Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Zeos
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Vendndodhja
    Jam Nga Prishtina
    Postime
    4

    A do të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në 2015

    Te nderuar bashke forumas
    Eshte nje teme qe ne nje aspekte eshte edhe provokus per ata qe pritjen e kan te veshtire ,shumica e shqipetarve e kan enderr qe te jemi te bashkuar ne nje shtet ,por realiteti se 10 vite pritje per personin jan te teperuara por per historin eshte vetem nje ore kohe.
    Procesi i statusit final te Kosoves do te perfundoj ne mesin e vitit 2006 apo ne fund te 2006,ky ashte nje realitet qe nuk do te mund ti shmanget askush,komuniteti nderkombetar do ta kryej misionin e vete ne 2009-2010(UNMIKU),statusi aktual i kosoves do jete shtet i pavarur ,shtet me nje autonomi qe nuk e din askush se qfare jan kornizat e nje autonomije te aspaktit te till,jo bashkim me vendet fqinje,jo me nje gjendje te para vitit 1999(jo nen qeverisjen e serbis).
    Po te pytet vullneti i popullit Shqipetar bashkimi i Kosoves me Shqiperin nuk do te kete asnje vote kunder ne nje referendum gjith popullor,te nderuar bashke forumas me intereson mendimi i juaj ne aspektin se si komuniteti gjith Shqipetar duhet te veproj qe te realizohet nje shtet i perbashket gjith Shqipetar ne Europen e vitit 2015

  2. #2
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Te bejme te dy palet sikur nuk duam te bashkohemi njehere per njehere qe bota te shtyhet pak me shume ti jape pavaresi Kosoves pastaj me te mare pavarsine Kosova, o burra levizje masive te te dy popujve dhe eventualisht do behmi nje shpresoj

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Pse mos jemi si gjermanet me austriaket qe s'bashkohen edhe pse jane e njejta race?
    Ignore List: Den Bossi

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Sepse jetojmë në ballkan dhe ajo fjala e Skënderbeut "bashkimi bën fuqinë" ështe akoma e vlefshme.

    Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i nevojshëm për shumë arsye:
    1. Jemi një gjak dhe kemi nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit.
    2. Trojet nuk rrezikohen më nga fqinjët.
    3. Shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi janë në pozitë më të mirë për të kërkuar të drejtat e tyre.
    4. Ekonomia ka hapësirë më të madhe për zhvillim.
    5. Rritet popullsia e Shqipërisë dhe zvogëlohet ndikimi i minoriteteve
    6. Nuk ngelet më vend për politikanë të korruptuar dhe banda kriminale
    7. Zhvillohet me hapa më të mëdhenj arsimi, gjuha, kultura, deri tek sporti.

    Të mirat që sjell bashkimi janë të qarta, por problemi është se të mirat tona janë halë në sy për fqinjët tanë, dhe ata do bëjnë çmos të ndalojnë bashkimin. Pa filluar mirë bisedimet, është vënë kushti që Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë, por askush nuk jep një arsye pse. E vetmja arsye është që të mos tremben fqinjët, por kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të ndaluar bashkëjetesën e një populli të ndarë, prandaj nuk guxojnë diplomatët të arsyetojnë kushtin e bashkimit.

    Pas pavarësisë së Kosovës, qeveritë duhet të bëjnë çmos që Shqiptarët të ndihen në shtëpinë e tyre në çdo anë të kufirit. Këtu bëhet fjalë për eliminin e pikave doganiere, njohjen e pashaportave e deri tek festivalet e këngës dhe skuadrat sportive. Me pak fjalë, duhet të bindim vetë Shqiptarët dhe gjithë botën që jemi vëllezër të një gjaku. Një referendum në të dy anët e kufirit do i vinte vulën bashkimit dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e popullit, sado i hidhur të jetë bashkimi i Shqiptarëve për fqinjët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 25-10-2005 më 02:35
    Edi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    ndersa une kam mendimin se bashkimi do jete gjeja me e mrekullueshme por mentaliteti i politikes shqiptare ne shqiperi nuk eshte akoma gati te pranoje kete bashkim pasi jane te influencuar shume nka zbulimi serb dhe grek dhe duan ta mbajne kombin tone te percare.Shtetet e tjera kane inteligjence dhe jua them me plot bindje qe cdo dokument i qeverise shqiptare kalon me pare ne duart e sigurimit grek perpara se ai te behet publik.Sipas nje informacioni te fshehte te zbuluar fjala e zotit mustafaj ne OKB eshte korrigjuar nga sherbimi inteligjent grek dhe ne vend te fjales pavaresi e plote u perdor termi pavaresi e kushtezuar.

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga ZejnullahOsmani
    Po te pytet vullneti i popullit Shqipetar bashkimi i Kosoves me Shqiperin nuk do te kete asnje vote kunder ne nje referendum gjith popullor
    Komisioni i Trete per Ballkanin (i pari ka qene krijuar me 1918 dhe na e ndriti fare) ka bere sondazh per kete pune dhe e verteton kete qe thua ti por probabiliteti i bashkimit eshte 50%.

    Lexojeni vete me poshte (shtyp f.44 ne dritaren e faqeve ne Adobe)

    http://www.balkan-commission.org/activities/Report.pdf

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Pse mos jemi si gjermanet me austriaket qe s'bashkohen edhe pse jane e njejta race?
    S'po flasim per rrace ketu! Po flasim per qellimin themelor pse ekziston ti qe quan veten shqiptar. Nqs nuk krijohet hapesira e bashkuar Shqiptare atehere s'ka me kuptim asnje Shqiptar ta quaj veten e tille: thjesht Shqipfoles(Albanofon) duhet te quhet.

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga diikush
    eventualisht do behmi nje shpresoj
    Po ja le shansit kete pune do vdesesh ti dhe gjithe fara jone. Ka 130 vjet qe aristokracia Osmano-Shqiptare shpalosi ceshtjen Shqiptare para botes. Idea ishte vertet meta-fizike pasi ndergjegjja e shqipfolesit e kujton mire se kush ka qene, nuk e di se kush eshte, e as qe e ka idene c'do te behet. Prandaj u detyrua S.Frasheri te shkruaje tezen e tij "Shqiperia c'ka qene, c'eshte, c'do behet". Pra nuk ia la shansit ate pune por u be pro-aktiv.

    Po t'ia lesh shansit kete pune memoria do harrohet, e do tu dali fjala shkollareve pa-gjak si Ardian Vehbiu qe thote 'qe Shqiptari s'ka kujtese' (ergo s'ia vlen te ekzistoje pertej perkufizimit te tij si Shqipfoles)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e A zi zi
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Postime
    54

    Do ta bëjmë Shqipërinë

    Kështu më duket quhet ajo kënga e Sabri Fejzullahut.
    Vija e kufirit nuk është asgjë e rëndësishme në mes dy shteteve të cilat nuk e llogarisin atë (shih shtetet e Shengenit, Amerikën dhe Kanandan apo edhe ma larg - shih Anglinë dhe Amerikën), ndërsa është tmerrë për një komb kur atë e ruan dikush tjetër (shih shqipëtarët, kurdët, palestinezët,...) apo një "racë" siç i quajti njëri më herët (shih shtetet arabe që praktikisht janë një komb).

    Të heqësh vijën e kufirit - nuk do të thotë asgjë. Veriu dhe Jugu i Amerikës nuk kishin kufi por bënë luftë të përgjakshme. Veriu dhe Jugu i Shqipërisë nuk kanë vijë kufitare por, thuajëse janë dy botë të ndryshme.

    A janë të gjithë shqipëtarët të gatshëm për bashkim kombëtar? Ndoshta rezultatet e LPK-së dhe LKÇK-së në zgjedhje nuk janë përgjigje e sakët, por sidoqoftë, mosekzistenca e tyre në Shqipëri flet mjaftë për qëndrimin e asaj pjese të kombit.

    A mundet një shtet i ardhshëm i përbashkët ta përballoj at bashkim? Gjermania Perëndimore praktikisht e ka blerë atë Lindore. Cila nga dy vendet tona është e aftë ta blejë tjetrën? Çka do të ndodhë me interesat grek në jug të Shqipërisë e çka me atë serb në veri të Kosovës (nuk është në pyetje vetëm interesi për ekzistimin e pakicës por interesi financiar)?

    Së fundi, a ia vlenë të diskutohet për bashkim me Shqipërinë kur Kosova sot nuk është e aftë as të ekzistoj pa praninë ndërkombëtare (përpos në fjalimet politike): a ia vlenë të quhet shtet një vend në të cilin edhe policia kërcënohet me grevë?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga A zi zi
    Kështu më duket quhet ajo kënga e Sabri Fejzullahut.
    Vija e kufirit nuk është asgjë e rëndësishme në mes dy shteteve të cilat nuk e llogarisin atë (shih shtetet e Shengenit, Amerikën dhe Kanandan apo edhe ma larg - shih Anglinë dhe Amerikën), ndërsa është tmerrë për një komb kur atë e ruan dikush tjetër (shih shqipëtarët, kurdët, palestinezët,...) apo një "racë" siç i quajti njëri më herët (shih shtetet arabe që praktikisht janë një komb).

    Të heqësh vijën e kufirit - nuk do të thotë asgjë. Veriu dhe Jugu i Amerikës nuk kishin kufi por bënë luftë të përgjakshme. Veriu dhe Jugu i Shqipërisë nuk kanë vijë kufitare por, thuajëse janë dy botë të ndryshme.

    A janë të gjithë shqipëtarët të gatshëm për bashkim kombëtar? Ndoshta rezultatet e LPK-së dhe LKÇK-së në zgjedhje nuk janë përgjigje e sakët, por sidoqoftë, mosekzistenca e tyre në Shqipëri flet mjaftë për qëndrimin e asaj pjese të kombit.

    A mundet një shtet i ardhshëm i përbashkët ta përballoj at bashkim? Gjermania Perëndimore praktikisht e ka blerë atë Lindore. Cila nga dy vendet tona është e aftë ta blejë tjetrën? Çka do të ndodhë me interesat grek në jug të Shqipërisë e çka me atë serb në veri të Kosovës (nuk është në pyetje vetëm interesi për ekzistimin e pakicës por interesi financiar)?

    Së fundi, a ia vlenë të diskutohet për bashkim me Shqipërinë kur Kosova sot nuk është e aftë as të ekzistoj pa praninë ndërkombëtare (përpos në fjalimet politike): a ia vlenë të quhet shtet një vend në të cilin edhe policia kërcënohet me grevë?
    Pike se pari emri jot eshte emer irakian dhe jo shqipetar.e dyta ti na krahasove trojet tona me palestinen ,kurdistanin dhe vendet arabe qe skane asnje lidhje,e treta ti mundohesh te thuash dicka por e humbet krejt idene e problemit akoma pa filluar akoma.Nese kosova behet e pavarur kjo do te ishte mrekullia per kombin shqiptar ne teresi pasi kjo do te thote vllazen te nje gjaku pa serbe ne mes qe te na ndajne.Sa per anen financiare une mendoj se kosova dhe shqipnia kane aftesine dhe rinine per ti ngritur keta dy vende shume shpejt.Me vjen keq qe na e ndan shqiperine ne jug dhe veri pasi jemi nje komb dhe jugu i shqiperise ka atdhetare dhe patriote te mrekullueshem.se fundi te uroj shendet dhe mendime me pozitive per kombin tone,per vatanin tone,per origjinen tone.ashtu sic heroi yne legjendar e thoshte bashkimi ben fuqine dhe une ty po te them:bashkimi kosove shqiperi eshte e ardhmja e vetme dhe ekzistenca e qytetareve tane.Me jane mbushur syte me lot kur pashe djemte nga kosova qe mbuluan njeren ane te stadiumit nga flamuri kuq e zi.Kjo eshte rinia e mrekullueshme shqiptare djalosh

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mustafaj: Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 12:47
  2. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  3. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •