Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Vetja na jep fuqi tė jashtzakonshme:

    Cdo moment qe jetojme eshte i vecante, askush nuk e jeton si ne. Jeta jone eshte rengjethese, sa aq kuptimplote po aq e pakuptueshme per vet ne (cdo person ne vecanti). Jemi te lidhur aq forte me personalitetin tone saqe cdo person ne kete planet eshte kthyer ne nje univers me vete. Kemi te bejme pra me 6 miliarde apo me teper universe... ku te gjithe hajme, pijme, duam, urrejme...ndjejme. Dhe megjithese behet fjale per kaq shume qenje njerezore, cdo person qe shkel ne kete toke ruan brenda tij nje univers qe nuk mundet kurresesi te jet i njejte me asnje univers tjeter te brendesise te dikujt tjetri (pavarsisht ngjashmerive).

    Eshte sikur te thuash se evolucioni i personalitetit ndjek rruge te vecante tek cdo person, dhe nuk mundet kurresesi te ndodhe ndryshe. Megjithate keto universet tona diku takohen, e verteta eshte se nga ky ferkim universet njerezore krijojne apo ruajne format e tyre dhe pasqyrojne tendencat e tyre.

    Cdo lule, cdo det, cdo kafshe, cdo mal, cdo insekt reflekton ne nje menyre te vecante tek cdo personalitet, pavarsisht ngjashmerive te jashtme apo disa ndjenjave disi te perbashketa midis njerezve (megjithese nuk ekziston asnje ndjenje 100% njesoj tek njerezit.... me perjashtim mbase ndonje proces biologjik).

    Pra kjo eshte madheshtia dhe triumfi i qenjes njerezore: ndryshueshmeria. Akoma edhe shenjat e gishtave nuk jane njesoj midis dy njerzve. Megjithate ketu behet fjale per dicka me te thelle, behet fjale per ndryshimin midis personaliteteve, ndryshimin e ndjenjave, ndryshimin e botekuptimit (sepse akoma edhe nese reflkesi mbetet i njejte nuk mundet kurresesi te jet i njejte perceptimi qe i ben ketij refleksi cdo person.... sepse kjo aftesi perceptimi eshte nje veti qe arritem ta fitojme nen rrjedhen e viteve dhe nen bartesine e kujtesave dhe pervojave qe vetem te njejta nuk munden te jen midis njerezve).

    Kam besimin se cdo njeri (megjithese -sigurisht- nuk i jep nje percaktim si ky i imi ketij misterit njerezor) ka krijuar nje vetndergjegje mbi personalitetin e tij. Kjo vetdije nuk eshte gje tjeter pervecse idese, idealit apo besimit qe ka krijuar cdo kush per Unin e tij.

    Eshte ky Uni qe nuk na len te qete, sepse fundja fundit eshte i vetmi realitet qe njohim apo ndjejme. E pra keshtu cdo person me Unin e vet vazhdon perpara, drejt sfides dhe se panjohures... me te vetmen arme nje valixhe kujtimesh, pervojash dhe ndjenjash qe ne nje menyre enigmatike kycen brenda Unit.

    Dhe keshtu te gjithe ndjejme, te gjithe duam dic me teper. Keshtu nga Uni thithim cdo fuqi qe te bejme perpara. E dime se te tjeret mund te jene me te pasur se ne, e dime se mund te jene me te forte se ne, e dime se mund te jen me te bukur se ne, e dime se mund te jene me te zgjuar se ne.... por ne gjithmone kemi nje justifikim: ai nuk eshte Une.

    Pra me Unin bejme perpara me Unin jetojme dhe nga Uni marrim cdo fuqi!

  2. #2
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Nise diten me nje mendim te mire per veten
    Nqs nuk je vetvetja me veten tende nuk ka sesi te jesh me te tjeret
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Per Plakun ne krye!
    Kam vene re se hap ca tema me tematike interesante po pasaj zhytesh ne monolog e 'i mbyt' fare! e ke parasysh? i mbyll pa i hapur mire.
    Ndersa ne lidhje me ate cka anashkalimthi trajton tema:
    Sado te dije nje njeri i vetem per vetveten, nuk ka per te qene kurre e mjaftueshme per te qene sa me prane vetvetes, pa te tjeret! Duket disi iluzionuese ne plan te pare po (per mua) veten e zbulojme, shohim, njohim vetem tek te tjeret, apo permes te tjereve! ...deri aty sa kjo 'forme komunikimi' merr formen e nje dialogu te heshtur, te pathene!

  4. #4
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS
    Per Plakun ne krye!
    Kam vene re se hap ca tema me tematike interesante po pasaj zhytesh ne monolog e 'i mbyt' fare! e ke parasysh? i mbyll pa i hapur mire.
    Ndersa ne lidhje me ate cka anashkalimthi trajton tema:
    Sado te dije nje njeri i vetem per vetveten, nuk ka per te qene kurre e mjaftueshme per te qene sa me prane vetvetes, pa te tjeret! Duket disi iluzionuese ne plan te pare po (per mua) veten e zbulojme, shohim, njohim vetem tek te tjeret, apo permes te tjereve! ...deri aty sa kjo 'forme komunikimi' merr formen e nje dialogu te heshtur, te pathene!
    Plotesisht dakort me ty ketu...

    Qe ti biem shkurt.. une mendoj si ky siper..
    C'do gje (njerzit, rethanat, traditat, familja, gjuha, mendimet, shprehjet,etc etc.) kan te bejne me kush je ti.. c'do gje si e vogel apo e madhe ndikon drejt personalitetit tone dhe kete gje e veme re po ne te njejtin vend qe na ka ndikuar - rrethanat!

    Urime per temen.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •