Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 129
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ngjela kritikon Partinë Demokratike për prirje autoritare
    Intervistoi: Arben Xhixho
    04-04-2006



    Partia Demokratike vendosi sot të shkarkojë nga posti Kryetarin e Komisionit të Ligjeve në parlament, deputetin Spartak Ngjela si dhe të pezullojë anëtarësimin e tij në parti. Kjo masë pason daljen në publik të një debati të tensionuar që zoti Ngjela pati të hënën me kryeministrin Sali Berisha.

    Zëri i Amerikës: Partia vendosi t’u shkarkojë nga të gjitha funksionet. Cili është reagimi juaj i parë?

    Spartak Ngjela: Eh... janë... problemet kanë humbur ekuilibrin. Ato janë çështje debati. Kanë gënjyer dje nëpër të gjithë gazetat, Kryeministri ka marrë kryeredaktorin e Shekullit dhe e ka disinformuar për bisedën, megjithatë unë heshta. Sot shtypi ka nxjerrë bisedën. Biseda është normale, bisedë politike, e ngritur në një sistem inkuizicional me një grup njerëzish të cilët nuk ishin, me përjashtim të kryetarit të grupit parlamentar, zotit Topi e deri diku edhe të kryetares së kuvendit, gjithë të tjerët nuk di sepse ishin thirrur në një bisedë, që kishte të bënte midis meje dhe kryeministrit. Unë i dhashë pikëpamjet e mija qartë, saktë dhe asgjë tjetër. Gjithë të tjerat pastaj janë dis-ekuilibrim. Duhet të kemi parasysh një gjë dhe të jemi të saktë; raporti me të vërtetën në Shqipëri është ende larg dhe kjo nuk është për fajin tim. Unë kam raport shumë të drejtë me të vërtetën.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ngjela, ju akuzoheni për përgjimin e bisedës me Kryeministrin në zyrën e Kryetares së parlamentit...

    Spartak Ngjela: Po lere, ku kam unë aparate përgjimi të kontrollojë komisionin. Unë nuk disponoj aparate dore....

    Zëri i Amerikës: Pra ju e mohoni që keni përgjuar bisedën?

    Spartak Ngjela: Unë nuk përgjoj bisedë, unë po të duash skenografoj bisedën dhe e botoj, unë kam memorje, të gjitha i kam, nuk kam pse të përgjoj bisedën. Në qoftë se do të kisha nevojë e kisha marrë me diktofon. S’merrem me këto. Jam shumë i qetë se bisedat janë të hapura, s’ka bisedë sekrete. Biseda sekrete ka qënë midis gjashtë njerëzve. Të gjitha ato janë mungesë ekuilibri, rikthehen ekuilibrat, sqarohen ato dhe disekuilibrimi pastaj është në disfavor të atij që e ka pësuar e jo të atij që mbron të drejtën.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ngjela, marrëdhëniet tuaja me Kryeministrin dhe me Partinë Demokratike kanë ndryshuar disi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë së re. Ka kritikë që ju akuzojnë se ju u bëtë një lloj opozitari brenda vetë Partisë Demokratike për faktin se nuk u përfshitë në qeveri. Si ju përgjigjeni ju këtyre akuzave?

    Spartak Ngjela: Po natyrisht, kjo nuk është gjë e vogël. Habitem që mund të bëhet një pyetje e tillë edhe nga Zëri i Amerikës. Kjo nuk është gjë e vogël. Nuk është vetëm kaq. Ajo që kam akuzuar unë dje, në bisedën time, është pikërisht fakti, që me një komunist, 40 vjeçar komunist, enverist, me partinë agrare, me zotin Xhuveli, kundërshtar prej 15 vjetësh i lëvizjes demokratike në Shqipëri dhe kundërshtar imi personalisht prej 30 vjetësh, dhe ta sjellësh në qeveri, sepse ka katër vota për të disekuilibruar karrierën politike të elitës politike të partisë tënde, është gjëja më e urryer, më e papranueshme dhe më amorale në këtë lloj politike. Këtë mund ta gjesh në Afrikë, në diktaturat afrikane, në çdo vend, por kurrë në një vend parlamentarist. Atëhere si ka mundësi të pranohet një gjë e tillë? Kjo është ajo e cila ai thotë më ka përgjuar apo s’më ka përgjuar. Kjo ka qënë akuza ime që ja kam bërë. Ja bëj hapur kudo që të jetë dhe kudo të shkojë. Kjo është ajo që do ta rëndojë, kjo është ajo e cila në fund të fundit e nxjerrë përfundimisht jashtë politikës si arrivist. Unë nuk mund të pranojë prishjen e karrierës 30 vjeçare dhe luftën time politike, duke më marrë në pushtet kundërshtarin.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ngjela, cili do të jetë hapi juaj i ardhshëm?

    Spartak Ngjela: Hapi im, hapin tim e kam të sigurtë. E kam filluar përpara 30 vjetësh dhe janë këto tre principe të cilat nuk i shkel; kushtetuetshmëria, parlamentarizmi, ekonomia e tregut dhe zgjedhjet e lira. //rd//
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #12
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Ore po me eshte nje k'oqe kandari ky ngjela...mme kujtohet kur kandidoi per kryetar bashkie para 2 vjetesh, skishin te numeruar gafat qe bente...Sala eshte i drejte i shkreti, po pak naiv per te qene politikan

  3. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Biseden e lexova, nuk e degjova. Do te ishte me mire nqs do kishte efekte audio, do me pelqente toni i Berishes kur i thoshte Ngjeles "Je i shkarkuar".
    Te dy shfaqen vetite me te ulta te tyret Berisha si despot i pandreqshem dhe kokeforte ndersa Ngjela si shembull i politikanit snob dhe amoral. Kjo eshte zanafilla e humbjes se pushtetit nga Berisha.
    Ezekiel 25-17.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mendimi im kjo eshte nje zgjidhje shume e keqe ketij konflikti te lindur pas krijimit te qeverise ku Ngjela nuk i dha asnje poste.

    Ngjela eshte nga te paktet ne mos i pari qe meritonte portofol, pas Zhosefines.

    Berisha nuk mund te kete qeveri te kufizuar ne nje parlament ku PD ka vetem 58 deputet e jo 71, e te kesh 9 veta nga deputete e PD se vetem ministra.

    Qeveria e vogel eshte per shpenzimet ne total e jo per numrin e ministrive me qeverite parlamentare, qe jane te varura nga shumica ne parlament.

    Mund te kesh qeveri me pak ministra po me me shume shpenzime ne total, pra qeveri e vogel nuk eshte te numri i ministrive.

    Plus ca kursimi i krijon vendit kur ke nje qeveri jo te stabilizuar te mbeshtetur forte nga shumica e mundshme ne parlament! Ca llogarie eshte kjo?

    Krahasimi me Ameriken [psh sic thone etj]---eshte pak kuptim--se ne amerike Presidenti ka mandat fiks---4 vjet--e ministrat [sekretaret e shtetit] nuk jane kongresmen [parlamentar] e nuk eshte i varur mandati i tij nga kjo shumice , vetem ligjet e ben ai.

    Per mendimin tim Berisha duhet te kishte bere nje qeveri te vogel [si shpenzime total] po nga qe nuk ka shumicen si PD me nje numur mbi 20 ministrish, ku te angazhonte sa me shume nga grupi parlamentar e pastaj aleatet.

    Kjo do ti jipte asaj qendrueshmeri.

    Edhe politikaneve Ngjela e me rradhe nje mundesi per te zhvilluar politike, duke pasur dhe mundesite e detyren e pergjegjesine e drejtimit te nje gjeje, jo thjeshte nje karton qe te ndrish.

    Ky eshte nje konflikt i kote qe mund te zgjidhej ne tjeter menyre e forconte mazhorancen.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #15
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Avokati tregoi që ekzistonin deri dje dhe njerëz me principe që nuk ulin kokën ndaj këtij totalitarizmi të fëlliqur.Gjithashtu tregoi që fatmirësisht ekzistojnë akoma individë të së djathtës që besojnë,respektojnë dhe përfaqsojnë parimet dhe shtetin e të së Drejtës.Fatkeqësisht besuam që ish Presidenti do kishte ndryshuar sadopak e do i sillte ditë më të bukura kësaj Shqipërie kaq të shumëvuajtur,por u gabuam përsëri...

    Kush ndoqi lajmet e mbrëmjes sot,jam mëse i sigurtë që i kanë ardhur në tru ato deklarata për shtyp që jipte në marsin e 97-tës si President i Shqipërisë.Ato deklarata që sollën rrënosjen e shtetit dhe zhytjen e tij në gjak e errësirë...

    Toni i zërit dhe marrja e vendimeve në mënyrë arbitrare tregoi akoma dhe një herë që Shqiptarët bënë gabimin më të madh në 3 korrik.Në një kohë kur avokati ja tha shkoqur gjërat e sheshit ai nuk mundte ta ndiqte me argumente dhe filloi ta shkarkonte nga detyrat e tij partiake.Kur kemi të bëjmë me shkelje flagrante dhe kaq të rrezikshme të ligjit fundamental atëhere nuk ngelet gjë tjetër veçse të reagojnë njerëz me konshtiencë juridike,e demokratike për të konstatuar dhe dënuar këto shkelje.Mirëpo Kryeministri ynë nuk pranon të këndojë "gjel" i dytë në partinë e tij personale dhe kështu që i tregoi akoma dhe një herë shqiptarëve që nuk ka ndryshuar aspak nga ai që ishte një herë e një kohë...

    Njërin e hoqëm nga politika më 3 Mars,ka ardhur dita ta shporrim dhe tjetrin nga ai kolltuk i rehatshëm e tja lejmë litarët e shtetit së bashku me shpresat dhe aspiratat e gjithë shqiptarëve,njerëzve të rinj plot energji dhe vullnet për punë,dhe reforma reale në dobi të shtetit.Ka ardhur koha për ndryshim...
    .........................

  6. #16
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nese nuk eshte edhe kjo nje loje politike, eshte nje gjest i hatashem i Ngjeles.Pushtuesi dardhan duhet ta kuptoje se ky vend ka zot.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ajo qe mori nen kontroll Ngjelen ishte nje nga shtate mekatet me te medha qe mund te bej njeriu ZILIA.

    Zilia e verboi Ngjelen e lodhur nga diktatura ne burgun e Burrelit. Kur shihte Bumcin, Bashen apo Olldashin ne kulltukun e ministrit semurej me keq se sa kur shihte gardianet e Burrelit.

    --------------

    Shkoi dje mbasdite tek Top-Channel dhe tekniket e Top-it i montuan mikrofonin me te ndjeshem qe kishin ne studio.
    Vetem se bene nje gabim trashanik ne ritransmetimin e bisedes. Zeri i Ngjeles tingellonte aq i paster, sa qe duhet te kishe probleme me veshet per te mos e kuptuar se ne trupin e kujt nga te pranishmit ishte ngjitur mikrofoni.

    ---------------

    Ngjela shpertheu si ato kamikacet e deshtuar ( Pa deme ne njerez, por vetem me ca xhama te thyer dhe me nje jehone disa ditore ne media)

    -------------

    Tani do shtyhet edhe ca jave fushata e pastrimit te prokurorise dhe te gjykates nga mafia e kuqe, pasi do merren me Takun. Ky eshte i vetmi dem qe i beri kamikacia Ngjela PD-se.

  8. #18
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Shikoni kur ta shpallin Ngjelën armik të kombit tani. lol
    Nuk u mësuan yzmetqarët e Salisë, që nuk ka kundërshtime të "njëshit" në PD ??
    Filloi loja...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Berisha-Ngjela

    Berisha- U përpoqa që të bisedoja privatisht, por ishte e pamundur për arsye që ti i di vetë. Unë do të jem fare i hapur me ty, duke respektuar kontributin tënd, respektuar sakrificën tënde. Kam qenë dhe mbetem i mendimit që deklaratat. mendimet duhet të jenë të tolerueshme sadoqe ne raste te caktuara kane ardhur ne kundershtim me programin politik te shpallur Tani veprimtaria e komisionit të ligjeve.qe ke ne dore ti,për mua ti abuzon, sepse nqs ti je kryetar komisioni, je njëri nga anëtarët e komisionit në kuptimin e fuqisë vendimarrëse .Je përpjekur të bësh më tepër se sa, dhe këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimin qeverisës
    Ngjela - Cilat janë?
    Berisha - Presidenti
    Ngjela - Po pa fakte, s'mund !
    Bersiha - Këtë e ke bërë në kundërshtim me përcaktimet e qeverisë. Së dyti , largimi yt demonstrativ nga parlamenti përsëritja e idesë së Fatos Nanos ndaj Ilir Metës, ishte një xhest fatal për ty sepse vendi yt është në grupin parlamentar dhe me largimin që bëre tregove se ti nuk i përket grupit parlamentar. Nëse ti mendon se mund të krijosh skema, ose skenare si Fatos Nano gabohesh ...Ajo ngritja jote për të mos votuar dhe …
    Ngjela - Unë e kisha shpallur mosvotimin!
    Berisha - ... prishe korumin!
    Mgjela - Korumin nuk e prisha unë, e prishën këta që nuk zbatojnë rregulloren që thonë, po je në sallë dhe s'merr pjesë.. Jo o vëlla s'ka, ika, sepse këta nuk zbatojnë dhe respektoojnë ligjet E dyta, se nuk mund të të dëgjoj pa fund, unë nuk kam bërë asnjë kundërvënie dhe jam marrë vetëm me ligjet. Ligjet janë për faqe të zezë, paçavure, dhe nuk është faji im se janë paçavure. Ligji ka një teknikë legjislative dhe duhet respektuar. Teknika legjislative është shkencë dhe ne nuk mund të dalim dot jashtë kësaj shkence, unë të paktën kam folur krejtësisht si një individ sepse një votë kam, por atë nuk mund ta ndaloj dot, sepse, ohu, kam shumë …Duhet të më japësh mua argumenta se cili është kundër programit. Ke tetë tentativa dhe unë jam matur dhe unë duhet të kisha denoncuar edhe penalisht, ka tetë atentate kundër Kushtetutës, shtatë.
    T'i numëroj unë
    Berisha - Çfarë je ti more që më tregon Kushtetutën? Kujt i tregon Kushtetutën?
    Ngjela - Pse kë do të të tregoj?
    Berisha - Ç'më tregon Kushtetutën? Tregoja Mark Abdisë Kushtetutën.
    Ngjela - Ja të të them edhe ndonjë gje tjetër, që ti nuk e ke firmosur atë të spiunëve. Nuk e ke firmosur sepse nuk të lejon Kushtetuta, ta kalova, do të ta kthej prapë, E ka firmosur ky (e ka fjalën për zëvendëskryeminsitrin). Kushtetuta nuk të thotë që ta delegosh firmën
    Berisha - Jo e delegoj
    Topalli - Jo, kam kaluar Namik Doklen (flet për rast të delegimit të firmës)
    Ngjela - C'ke bërë ti nuk e di
    Jozefina Topalli - Jo i ka kaluar edhe ato
    Ngjela - Ç'më duhet mua me ato mor vëlla, kjo është shkelje Kushtetute. Pse unë do t'i ato të gjitha
    Berisha - S'ka ligj që më ndalon mua t'ia delegoj zv/kryeminsitrit
    Ngjela- Ore nuk e di unë, Kushtetuta nuk të lejon
    Berisha -Po s'e ndalon
    Ngjela - S'e lejon. Ligji per këshillin e Minsitrave thotë që të gjitha ligjet duhet të kalojnë nga Minsitria e Drjtësisë. Mua më kanë ardhur pa firmën e minsitrit të drejtësisë
    Berisha - S'e ndalon
    Ngjela - Dhe unë përkundrazi e kam zbutur
    Berisha - Ti vetëm trillon. Nuk ka ligj që nuk kalon në Ministri të Drejtësisë
    Ngjela - Unë jo, nuk kam asnjë!
    Berisha - Nuk të vinë ty, më vijnë mua!
    Ngjela - Nuk e di, unë nuk kam ansjë shenjë që të vijë Minsitri i Drejtësisë dhe të mbrojë një ligj
    Berisha - S'është fare detyrë me ardhë tek ty Ministri i Drejtësisë
    Ngjela- Nuk e di. Unë atje nuk kam asnjë shenjë të Minsitrit të Drejtësisë. Atje vijnë ligje që mbrohen nga qeveria dhe dalin me inisiativë nga brenda. Atje kanë ardhur ligje që janë "porcheri"
    Berisha - Po pse do t'ia heqësh të drejtën ti kryeminsitrit për të bërë ligjshmëri ?!
    Ngjela - Kush po ia heq? More zotëri ka një teknikë legjislative
    Ngjela - Në parlament ne për fat të keq nuk kemi drejtori kodifikimi, nuk kemi celulë të specialiszuar për të bërë ligje. S'kemi, ashtu sic e ka gjithë bota. Dhe ne të vetmen që kemi e kemi në qeveri.Po të mos kalojë nga këto struktura ai vjen ashtu siç kanë ardhur të gjithë ligjet. Ligjet që kam bërë unë, kanë qenë të gjitha me 20, 30 ndreqje minimumi, edhe ligji i KLD, vetëm se isha në Romë. Nuk do e kishte rrëzuar gjykata Kushtetuese., do ishte rregulluar. Unë ika në Romë, ata e kaluan, iku, u prish
    E morën një për një këshilltarët,u bindën këshilltarët, të mora të thashë, "ligji për legalizimet ka probleme kushtetuese, do të ta kthejë me cdo kusht Presidenti, në mos Presidenti ta kthen Gjykata Kushtetuese". S'ma pranove. Çfarë të bëj unë?
    Është luks i madh për një vend që kryeministri është kardiolog,.është shumë luks, megjithatë duhet të kesh atje 30 ekspertët më të mirë të vendit
    Berisha - Unë jam krenar që jam kardiolog!
    Ngjela - Por lere, po flasim për ligj këtu!
    ****
    Ngjela - S'e çaj kokën fare
    Berisha - Bëj edhe tjetrën unë, Të Përjashtoj Nga Grupi, Të Nxjerr Fare Nga Grupi Po Të Them !
    Ngjela - Mbaji veth në vesh këto që të them unë .Nuk më njeh mua ti. Nuk kam bërë tre orë arest unë, kam bërë 13 vjet arrest ore zotëri jo tre orë. Unë kujtova se ti kishe ardhur të dikutoje
    Po ku pyes unë për shkarkime. Me mua nuk matesh jo ti…
    Berisha - Je I shkarkuar!
    Berisha - Je i shkarkuar!
    Ngjela - Por lëre more se është politik, unë jam deputet, kam marrë vota
    Hidhe në sallë, kjo është gjuha që unë do të mbrohem
    Berisha - Jep dorëheqjen!
    Ngjela - Hidhe në sallë, në parlament, kjo është gjuha që do mbrohem
    Berisha - Jep dorëheqjen!
    Ngjela - S'jap dorëheqje. Po ke shkarkim, kjo është menjehere pas asaj,, do pres interpelancë., këto do të t'i them edhe në interpelancë ... Ja po të them që nuk ka rast në histori që kundërshtarin ta mbash në qeveri dhe liderinpolitik ta mbash jashtë. vetëm ti e ke bërë këtë Ti e marrë kundërshtarin tonë më të madh, majtist, komunist, enverist jeni tre komunistë në qeveri, ndërkohë që gjithë bota thotë rishikoni komunistët. Ehu, ne të kemi toleruar shumë madje, je shumë i toleruar dhe unë kam faj që të kam toleruar!
    Berisha - Je i shkarkuar!
    Ngjëla - Shkarkim, kujt I thua shkarkim ti?
    Ngjela - Hidhe në sallë, ke betejë të gjatë në sallë, patjetër!
    Berisha - Po në salle!
    Ngjela - Pse çfarë kujton ti se jam vetëm unë? Më kujton vetëm ti?
    Berisha - Vetëm je!
    Ngjela - Po unë nuk kam pyetur për dishepullin tënd, unë nuk kam pyetur për idhullin tënd. Unë kam akuzuar Enver Hoxhën për tradhëti kombëtare në sale te gjyqit. Ti ka treguar të gjitha ai Bujar Rama që ma vije mbrapa, që mu rrëfye mua atje? Ti e vije mbrapa. S'çaj kokëkën fare unë për atë!
    Berisha - Jep dorëheqjen!
    Ngjela - Absolutisht S'jap dorëheqjen unë.. Hidhe në sallë bëj cfarë të duash
    Berisha - Dakord!
    Ngjela - Me mua s'ka, dhëmb për dhëmbë. Unë jam me moral hebraik Je messuar me keta kristianet ti!
    Berisha- Ti të japësh dorëheqjen që sot
    Ngjela- S'jap dorëheqjen.
    Berisha- Po s'dhe dorëheqjen je i shkarkuar
    Ngjela- E si do më shkarkosh?


    Berisha- Të komunikoj shkarkimin
    Ngjela- Hidhe në votë
    Berisha- Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar
    Ngjela- Hidhet në sallë ajo, ku më shkarkonn dot njeri mua!
    Berisha- Je i komunikuar!
    Ngjela- Ore zotëri, më ke marrë mua. Më ke nxjerrë në elitën e partisë me këtë punistin këtu, e ke marë këtë në koalicion, njeriun më komunist në Shqipëri



    Berisha- Je i shkarkuar!
    Ngjela- Po s'shkarkohem unë
    Berisha- Shko me Nikollë Lesin ti!
    Ngjela- Jo jo me Nikollë Lesin. E di mirë ti, . Nuk kam denoncuar njeri une.E di mirë ti, kush më ka denoncuar mua, prandaj leri këto muhabete!



    Berisha- Je i shkarkuar!
    Ngjela- Po nuk më shkarkon dot ti mua ore zotëri. Nuk ka zot në botë që në sistemin tim të më shkarkojë mua
    Ky s'është sistemi yt. Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen se ti ke bllokuar edhe tregun edhe shtetin! Je i bllokuar krejtësisht, lere atë shkarkim



    Beisha- Je i shkarkuar dhe po ta them unë.. dhe e dyta je i pezulluar që sot si sekretar për mardhërniet publike në PD

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Antimafia,

    nga e ke marre debatin?

    Nje te vertete thote Ngjela, qe ligjet e qeverise jane per ibret.

    Pale kur ka nje jurist si Basha qe thote ka prone faktike dhe juridike....puhhhhhh

    cdo kush qe ka bere nje minimum kursi te te drejtes e di qe E drejta absolute eshte e drejta e prones, te ciles nuk i humbet asnjehere e drejta......
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •