Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 129
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Qe Sala nuk ka ndryshuar kete se ve ne dyshim asnje njeri me mend ne koke. Vetem nje provincial i humbur dhe nje sharlatan qe i mungon karakteri mendon se k.ministri ka ndryshuar. Por ceshtja nuk eshte aty. Nga nje komunist 25 vjecar qe i eshte varur si nje gurr varri prej 15 vjetesh qafes se lodhur te Shqiperise nuk pres asgje une. Por te zhgenjen reagimi fshataresk i turmes qe i vjen pas si manare liderit dhe menjehere e shpall Ngjelen armik. Kjo eshte tragjedia, injoranca masive, salinjte e vegjel qe si papagaj ordinere perserisin cfare thote zeri malorsiak i k.ministrit. E degjova dialogun ne tv dhe nuk u befasova. Nuk pritja me shume nga dudumi Sali. Qesha pak me fjalet 'une te perjashtoj' (e mbani mend filmin 'une te godas?'. Ajo qe te pikellon eshte mbizoterimi i mentalitetit komunist te perjashtimit. Cfare po perjashton? Ne baze te cfare te drejte perjshton? Kush je ti qe po perjashton njehere? Zeri i lire eshte themeli i demokracise, pse duhet te heshte ai qe nuk ndjek verberisht shumicen? Pastaj kete individ e ka votuar votuesi shqiptar, ku e gjen guximin ky palaco k.minister te neperkembe deshiren e lire te votuesit shqiptar? Nuk ka demokraci ne shqiperi, ka vetem kanunizem provincial dhe kanunore pa dinitet qe lepijne gelbazen helmuese te liderit ndersa populli shqiptar emigron ne mase per tju larguar vendit te vet.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Reagimi i berishes me duket shum normal.
    Ca prisni juve nga kryetari i partise totalitare?

    Mua akoma nuk me besohet se si ky robi eshte akoma ne skenen politike edhe mbas gafes se tij me te madhe, 97-a. Vete e kan fajin shqipot qe e votojne.

  3. #33
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    Eh ngjela i smure si rri b.. ne nje ven. Eka blere top drroga.



    Homza e ke pa si lviz kur flet, ai seshte normal sikur po e ndjek kush flet.
    E kam pa Mich, por mosha bon te sajen, thene ne gjuh popullore Ngjela osht rrokat i ka marr fllad siper lalo....aisgjo nuk dridhet Ngjela kur flet ca dridhet e perdridhet Rama, te kujtohet ajo intervista e karriges, ajo si karrige dukej por siper saj kishte pas qene nje send shum forte me bateri posht .....

    Tashi kur kta tjeret thojne qe Sala osht po i njejti i atyre viteteve te mepershme, ca do me thon kjo, Salen ma shikoni si djal i ri juve????Se marr vesh???

    Ngjela osht figure ene gango ne politiken Shqiptare, kurren e kurres nuk mund te behet nje Nano qe ja u pret e ngjet veshet PS dhe kti Edit sa her i cohet atij....

    Ngjela ne 3 muajt ka dal haptsi pa asnje lloj shkaku kunder PD-se, pervecse etjes dhe epshit per pushtet.....mos bon si budall kur thoni ktu se Sala nuk ka pushtet te pezulloj nga detyra te pakten ato te lartat nje rrugac plak te thyem kryt sic osht Ngjela.....Nanoja perdridhte ene prap po u perdredh gjith KUPOLEN E TE SEMUREVE SOCIALIST nga bordellot e Greqise, ose nga plazhet nudiste ne Amerike, ose nga ndonje ndeshja e AC Milanit qe Tosi ishte ulur pran Berlusconit....

    Edhe kur flisni per 97 te dyten, Shqipetaret nuk jan budall qe te rrezohen dy her ne te njejten pem, kur plaget akoma nuk jan mbyllur nga e rrezumja e par....

  4. #34
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Per mos te bere komente te gjata, qe duken qarte nga titrimi qe i eshte bere.
    Demokracia fillon nga pranimi i diversiteteve... Liria e mendimit dhe e te shprehurit jane themelore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga The Dardha : 05-04-2006 më 09:26
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  5. #35
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Rama-Ngjela organizuan shkarkimin e Topallit

    Burime brenda Partisë Demokratike konfirmojnë se akti i fundit i ndërmarrë nga Berisha ndaj Ngjelës erdhi si rezultat i intrigave që ky i fundit po luante në kurriz të formacionit të tij politik. Rasti i përgjimit të bisedës që “avokati” bëri, si dhe shitja e bisedës në media të cilat kontrollohen nga kryetari socialistëve Rama, bëri që durimi i Berishës me Ngjelën të marrë fund. Gjithmonë sipas burimeve brenda PD-së, intrigat e Ngjelës kishin kohë që kishin filluar në Partinë Demokratike. Duke qenë i pakënaqur nga mosvlerësimi i doktorit për t’i dhënë një post në qeveri, Ngjela këtë pakënaqësi e konkretizoi me bashkëpunim të hapur me njerëzit e Ramës.Thuajse të gjitha krizat e fundit në maxhorancën aktuale mbajnë firmën e Ngjelës. Ky i fundit shpeshherë i ka kërkuar socialistëve të organizohen që ta rrëzojnë Berishën. Një nga arsyet që Berisha nuk po rrëzohej, sipas tij, ishte gjendja e dobët e opozitës. Nisma e fundit me Topallin, sipas burimeve brenda PD-së, është inisiativë e tij në bashkëpunim me Edi Ramën, ku me planin për rrëzimin e Topallit mund të krijohej kriza e madhe e mazhorancës. Kontaktet e shpeshta me njerëzit e Ramës si dhe loja e ashpër e këtij të fundit për të rrëzuar Berishën duke krijuar konflikte artificiale në parlament dhe duke përdorur Ngjelën si “pykë” në kampin kundërshtar, ishin rasti më i mirë për të bërë një krizë parlamentare. Gjithmonë, sipas Ngjelës është pretenduar se ai kishte me vete rreth 18 deputetë, duke renditur dhe disa reformatorë dhe Nikollë Lesin, të cilët do të krijonin premisat për rrëzimin e Berishës për të krijuar një konfigurim të ri qeveritar pa Berishën në krye. Bashkëpunimet e Ngjelës për rrëzimin e Topallit në sinkron me lojën e Ramës u avancuan edhe me kundërshtimin e thuajse të gjitha projektligjeve që qeveria kishte sjellë në parlament, që në bashkëpunim me bilbilat e opozitës sillte idenë e një krize mazhorance që do të rrëzonte Berishën nga pushteti. Por miratimi i djeshëm nga ana e Berishës i të gjitha ligjeve si dhe rikthimi i të gjithë oponentëve në vathën e tij, bëri që plani Ngjela-Rama të dështonte gjë që u konfirmua nga braktisja e sallës nga socialistët në vend të fryrjes së bilbilave dhe të zhurmës në parlament duke menduar se mungesa e kuorumit do të diskretitonte Berishën dhe do të tregonte krizën brenda rradhëve të mazhorancës. Fakti që Rama kundërshtoi kompromisin e ofruar nga Berisha tregon që kreu i selisë rozë ishte i garantuar në dështimin e Berishës në votimin e projektligjeve në parlament. Votimi pro projektligjeve në parlament tregoi se përfundimisht Ngjela ishte i braktisur nga të vetët. Këtë e vërtetoi edhe dalja e Topit në krah të Berishës, në momentin që ky i fundit, i informuar nga njerëzit e tij për lojën që po i luante Ngjela i kërkoi dorëheqjen, duke sjellë dhe përgjimin e të gjithë bisedës që sipas Berishës është bërë nga vetë avokati. Ndërkohë nga krahu i PS-së, Edi Rama ka qenë ai që e ka ndjerë më shumë këtë situatë të re të krijuar me inaktivizimin e Ngjelës, duke u shprehur se doktori është diktator që duhet çmontuar. Bamir Topi u tërhoq përpara presionit të bërë nga Berisha, duke e lënë në baltë dyshen Ngjela-Rama duke ju ngjitur aleancës me Berishën i cili tashmë rezulton të ketë konsoliduar mazhorancën si dhe ka vendosur diktatin e plotë në rradhët e të vetëve.

    gazeta "Sot"

  6. #36
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Misteret e përgjimit në zyrën e Topallit

    6 mënyrat për të rregjistruar bisedën

    Altin Kreka
    krekas@gazetashqiptare.com

    Përtej sensacionit të një sherri mes kryeministrit Berisha dhe avokat Ngjelës qëndron një problem shumë më i rëndë. Si është e mundur që një takim i ngushtë mes kryetarit të qeverisë, kryetares së Kuvendit apo edhe drejtuesve të tjerë të lartë të qeverisë dhe parlamentit të përgjohet? Veç kësaj enigmë është edhe mënyra se si është rregjistruar një bisedë e tillë e tensionuar që zbuloi hapur krizën e thellë brenda mazhorancës dhe qeverisjes. Gjashtë janë mënyrat se si mund të jetë përgjuar kjo bisedë. Përdorimi i celularëve që kanë opsionin e rregjistrimit, audio, diktofon dixhital, mikproçip përgjimi por edhe nëpërmjet aparateve nga kompani celulare.

    Celular me rregjistrim

    Disa nga prodhimet e fundit të celularëve, përfshi edhe ato Samsung që përdorin disa nga të pranishmit në atë bisedë, kanë opsionet e rregjistrimit audio. Përdorimi i rregjistrimit të bisedës me një mënyrë të tillë ishtë ndër opsionet e para që është hedhur dje sapo u dëgjuan fjalët e para të bisedës tepër të tensionuar mes Ngjelës dhe Berishës. Celulari duhet të ketë qenë afër, Ngjelës dhe disi larg Berishës sepse zëri i këtij të fundit nuk dëgjohet shumë qartë. Biseda e rregjistruar më pas mund të hidhet në një kompjuter nëpërmjet fisheve, apo programeve të transmetimit që kanë disa nga celularët e prodhimeve të fundit.

    Celular në transmetim

    Varianti tjetër është që dikush me paramendim të ketë bërë një thirje telefonike në një numër tjetër në momentin që ka nisur fjalën Berisha dhe nga ana tjetër është bërë rregjistrimi i bisedës. Ky variant kërkon më shumë angazhim dhe paramendim për shkak se pala tjetër jashtë zyrës që merr telefonatën duhet të jetë e përgatitur nga ana teknike për të rregjistruar diku bisedën që dëgjon, rregjistrimi mund të bëhet me kompjuter të lidhur me telefonin rregjistrator ose edhe direkt duke hapur zërin e altoparlantit të celularit.

    Rregjistratori
    Varianti i tretë është që në dhomë dikush nga të pranishmit, Topalli, Berisha, Olldashi, Bode, Ngjela apo Beja, të kenë patur një diktofon të zakonshëm gazetarësh ose edhe rregjistrator dixhital, të cilët janë shumë të vegjël në përmasa dhe kanë një cilësi rregjistrimi shumë të lartë. Ky variant mbështetet më shumë si një mundësi për rregjistrim se variantet e para për shkak të lehtësisë së madhe të përdorimit. Mjafton që ai që e mban të shtypë vetëm butonin (record) dhe e gjithë biseda të rregjistrohet.

    Spiunim me mikroçip
    Një nga mundësitë është përdorimi i teknologjisë së lartë të preferuar nga shërbimet e sekrete, që janë mikroçipët që mund të vendosen me djeninë apo pa djeninë e të pranishmëve në atë zyrë. Ato mund të vendosen në tavolinën ku bëhen mbledhjet tepër të ngushta në kryesinë e Kuvendit, në veshjen e të pranishmëve apo në objektet e tyre personale. Jashtë godinës së Kuvendit mund të jenë vendosur aparaturat e përgjimit të cilat kanë kapur sinjalin e dërguar nga ana e mikroçipit.

    Mikrofoni në sallë
    Por gjithçka mund të jetë akoma më e thjeshtë. Në zyrën e kryetares së Kuvendit është një mikrofon që rregjistron debatet që bëhen gjatë mbledhjeve që mbahen aty. Kaseta apo shiriti i përdorur aty mund ti jenë kaluar për transmetim medias. Këtë variant e mbështet vetëm fakti se në njoftimit për shtyp të publikuar nga PD ku tregohej vendimi për ngrirjen e anëtarësisë së Ngjelës, thuhet se ka një procesverbal për këtë mbledhje. Ky procesverbal duhet të jetë mbajtur nga sekretarja ose nga rregjistrimi që është bërë zyrtarisht nga administrata e Kuvendit.

    Kompanitë celulare
    Varianti i fundit që kërkon më shumë angazhim dhe teknologji është përgjimi me anë të telefonave celularë dhe ndërhyrjes që mund të realizohen nga kompanitë e telefonisë celulare. Rast analog është ai me Vodafone në Greqi, por tashmë është e njohur se teknologjia e përgjimit nëpërmjet telefonisë celulare arrin që të rregjistrojë bisedat nëpërmjet aparatit celular edhe kur ai është i fikur. Për ta çaktivizuar tërësisht duhet që të hiqet bateria e aparatit.

  7. #37
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Ngjela eshte nje cope pordhac pa pike patriotizmi. Sado malok e kokeshkrete qe te jete Sala; eshte 1000 here me i respektueshem se Ngjela...
    Ngjela vetem pordhe ka, asgje tjeter. Vetem llapes i jep si grate e kqija...mjere kush e e ka vjerr!
    Mezi e moren pushtetin, e tani dalin gomaret e kalibrit te Takut qe i vene minat gjithckaje...

    Gjeja me e mire qe mund te bente zoti avukat do ishte te hapte nje grope e te mbillte nje peme.
    Summertime baby!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ngjela

    Ka gjetur rrugen e gabuar qe do dobesoj ate para Sales edhe ato argumente qe ai ka te drejte do bien nga politika qe bazohet mbi realitetin.

    Ne pozite edhe ata qe nuk e pelqejne Salen mendojne se eshte shume heret per te diskutuar pushtetin qe u morr me aq mundim, keshtu nje konflitik--qe Ngjela do te hap---do shtyj njerezit drejt Sales

    Ai do qe me mire te jepte Doreheqjen, e politika do ta sillte prape, se eshte njeri me vlera e meritonte nje pergjegjesi ne qeverine e PDse.

    Po me rrugen e konflitiktit, do ti japi Sales mundesine ta ''shpartalloj''. [se peshorja e realitetit anon ndjeshem nga Sala]

    Doreheqja, po ta kuptosh nuk eshte DOREHEQJE, eshte ripozicionim eshte politik eshte ajo qe ti nuk i jep mundesine tjetrit te kete kenaqesine te bej revansh mbi ty, e rruan kartat per nje here tjeter.

    Kamikazi nuk ka vlere?!

    Ai i referohet politikes anglo-saksone,qe e njeh kete mekanizem shume mire, madje edhe per Topallin tha nuk eshte gje te ikte, po per vete ben te kunderten.


    Ngjela meritonte pergjegjesi qeverisje---qeveria e PDse duhet te kishte me shume se 9 deputet ministra---se keta 58 deputet direkt te PD keta e munden PS e sollen ate ne pushtet---e ketu nisi ky konflikt---e Sala nuk duhet ta ul ose ta nenvleresoj----pavaresisht se po filloi konflikti njerezit dalin nga linja shume---po ta mendosh se ky njeri luftoi me ty ----kur ty sta varte njeri----edhe kur PS i afroi poste madje edhe minister do ta kishte bere----duhet ta gjesh gjuhen--se eshte ne te miren tende---Skenderbeu e tradhetoi tjetri e nuk e vrau mandje e ktheu te luftonte per te--kjo eshte politike e moral.


    Edhe keto problemet ne kuvend me teper nga Ngjela u fryn,keto dy muaj,--- e nga pozicionimet e loja e tij---keshtu ai si ka len rruge tjeter vetes-----Pozita me nje drejtus te ri do stabilizohet ne parlament--------po ne plan afat gjate duhet ta marin shtruar me Ngjelen e te gjejne gjuhen.


    Per ata qe nenvleresojne Salen [idjot malok ejt etj]

    Sala ka 15 vjet qe ka monopolin e politikes ne shqiperi,[pra eshte qendra as periferia as malsia etj po ai qe cakton rrjedhen] edhe cdo nenvleresim i tij thjesht te con ne humbje.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  9. #39
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Ndoshta e tregon dhe koha, por per mendimin tim kjo eshte nje loje politike qe e dine vetem ata te di.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  10. #40
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    Ngjela



    Per ata qe nenvleresojne Salen [idjot malok ejt etj]

    Sala ka 15 vjet qe ka monopolin e politikes ne shqiperi,[pra eshte qendra as periferia as malsia etj po ai qe cakton rrjedhen] edhe cdo nenvleresim i tij thjesht te con ne humbje.

    Ec e mushju menjen ktyre qe eshte ashtu sic thua ti, por kane nje rracizem krahinor te ndyre , skane faj si ju a ka frymezuar naj derrkuc ne familje qe ka vjedh me ps-n ne kohen e tyre qe metropolizuan tere shqiperine.

    Malok e pa malok ju q.. nenen i beri rrip ju mori pushtetin perseri edhe po punon shum me mire se ato.
    Edhe lopa e dallon por te kuqte mendojne nryshe se mbrojne interesat e veta te ngritura mbi krim.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •