Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Çfarë është pafundësia?

    Cfare eshte per ju pafundesia?

    Un nuk arrij ta konceptoj.Mendoj qe llogjikisht si koncept nuk egziston pasi cdo gje ka nje limit.Ndoshta pafundesi eshte pamundesia jone per te gjetur limitet.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Une them se "pafundesia" eshte pjelle e kufizave tona. Ne kemi limite- biologjikisht e menderisht. Sa do i madh te jete nje numer, une gjithnje mund ta bej me te madh duke shtuar nje. Une nuk mund ta recitoj te tere vargun e numrave pasi jeta ime eshte finite. Ne anen tjeter te medaljes, une mund ta ndaj nje cope leter, ta zeme, ne me pak se nje (infinitesimal). Por ky "ritual" mund te zgjase deri tek njesia me e vogel qe syri im percepton. Pra "vizorja" ime e ka nje fund. Pafundesia eshte vetngushellim i nje lloji per dicka qe vijon pertej nesh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Mendoj qe llogjikisht si koncept nuk egziston pasi cdo gje ka nje limit.
    Pafundesia eshte koncept shkencor. Konsidero nje seri qe tenton te mos jete e kufizuar por te vazhdoje ne pafundesi. Atehere thuhet se ky limit nuk ekziston, pra nuk ka limit, ose ajo seri eshte e pafundme. Termi "seri" mund te mos jete fare matematik, por cdo lloj bashkesie. Per me teper, pafundesia mund te konsiderohet si njesi reale ne 4 dimensionet; ne kete rast asaj i referohemi si objekt.

    Si specie, ne jemi te paafte ta konceptojme pafundesine reale. Megjithate mund te mendojme dicka intuitive, si nje seri ngjarjesh indeksi i te cilave vazhdon rritet me nga nje (le te themi) dhe nuk mbaron se rrituri, ose nuk pengohet se rrituri.

    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Ndoshta pafundesi eshte pamundesia jone per te gjetur limitet.
    Kjo qe ti pohon eshte kontradiktore, sepse ne kemi mundesi te gjejme limitin per ne pafundesi, qe eshte vete kjo e fundit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Cfare eshte per ju pafundesia?

    Un nuk arrij ta konceptoj.Mendoj qe llogjikisht si koncept nuk egziston pasi cdo gje ka nje limit.Ndoshta pafundesi eshte pamundesia jone per te gjetur limitet.
    Një zbërthim i pastër logjik është bërë nga Epikuri (341–270 p.e.s.) në "Letrën Herodotit"



    "Tërësia e gjërave [1] është e pafundme. Sepse çfarëdo që është e fundme ka kufi, dhe ky kufi shquhet vetëm duke e krahasuar/ballafaquar me diçka tjetër. Duke qenë se tërësia e gjërave nuk mund të shquhet përmes krahasimit/ballafaqimit me diçka tjetër [2], rrjedhimisht nuk ka kufi, e përderisa nuk ka kufi, duhet të jetë e pakufishme ose e pafundme."

    _________
    1 - Gjithësia, gjithçka që është
    2 - Pasi nuk ka gjë tjetër, ajo është tërësia e gjithçkaje që është, gjithësia.



    Logjikisht, pra, si koncept përkufizohet, argumentohet dhe mbulohet dhe nga ana kuptimore. Parrulla "pafundësia nuk është logjike, është e pakapshme për njeriun" që përhapet majtas djathtas si njësi sofizmi laik pa iu nënshtruar syrit kritik ka prejardhje fetare dhe si e tillë është normalisht irracionale.

  5. #5
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nga kendveshtrimi material pa u ngaterruar me konceptet spirituale pafundesia quhet e tille ngaqe fundi jone eshte me para se fundi i pafundesise.Pra natyra jone e kufizuar ne percaktimin e gjerave.

    Citim Postuar më parë nga Rebele
    Sa do i madh te jete nje numer, une gjithnje mund ta bej me te madh duke shtuar nje
    Rebele a do kishte kuptim shtimi nje numri nese shifra e krijuar me shtimin e tij nuk perputhet me nje vlere materiale?

    Perberesit e materies a mund te thjeshtohen deri ne ate pike aq sa mos te kesh me cfare te numerosh?

    Mendoj qe po.Te qenit ne levizje te pjeses me te madhe te materies tregon qe perberesit e pare kane ardhur si pasoje e shnderrimit te nje energjie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 01-08-2006 më 10:47
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Floriri ti nuk mund ta perceptosh se c'eshte pafundesia,por a mund te perceptosh kufij?Atehere perseri lind pyetja se c'fare ka pertej kufijve?
    Pafundesia eshte nje koncept qe truri i njeriut nuk mund ta perkufizoje saktesisht.Sa me shume qe mesojme,aq me shume e kuptojme se sa pak dime.
    Dikur njerezit njihnin vetem henen dhe diellin,me vone disa nga planetet e sitemit tone diellor,me vone numrin aktual te planeteve,sot shkenca ka njohuri per sisteme dhe galaksi te ndryshme,neser do te dihet me shume.Pafundesine une personalisht e shoh si baze e c'do gjeje qe ekziston,pra perderisa ekzistojme ne dhe miliona e miliarda sisteme e galaksi kjo do te thote se nuk ka fund,por nje riciklim universal te lendes.Sistemet lindin,jetojne dhe transformohen,por nuk zhduken kurre.

  7. #7
    Hudhu^Pupthi^Zgupthi^BaM
    Anëtarësuar
    10-12-2004
    Vendndodhja
    Ku te Pelcasin
    Postime
    76
    Jam shume dakord me ty Flori!


    Pafundesia eshte ajo qe nuk mund ta arrijme!

    Marrim nje shembull idiot BOTA-Eshte e madhe dhe askush s'ka arrit ta njohe gjithe boten sepse asnjehere nuk e gjen kohen te shoh!Do duhet te jemi te pavdekshem qe te njohim dhe psh "Ne Handa-Kunda ka thana si ne Shqiperi ????" LoL......



    Po e gjetet me zgjoni dhe mu....dhe mos u lodhni shume!
    Bam bum anej kenej....shukurinaaaaaaaaaaaa!
    Friken te me kesh..Se gje s'te bej ;)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    ...e paskajshmja, e paarritshmja, inegzistenca...hiçi!

  9. #9
    Never Ever Give Up Maska e InMind
    Anëtarësuar
    15-08-2006
    Postime
    12
    Logjikisht asht ne rregull eksistimi i konceptit PAFUNDESi, perndryshe nuk do te ishte e logjikshme. Vogelsia dhe Madhesia jane te pa kufijshme. Ky pra asht boshti kordinativ -inf dhe +inf brenda te cilit ndodhet gjithqka.
    Fundi i cdo gjeje eshte patjeter fillimi i nje gjeje tjeter perndryshe eshte e pakuptimte.

  10. #10
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Cfare eshte per ju pafundesia?

    Un nuk arrij ta konceptoj.Mendoj qe llogjikisht si koncept nuk egziston pasi cdo gje ka nje limit.Ndoshta pafundesi eshte pamundesia jone per te gjetur limitet.
    e drejte! c'do gje ka nje fund pervecse idiotsise. kesaj s'ja ka gjet njeri fundin.
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  2. Filozofia dhe absurditeti...
    Nga SH_H në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 17:19
  3. Deti..akulli..pafundesia
    Nga Flava në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-05-2003, 17:16
  4. Pafundesia e sekondes
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-04-2003, 16:48
  5. Pafundesia aka Pafytyresia e Partive
    Nga alumni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-05-2002, 09:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •