Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Postime
    31
    Panajotin ta shohesh tani se njeh, se eshte "pregnant". Se mos m'nigjo ene me merr lumi.
    As goten e "rakise" se ka leshu e s'ka per ta leshu ndonjihere nga dora. Sa per foto te tij ne Shqiperi , Greqi e se fundi ne USA ( ku i nxorri e ka per ti nxjerre deficit kantinat e veres ), ju sjell une sa te merziteni e te thoni boll mo, se na onjte.

    Sa per gjendjen shendetesore duket si i recover pas atij infarkti. Do perendia nuk i perseritet me.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ladi05 : 18-02-2006 më 15:21

  2. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Turpi Benfica - Partizani


    Ka qene 16 shtator 1987, turi i pare i Kupes se Kampioneve per sezonin 1987-88 dhe Partizani merrte pjese si Kampion i Vendit me 1987. Ndeshja zhvillohej ne Lisbone ne "Estadio de Luz" stadium i Benfices.
    Pjesa e pare u mbyll 1-0 per vendasit me autogol te mbrojtesit Arjan Hametaj(ka nderruar jete 8 vjet me pare). Loja e Partizanit ka qene shume e mire madje ka qene Ylli Shehu qe ka pasur 2 raste te pastra per shenim dhe nje rast i Ilir Lames. Pjesa e dyte fillon dhe mbaron me protagonist gjyqtarin spanjol Jose Pes Pérez, i cili kishte arbitruar ne Tirane edhe ndeshjen e Eleminatoreve te Boterorit Shqiperi Belgjike 2-0 ne dhjetor 1984. Ky arbiter i ndyre e ktheu ndeshjen ne farse.

    Gjithshka filloi ne minuten e 56-te kur Perez fershellen nje faull te paqene kundra Partizanit ne afersi te zones se rreptesise. Lojtaret e kuq te habitur shkuan te protestonin ashper ndaj arbitrit qe dhe ne pjesen e pare kishte qene i njeanshem ne gjykim duke favorizu shpesh portugezet.
    Fillimisht Musta del me karton te kuq dhe portier behet Genc Tomorri, pastaj me rradhe dalin me kartona te kuq, Ilir Lame, Lorenz Leskaj dhe Niko Frasheri. Keshtu arbitri spanjoll humb llogjiken dhe Partizani mbetet me 7 lojtare. Per 29 minuta Benfica megjithese me 4 lojtare me teper nuk arriti te shenoj gol! Sipas komenteve Tomorri beri kryevepra ne porte saqe dhe Musta do ti kishte zili! Benfica shenon golin e dyte ne minuten e 85-te, te tretin ne 91-ten, dhe te katertin ne 99-n. Ndeshja u mbyll ne minuten 101' me 11 minuta shtese(?!) duke qene rekord boteror ne kompeticionet europiane. Ky qe turpi me i madh i nje arbitri europian i FIFAs, nje turp i vertete qe tregonte falsitetin e federates Europiane UEFA e cila ne vend te shihte me sy real c'kishte ndodhur ne kete takim, denoi Partizanin dhe ndeshja e dyte nuk u zhvillua fare dhe u mor aforfe nga portugezet 0-3. Tifozat portugeze kishin hedhur ne fushe portokalle, domate, shishe etj. e UEFA nuk i dha asnje denim... Turp!!!
    Po c'ndodhi ne Shqiperi? Pa ardhur ekipi akoma nga Portugalia, FSHF-ja e kryesur nga nje dinamovit antipartizan i thekur, Mehdi Bushati, mer vendime ekstreme per Partizanin e pafajshem; denohen Perlat Musta( gjithe sezonin), Lorenz Leskaj 3 muaj, Ilir Lame 10 ndeshje, dhe Niko Frasheri 6 ndeshje. Merren gjithe keto denime ndaj lojtareve te kuq, ne vend qe te sqarohej ngjarja ete analizohej fakti me gjakftohetesi e realizem dhe madje te kerkohej llogari tek UEFA me tone te ashpra per te mbrojtur dinjitetin, jo vetem te Partizanit, por te futbollit shqiptar ne pergjithesi. Por jo, sepse antipartizanet kaq deshen dhe i erdhi dita per te kenaqur orekset e tyre.
    Po media sportive? Televizioni nuk dha asgje edhe pse programi i dyte Jugosllav i kishte dhene gjithe momentet ne emisionin "Evrogol" qe jepej cdo te enjte dhe shihej shume nga tifozat shqiptare si i vetmi burim per te pare golat e kupave te Evropes. Madje dhe gazetari jugosllav per cudi kishte mbrojt Patizanin tone. Po gazetaret tane te gazetave?! Gazeta Sporti e drejtuar nga Besnik Dizdari nje servil i klikes, nje antipartizan i pasionuar, jep vetem 2 rreshta duke heshtur rreth nje te vertete te madhe, duke u bere si perhere sherbetor i klikes. Nderkohe qe edhe pse kane kaluar 18 vjet, keto persona germojne futbollin e para luftes duke bere lloj lloj shpikjesh e falcifikimesh, e nuk shkruajne nje rresht rreth "turpit Benfica - Partizani". Pse nuk flasin keto persona te 'nderuar " tani kur asnjerit nuk i ndalohet e dejta e fjales?! Flisni zoterinj !!!

    Partizani (4-5-1)
    Musta; Ocelli, Hametaj, S.Gega, Frasheri; Millo, Leskaj, Tomorri, Bilali, Lame; Y.Shehu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 18-02-2006 më 16:11

  3. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Hysi: Kujtimi më i bukur, dueli me Rumenigen


    Kastriot Hysi (i treti lart nga e majta) është padyshim një nga mbrojtësit më të fortë të qendrës që ka pasur ekipi i Partizanit, si edhe kombëtarja shqiptare në vitet 70-80. Forma konstante, qetësia dhe shpirti i garës, janë cilësitë e tij më të mira, që spikasnin në ato vite dhe e bënin atë nga futbollistët më të mirë të plejadës së tij. Tifozët e futbollit të cilët e kanë parë atë në fushë me fanellën e kuqe, apo me atë të kombëtares, kujtojnë me nostalgji ndërhyrjet deçizive në zonën e rreptësisë, si edhe disa nga duelet më të bukura të atyre viteve në kampionat, me sulmuesin e mirënjohur të Dinamos, Vasillaq Zërin.

    Kastriot Hysi mbahet mend edhe për mbulimin gati perfekt që i ka bërë Karl hainz Rumeniges në një ndeshje me ekipin kombëtar, ku elbasanasi ka shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës.Ai e filloi karrierën me Labinotin e Elbasanit dhe më tej shkëlqeu me Partizanin për një dekadë rresht, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm në fushë për të kuqtë.
    -Kur janë fillimet tuaja në futboll dhe çfarë kujtoni nga ajo kohë?
    -Hapat e para të miat në futboll datojnë shumë shpejt, që në fëmijërinë e hershme. Ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, edhe unë kam pasur një pasion shumë të madh për futbollin. Më pas kjo dëshirë erdhi duke u bërë edhe më e madhe dhe futbolli u bë një qëllim në vetvete. Në vitin 1974 u grumbullova me ekipin e qytetit tim të lindjes, Elbasanit, që në atë kohë quhej Labinoti. Një vit më pas fitova edhe trofeun e parë me këtë skuadër. Në këtë vit, pra në 1975-ën ne fituam Kupën e Republikës. Qëndrova tek Labinoti për 2 sezone resht, por më pas u detyrova që të largohesha.
    -Kush ishte arsyeja e largimit nga Labinoti?
    -Në vitin 1976 u thirra ushtar, por duke qenë se kisha luajtur futboll dhe isha paksa i njohur, klubi i famshëm i atyre viteve, Partizani, që dihej që kishte lidhje të ngushta me ushtrinë, më kërkoi dhe unë në këtë vit vesha fanellën e kuqe. Në atë kohë ndieqej një politkë e afrimit të elementëve cilësorë dhe kështu që nga kjo gjë përfitova edhe unë.
    -Sa kohë qëndruat në klubin e kuq?
    -Unë qëndrova për 10 vjet me radhë tek partizani dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha lojtar titullar. Për asnjë çast nuk u vu ndonjëherë në diskutim roli im në këtë skuadër të madhe të asaj periudhe. Me Partizanin kam fituar gjithçka që mund të fitohej në atë kohë, duke filluar që nga Kupa e Republikës, Kampionati kombëtar, Superkupa e vendit, si edhe Spartakiada të ndryshme. Por mbi të gjitha, aktivizimi me ekipin e kuq më dha edhe fanellën e kombëtares, që është nderi më i madh për një futbollist.
    -Kush janë trofetë që keni fituar me Partizanin?
    -Me Partizanin siç e thashë edhe më lart kam fituar shumë. Emri që gëzonte kjo skuadër në Shqipëri ishte diçka shumë e madhe që të impononte përgjegjësi të mëdha në fushë. Jam shpallur kampion me këtë skuadër në sezonin 1980-1981. por kemi fituar edhe Kupën e Republikës dhe Spartakiada të ndryshme.
    -Kur jeni grumbulluar për herë të parë me ekipin kombëtar?
    -Për herë të parë jam thirrur në kombëtare në vitin 1979. Sigurisht që ishte si një ëndërr për mua, sepse fanella e kombëtares është gjëja më e rëndësishme për një futbollist. Ndeshja e parë ka qenë me Finlandën në “Qemal Stafa” dhe kemi arritur të fitojmë me rezultatin 2-0. Ka qenë një ndeshje shumë e bukur, që më ka falur emocione të veçanta, pasi skuadra jonë ka luajtur një futboll shumë cilësor duke arritur të fitojë edhe këtë takim. Shqipëria vinte pas një periudhe të gjatë izolimi dhe shkëputjeje nga ndeshjet ndërkombëtare, kështu që ishte padyshim diçka mjaft e bukur për ne futbollistët por edhe për tifozët në përgjithësi. Mendoj se në atë periudhë kemi dhënë vërtet shumë për futbollin, megjithë kushtet e vështira dhe kufizimet që kishte ajo kohë.
    -Po në ndeshjet ndërkombëtare me Partizanin, çfarë do të kujtonit?
    -Kam shumë kujtime të bukura nga takimet ndërkombëtare në rang klubesh. Në atë kohë kemi bërë mjaft debutime dinjitoze, ndaj skuadrave më të forta. Dua të përmend këtu një ndeshje që më ka lënë shumë mbresa, pikërisht atë ndaj skocezëve të Selltik Gllasgout. Kemi fituar me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa” ndaj skocezëve dhe ajo ndeshje ka mbetur e paharruar për mua. Gjithashtu një tjetër takim shumë impresionues ka qenë ai ndaj Austrisë së Vienës në Kupën e Kampioneve. Gjithashtu një ndeshje tjetër cilësore ka qenë ajo kundër ekipit të mirënjohur suedez të Malmoes. Ndërkohë, kemi zhvilluar edhe shumë takime ndërkombëtare në rang ballkanik, ato të famshmet Kupa Ballkanike. Në këto aktivitete, më kujtohet me nostalgji fitorja ndaj Rijekës me rezultatin 4-1 që ishte një ekip i mirënjohur i ish-Jugosllavisë. Në fakt kanë qenë të shumta takimet ndërkombëtare, por unë do të veçoja këto, pasi edhe loja edhe rezultati kanë qenë shumë të mira.
    -Kush ka qenë ndeshja ku ju keni bërë paraqitjen më të mirë të karrierës suaj?
    -Takimi që unë e kam ndierë veten më mirë, ka qenë ndaj Gjermanisë në vitin 1981. Në atë takim, unë kam pasur kundërshtar direkt lojtarin më të mirë të atyre viteve, një legjendë të futbollit botëror, Karl Hainz Rumenigen. Ka qenë një duel shumë i fortë dhe mendoj se ka qenë takimi ku unë kam treguar vlerat më të mira si mbrojtës. Këtë takim e veçoj nga të tjerët, pasi me të vërtetë që më ka lënë mbresat më të bukura.
    -Të kthehemi në kampionatin shqiptar. Kush ka qenë sulmuesi me të cilin keni pasur duelet më të bukura?
    -Në kampionat kemi pasur rivalitet me shumë skuadra, pasi në ato vite duhet thënë se pothuajse të gjitha ekipet e kategorisë së parë ishin shumë të forta. Dua të theksoj faktin se përveç partizanit, Dinamos dhe 17 Nëntorit, edhe Vllaznia, Flamurtari, Lokomotiva, Labinoti, Luftëtari, Apollonia, etj ishin rivalë shumë të fortë. Atëherë ishte shumë e vështirë që të merrje pikë jashtë fushe, pasi rivaliteti ishte shumë i fortë. Gjithsesi, në ndeshjet e kampionatit dua të përmend duelet me sulmuesin e Dinamos Vasillaq Zërin. Gjithmonë përplasjet Partizani-Dinamo ishin shumë të forta dhe dhuronin spektakël, por në veçanti dueli im me Zërin. Këtë gjë e kanë thënë edhe tifozët, të cilët edhe sot e kësaj dite nga ajo periudhë kohe përmendin pikërisht këtë duel.
    -Kur u shkëputët nga futbolli?
    -Unë nga futbolli nuk jam ndarë për asnjë çast, të paktën me zemër. Faktikisht, nga fushat e blerta jam ndarë në vitin 1986. Ishte një vendim i vështirë, por që duhej marrë një ditë, sepse nuk mund të luash në përjetësi. Gjtihsesi, ndarja ka qenë jo shumë e hidhur pasi për një kohë të gjatë pata shansin që të luaj me një plejadë lojtarësh shumë të talentuar dhe të përjetoja emocione shumë të bukura, që vetëm futbolli di t`i dhurojë.
    -Ju padyshim që i keni ndjekur zhvillimet e futbollit në vend. Kush është komenti juaj për atë që po ndodh aktualisht me futbollin shqiptar dhe si do ta vendosnit ju në raport me periudhën kur luanit vetë?
    -Sigurisht që futbolli ynë vuan pasojat e mungesës së terreneve të përshtatshme për stërvitje, si edhe nga një sërë problemesh të tjera. Në raport me kohën kur unë kam luajtur futboll, mund të them se jemi më keq. Kjo pasi me sa e kam ndjekur unë kampionatin kombëtar, mund të them që rivaliteti në fushë mes skuadrave nuk është kurrë si atëherë. Stadiumet nuk mbushen dhe njerëzit nuk jetojnë me futbollin ashtu siç bënin dikur. Ky besoj që është treguesi më i mirë i gjendjes së futbollit në Shqipëri. Ndërsa përsa i takon ekipit kombëtar, shoh përparime, sepse lojtarët titullarë luajnë jashtë, nëpër kampionate prestigjioze dhe kanë një mentalitet të ndryshëm nga ai i yni. Ata nuk kanë më frikë nga askush dhe kanë edhe eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat me këtë skuadër.
    -Çfarë bëtë pasi “varët këpucët në gozhdë” dhe me çfarë merreni aktualisht?
    -Në fillim të viteve 90 edhe unë si shumë shqiptarë u largova nga vendi. Shkova në Greqi, ku qëndrova për disa vjet. Tashmë jam kthyer dhe kam një biznes privat.
    -A do t`ju pëlqente që të merreshit me futboll?
    -Sigurisht që po. Në fakt do të kisha dëshirë që të merrja një grup fëmijësh të talentuar dhe t`i stërvisja, por duke qenë se në Shqipëri mungojnë edhe kushtet minimale për ta bërë një gjë të tillë, nuk kam mundur që ta realizoj këtë gjë. Në rast se gjërat ndryshojnë, padyshim që do të aktivizohem diku.
    -Urime nga gazeta dhe shpresojmë që shumë shpejt t`ju shohim pranë fushave të blerta.
    -Faleminderit dhe suksese edhe juve në punën tuaj.


    [Gazeta Sot]

  4. #14
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Futbollisti shqiptar i shekullit

    PANAJOT PANO
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #15
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    1-..1979 PARTIZANI - Celtic ( 1-0 ) në stadiumin "Qemal Stafa
    2.. PARTIZANI - Torino ( 1-0) Partizani luan me bluza të bardha.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sulejman Mema...një nga trainerët e Partizanit, ish futbollist i 17 Nëntorit (sot KS Tiarana) të cilin e bënte "qole" Genc Tomorri...rasti më i bukur ka qenë, kur u rrëzuan të dy gjatë një dyluftimi në mesfushë dhe Genc Tomorri e kapi për hunde Memën që po i kërkonte llogari...lol
    PS: Paska pasur gallatë në ato vite lol
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #17
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PARTIZANI në vitet 1975-1978

    Duke filluar nga rreshti sipër nga e majta :
    Maçi, Agim Murati (i dalluar për golat me kokë), Kastriot Hysi, traineri i madh Loror Boriçi (ish lojtar i Juventusit), kapiteni për vite e vite me rradhë Safet Berisha, mbrojtësi i djathtë Ziu,
    rreshti poshtë:
    Gjergj Thaka, Fagu (që kur desh bënte çudira), Petraq Sava (lojtar teknik), portieri Bashkim Muhedini, Faik Breca dhe Ilir Bushati.
    Ishalla s'kam bërë ndonjë gabim në emra, se kush ju dëgjon juve pastaj. lol

    Fagu ka pasur histori me mbrojtësin e Dinamos, Çoçolin, i cili nuk e mbante dot dhe e kapi nga mbathjet dhe ja grisi, Fagu i kthehet tifozve të "karshisë" dhe i tregon me gisht :
    Shifeni ç'më bëri...
    lol
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 18-02-2006 më 16:51

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    edhe nje Pano
    Ne kete foto eshte me mbrojtesin gjerman Shnelinger.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    1-..1979 PARTIZANI - Celtic ( 1-0 ) në stadiumin "Qemal Stafa
    2.. PARTIZANI - Torino ( 1-0) Partizani luan me bluza të bardha.
    Tek foto e dyte, ai perballe duket si PUA i Milanos.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    1- Partizani i viteve 80'
    Formacioni i Partizanit ne kete foto:

    Braho, Murati, Balluku, Xhafa, Shehu, Vaso, Ziu, Cani, Berisha, Muhedini, Pano.

    S'kam skaner t'kisha vu edhe une ca foto.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Filmat e Kinostudjos - Nostalgji
    Nga rezi_Mynihut në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 19-11-2024, 13:08
  2. Çfarë marrim me vete nga lidhjet e shkuara?
    Nga Blue_sky në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 10:12
  3. Nostalgji Adoleshence-Brezi 1975-1985
    Nga PINK në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 09:07
  4. Nostalgji
    Nga Darius në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 14:43
  5. E vërtetë është vetëm e shkuara
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 23:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •