Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    20
    MSDE dhe SQL 2005 Express Edition jane krejtesisht falas. Pa asnje kosto! I ke falas per download ke faqja e Microsoft.
    MSDE ka performance me te larte se MySQL (sipas testeve), nderkohe qe Express 2005 ka performance me te larte se MSDE.
    I vetmi kufizim eshte database 2GB (nuk futet ne hesap log file, i cili mund te jete pafund). Qe nje forum te arrije database 2 GB i duhet goxha pune. Pergjithesisht nuk e arrijne, sepse zakonisht mesazhet qe jane shume te vjeter fshihen, pasi nuk kane me asnje vlere. Per shembull, nese nje mesazh tekst eshte mesatarisht 1 kb (i kompresuar eshte me pak) atehere 2 GB = 2 milione mesazhe... Sipas ketij ritmi, forumit shqiptar i duhen 10-15 vjet qe te arrij kete kufi pa fshire mesazhe (Eshte 500 mije sot pas 7 vjetesh)

    Att: Kufiri eshte 2 GB per db, por mund te kesh sa db te duash, nuk ka kufizim.

    Ka dhe disa kufizime te tjera (si replikimi, etj..), por qe pergjithesisht nuk perdoren ne web.

    Megjithate po te them se edhe per SQL Server e ke gabim.

    Ta sqaroj une licensen:

    Ka 2 menyra licensimi:

    1. CPU Based
    Mbeshtetet mbi license per cdo CPU aktive ne sistem.

    2. User Based
    Mbeshtetet mbi numrin e userave te SQL Database. Kjo ska asnje lidhje me rastin e forumit shqiptar. I gjithe forumi puonon me 1 (nje) user SQL-je. Ndersa userat e forumit jane thjesht nje tabele brenda database.
    Keshtu qe edhe 1 milion usera forumi te jene, jane thjesht 1 user database.

    Ndersa numri i connections nuk ka asnje lidhje me nr e userave dhe nuk ka kufizim, pasi te gjithe connections ne web perdorin te njejtin user, pra nevojitet vetem 1 CAL (Client Access License)

    Cmimi varet nga reselleri... Mund ta gjesh edhe me 650 USD per server. Kuptohet qe 1 server mund te mbaje me shume se sa 1 forum, keshtu qe edhe po ta blesh (te mos perdoresh versionet falas) nuk shkon me shume se 50-60 USD

    Kam pershtypjen se nuk e njeh kete fushe, por mbeshtetesh ne ate cfare ke degjuar (mitet ne qarkullim)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga renis_cerga : 24-04-2006 mė 20:32

  2. #32
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Te krahasosh MS SQL 2005 expres me MySQL eshte budallalliku me i madh qe mund te kem degjuar ndonjehere. Me duket se ti vete nuk e ke lexuar mire se cfare Microsoft thote vete per kete Database server. E ke pare vete se sa feature i mungojne keti versioni free te MS SQL 2005 i cili eshte nxjere ne qarkullim vetem per nje arsye te vetme nga microsft, te njejten arsye qe nxori edhe MSDE (Microsoft Desktop Engine):
    Qe programues, studente, experte te mesojne, studjojne, e raportojne probleme (bugs). Pra microsoft nuk eshte se u kujtua te jape nje program falas se i ardhi keq per klientet. Po nxjer kete version me limitime duke mos lejuar shume funksjonalitete duke i dhene nje limit ne database jo me shume se 4GB Sa per te te dhene ty nje ide e te te joshe. Si mund ta krahasosh kete versjon te cenuar me nje version te plote te nje serveri funksjonal pa asnje limitim. Ne do te bejme nje krahasim te te dy versioneve i japim llogjeve.

    Ms SQL si 2000 edhe 2005 kane si sistem Vetem Microsoft Server cdo versioni
    My SQL Win, *nix, Solaris, Mac, HP-UX etj....

    MS SQL Kerkon nje CPU te familjes Intel ose te ngjashem te pakten 64Mb ram edhe mbi 200Mb HDD space.
    MySQL instalohet ne cdo platforme dhe duke mos patur aq shume procese sikunderse MS nuk ka ndonje specifikim reth HARDWARE

    Persa i perket cmimit eshte shume budallallik te besh nje krahasim pasi MySQL shperndahet per free bazuar ne GPL po po marim versionin e licencuar te MySQL qe ne te vertete nuk shet programin po shet suport. per nje procesor MS kerkon Cmime qe fillojne ne 5000 dollare. ndersa MySQL ne 400-500.

    Per sa i perket Performace eshte e veshtire ti krahasosh te dy pasi ne shume reziltate varet nga proceset qe perdor edhe cfare lloj database ke My SQL mund te jete me i pershtatshem edhe ka raste qe MSSQL eshte me i pershtatshem.

    Persa i perket T-SQL edhe Mysql Dialect qe ma mer mendja se i di se cfare jane eshte shume kollaj te thuash se T-SQL eshte me i pershtatshem se te gjitha microsoft i ka rene mendjes e i ka bere MS VS me gjera te gatshme per te implementuar SQL ne nje program apo WebSite.

    Ajo cka duhet te mendojme e te vrasim mendjen eshte se duhet ta limitojme veten ne disa gjera qe mund te duken te vogla apo shpenzojme mijra e mijra dollare per te ndertuar nje sistem puro Microsoft, Apo ku mund te kemi nje sistem me cfaredo qe deshirojme edhe pa patur mendjen te kalemi.

    Personalisht skam asgje me Microsoft pervec cmimeve. I vetmi moment qe do i drejtohesha MS SQL per gjera personale pa futur ketu Punen "ku megjithese 80% e bangave amerikane ku kam punuar akoma nuk kane kaluar e nuk kalojne ne MS SQL po akoma kane Oracle edhe FPro" do ishte rasti kur do perdorja ASP pasi me te vertete ASP edhe MySQL nuk shkojne bashke.
    Po ama nuk e shaj GPL e pastaj te perdor scripte te te tjereve qe perdor ne faqet e mia duke u thene gjithashtu se i kam bere une kjo eshte me te vertete ajo qe shume e quajne. LAMME.Nuk do e quaja veten programues apo webmaster nese ne nje Faqe zyrtare te rendesishme nuk do kisha aq kohe e nuk do ma kishte zene syri nje gabim te tille


    <b>New Page 1</b>
    Nuk e kam kete me ironi as me ndonje perulje per zoterine tuaj se te gjithe kemi bere bejme e do bejme gabime gjate nje pune po eshte mire qe te lavderohen te dyja krahet e medaljes edhe mos flitet me kopetenca te larta apo kush jam une e kush eshte ky. Meqe te kishte bere pershtypje qe une vendos ardi e jo emer mbiemer ketu eshte pasi ajo cka ndodh jashte keti forumi nuk i intereson asnjeri tjetri ketu ne kete forum pervec meje. Une aty jashte mund te jem lavapjates kamarjer, fsheshaxhi, doktor, profesor, kalama e ku di une se cfare debati behet ketu.

    Me duket se nga gjithe kjo gjullurdi eshte haruar pse eshte bere kjo teme. Mesa duket GPL po lakohet lart e poshte e poshte e lart me kot. GPL eshte nje liqence bere nga nje person X apo Y me idene qe cdo program ne kete licence te ishte kollaj per tu mare. po kjo nuk di te thte sic e ka mare renisi qe do ishte free po ama kodi i keti programi duhet te ishte i disponueshem per ate qe e kerkonte ose duhet te ishte bashke me programin. Kete nuk mund ta maresh vetem ne idene qe mos paguehet po ama mund ta maresh edhe si nje garanci duke e ditur se cfare ky program ben. Nje ane tjeter eshte se nga mund ta di une qe microsoft apo symantec apo kushdo nuk ka perdorur nje cope kodi qe une apo ti renis apo quska, edi etj mund ta kene shkruar ne shkolle apo ne pune. Pra kjo i jep edhe nje mundesi kontrolli me shume edhe nje "unikitet" programit. Pse une si ardi duhet te ri te pres derisa microsoft te mare ne pune disa kosovare per te nxjere nje pakete gjuhe shqipe per ibret per windows ku une vete personalisht mund ta nderoj kete gjuhe ne baze te kerkesave te mia. Pse nese une kam gjetur nje gabim ne windowsin tim pse duhet te raportoj nje bug e te pres kot me shpresen se microsoft do e regulloje kur shume mire mund ta beja e vete edhe ta raportoja per te tjeret. Pra OSS nuk ka ato ane qe i kap ti renis apo cdokush po edhe ane te tjera.


    Ardi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ardi_Pg_ID : 25-04-2006 mė 03:47
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    20
    Mesazhi jot Ardi me shkakton vetem keqardhje. Si mund te krahasoj MSDE me MySQL... fare kollaj:

    1. Limitimi 4 GB (me fal se isha gabim per 2) eshte jashte cdo mundesie te kapet nga website normale.
    2. Limitimi ne connections nuk ekziston me tek SQL Server 2005 Express (edhe ai qe ishte tek MSDE, perseri veshtire te kapej...)
    3. Me gjej nje kompjuter ne treg me 64MB Ram dhe 200 MB HDD... ka nja 7-8 vjet qe nuk ekzistojne me.
    4. Zgjedhja e platformes eshte strategji tregu. Ketu nuk ka asgje te keqe. Sic mund ta kesh vene re, edhe disqet e makinave Mercedes i ben ndryshe nga VW, dhe megjithese VW i ka kompatibel me Audi, kjo nuk do te thote qe VW eshte makine me e mire. Sot e kesaj dite edhe vidat po i bejne te vecanta... shiko nje HP nga brenda... as ushqyesin nuk e ka standart. Dua te them qe nuk eshte Microsoft i pari qe po e ben nje gje te tille... ka kohe qe ndodh.
    5. Replikimi nuk perdoret ne web
    6. MySQL vazhdon ti mungoje relational validation (nuk e kuptoj se per cfare aresyeje)
    7. T SQL perdorej edhe kur VS.NET nuk ekzistonte

    Jo vetem bankat (ku misioni eshte kritik) por edhe ndermarrje te rendomta si p.sh. nje supermarket e kane te veshtire te nderrojne shpesh platformat. Nuk habitem aspak. Dhe jo vetem platformat, por madje edhe aplikacionet. Jashte, ne shume supermarkete une vazhdoj te gjej programe per MS DOS qe hapen ne nje gjysem dritareje te Windows XP ne Text Mode. Keshtu qe kjo nuk perben ndonje indikator.

    Se di ku e gjete ate citimin me meta tags, por nuk me duket se eshte shkelur ndonje license GPL aty. Aty tregohet qe eshte perdorur Front Page per ndertimin e faqes. Per me teper qe duhet te kuptosh se ne cdo projekt, faqe, aplikacion, etj., nuk merr pjese vetem nje person.

    Nuk kam perdorur asnjehere ne menyre ilegale scripte te te tjereve. Pergjithesisht nuk me pelqen te perdor scripte te gatshme, sepse jane high security risk (mos te diskutojme kot se sa here kane ndodhur skandale me phpnuke, phpbb, etj.)

    Por edhe kur i perdor, sepse dikush (klient) mund ta kerkoje nje gje te tille, nuk kam hequr asnje copyright message.

    P.S.
    Sido qe te jete, FrontPage eshte perdorur me license, per kete te jesh i sigurt pavaresisht se duket e habitshme kjo per Shqiperi, ku CD-te shiten ne mes te rruges.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    20
    Besoj se e gjeta ku e ke pare ate gje:
    http://www.keshilliministrave.al/shq.../sherbimet.asp

    Po behen 5 vjet qe nuk punoj me aty, dhe faqja ka patur shtesa e ndryshime (jo nga une)... Kam pershtypjen se emri ka mbetur thjesht ne shenje respekti

    P.S.
    Ajo faqe nuk ka ASNJE script te gatshem, as GPL as BSD.

  5. #35

    Sikur po dalim pak jashte teme...

    Ky muhabeti sikur kaloi ne mbrojtje apo jo to Microsoftit. Ne Shqiperi duke qene se kompjuterat jane futur relativisht vone qe te gjithe perdorin Windows dhe shikojne vetem anet positive te saj.
    Sic besoj se mund te keni lexuar lajmet Evropa ka hedhur Microsoftin ne gjygj. Japonia e ka hedhur dhe gjobitur me kohe.
    Shikoni kete http://www.eweek.com/article2/0,1895,1863060,00.asp

    Nuk ka gje te keqe te mbash kodin tend te fshehur nqs je nje biznes i thjeshte por kur behesh monopol (ose diku aty afer) me miljona njerez varen nga ajo qe ben ti prandaj gjerat behen me spec. Pse po behet zhurme per Albtelekomin dhe KESH-in?

    Une jam per shkolle ketu dhe windows-in e kam falas. Nuk eshte se M$ po e merr malli per studentat por po investon qe ne te ardhmen te kete akoma kerkese (kesaj here me leke).

    Edhe ato testet nuk jane gjithcka. Qe ne fillim thuhej "sponsorizuar nga M$". Mos mendon se ajo firma qe i ben pasi te marri ca miljona do dali dhe ti thote qe "... testin nuk doli me sukses...". Nuk ka llogjike. Jam shume i sigurte qe keni plot testesh te tilla por para se ti sillni ketu shikoni edhe kritikat.

    Shikoni edhe kete http://www.digg.com/links/Linux_s_TU...icrosoft_event

    Une jam duke kaluar ne Linux per vete.

    Qoske, cfare behet? Bota eshte e vogel eee?

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    20
    Kuptimi i fjales "monopol" nenkupton te drejten qe te jepet nga institucionet publike per te tregetuar, prodhuar ose ofruar nje sherbim, e drejte e cila nuk i jepet askujt tjeter.
    Di ndonje ligj ne USA ose ne ndonje vend tjeter qe ti kete dhene te drejte Microsoft qe vetem ai te prodhoje OS?

    Albtelecom eshte monopol, po ashtu edhe KESH, sepse askujt tjeter nuk i jepet e drejta te hape nje kompani per telefonine fikse dhe per prodhimin energjise elektrike ne Shqiperi.
    Keshtu qe krahasimi eshte teresisht pa asnje lloj baze.

    Eshte per te qeshur kur sheh se kur Microsoft jep nje produkt falas, fjalia qe e shoqeron eshte "nuk e preu barku". Po Eric Raymond per cfare e "preu barku" ?

    Te japesh adresen e nje blogu anonim si lajm (me 2 rreshta) eshte tallje.

    Veritest financohet nga Microsoft? Nuk besoj... Veritest eshte kompania me e madhe testuese ne bote. Teston software dhe hardware nga te gjitha llojet, qe nga routerat Cisco e deri ke videokartat NVidia. Po ashtu teston edhe IBM, HP, Oracle, etj... keshtu qe... mos ja fusim kot ne tym.

    1. E ke idene se perse jane TENTUAR te vihen gjoba?
    Pergjigja: Ska asnje lidhje me source te windows, por me inkorporimin Windows Media Player ne Windows XP.
    2. E ke idene se kush e fitoi gjyqin?
    Pergjigja: S'ka akoma fitues. Gjyqi vazhdon ne shkallen e dyte (apel).
    3. E ke idene se ne cfare lloj karagjozlleku perfundoi kjo ceshtje?
    Pergjigja: Microsoft hoqi Windows Media Player nga CD qe shiten ne Europe (BE), dhe njoftoi qe Media Player e keni falas per download ne microsoft.com

    Bravo gjyqi.... goxha fitore...

  7. #37

    Ca sqarime

    Monopoli eshte nje kompani qe zoteron pjesen dermuese te tregut. Kjo nuk eshte thene qe te kete vetem ajo te drejten me ligj. Nje kompani e zakonshme kur ecen mire dhe arrin nje kuote te caktuar, cilesohet monopol nga ligji dhe veprimtaria e saj rregullohet nga ligjet ne fuqi. (megjithese ne praktike dhe ne teori kompani te tjera mund te ekzistojne dhe te futen ne treg). Arsyeja kryesore eshte mireqenja e shoqerise. Mos u mundo te gjesh ndonje gabim ketu, hap ndonje liber.

    Kerkoj falje per injorancen, por kush eshte Eric Raymond? Edhe nuk mu duk aspak gabim llogjik ajo qe thashe me perpara. Microsofti e ben si levizje strategjike dhe jo sepse po interesohet per mireqenjen e konsumatorit.

    Adresa e blogut nuk ishte dy rrjeshta. Nqs klikon ne fillim ate link-un do te shkosh te video.google... dmth ketu:
    http://video.google.com/videoplay?do...993359&q=linux

    Sa per Veritest madhesia e firmes nuk do te thote 100% korrektesi. Edhe Andersen ashtu ishte perpara skandalit me Enron-in. (biles edhe Enroni vete). The gjithe kane interes financiar.

    Gjoben e dhashe si shembull i praktikes se bisnesit te Microsoftit. Me te vertete gjygji i apelit nuk ka mbaruar akoma por mua nuk me duket aspak karagjozllek sepse perdoruesat ashtu sic mund te shkarkojne WMP mund te shkarkojne edhe Winamp apo Realplayer apo ndonje gje tjeter. Pra kane me te vertete te drejten e zgjedhjes.

    Gjithe te mirat njerez,

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    20
    Ok, le ta marrim sic thua ti. Fillimisht duhet pranuar se krahasimi me KESH dhe Albtelecom eshte pa lidhje. Pastaj duhet kerkuar informacion se cili shtet e ka cilesuar Microsoft si monopol me ligj dhe ka vendosur ta trajtoje si monopol. A mund te me japesh nje liste shtetesh ku Microsoft cilesohet monopol me ligj?

    Eric Raymond eshte "filozofi" i open source foundation...

    Nuk te thashe se video nuk ekzistonte... por qe lajmet me pelqen ti shoh ke ndonje agjenci serioze informacioni. Videoja ne fjale nuk perbente lajm. Aty nuk kishte ndodhur asgje e jashtezakonshme. Dy persona (me shume dukeshin si rosa se si pinguin lol) shperndajne "trakte" (CD)... Nuk ka as ngjarje (ne kuptimin gazetaresk)... Askush nuk i largon, nuk ka asnje incident. Ata mbarojne detyren qe i ka ngarkuar "partia" dhe largohen...
    Jam kuroz te di se cdo te ndodhte nese do kishim skenarin e kundert... d.m.th. qe kjo ngjarje te ndodhte ne ndonje event te linux...

    Sigurisht qe madhesia nuk nenkupton 100% korrektesi, por nenkupton shume me teper korrektesi se testet anonime qe i shoh verdalle ne internet. Teste ku nuk cilesohet as emri i autorit, as vendi, as koha.

    Personalisht heqja e Media Player me duket karagjozllek... Sepse mjafton te besh Windows Update dhe do te te shfaqet aty...
    Pastaj, kot per kuriozitet, a e detyron dot Mitsubishi-n qe te shesi makina pa kasetofon?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga renis_cerga : 08-05-2006 mė 17:01

  9. #39
    Ajo puna e makinave she nje argument i lezetshme qe behet per programet ne pergjthesi. Psh CD audio nuk lejohen te jepen me qera, jepen borxh etj etj. Dicka e tille per makinat eshte absurde. Puna e WMP eshte si kasetofoni klasik. Tani njerezit kane mundesi te zgjedhin kasetofon klasik, me video, apo edhe te thjeshte fare. Nje opsion me shume.

    Ajo video-ja famshe nuk eshte ndonje lajm boteror jo, une e di se u be ketu te shkolla ime. Nuk e dhashe si ndonje ngjarje madhore, thjesh dicka komike. Edhe perkundrazi, ata nuk kane parti, partija eshte ajo qe eshte ne pushtet

    Sa per Eric Raymond e di qe eshte ca turp por nuk lexoj shume lajme dhe nje kerkim i shpejte per te me nxorri nje tufe me rezultate prandaj nuk u mora shume. Nejse, tani e di

    Microsofti mund te mos jete i cilesuar monopol ne kete moment por besoj se te gjithe do jemi dakord qe ai eshte shume afer kufirit. Ne 2000 ate e detyruan te ndahej per kete arsye. Nuk e mbaj mend si mbaroi ajo pune.

  10. #40
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    o kinezo i madh je po c'ne ti qe diskuton keto tema, se nuk je as ekspert per kete pune :P ?!

    Renis me vjen keq qe vazhdon te flasesh po me te njejtat tone dhe nuk konsideron faktet.

    E ke shume gabim persa i perket produkteve si Visual Studio Express dhe Sql ...
    pasi mesa di une duhet edhe te marresh parasysh dhe licensen e "backend" sidomos ne SQL pasi VS Express nuk te duhet per gje pa MFC dhe ATL dhe optimizim shume te vogel :P.

    Per sa i perket Eric Raymond pak me shume respekt pasi ti bashke me mua nuk kemi njohurite e tij dhe nese ty nuk te mbush mendjen mos lako emrin e tij lart e poshte. Merru mbro Microsoftin tend dhe jep fakte per "zotin" tend te shkencave kompjuterike. Te lutem a e fillon nga sqarimi per VISTEN dhe pse ti nuk do ta shohesh para 2007 dhe shume programe duhet te rishkruhen, rruges fol per premtimet qe ka bere kjo kompani, cfare po behet me apelin ne Evrope sepse ne Amerike e humbi dhe te me japesh numrat e perdorimit te Media Player ne vendet ku shitet versioni i reduktuar i Windows, je qe je fol pak per efektet ne cilesi qe ka "outsource" ne permasa te medha qe ben Microsoft ne ditet e sotme sigurisht me thuaj se si ti do te vazhdosh te programosh ne VISTEN tende te palicensuar me Visual Studio te palicensuar dhe shitur produkte te jashteligjshme spese jane perpiluar me produkte te palicensuar .

    Mbasi te mbarosh me thuaj se si te del bilanci.

    Me te mira.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 08:39
  2. Google Talk, programi i Google pėr chat
    Nga qoska nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:42
  3. TCPA - kompjuterat e rinj
    Nga Elvis-BG nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 17:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •