Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 76
  1. #21
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Atehere pse nje ZAMBAK te bardhe qe ne vetvete (sipas teje) eshte i bukur lopa e ha pa e vrare mendjen. Pse nderron moda veshjes çdo vit Huggos, pse ajo qe quanim dje nuk eshte me e bukur sot dhe ajo qe quajme sot nuk do te jete neser, pse ajo qe eshte e bukur per Ne s'eshte (ose me drejt s'ishte) e bukur per kinezet, pse ndertesa e Senatit ne amerike, nuk i ngjan nje pagode kineze (ta kete çatine me cepa te kthyer) kur ne vetvete (thelb) dhe nje pagode mund te jete e bukur.
    Gjithashtu jam kurioz me dite çfare lidhje ka perfundimi jot (i theksuar) me dialogun e Sokratit.

  2. #22
    E/i bukur eshte gjithcka qe te ngjall emocion sipas mendimit tim. Bukuria dhe lumturia kane dicka te padukshme qe i lidh shume.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Asgje nuk behet e bukur nga deshira jone... nese ajo vete ne thelb nuk eshte e tille...
    Huggos po thelbin asaj gjese kush ja vlereson?

    Ornament te shof ca me relativ edhe me pelqen.

    Problemi im (ne plan te gjere) ka qene gjithmone pyetja: Si mundet nje njeri, me ndergjegje te paster, te jepet pas te bukures kur ne bote ka kaq shume vuajtje edhe padrejtesi?

    Kjo pyetje mbase duhet hedh te forumi i artit (nqs s'eshte diskutuar me pare.)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Mirron
    Anëtarësuar
    29-08-2002
    Vendndodhja
    Hellas
    Postime
    29
    SI njerez jemi shume te dhene pas asaj ``bukurie`` se jashtme,a do te ishte me mire nese do te shikonim prej nje tjetri kendveshtrim....? te atij te njeriut te brendshem,ku hyn te menduarit,te te ndjehurit,ajo e reagimit, me pak fjale dua te them bukuria e jashtme eshte sot dhe neser iken por si njerez kemi nje dicka shume te vecante,qe mund te krijojme nje presonalitet te brendshem dhe kjo me kalimin e kohes,te viteve e cila do te mbetet .

  5. #25
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anëtarësuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Je suis belle, o mortels, comme un reve de pierre

    =

    Jam e bukur, o vdekmetare, porsi endrra e gurte...


    E bukura eshte dicka qe ia vlen ta kerkosh, ta kesh, ta admirosh. E bukura eshte ajo qe i afrohet me shume dashurise dhe kenaqesive te shpirtit. Ajo cka eshte e bukur eshte dhe e mire, dhe e perkryer dhe rrezelluese, deri ne castin kur nuk vret....
    Tingujt e heshtjes së mendimeve te pathëna
    perplasen në detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmët keqaz mbulojnë
    U mpiksën tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  6. #26
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anëtarësuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    ceshte bukuria? bukuria eshte nje iluzion i mendjes, eshte SHUME relative dhe ndryshon nga nje person ne nje tjeter. cfare une mund te konsideroj te bukur, dikush tjeter mund ta cilesoje si te shemtuar. bukuria eshte relative, prandaj edhe cfare cilesohej e bukur vite me perpara nuk cilesohet e bukur sot....bukuria ka shume aspekte. nuk fokusohet vetem ne pamjen fizike te nje personi. eshte me e thelle se aq. bukuria fizike mund te te kape syrin per momentin e pare, por duhet dicka me shume se ajo qe te mbaje interesin tend....dicka me e thelle, dicka ne personalitetin e nje personi.

  7. #27
    Rekomandoj te gjithe diskutantet (perfshi edhe veten padyshim), qe te perqendrojne pergjigjet rreth tre rreshtave te fundit te dialogut ne postin #1 postuar nga Huggos me siper.
    Jane teper interesante.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  8. #28
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    for beauty is nothing,
    but the beginning of terror, which we are still just able to endure,
    and we are so awed by it because it serenely disdains to annihilate us.

    rilke i perkthyer ne anglisht. deri me sot nuk kam gjetur fjale me te verteta per te perkufizuar bukurine.

  9. #29
    alvi
    i/e ftuar
    E bukura nuk mund te percaktohet apo pershkruhet. Ajo ndryshon trajte, forme dhe perberje ne "duart" e sejcilit.
    E bukura ndihet.
    Ajo eshte si puna e asaj dallandyshes qe po e shtrengove fort, e mbyt, dhe po nuk e shtrengove, fluturon.
    Bukurine mund ta gjesh kudo, mjaft qe ta kerkosh, si ato vizatimet neper Shopping malls, qe jane te fshehura ne vendin me te dukshem, keshtu dhe bukuria, po nuk i hape syte e mendjes nuk do ta shohesh kurre vizatimin e maskuar nga mish-mashi i jetes!

  10. #30
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anëtarësuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221
    Une kam nje pyetje tjeter lidhur me kete teme bukurija ka krijues(zoti,piktori,skulptori,poeti,etj... apo truri ,mendja ,shpirti i njeriut qe e krijon???

    Une mendoj se jane te dyja bashke prandaj nuk mund te japesh nje kufizim te sakte.Nuk mund te kesh te njejtin kend veshtrimi me te gjithe kjo i jep nje forme bukurise sepse nga nje kend veshtrim i caktuar mund te perfundosh ne nje konkluzion te perbashket por nqs do te marrim te gjitha kendveshtrimet atehere nuk mund te nxjerim perfundime

    me respekt dashuri Debatiku
    You can waste a whole lifetime
    trying to be
    what you thing is expected of you
    but you'll never be free.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bukuria i ul femres vlerat:
    Nga Kryeplaku në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 06:15
  2. Suplement veror: Bukuria femërore në sytë e një mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  3. Sa vlerë ka bukuria e jashtme në dashuri?
    Nga fisniku-student në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 18:59
  4. Kur keqpërdoren pasuria, shëndeti dhe bukuria...
    Nga fisniku-student në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 18:08
  5. A duhet të lyhen femrat shqipëtare, pse vritet bukuria?
    Nga kristal në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 21-07-2003, 13:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •