një numër shumë i madh. Shumica e tyre vijnë nga familjet jofunksionale të cilët bijnë viktimë e “patologjive dhe sëmundjeve të rrugës”. Prej këtyre 3.4 milion provojnë drogën, gjysëm milioni tentojnë vetëvrasjen, shumë prejt tyre do të lën shkollën e mesme dhe do të jenë praktikisht analfabet në një shtet me edukim universal falas. Doket e tyre seksuale dallojnë pak nga ato të kuajve. (70% prej tyre kanë bërë marrdhënie seksuale para moshës 17 vjeçare). Kohët e fundit Alan Dershouitz, avokat dhe shkrimtar i njohur, këshillon uljen e moshës për martesë deri në 15 vjeç. (Martesa në këtë moshë padyshim do jetë ilegale). Krimet e dhunshme të bëra nga këta të rinj janë një problem shumë i madh saqë në maj Kongresi paraqiti Dëshminë e Krimit të të rinjëve që lejon të rinjtë që nga mosha 13 vjeç do të trajtohen si të rritur përpara sistemit të drejtësisë kriminale.

    Cila është zgjidhja e Pouellit për këtë problem? Ai do të gjejë këshilltarë – vullnetarë yë moshuar, të cilët do të kujdesen për këto fëmijë. Por, çfarë ndodhi me prindërit e vërtetë të tyre? Ata nuk janë vrarë në luftë, apo nga ndonjë sëmundje e rëndë, apo nga ndonjë fatkeqësi natyrore. Problemi qëndron në vetveten e tyre. Nënat lanë shtëpitë e tyre për të ‘realizuar potencialin e tyre të plotë’ në hapësirën e fabrikës, në dhomën e shfaqjes, apo në zyrë. Shoqëria e cila e zvogëloi detyrën e qeverisjes së shtëpisë, humbi edhe amviset e shtëpisë. Me përzierjen e lirë të meshkujve dhe femrave në hapësirat e punës, një gjë shpie në tjetrën. Shtëpia u shkatërrua nga të dyja anët.

    Jeta është dëfrim. Qeverisja e shtëpisë është e mërzitshme. Fëmijët janë barrë. Tani 15 milion prej tyre janë barrë për shoqërinë. Mbetet të shihet se si një shoqëri, anëtarët e së cilës nuk mundën të kujdesen për fëmijët e tyre, do të obligohen të kujdesen për fëmijët e të tjerëve. Por grupi elitë i udhëheqësve amerikan nuk mundën të pranonin që rrënja e problemit ka qenë në imponimin e grave jashtë shtëpive. Ish lideri sovjetik Mihail Gorbaqov ishte pak më shumë i sinqertë. Në librin e tij Perestroika, ai përmend “rezultatin paradoksal të dëshirës sonë të sinqertë dhe të justifikuar politikisht për të bërë gratë të barabarta me burrat në çdo gjë”. Ai shkruan: “gratë nuk kanë më kohë të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet e përditshme në shtëpi – punët e shtëpisë, rritjen e fëmijëve dhe krijimin e atmosferës familjare. Ne kemi zbuluar që shumë nga problemet – në sjelljen e fëmijëve dhe të të rinjëve, në moralin, kulturën tonë dhe në paraqitje – janë pjesërisht të shkaktuara nga dobësimi i lidhjeve familjare dhe qëndrimi i shkujdesur kundrejt përgjegjësive familjare”. Prej këtu lind pyetja: “çfarë duhet të bëjmë ne që të bëjmë të mundshme rikthimin e nënave në misionin e pastër të tyre femëror?”

    Pra, Gorbaqov, (dhe ju të tjerët), dëgjoni se çfarë thotë mësuesi dhe udhërrëfyesi më i mirë për njerëzimin, Profeti Muhamed a.s.. Ai e lartësoi femrën nga pozita që kishte si një vegël e thjeshtë në pozitën dinjitoze të të qenurit sëbashku me burrat, robër të barabartë para Allahut. Megjithatë pozita e tyre në shoqëri nuk ishte kushtëzuar me hyrjen e tyre në botën e mashkullit. Detyra e tyre më e rëndësishme është të kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët. “Kujdesuni për shtëpinë tuaj sepse ky është Xhihadi juaj.” (në Musnedin e Ahmedit). Xhihadi është shembull tipik i Jetës Islame. Deklarimi i qeverisjes së shtëpisë si Xhihad për gratë i jep asaj pozitën më të lartë të mundshme në një shoqëri Islame.

    Jo vetëm që është një detyrë shumë e rëndësishme, por vetëm gratë janë në mënyrë të veçantë të kualifikuara ta bëjnë atë. Nuk është rastësi që shtatëzania dhe rritja janë tërësisht detyra femërore. Allahu iu ka dhënë grave dhuratën speciale dhe natyrën e duhur psikologjike për kujdesjen e fëmijëve. Qumështi dhe dashuria e nënës kurrë nuk mund të zëvëndësohen. Askush nuk mund të çrrënjos apo të konservoj dhembshurinë e nënës. Durimi, ëmbëlsia e saj, dhe gadishmëria për të sakrifikuar rehatinë e saj, dhe afrimiteti natyror kundrejt fëmijëve – dhe afërsia natyrore e fëmijëve për nënën – janë çelsi për rritjen e sukseshme të tyre. Një nënë kupton problemin e fëmijës madje edhe kur ai nuk mund ta shpreh atë. Ajo në mënyrë të veçantë mund të ndjej nevojat e tyre, si fizike ashtu edhe emocionale. Ajo vetëm mund të plotësoj disa prej këtyre nevojave. Për të tjerat fëmijët kanë nevojë për babanë. Por pa dyshim edhe vetë babai ka nevojë për mprehtësinë e saj për ti plotësuar përgjegjësitë e tij mbi këtë fushë. Asnjë qendër për kujdesje apo kopsht nuk mund të plotësojë nënën apo babanë. Mufti Taqi Osmani thotë “Ajo çfarë fëmijët kanë nevojë për rritjen e tyre nuk është një farmë”.

    Nënat janë punëtore të heshtura, të cilat janë të domosdoshme për formimin e karakterit të gjeneratës së ardhshme. Një nënë besimtare e cila kupton natyrën vendimtare të përgjegjësisë së saj, do të mbush fëmijët e saj me besim dhe vlera morale, siç din vetëm ajo. Fëmijët e saj do të rriten me kurajo, ndershmëri, drejtësi, durim dhe qëndrim, dashuri dhe ëmbëlsi dhe vetëbesim. Nga ana tjetër, një shoqëri pa nëna dhe pa organizim shtëpie do të prodhoj rini në rrezik.

    Në një mënyrë, roli i nënave është sikurse i atij shigjetarit në luftën e Uhudit. Duket sikur ka pak rëndësi, por ishte çelësi i fatit i të gjithë ushtrisë. Nëse gratë mbahen fort mbas frontit të tyre, e gjithë ushtria do të arrijë sukses. Nëse ato largohen në një vend tjetër për “një pozitë më të mirë” të gjithë do të humbasin.

    Nga Khalid Baig

    Shqiperoi: Ilda Sadriu

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Faleminderit per artikullin algebra.
    Le te me pergjigjet ai qe din me se paku rreth kesaj ēeshtje.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Gjendja jonė e dhimbshme?
    Nga LOGIC nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •