Shpalime historike:
VEPRIMTARIA E ORGANIZATAVE POLITIKE ILEGALE NË KOSOVË
1945-1999
Sheradin Berisha
Pas Luftës së Dytë Botërore,Kosova dhe viset tjera shqiptare,jo vetëm që u penguan për t´u bashkuar me shqipërinë,ashtu siç ishte vendosur në konferencën e Bujanit(31 dhjetor 1943-1 e 2 janar 1944),por ngjau ajo më e keqja,këto troje etnike shqiptare u ripushtuan dhe u ndanë në katër copëza brenda federatës jugosllave të AVNOJ-it :Kosovë,pjesët etnike shqiptare në Maqedoni,në Serbi dhe në Mal të Zi.
Populli shqiptar ndonëse s´u pajtua asnjëherë me këtë gjendje,u organizua në forma të ndryshme legale e ilegale për të sendërtuar aspiratën e vet historike çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën nën sundimin jugosllavë(lexo-serbosllavë) dhe bashkimin e tyre me shtetin amë-Shqipërinë.Veprimtaritë politike-kombëtare ilegale të shqiptarëve në Kosovë…gjatë viteve 1945-1999 janë përshkuar nëpër gjashtë faza organizative:
1.Faza e parë,e organizimeve politike-kombëtare ilegale përfshinë periudhën nga fundviti 1944 e deri në vitin 1950 dhe përkufizohet kryesisht me veprimtarinë e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare(LNDSH).Drejtues të LNDSH-së ishin intelektualët patriotë:Halim Spahija,prof.Ymer Berisha,Tahir Deda,Marije Shllaku,Gjon Serreçi,At Bernard Llupi,Adem Gllavica,Ukë Sadiku,kapiten Hysni Rudi,Ajet Gërguri,Luan Gashi,Ibrahim Fehmiu,Qemal Skënderi,Halim Orana,Hamdi Berisha,Prof.Ibrahim Kelmendi,Hysen Tërpeza,Ejup Binaku etj
2.Faza e dytë,përfshinë kohën në mes viteve 1950-1958 dhe në popull kjo periudhë deri në vitin 1966 quhej „koha e Rankoviqit“.Brenda këtyre viteve organizimet ilegale qenë të shumëllojshme si:vazhdimësia e veprimeve të LNDSH-së nga grupe me emërtime tjera,“informbyroistët“,organizimi i grupimeve të ndryshme nga Sigurimi shqiptarë,kundërshtimi i rekuizitave“otkupit“,Kundërshtimi i asimilimit të sshqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi…,luftimi në forma shantazhuese të kolektivizimit,Aksioni i Armëve etj.Përfaqësues të këtyre grupimeve ishin:Xhavit Gafuri,Hasan Jashari,Shaban Dërguti,Hafëz Jakupi,Bitër Dehalla,Sefer Elezkurtaj,Hajdar Bytyqi,Bie Vokshi,Fetah Bogiqi,Sami Peja,Sali Kelmendi,Konstandin Vasilaca(oficer i armatës shqiptare),Hajrullah Gorani,Ramiz Osmani,Xhemil Fluku,Ramadan Rexha,Ali Aliu,Omer Qerkezi,Sabit Kapiti,Mehmet Gega,Rexhep Abdullahu,Nysret Nivokazi,Emin Fazliu,Njazi Maloku(Procesi i Prizrenit)Enver Dukagjini,Adem Demaçi,Muhamed Brovina,Hidë Dobruna…
3.Faza e tretë,përfshinte kohën në mes të viteve 1958-1968 dhe kjo periudhë karaketrizohet me formimin e organizatave ilegale,të cilat do të artikullojnë koncepte të reja politike e kombëtare.
-Në vitin 1958 atdhetari Metush Krasniqi formoi organizatën:“Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“(PRBTSHSHA);
-Në vitin 1960-61 atdhetarët Kadri Halimi dhe Ali Aliu formuan organizatën:“Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi-me Shqipërinë“(KRBTSHJSH);
-Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi“Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“(LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës,i Pejës,i Gjakovës…
-Në vitet 1964-68 veproi grupi i studentëve(sipas platformës së LRBSH-së)të drejtuar nga studenti Osman Dumoshi.Ky grup ishte organizatore e demonstratave të 27 nëntorit 1968.
4.Faza e katërt,përfshinë periudhën 1969-1981 dhe mund të thuhet se është faza e lulëzimit të veprimtarive ilegale në Kosovë…Grupet ilergale më të njohur që e karakterizojnë këtë periudhë janë:
-Grupi Revolucionar i formuar në vitin 1972 nga Kadri Osmani,Xhafer Shatri…(K.Osmani fillimisht në nëntor 1969 kishte organizuar shpërndajen e një pamfleti,me anë të së cilës ka manifestuar suksesin e demonstratave të vitit 1968 dhe për këtë veprim denohet me 10 muaj burg);
-Grupi MLK(1976-78),OMLK(1978...)-vazhduese të „Grupit revolucionar“,të drejtuar nga Mehmet Hajrizi,Hydajet Hyseni,Kadri Zeka,Rexhep Mala…(Në vitin 1978 Kadri Zeka emigron ne Zvicërr)
-„Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975) i kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit;
-Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi-PKMLSHJ(1977...)i drejtuar nga Avdullah Prapashtica;
-Beslidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare(1977…)e drejtuar nga Emin Fazlia alias Emil Kastrioti me seli në Gjermani;
-Fronti i Kuq Popullor-FKP(1978...)i drejtuar nga Ibrahim Kelmendi i emigruar në vitin 1976 në Gjermani;
-Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe të Viseve tjetra Shqiptare në Jugosllavi(LNÇKVSHJ(1978-shkurt 1982) të drejtuar nga Metush Krasniqi,Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella.(Në dhjetor 1979 Jusuf Gërvalla emigron në Gjermani ndërsa Sabri Novosella në Turqi).Gjatë viteve 1980-81 në Kosovë me programin e LNÇKVSHJ-së sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës ka vepruar Komiteti i Deçanit i drejtuar nga Ismail Haradinaj,Hasan Ukëhaxhaj,Jashar Salihu,Xhavit Hoxha...dhe Komiteti i Drenasit i drejtuar nga Bajram Gashi...
Krijoni Kontakt