Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 129
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lunesta

    Mos mer persiper gjera qe nuk i ben dote, e vetem behesh qesharake.

    PDja dhe e djathta jo vetem qe nuk ka vdekur, po eshte shume e fore nga ju c'mendoni, qe me gjithe 50+8 vjete majtizem+punizem prape ajo eshte aty.


    Alternative juaj revolucionare kundra Sales me 97ta , deshtoi---e Sala qe ti Luneshta, Mustafa Nanua e M. Nanot e tjere kene 15 vjete qe llapni---ne 2005 hipi prap ne pushtet.

    Se jeni beri si binom---Sala furnizon ju--e ju-- e ai opinioni qe ti sjell ketu e shperndan---furnizon ate.


    Alternativa kete radhe---e vetme---eshte qe kjo shumice---te zgjedh nje kryeminister tjeter---KJO ESHTE ZGJIDHJA E VETME

    As Revolucioni as Naci Nano Rama Baci e pionieret e enverit e fatosit- Majko- Blushi- Klosi.
    PSja te rregulloj veten----se i dha nje ndeshkim e detyre populli--te ri ne opozite 4 vjet--e jo kote--po qe te regullohet--nuk eshte rregulluar fare--e nuk ka bere detyrat e shtepise qe populli me vote i ngarkoi--e nuk eshte gati per pushtet e nuk eshte ne te mire te ketij vendi.

    Kur flasim per zgjidhje.

    Ajo qe thashe me siper eshte mendimi im e e vetmja zgjidhje--ne duam te dalim nga kjo situate---qe do reflektoj dhe te e majta---dhe e majta do detyrohet te ngrij nivelin pastaj ---qe te konkuroj---jo si deri tani qe eshte e thjesht sha Berishen e kaq.

    E majta nuk eshte gati per pushtet---e eshte fatkeqesi per kete vend qe kjo e majte me mandat 4 vjecar ne opozite--te vij ne kete gjendje ne pushtet--pa ndryshuar.

    Lunesta ---eshte i thelle deti--ti je ne siperfaqe--ose aty te rera pllaq a plluq me shkrime e M Nanos, qe jane shkrime qe destinohen per nivelin e ulet te popullates.



    PS: Misioni tani eshte----jo largimi----po forcimi i PD dhe te djathtes-- te berja e asaj ashtu si ajo duhet te jete--------e eshte kjo PD dhe e djathte [pra shumica e sotme parlamentare] qe eshte shpresa e vendit. Se ka ardhur momenti e ka mundesi. Alternativ tjeter nuk ka e sharrjet nuk jane alternative.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-04-2006 më 13:15
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #112
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Lexoje pak me thelle shkrimin tim qe ta kuptosh ckam thene se me duket me nje lexim si kap dot gjerat. Kam theme qe kjo PD qe sheh sot ti ka vdekur si funksion, por ideali i djathte ekziston e nuk vdes ne zemren e individit. PD nuk esht me mbartese e ketij ideali ama, Rasti Ngjela si dhe ceshtja e tokave qe po i jepet me reforme agrare zaptuesve nga veriu me jep te drejte. Mos fol kot kur nuk e kupton dot shkrimin e tjetrit. Dhe te lutem leri aludimet lunesta-m. nano-e rama se te bejne te dukesh qesharak. Fol tamam ose mos fol hic.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lunesta

    Vet mu referove e une te thash ca mendoja.
    Ai eshte mendimi im.

    Populli ka vendosur.

    PSja----------ka vjedhur 8 vjet----duhet te rije 4 vjet ne opozite---te bej ''burrgun'' [ne kuptim figurativ te izolimit nga pushteti qe abuzonin] pra ''ndeshkimin''---e te rregullohet.

    Ne te njejten kohe

    E kjo shumice duhet te kete mundesi qe brenda saj te bej nje reflektim e te vetregullohet.

    Keto jane rregullat e nje demokracie qe funksionon --e keshtu zgjidhen gjerat--e ecin vendet ne kete model sistemi---e jo revolucione e permbysjet e birbilat etj----se kriza ka ne cdo vend --e perplasje---po duhet bere politike e zgjidhur.

    Edhe lufta pin- pong per pushtet vetem--- opozites-pozite ---vetem sa shkateron cdo politike qe mund te zhvillonte vendin e partite vete per te miren e te gjitheve.
    E nje nderim mekanik pa u ndryshuar as edhe nje gje e pa sjelle asgje pozitive.

    Cdo sulm i PS per te shfrytezuar rastin ---thjesht eshte nje ndihme per Berishen---e rezon gjithe ato qe Ngjela shtroi brenda shumices e kane te bejne me te.

    E nuk eshte garanci se do ta mundi Berishen, vetem do ti konsolidoj pushtetin.

    E Berisha ka dhe nje as nen dore 'Nanon'. per anen tjeter.

    Keshtu ka kaluar shume nga keto Berisha ne keto 15 vjet--e jo vetem nuk e kane nxjerre nga politika--po ka haritur te rivije perseri ne pushtet--keshtu gjerat jane me te thella sec i paraqet njeri a tjetri per propogande.


    PS: Nuk kisha ndonje nenkupim ofendus me fjale banale 'M', se nuk kam nevoje per banalitet te tregoj nje qendrim timin--keshtu nuk te kam ofenduar te mos keqkuptohemi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-04-2006 më 13:53
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #114
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Akuzat e Ngjelës , Bumçi: Qeveria flet me një zë

    Shekulli

    TIRANË- Qeveria flet me një zë. Kështu i përgjigjet pretendimeve të avokatit Ngjela, sipas të cilit projektligjet e dërguara në Kuvend nuk kanë qenë të sigluara nga Ministria e Drejtësisë, kreu i këtij institucioni, Aldo Bumçi. “Është detyrim ligjor që të gjitha projektligjet dhe projekt-aktet të përgatitura nga ministritë të kalojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë nismat ligjbërëse të ndërmarra nga deputetët, të cilat shqyrtohen në komisionet e kuvendit”,-thotë Bumçi për “Shekullin”. Sipas tij, përsa i takon oponencës që i bëhet projektligjeve të qeverisë në drejtorinë e kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ato duhen të merren parasysh nga ministritë përkatëse dhe i bashkëngjiten projektligjit që dërgohet në mbledhjen e qeverisë, që vendos për të miratuar ato dhe për t’i dërguar në Kuvend. Bumçi i përgjigjet deklaratave të Ngjelës se: “në momentin që qeveria vendos për formën e një projektligji, ai i dërgohet kuvendit në atë që konsiderohet formë përfundimtare dhe nuk i bashkëngjitet më oponenca. Me fjalë të tjera, qeveria flet vetëm me një zë dhe dërgon projektligjin e saj në kuvend. Për këtë arsye oponencat e Ministrisë së Drejtësisë nuk pasqyrohen kur ligjet arrijnë në kuvendin”
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #115
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ngjela, takim me zgjedhësit në Tiranë



    Shekulli

    TIRANE - Deputeti i PD-së, Sparak Ngjela, do të këtë një tjetër përballje gjatë këtyre ditëve. Avokat Ngjela do të shkojë në një takim me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në kryeqytet, ku do të sqarojë pozicionin e tij në gjithë këtë situatë politike të krijuar gjatë javës së fundit. Burimet pranë avokatit bëjnë të ditur se takimi është kërkuar nga një grup zgjedhësish në zonën 41 në Tiranë. Deputeti i PD-së pritet të ballafaqohet me ata që i dhanë votën para më pak se një viti, duke argumentuar edhe qëndrimin e tij për çështjet për të cilat u kërkua shkarkimi si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe pezullimi nga të gjitha funksionet në PD. Ngjela ka fituar në këtë zonë, që mbahej si një nga bastionet e PS-së në kryeqytet, përballë kandidaturës së ish ministrit të Transporteve Spartak Poçi, duke pasur një diferencë të ndjeshme në vota. Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i zgjedhësve të zonës 41 në Tiranë, pasi të gjitha gjasat janë që Ngjela nuk do të jetë më deputet i PD-së, e kjo duket se do ta ndërlikojë situatën. Kjo për faktin se pjesa militante e zonës do të kërkojnë që të kenë në Kuvend një deputet që t’i përfaqësojë ata si mbështetës të PD-së.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #116
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Sot pritet qe kuvendi te votoj per shkarkim e ngjeles nga Kryetar i Komisionit te Ligjeve, por ka shume gjasa qe Ngjela te qendroi akoma sepse sic citon edhe shtypi shqiptar eshte nje pjese e mire e pozites qe deshiron akoma Ngjelen S i Kryetar Ligjesh
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #117
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Marre nga Balknweb
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #118
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Kuvendi shkarkon Spartak Ngjelen nga kryetar te Komisionit te Ligjeve

    Ora 19:10-Spartak Ngjela eshte shkarkuar nga funksionet e kryetarit te Komisionit Parlamentar te Ligjeve. Me 73 vota “Pro”, 53 “Kunder”, 2 “Abstenime” eshte miratuar propozimi i grupit parlamentar te PD, per shkarkimin e Ngjeles si kryetar te Komisionit te Ligjeve dhe kalimin e tij si anetar te thjeshte te Komisionit te Mediave. Ne votim mungonin 2 deputete. Pas miratimit te propozimit te grupit te PD per shkarkimin e tij, avokati ka heshtuar dhe nuk e ka diskutuar ate.

    Pak para nisjes se votimit Spartak Ngjela ka replikuar me kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe ka deklaruar se nuk e pranon shkarkimin e tij nga funksionet si kryetar te Komisionet te Ligjeve. Ai e quajti kete te padrejte, pasi kalimi nga nje komision ne nje tjeter sipas tij duhet te behet veten me saje te vullnetit te tij. Sipas Ngjeles Kushtetueshmeria, parlamentarizmi zgjedhjet e lira dhe ekonomia e lire jane parimet qe ai mbeshtet. Kunder shkarkimit te Ngjeles u deklaruan dhe opozita e majte si dhe PDK, parti e koalicionit te djathte.

  9. #119
    Keshtu do ta pesojne te gjithe ata qe dalin kunder ...

    Avukati nashi eshte histori ... ne media.

    Beja eshte tashme pali miska i shekullit tej xixa.

    Parimet e avukatit ... theniet e avukatit ... sfidat e avukatit ... e megjithate, nuk arriti te zhvaste ndonje thelle nga ustai sepse eshte krejt i pa besueshem.

    Avukati nuk po ndihet, thua ka marre ndonje premtim te majme, apo ndonje kercenim te qenesueshem?

    Thua ti ... qe nuk the asgje!

  10. #120
    OFFICER OF THE LAW Maska e Stargate_Boy
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Planet Earth
    Postime
    16
    Nuk eshte problemi tek ikja e Ngjeles ,pasi nga ikja e tij kuvendi vetem do te fitoj ndoshta nje element tjeter me kulture.Problemi qendron tek menyrat qe ndiqen per zgjidhjen e mosmarveshjeve qe jane shenjat e nje diktature pa kufi.Kot nuk thone qe kur nje doktor kuron nje te semure me LEBROZ duhet te kete shume kujdes se mund te infektohet edhe vete. Virusi ka filluar te shfaqet,shpresojme qe te mos i ngjaj personit qe kuronte.Per Ngjelen i uroj pushim te mbare dhe nuk ju keshilloj qe per ndonje problem legal qe keni mos ju drejtoni ,se pervec lekeve dhe kohes qe do humbni do te hani dhe disa vite burgu kot me kot dhe pse keni 1.000.000. % te drejte. Kur isha per pushime ne Shqiperi dhe kur isha i merzitur hapja televizorin dhe degjoja intervistat e tij.Kenaqesha dhe me ikte merzitja.Te betohem batutat e Luftetar Pajos nuk me beni aq te qeshja sa me benin gjerat seriozisht qe ai thoshte.Kot nuk ka konkuruar per gallateri se do te kishte bere me shume karierr se deputet.
    P.S. Sikur te kete marr me termend virusin doktori,si do tja bejme te gjejme nje doktor tjeter qe te kuroj ate sepse ky virus qenka kaq i rrezikshem ne Shqiperi qe u transmetoka nga pacienti tek doktori dhe anasjelltas dhe sic thoshte dhe Mirush Kabashi ne nje film "Bishti i qenit sado qe ta drejtosh bisht qeni ka per te mbetur ,i shtrember si politika shqiptare e te gjitha koherave mbas bishtit Enver sado qe doktoret dhe etiketat e ilaceve kane ndryshuar.

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •