Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 129
  1. #41
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nuk eshte puna se kush ka te drejte Ngjela apo sala sepse ajo eshte relative. Ceshtja eshte ne parim, pse duhet te gjeje dikush te drejte ti thote dikujt tjeter 'te perjshtoj', pra eshte puna tek tendenca komunisto-diktatoriale e cenimit te lirise se tjetrit. A-ja e demokracise eshte e drejta e lire e te shprehurit. Nese se kupton kete dot lideri i shqiperise kjo eshte fatkeqesi. Bujrum plenumet e 72shit, bravo lincim i Hazbiut, erdhi prape nje plak malor matuf te na rikujtoje te kaluaren.

  2. #42
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Do ishte mire qe cdo gje te behej duke u bazuar ne kushtetute.
    Per Ngjelen si Kryetar i Komisionit te ligjeve vendos parlamenti me votim te fshehte dhe jo Berisha.
    Ne parlament de jure Berisha ka vetem nje vote.

    Te vjen per te qeshur nga deklarata te tilla si te shkarkoj, te ngarkoj lol sikur behet fjale per ndonje kamion.
    HAKUNA MATATA

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Nuk eshte puna se kush ka te drejte Ngjela apo sala sepse ajo eshte relative. Ceshtja eshte ne parim, pse duhet te gjeje dikush te drejte ti thote dikujt tjeter 'te perjshtoj', pra eshte puna tek tendenca komunisto-diktatoriale e cenimit te lirise se tjetrit. A-ja e demokracise eshte e drejta e lire e te shprehurit. Nese se kupton kete dot lideri i shqiperise kjo eshte fatkeqesi. Bujrum plenumet e 72shit, bravo lincim i Hazbiut, erdhi prape nje plak malor matuf te na rikujtoje te kaluaren.

    Dukeni qe nuk keni punuar as edhe nje dite.
    Sepse po te kishit punuar qofte edhe nje dite te vetme do e kishit mesuar se sa ka te drejte nje shef, qe te te pushoj nga puna.

    Ngjela ishte sekretar politik i PD, i emruar nga Berisha dhe jo i votuar nga Kongresi i PD. Pra Berisha ka te drejte ta pushoj.

    Ngjela eshte emruar nga PD si kryetar i komisionit te ligjeve. Shefi i PD-se me ndihmen e kolegeve te tjere do ta pushoj.

  4. #44
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Nuk e kuptoj o njerze pse i dilni pro ktij njeriu , te dali nje njeri dhe te thote se cfare te mire i ka dhene shqiperise zoti Sali berisha ? Perveç , krimit te organizuar , droges , prositucjonit dhe korrupsjonit . Apo çdo gje e shihni tek interesat tuaja personale dhe ndarjet krahinore ? Mos paguani taksa , drita , uje dhe te hapni nje truall ne token e tjetrit kte keni qef ju pro-salistat , hapni syte mer njerze se lat nom se kshu nuk shkohet drejt integrimit , ka bllokuar tjetri gjitha punimet ne tirane qe jane per te miren e qytetarve dhe nuk shikon qe qeveria e tij eshte nje cop paçavure qe mundohen kush te vjedhi me shume se tjetri .

    Pervec pronave e bizneseve private , ti nuk ke asnje fabrike shteterore ku te punsohen te papunet . Tjerit mbarojne shkolla e universitete dhe ne fund perfundojne kamarjera dhe kjo rrjedh si pasoje e klanit berisha qe e ka mesuar shoqerine shqiptare te hedhi nje mal me lek per te zene nje vend pune. Nuk dua te anoj as njeren parti as tjetren , por rrespektoj ate qe punon per shqiperine tek ky njeri une nuk shof asnje te ardhme, dhe per te gjithe ata qe e kane votuar dhe i dhane mundesine per her te dyte nastradinit berisha , i uroj tu ndodhi nje 97 e dyte , qe te dalin perseri ne rruge si servilat e te bertasin Duam paret tona . Shqiptaret kishin qene kombi me i pacipe ku cdo gje e shohin tek interesi dhe jo tek te ardhmet e femijve te tyre . turp per te gjithe ne .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 05-04-2006 më 14:06

  5. #45
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Sipas antimafies "ma ka qejfi s'ma ka qejfi duhet bere si me thote shefi".

    Po ja larg qofte rrodhi shefi nga trute e kokes, si do ja bejme hallit.

    Antimafie as ti nuk ke punuar as edhe nje dite se cdo shef e ka nje shef.
    HAKUNA MATATA

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga My_Soul
    Sipas antimafies "ma ka qejfi s'ma ka qejfi duhet bere si me thote shefi".

    Po ja larg qofte rrodhi shefi nga trute e kokes, si do ja bejme hallit.

    Antimafie as ti nuk ke punuar as edhe nje dite se cdo shef e ka nje shef.
    Il capo ha sempre ragione...

    shkruante ne shume fleta qe mbanin neper mure ne Ministri ne ate kohe qe s'ke punu ti ,e mban mend...lol

    rritu njecike pastaj puno ne pune shteti ti o goc,

    Qashtu..

    Tani sa per ngarkim-shkarkim, upload-download...lol

    Shyqyr qe s'i ka thene te kalaroj...se njones ne 97 i ka thene ne mbledhje te Kriesise SHEFI I MADH, mbylle gojen ti preshi i Precit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 05-04-2006 më 14:11
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #47
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Titi
    Nuk e kuptoj o njerze pse i dilni pro ktij njeriu , te dali nje njeri dhe te thote se cfare te mire i ka dhene shqiperise zoti Sali berisha ? Perveç , krimit te organizuar , droges , prositucjonit dhe korrupsjonit ..
    E ke gabim plako. Ai po i mbron nga ato qe thua ti me siper. PO te kishte bere sala drroge , prostitucion apo krim a kujto se nuk do ja kishin nxjerr ne shesh ato qe ishin per 8 vjet. Eshte komplet e kunderta nga cka thua ti. Krim DRROGE Prostitucion Kondrabande te cdo lloji u sollen nga qeveria socialiste antishqiptare qe drejtoi shqiperine per 8 vjet edhe e metropolizoi fare. Cuan shqiperine ne vendin e pare per KorrupT.

    Sala te solli i te mire se ti oqi qafeme 3 korrik, kta se desh blene shqiperine pellembe per pellembe.

    Un qe flas kshu skam asnje interese personale se jetoj ne usa as skam ngrejt shpi ne toke te sales as tosit as tenden. Por te thuash qe sala se solli krim drroge e prostitucion eshte absurde edhe seshte asnje 1 prilli sot. ju flm.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ZoneeLire
    Anëtarësuar
    05-04-2006
    Postime
    1

    Post Berisha po e tregon edhe njehere se nuk mund te ndryshoje

    Berisha po e tregon veten edhe njehere se nuk mund te ndryshoje.

    Megjithese Ngjela eshte nje pseudo jurist, ne gjitha cfare i thote i ka te verteta.
    Dhe pergjigja e berishesh per ata qe e kudershojne.

    Ne partine time demokratike nuk ka vend per demokrate. (fixfare)


    www.zoneelire.com
    Gjithcka per mbi 18 vjec.

  9. #49
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga Michi
    E ke gabim plako. Ai po i mbron nga ato qe thua ti me siper. PO te kishte bere sala drroge , prostitucion apo krim a kujto se nuk do ja kishin nxjerr ne shesh ato qe ishin per 8 vjet. Eshte komplet e kunderta nga cka thua ti. Krim DRROGE Prostitucion Kondrabande te cdo lloji u sollen nga qeveria socialiste antishqiptare qe drejtoi shqiperine per 8 vjet edhe e metropolizoi fare. Cuan shqiperine ne vendin e pare per KorrupT.

    Sala te solli i te mire se ti oqi qafeme 3 korrik, kta se desh blene shqiperine pellembe per pellembe.

    Un qe flas kshu skam asnje interese personale se jetoj ne usa as skam ngrejt shpi ne toke te sales as tosit as tenden. Por te thuash qe sala se solli krim drroge e prostitucion eshte absurde edhe seshte asnje 1 prilli sot. ju flm.



    O michi po kush ishte ne qeveri 91-97 mos isha gje une ? Berisha me shoke ishte . Socialistet qe po thua ti ishin gjysma ne biruce te burgosur nga zotnia ne fjale . Berisha hapi kufinjt per shqiptaret , berisha shkaterroi ushtrine shqiptare , berisha solli gjithe fisin e farefisin dhe i futi neper institucjone me 8 klase shkolle , ai veshi gjithe fshataret me uniforma blu dhe normalisht atehere dhe krimi mori permasa katasrtofike qe e beri shqiperine kolumbi te 2te me 6 vjet demokraci , çdo gje ishte lisho , vjedhje , korrupsjon , krimi i organizuar etj etj .Deri sa nje dite i erdhi fundi epokes se berishes ne 97 . Apo dhe kto socilaistet i sollen ?

    I vetmi Demokrat qe mund te ndryshonte shqiperine ka qene vetem EDUART SELAMI , por nastradini e pa qe ishte me i zgjuar se vetja dhe e elminoi nga partia e tij . Kshu kshu Michi , Berisha mund te jete rob i drejte por budallallikun sja mohon njeri se ai ashtu ka lindur ,biles ato qe e rrethojne perfitojne nga kjo dhe jane ujqerit e politikes shqiptare . Me vjen keq qe i ram po nje vrime per te dyten here, por mire te na behet se aq tru kemi .

    Me perçarjen e partise se tij nuk e ka te gjate , shpresojme qe ta marri nje person i denje se boll kemi vuajtur si komb nen kthetrrat e injoranteve .

    hajt shnet

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ilva Tare, TV KLAN

    TIRANË- Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, tha dje në një intervistë për Klan

    Prej 7 muajsh Shqipëria ka një qeveri të re, është ndërtuar një marrëdhënie bashkëpunimi. Si perceptohet qeveria e re “Berisha”, e cila ka paraqitur si objektiv kryesor luftën kundër korrupsionit dhe operacionin duart e pastra. Shikoni sinjale pozitive?

    Sektorët e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma gjyqësore janë sektorë kyçë për Evropën dhe shoh sinqerisht, një angazhim të kryeministrit Berisha. Shohim rezultate pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Janë arrestuar disa anëtarë të organizatave kriminale, shumë të rrezikshëm dhe ka një bashkëpunim të mirë mes policisë shqiptare dhe autoriteteve të policisë së vendeve evropiane, një bashkëpunim i kënaqshëm. Problemi i korrupsionit na shqetëson veçanërisht shumë. Por përpjekjet e kryeministrit Berisha ndonjëherë duken sikur përplasen me një mur kundërshtimesh nga eksponentët apo personalitetet që në të kaluarën kanë qenë të lidhura me ambiente kriminale dhe e kanë të vështirë të pranojnë këtë rrugë të re të transparencës. Besoj se një nga pikat kyçe për të cilën do të këmbëngulë Komisioni Evropian, është lufta kundër korrupsionit dhe të gjithë organizmave. Mendoj se integriteti i të gjithë gjyqtarëve është një vlerë të cilën e konsiderojmë të domosdoshme dhe nga e cila nuk kemi ndërmend të heqim dorë.



    Cilat janë pikat më të dobëta të shtetit shqiptar që ju shqetësojnë aktualisht?


    E para është korrupsioni në sistemin administrativ dhe gjyqësor, që duhet të japë prova të forta se dëshiron të reformohet. Ne nuk mund të pranojmë që një sistem gjyqësor të thotë se jemi të paprekshëm. Asnjë organizëm institucional nuk mund të jetë i paprekshëm. Reformat duhet të kryhen gjithsesi. Ne kërkojmë sigurinë e kufijve dhe dokumenteve të identitetit. Jemi angazhuar të ndihmojmë në një projekt për të pajisur qytetarët shqiptarë me pasaporta biometrike. Nuk përjashtojmë që këto projekte të bashkëfinancohen nga BE-ja dhe ky do të ishte një hap i rëndësishëm përpara. Pasi nëse unë nuk jam i sigurt se qytetari shqiptar nuk falsifikon pasaportën, nuk arrij të jem i qetë.
    ...

    Moratoriumi për bllokimin e skafeve ka ndezur debat edhe brenda mazhorancës, pasi disa deputetë e konsiderojnë antikushtetues. Ju mendoni se është vërtet i nevojshëm?

    Është ekstremisht i rëndësishëm, që moratoriumi kundër skafeve të hyjë në fuqi për të ndaluar për një periudhë të caktuar qarkullimin e skafeve super të shpejtë, me përjashtim të barkave të peshkimit, se ato janë mjet pune. Por barkat shumë të shpejta shpeshherë transportojnë klandestinë, drogë, armë. Moratoriumi është një sinjal pozitiv nga ana e Shqipërisë.

    ------------------

    Me siper jane dy nga shtate shkeljet kushtetuese te Berishes, per te cilat u akuzua nga Ngjela.

    Bile njeren nga keto shkelje te kushtetutes Berishes ja kujtoi edhe Ministri i Brendshem anglez Charles Clarke:

    "...Isha tërësisht i befasur dhe shpreh tërësisht mbështetjen përsa i përket iniciativës suaj për moratoriumin për skafet, të cilat kontribuojnë për trafikun e njerëzve dhe trafiqet e vogla. Diskutuam edhe për menaxhimin e kufijve si dhe për mjetet e identitetit me siguri të lartë. Ne u angazhuam për një bashkëpunim më të mirë përsa i përket fushave të drejtësisë dhe prokurorisë ku ka vend akoma për ecje përpara për reformat. Unë mendoj së fundmi se Shqipëria është një vend me shumë mundësi për investimet e huaja sidomos për ato britaniket”,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 05-04-2006 më 17:06

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •