Ilira e Para: i lexova me vemendje simptomat qe pershkruaje dhe jam disi e bindur qe miku tend vuan nga skizofrenia. Simptomat e saj jane si me poshte:
- Ndryshim ne personalitet. Keto ndryshime vijne gradualisht. Fillimisht nuk vihen re, por eventualisht behen te dukshme. Shoqerohet me mosreagim ne aspektin emocional, humbje interesi dhe motivi.
- Anomali ("disorder"?) ne te menduar eshte ndryshimi me i thelle. Dikush qe vuan nga kjo semundje, mund te hidhet nga nje teme ne tjetren pa arritur te mbaroje mendimin apo fjaline, eshte shpesh konfuz, dhe ka teper veshtiresi ne arritjen e vendimeve. Gjithashtu, procesi i te menduarit ndikohet dhe nga deluzionet; idera false qe nuk kane asnje baze llogjike. I semuri mendon se cdokush eshte kunder tij, sikur po e ndjekin, po e spiunojne (dhe ketu profesori na ka treguar nje shembull te nje pacientit te tij qe kujtonte se ndiqej nga spiunet rus). Gjithashtu, i semuri mund te kete deluzione madheshtie; te mendoje se eshte i fuqishem dhe i afte per te arritur cdo gje, e kaluar cdo rrezik. Skizofreniket shpesh mendojne se degjojne zera qe u flasin vetem atyre. Keto'zera' mund te jene ne forme kercenimi ose urdheri (si psh: vrit veten, ose vrit dike tjeter). Ekziston rreziku qe keto komanda te zbatohen.
Pacienti ka hallucinacione vizuale; shikon gjera qe nuk ekzistojne. Gjithashtu eshte teper sensitiv kundrejt zhurmave, shijeve, dhe aromave.
Problemi eshte qe njerezit qe vuajne nga keto simptoma refuzojne te pranojne qe dicka s'po shkon mire me ta.
Ndryshe nga ajo qe thote Skerdi me larte, te semuret me skizofreni nuk dergohen automatikisht ne spital, madje eshte e rendesishme qe keta te semure te mos largohen nga ambienti i familjes. Sherim te plote nuk ka, mgjse ilacet mund te ndihmojne ne pakesimin e simptomave. Ilacet qe perdoren jane "antipsychotic medications" te cilat lejojne te semurin te funksionoje ne menyre me efektive. Por shume prej ketyre ilaceve kane efekte anesore si spazma muskujsh, thatesire ne goje, gjendje lodhjeje, ose turbullim ne shikim. Mgjte shume prej ketyre efekteve mund te korrigjohen duke ndryshuar dozen e ilaceve.
Shpresoj te kem qene sadopak e dobishme! Qofsh mire!
Krijoni Kontakt