Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 129
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ngjela per mua mbetet njeri me vlera. Por dicka nuk me ngjit kur e reklamonte voten e fshehte si nje nder parimet per te cilat ai nuk bente kompromis. Parlamentin qe shkoi ishin bere nja 50 e kusur votime te fshehta me elektronike, te 50 e kusur heret ka bojkotuar Ngjela? Sma do mendja. Por nga ana tjeter Ngjela ka te drejte te kritikoje pranine e ministrit te Çarçanit, Xhuvelit dhe agraret e tij, ne qeveri. Por do kishte shume me teper dinjitet nqs do kishte ngrit zerin qe ne shtator sic beri Nikolle Lesi.

    Per kete punen e pergjimit, nuk e di se si degjohen zerat po mua me beri pershtypje qe Top-Channel bente reklame ne faqen e internetin qe ne oren 5 qe ne Fiks Fare do jepte debatin Ngjela-Berisha. Sidoqofte, kjo menyre zgjidhjeje ishte me e shemtuara dhe me e kushtueshme e mundur per PD-ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 04-04-2006 më 19:53
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Ngjela, pasuri kombetare per momentin.

    Per momentin, mendoj qe zoti Spartak Ngjela ,ka vlerat e nje pasurie kombetare.
    Eshte e veshtire shume e veshtire te kundershtosh Sali Bishen.
    Mbeshtes fuqimisht avokatin . Kam shume e shume per te thene, por esenca eshte kjo: Fuqimisht mbeshtes sot zotin Ngjela , dhe ndjej respekt per te gjithe ata kurajoze qe e kane kundershtuar Bishen dhe jane shkarkuar, perjashtuar dhe syrgjynosur me vone. Fuqimisht te mbeshtes zoti avokat.

  3. #23
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ngjela nuk osht as edhe nje fije floku ne PD, kur flet qe ai nuk osht i vetem, asnji pas Ngjeles nuk e con tymin e cigares, vetem nqs osht ndonje tym cigare PARTIZONI qe ta grryn hunden dhe ta bon me nje bir te madhe ne vend te dy birave normale, sic po ja bon Lesi gjer tashi...... Thene thjesht, e kan lon mente, shashtise truni tipit. Ngjela osht shum i dobet politikisht, shkencerisht/avoktisht osht zero fare. As per drejtor shkolle nuk bon lene mo ndonje post ministri qe Lesi ja ka mush mendjen qe e meritonte.........Ngjela ish mbrojtes i Salihut nder me extremet pa hy grushtave, tani del haptas kunder tij, po e bon pis figuren etij politike.....Patjeter duhet te nderroje Ngjela, se kshu si i ka hy ene idelaet Hibraike te tij nuk kan me e ndihmu.....Ngjela do shesi nga 200 kopje me shum gazetash per nja 3 dit ene osht kapitull i mbyllun pastaj.......BONI GJO PREMTIM SEKRETARI I SHTETIT BRITANIK PER LEGALIZIM TE REFUGJATE SHQIPTARE NE UK????

  4. #24
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Edhe 1000 here te kete te drejte Cac Ngjela,ne ato qe thote,mendon,,menyra sesi kerkoi ti shpaloste apo ti mbronte,ishte mese e gabuar.
    Dhe nese eshte e vertet puna e pergjimit,atehere su ka lene gje marifeteve te atyre qe e degdisen per vite me radhe mes kater mureve.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #25
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    E degjova dhe une debatin , Sala eshte budall me liçence amon , si i thuhet tjetrit do te shkarkoj kur ai eshte deputet qe e ka marre vendin e tij me vota. "Berisha- Në votë për çdo njeri, në votë je i shkarkuar" dmth e nxorri haptas qe votat i kontrrollon vete Berisha .korrupsion i gjalle .
    Ngjela mbetet nje figure e shquar qe nuk mund ta krahasohet me plehren berisha.

    Mendova se do kishte ndryshuar pak nastradini po per fat te keq ishte po ai i 15 viteve me pare , biles mos me keq .
    Se di cfare te them ,zoti na ndihmofte ,se me kta politikane qe kemi na pret nje 97 e dyte .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 04-04-2006 më 20:33

  6. #26
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Pa dashur te marr pjese ne dyluftimin midis llojit po shpreh vetem dicka. Berisha tregoi qe eshte ende ai i para vitit 97 dhe me i eger dhe zevzek se kurre.
    Por Berisha kete rradhe duhet te beje mire hesap kundershtarin pasi Ngjela eshte nje njohes perfekt i ligjit dhe do dije te mbrohet mjaft mire.
    Uroj qe mos kemi perseri zgjedhje se une e ju bashkeforumas do i paguajme zgjedhjet e reja.
    Lum Shqiperia kush e udheheq.

    Dito.

  7. #27
    ...Iliri... Maska e IiLlIiRrIi
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    massachusetts, usa (dikur Fushë Kosova dhe Bregu I Diellit)
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Titi
    dmth e nxorri haptas qe votat i kontrrollon vete Berisha .korrupsion i gjalle .
    qdo kryetar partie ne bot (edhe ktu ne amerik) mund ti thot ni deputeti qi me vota mund ta qes prej pune (etj etj) domethon nuk osht i vetmi Berisha. Ma se di un ne PS nuk ju thojn ashtu hiq, po se pari i rrehin, bajn kercenime me vdekje e nuk ka nevoj me ju than se me vota mund ti qesin jasht.

  8. #28
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Ka ardhur koha qe Edi Rama te behet Kryeminister i vendit ...... mjaft me me keto plehra si Berisha
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mos u merzisni fare.

    Berishen do ta ndihmoj opozita, e cila do sulet ta politizoj per interesa te saj kete rast, e do shtyj pas cdo zhvillim te saj edhe ata nga ana e djathte qe do preken nga kjo.

    Se shume nga ana e pozites me shume se fjalet e renda te Berisha-Ngjeles i prek Rama e Baci e Naci qe dalin nga pas.

    Qe dje e pashe ne Top Channel qe eshte Topi i Rames, qe filloi me manipulimin, Madje Saimiri i Fiksit [me i zgjuari i shqiperise] ne fund tha.

    'Shiko Berisha do te heq kete e prandaj do te heq dhe prokurorin qe te fus ne burg te gjithe ' , dicka e tille,atje ku i dhemb opozites, duke e lidhur me prokurorin aty ku i djek Rames Nacit Bacit etj miellit te bardhe e te zi.

    Se per te majtet cdo gje kundra Berishes eshte e mire.

    Per anen tjeter , ata qe do preken nga kjo, opozita do ti coj prape te PD se akoma eshte dhe shpejt nga 3 korriku e eshte heret .

    Nuk behet politik ne shqiperi.........vetem konflikte personale........Ngjela duhet te qe minister e ky konflitik qe i kote....se kur qene bashke ne dite te keqia, nuk ke arsye te mos te kesh te njejten pozite ne diten e pushtetit.

    PDja nuk ja vlen te hap konflikte kote.....e me njerez qe kane luftuar per te......konflikte te gjitha kualicionet kane.........psh ne Ukrahine u ndane dy lideret pasi fituan vjet........po ta marin me qete e me shtruar se nuk behet politike me pasione e me fjale maj per maje...........politika eshte me e thelle.

    Megjithese te shikojme si do zhvillohet se politika eshte loje e cdo gje eshte e hapur e per asnje gje nuk ke garanci.

    Per mendimin tim e nga eksperienca e ketyre 15 viteve, edhe ndonje efekt pozitiv qe mund te kishte kryengritja e vogel e Ngjeles, per PDne e per vendin, kjo nuk ka per te ndodhur, se opozita e konflikti dypartiak vetem per poste, nuk do ti lere hapesire kesaj, pra zhvillimit te politikes qe te ecin gjerat e sjell zhvillim.[sic ne vendet ku demokracia funksionon]

    E di shume nga ju te opozites, zhvillim quani te vi PS ne pushtet, po shume te tjere, shumica, e quajne thjeshte te vine ata qe sdurojne dote pa vjedhur gjithe keto muaj, e po cmenden.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  10. #30
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Perse habiteni?Nje dialog normal mes shqiptaresh...! Nje gjuhe normale mes politikanesh shqiptare...Arrogance normale kryeministrash shqiptare...Qe te dy jane produkte te kohes kur gatuhej Njeriu i Ri ...Qe te dy mbartin ne personalitetin e vet gjurmet e epokes se komunizmit...Sigurisht ne menyre te ndryshme secili prej tyre...Mos harroni: edhe te persekutuarit politike si te tille jane produkt i diktaturave, nje produkt qe ne demokracite e brishta ku pinjollet e komunizmit jo vetem nuk u denuan realisht per krimet e 50 vjeteve, por perkundrazi u kthye ne elite kapitaliste dhe financiare, mbart me vete mllefe dhe nje negativitet te aresyetuar....te detyruar...Boll fakti qe PLEHERAT E KOMUNIZMIT QE JO VETEM QE NUK I KERKUAN KURRE FALJE KETIJ POPULLI TE MARRE ZVARRE NE GJYSEM SHEKULLI , POR PERKUNDRAZI NE VITET E DEMOKRACISE E DERI EDHE NE QEVERINE E SOTME JANE NE PUSHTET , E PERLIGJ MLLEFIN, ZEMERIMIN DHE ZHGENJIMIN E AVOKAT NGJELES...

    Por kjo eshte Shqiperia dhe populli shqiptar te cilin ne kendveshtrimin politik une e kam quajtur TURME E VERBER ELEKTORALE SEPSE I TILLE ESHTE AKOMA...
    NJE TURME QE DERI DISA MUAJ ME PARE UDHEHIQEJ NGA ISH KRYEMINISTRI I FUNDIT KOMUNIST, NJE TURME QE DERI PARA PAK MUAJSH UDHEHIQEJ NGA SOCIALISTET DMTH ISH KOMUNISTET QE PER SEKRETAR TE PERGJITHSHEM KISHIN SIGURIMSIN E FUNDIT NE PUSHTET GRAMOZ RUCIN,

    Si ka mundesi qe akoma kane akses ne jeten politike njerez si Fatos Nano, Skender Gjinushi, Gramoz Ruci, Lufter Xhuveli keto ish ministra dhe kryeministra te qeverise se fundit komuniste??? Si ka mundesi qe Shqiperia ka per president nje ish eksponent te larte te nomenklatures Komuniste???Po ja qe ka mundesi! Dhe do kete mundesi per sa kohe qe turma elektorale nuk do kete dinjitetin e duhur per t'u shndrruar ne nje popull te civilizuar qe do shkeputej nje here e mire nga diktatura dhe do ecte vendosmerisht dhe I LIRE drejt demokracise.

    Dy fjale per komunistet e forumit qe ferkojne duart nga ngazellimi kur lexojne dialogun e shumekomentuar:

    Ky dialog nuk eshte aspak i turpshem ne krahasim me KPD-te e kongresmeneve socialiste...Harruat??? Idhujt tuaj u shane me nene e moter ne mes te mediave dhe publikut shqiptar!!!. (dhe jo me kamere apo pergjues te fshehte!!!)...Ne kete debat mes Berishes dhe Ngjeles nuk pati as sharrje dhe fyerje te tipit "lavatrice" dhe as depersonalizime te tipit "naci-baci" etj...etj...

    Persa i perket ngazellimit qe rrezatojne disa prej diskutanteve te mesiperm per nje kohe per ndryshim sipas tyre, pra per nje ardhje te PS ne pushtet po iu them qe e kane te kote...Do kaloje akoma shume kohe deri sa te lajne mekatet e 8 vjeteve qe ishin ne pushtet...

    Berisha eshte vertete nje despot absolut ne Partine Demokratike dhe personalishit mendoj qe ka ardhur koha te dale ne pension e t'ia lere vendin nje figure te re te idealit demokratik, por qeveria e tij po ben pune te mire....Te pakten po lufton krimin dhe mafien e instaluar gjate 8 vjeteve te sundimit te papergjegjshem te qeverive socialiste. Dhe fakte ka plot.

    Reforma po ben dhe po perpiqet te reformoje edhe drejtesine e korruptuar shqiptare gje qe nuk mund te behet per sa kohe qe gjarperi me syze Sollaku dhe mafia e dukshme dhe e padukshme e Pallatit te Drejtesise akoma vazhdojne te vendosin mbi turmen e coroditur shqiptare...

    ps.Edhe njehere...komunistet dhe mafia socialiste te mos mprehin dhembet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga whisper : 05-04-2006 më 01:56
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •