-
Klaustrofobia
Klaustrofobia
nga Pranvera Bardhi,
Lojcake, e pafajshme si njė fėmijė ēapkėn bie dėbora. Nė dėborė e parakoshme nė kėtė qytezė. Si njė ėndėrr, si njė mjegullnajė e bardhė. Eci e pėrmbytur nga luzma e mendimeve, me njė lektisje dehėse, nėn qiellin kėrcėllitės e tė ftohtė.
--------------------------------------------------------------------------------
Ajri fėrgėllon nėn suprinėn kristalore tė mesditės. Njė heshtje e pacak pothuajse kumbuese. Ndiej vetminė tek shtjellet brenda meje. Njė ankth pa emėr mbush hapėsirat boshe tė qenies sime, njė ankth fėrgėllues pėrvidhet e arratiset jashtė. Rend ēmendurisht e jatek qėndron, kėrkon hohet e kaltra tė qiellit, kėrkon silueta njerėzish, fasadat e shtėpive tė para por asgjė. Ankthi veē pėrplaset nė fjollat luhatėse tė dėborės nė njė rrugėtim tė ngrirė. Dihatja mė bėhet e vėshtirė, hapi i rėndė. Gjendje munduese e shkrehėse. Hapėsira e bardhė, ējerrė aty kėtu nga kurora e errėt e pishave mė rėndon qepallat. Ndjej mėrmėrimėn e mendimeve. Zėra qė kumbojnė, heshturazi, vrundujshumė. Nė trasenė e shkrifėt silueta tė bardha dėbore, det fjalėsh shtathedhura. Jo, jo janė veē zhurma hapash tė lodhur pėr vdekje. Qielli kumbon, nėn tė hieroglife dėbore, hieroglife qė pluskojnė me njė pasion gjumėndjellės. Ndjehem nė kurth. Gjithkund ofshamė fjollash dėbore, qė endet valėvitėse, e trishtė. Rėnkimet mė pėrmbyten nė valė tė pandalshme. Gjithkund ndihej vetėm dėborė, dėborė e pakuptimtė.
"Duhej tė kisha arritur" mezi arrij tė mendoj. "Rruga nga stacioni nuk ėshtė mė shumė se 30 minuta. Kam humbur rrugėn. Nuk mund tė orientohem." Ndjehem e rrethuar nga dėbora, qė si njė energji demoniake rrotullohej rreth meje, dėborė e madhe, me rrėzėllime tė kaltėreme, verbuese, dalldisėse, det fjollash shtathedhura e tė hepueshme. Pambarimisht nė harmoni, nė ėmbėlsi e trishtim. Ndjehem e burgosur nė fjolla dėbore. Tėrė jetėn tė burgosur, mendoj. Tėrė ekzistencėn tonė, fillimisht nė kurriz, tė presuar, tė ngjeshur mes gulēimesh ngeci, mes muresh kockore, rrethore tė kalcifikuar. Pėrplasemi mureve tė thepuara me njė vetėdije unike. Vjen njė moment qė humbim barazpeshėn, rendim fluidė e efemerė nė njė aventurė drejt jetės. Tej burgut, tej mureve kockore e tė thikta. Me vetėdijen hyjnore qė unė jam, unė ekzistoj. Ndjejmė furi, vrull, aventurė. Dhe nisim maratonėn drejt lirisė. Me mijėra, me mijėra tė tjerė, rendin nė njė rrugėtim pa kthim. Pėrplasje, frushullima, beteja pėr ekzistencė... "Duhet tė luftoj - mendoj turbull, - dėbora mund tė mė vrasė". Pastaj ndiej njė rėnie tė butė, pothuaj tė ėmbėl. Ishte si njė fluturim nė hapėsirėn e bardhė.
Metamorfozė, shpėrbėrje, pėrsėri nė kurth. Fetus. Pluskoj nė ujėra. Rrethuar nga ujėra. Ndiej gurgullimėn e tyre, ndiej njė tik-tak ritmik dhe pėrmbytem nė valė tė pandashme jete. Pėrsėri njė vetėdije hyjnore mė shtyn nė rrugėtim, njė rrugėtim i mundimshėm, rrugėtimi i fundit drejt jetės. Dhe ndjehem pėrsėri e rrethuar tashmė nga pelena. Njė foshnje qeramane me fytyrė tė skuqur nga shtrėngimi... Mė pas ndodhem nė klasė, rrethuar nga mure. Hedh sytė nė dritare. Ajo mė largohet, mė largohet. Bėj pėrpjekje ta arrij. Njė botė joshėse, tunduese qė largohet e largohet. Tallaze flakėruese, vrunduj shpirti, ndrydhur nė kube mishi, energji e tjetėrsuar nė ankth, dashuri e terror qė pėrpiqet tė kapėrcejė muret qė frymon e pėrpėlitet. "Po vdes", mendoj. Dhe pėrsėri pėrhumbem. Ndiej si shpėrthejnė e shpėrbėhen dimensione. Njė oqean energjitik me hapėsira dallgėzuese. Njė energji brenda meje, mbėrthyer, burgosur, kėrkon tė rendė, tė rendė, ngėrthehet nė qeliza, ēmbėshtillet, tėrhiqet si njė bashke leshi nga rrodhet duke pikuar dhembje."
"O Zot!" mendoj e sfilitur dhe e alarmuar... Ē'po ndodh? Befas mė pushtoi qetėsia. pėrpėlitjet e fundit rezonuan nė njė baticė qė u tėrhoq me rrapėllimė duke lėnė gėrmadha qelizash.
"Isha duke ardhur nė shtėpi. Humba rrugėn nė dėborė. Tani ku jam? Po pėrsėri humbas nė delir. Ndodhem pėrsėri nė kurth, mbyllur diku. Nė njė shtėpi tė xhamtė, plot kone drite reflektuese qė tė byrin sytė. Prek me pėllėmbėt e mjerave tė duarve ftohtėsinė e qelqtė. Brenda elipsit fosforeshent rrotullohem si vazo nė duart e poēarit. Vė re jashtė. Lule petalngritur gajasen nė ngjyra. Kone vezulluese. Lakuriqėsi e qeqltė. Tė dal? Si tė dal? Akuarium kuarci. Papritur njė vetėdije hyjnore mbushi qenien time duke davaritur tė ftohtėt, frikėn e duke mė pėrmbytur nė valė tė pandashme jete. Qielli ndjehej sipėr. Tallaze jete si shkulme flakėruese qė vinin nga ajo kaltėrsi, si njė gjenerator i padukshėm, mė detyruan tė ngre dorėn lart, tė prek kaltėrsinė. Gishtėrinjtė ndjenė freskinė e ajrit.
Por tashmė kaltėrsia ish zhdukur me njė jehonė tė ėmbėl. E qetė tashmė deliroj ngrohtėsinė e shtėpisė. Ndiej kėrcitje dėbore nėn hapat e siluetave tė shqetėsuara tė njerėzve tė shtėpisė, tė njerėzve tė qytezės, qė mė kėrkojnė. Unė i shoh. Brenda akuariumit tė xhamtė, ulėras, por vetėm sa lėviz buzėt. Unė...unė...jam kėtu...Ē'ėshtė kjo? Ėndėrr? Koha tund lavjerrėsin pėrtueshėm tik...tak...tik...tak...gjithnjė e mė ngadalė, me ritmet e rrahjeve tė zemrės. Ndjehem fėmijė me pelena dėbore, e pafuqishme pėr tė qarė, diēka brenda meje flatron e mekur, e trishtė, e akullt, si njė akuarium prej xhami...
Diēka pėrpėlitet, ndjej tek afron erozioni...Po mė pėrmbytin fjollat e dėborės thellė brenda meje. Duhet tė flatroj sipėr tyre...duhet...duhet...
E ndjeva veten nė shtrat. Hap sytė. Pėrreth ndesh vėshtrimin e njerėzve tė mi. Pashė diell nė vėshtrimin e tyre mes reve tek luhatej pritja, ankthi, shpresa. Mė kishin gjetur nė dėborė, falė gishtėrinjve tė mi qė dilnin nė sipėrfaqe, gjysmė tė ngrirė, gjysmė tė vdekur.
Gjymtyrėt nuk i ndjeja dhe merrja frymė me vėshtirėsi. Po ē'rėndėsi kishte? Kisha fituar betejėn, kisha dalė nga njė kurth falė njė arsyeje hyjnore, asaj kaltėrsie, asaj energjie qė mė kish orientur edhe kėtė herė nė rrugėn drejt jetės.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt