po mor plak se dhe ti jeten ja ke borxh sali berishes, bile dh ti duhet tjapesh jeten qe komandanti te jetoj sa malet, marrte nga ditete e tua inshalla.
Edhe shpejt ore se mos te ngri.....e do perfundosh ne frigorifer si keta me larte...........![]()
po mor plak se dhe ti jeten ja ke borxh sali berishes, bile dh ti duhet tjapesh jeten qe komandanti te jetoj sa malet, marrte nga ditete e tua inshalla.
Edhe shpejt ore se mos te ngri.....e do perfundosh ne frigorifer si keta me larte...........![]()
Ajo cfar me cudit tek shumica e diskutimeve eshte se diskutantet shkruajne gjera qe as vete nuk i besojne. Demagogjira qe mund te thuhen neper mitingje elektorale, por jo ne nje forum.
Shume ketu mundohen qe ta paraqesin Berishen si diktator kurse ata qe kane humbur luften per karriere, si viktima. Ka 15 vjet qe ne cdo parti politike shqiptare ka patur te tilla luftera ( gje qe eshte me se normale, pasi pa keto luftera konkurence nuk ka zhvillim)
Ja disa shembuj:
1- Berisha- Pashko,Ceka etj.
2- Berisha-Imami,Selami, Zogaj etj.
3- Meta,Gjinushi,Pellumbi-Nano (me votat e te pareve u hoq imuniteti i Nanos dhe u fut ne Burg)
4- Ngjela- Partia Legaliste
4- Berisha- grupi me vone PDR
5- Grupi PDR- Kreshnik Collaku
6- Ceka- Imami, Zogaj
7-Nano- grupi me vone LSI
8-Republikanet-Robert Ceku, Maksim Begeja
9-Skender Gjinushi- Gaqo Apostoli
10- Nano-Ruci,Rama
11-LZHK-Partia Legaliste
12- Dule-Ligoraq Karamelo
13-Balli Kombetar 1 -Balli Kombetar 2
etj, etj, etj
------------------------------------------------------
Ngjela tentoi qeverine e Berishes (gje qe eshte me se normale) dhe per kete ishte i gatshem qe te hudhte edhe Salen nga karrigia.
Sala ju kunderpergjigj per te mbrojtur karrigen e tij ( gje qe eshte jashtzakonisht ne rregull)
Kush ja ka fajin Ngjeles qe nuk ka tru dhe ben nje ofensive ne kohen e gabuar.
Kryetarit i merret Partia vetem ashtu si ja mori Rama, Nanos. (E pret sa te jete dobesuar aq shume sa po i merren kembet dhe i fut goditjen per K.O.)
Kurse artikujt e atyre deshtakeve Bashkim Kopliku, Frrok Cupi, Zef Brozi e ku ta di une se kush tjeter, me ngjasojne me theniet e ish-bashkshorteve te nje cifti te ndare. (Megjithese kane jetuar disa vite te lumtura plot pasion e mirekuptim. Kur ndahen fillojne luften me topa balte apo bajgash)
--------------------------------------------------------
Per militantet e kuq ne forum
Ceshtja Ngjela po mbyllet dhe per fatkeqesine tuaj Sala jo vetem qe nuk humbi mazhorancen, por tani do bine squke edhe ata qe kishte filluar tju duk vetja gjel.
Tani ikni te votoni per Mrike Kodhelin se me bojkotin e paralajmeruar nga baza socialiste u turperua Edvini.
Problemi qendron qe nga ana llogjike nuk mund te besh tifozllik as per Sali Berishen dhe as per Tak Ngjelen. Te gjithe e dine qe njeri eshte mu..t e tjetri sh..urre. E gjitha do te kishte vlere sikur ata te perfundonin si mafiozet, qe duke lare hesapet, eliminojne njeri-tjetrin. Mirepo nuk eshte e thene, biles e keqja me e madhe eshte se ata ne kete menyre duke kakarisur kunder njeri-tjetrit, riciklojne njeri-tjetrin. Per ata qe kane me teper inat Ngjelen, pavaresisht se nuk e honepsin dot Berishen, Berisha u del si burre i zgjuar dhe mendjendritur, kurse per ata, te cilet, pavaresisht se u vjen ndot prej Ngjeles, e kane jashtezakonisht zet Berishen, atehere Ngjele prostituta u duket si nje engjell qe nxjerr xhevahire nga goja. Dhe keshtu, atehere kur ketyre lloj halesh u duhet te riciklojne figuren e tyre te felliqur nga korrupsioni dhe prostitucioni politik, ose te gangrenizuar prej totalitarizmit, sajojne nje shou spektakolar alla James Bond me pergjime te sofistikuara me ane mikrofonash ne forme akulloresh te fshehura ne vrimat "e zeza" dhe leshatore.
Dhe vertetohet gjithmone dhe me shume qe plebeut te varfer mund ti heqesh edhe buken e gojes edhe ujin edhe energjine elektrike, mund ta vjedhesh, mund ta rrahesh, mund ta poshterosh, mund ta perdhunosh, por saken se ben prove dhe i heq argetimin, drogen qe ia ka mpire trurin. Ai nuk te fal aty.
E kishte kuptuar shume mire Neroni kete gje, kur per tu hequr mendjen plebejve nga problemet e verteta u ndertoi Koloseumin e famshem dhe nga ana tjeter i vinte flaken Romes. Edhe Tosi i Thanasit nuk rrinte dot pa u siguruar plebejve te tij material per te bere muhabet kafeneve. Edhe Sala me Taket e tij kete gje po bejne.
Ne vend qe plebejte te shikojne se po u shkojne punet keq e tukeq, e kane mendjen te gjejne se kush nga vrimat fundkurrizore leshatore kishte strehuar mikrofonin pergjues forme akulloreje dhe me sa lek i ka shperblyer "Topi" vuajtjet anale.
Dhe plebejte kenaqen kur ata lart ia fusin njeri-tjetrit, pavaresisht qe ka kohe qe e kane vete brenda dhe i ngjan asaj pastaj "Nove elefanti s´inculano e uno si gode".
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
Te gjitha keto debate nqs do te kishin ndodhur mes Sales dhe ndonje deputeti tjeter te PD do me kish bere shume pershtypje por ne mes eshte Tak Ngjela nje lesbik burre.
Shkoni mor budallenj, shikoni cirkun qe po u bon Nanoja Edit tuaj, ja bon cicin ne pantallona sa her qe i teket e pastaj iEdi than pantallonat e tij duke marr kta socialstat tjere duke i fry avull nga goja, sidomos ky Fino ky fryn si mrlani!!!!
Eshte me te vertete spektakolar dhe afashinant do shtoja sidomos kur ai zbarkon ne palkun e emisioneve televizive.Postuar më parë nga Lunesta
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Me sa e shikoj ne PD te gjithe jane me te interesuar te pushteti e nuk jane te prirur te riskojne ate.
Edhe ata qe skane gje po mund te marin[mendojne], se Sala ua ka lene te hapur.
Saliu e luan shume mire teorine e kulacit e kerbacit.
Ngjela me teorite anglo - saksone [qe une personalisht i kam te njejta pra kam ato 'parime']--------haron se me ke ka te beje. Haron se varet ku i perdor.
Haron se nuk ka para Mbretereshen Elisabet.
Haron se politikani me i madh anglez Cercilli humbi kur mendoi se me politika anglo-saksone qe jane per angline do ti mund ti pergjigjej politikave e kurtheve te Stalinit, e Stalini e mundi.
Edhe ai qe se deshte ja puthi menderen deri sa vdiq, e madje e bente dhe klloun e tallej e argetohej Stalini, kur vdiq e peshtyu,pasi u sigurua qe kishte vdekur, e pas vdekjes Krushovi denoi gjithe politikat e tij.
Me vjen keq per PDne, qe dhe vet e njoh e kam qene ne te qe ne demostratat studentore.
Partia e levizja me brilante ne historine e shqiperise.
E lindur nga studentet e intelektualet [laboratori i trurit e mendimit]
E qe u mor peng e kalerohet,si kali i babes, per 15 vjet, nga nje komunist 125 karratsh, qe ca thone qe Ramiz Alia e vuri.
E per mua qe u kenaqa kur fitoi PD ne 1992 e Sala e shftytezoi ate mandat pa kufi per gjera ordinere e ne fund u katandis qe llogarite te vidhte zgjedhje qe PD realisht i fitoi [vetem nga pasiguria e tij ose nga 60% qe te zgjidhej presidenti].
E ca mund te thuash per te.
Ai le te vazhdoj.
Ai po te qe i sukseshme e mori pa kufi pushtetin ne 1992, pa prokuror Sollak[ish juristi i tij] ne kembe, e pa Mark Avdi e te gjithin te vetin.
E po te kishte mend.
Ne dy mandate do kishte zgjidhur cdo gje e sot do rinte rehat.
Presidenti amerikan qe hodhi bazat e kushtetutes e shtetit nje mandat beri 4 vjet.
Pra per ata qe presin gjera te medhaja nga ai, qe nuk i beri kur kishte momentit e tij historik.
PSja te vej atje ne PS e ti ngrij nje monument Sales
Se pa Salen PS nuk do egzistonte si parti sot.
Dikush tha ketu se Sala ka bo.. qe te tjeret si kane ---per ate e mbanin po nuk i tregoi ne 97ten!
Karten e patriotizmit me ---faljen e Himares te greket---e dogji vete
Karten e prones--baza e te djathtes --15 vite dihet
Etj etj nuk gjen nje baze te djathte ne politikat e tij ---e jo me luksin anglo-sakson qe kerkon Ngjela.
Per pakorupsionin---
Edhe Baci e Naci kur qe PD ne pushtet --para 97tes----atehere filluan vjedhjet---nuk i dime keto---po atehere Sala i deshte se ishin perkrahes te tij e le te vidhnin.
Korrupsioni hiqet me ligje [sic tha Ngjela] pra mbyll gjithe ato birat qe jane hapur nga politika ne keto 15 vjet---qe vjen ne pushtet e qe partite e militantet e tyre ushqehen nga keto.
Se mund te denosh hajdute ----po po jane aty ato hapesira ligjore e marifete --do prodhohen hajdute prape.
Tani prisni te vij Nano ne pushtet nga ana tjeter
Se me Nanon i ligjeron goja Berishes se ai eshte fytyre e nxire ne popull e do ti jap ketij pak bukuri.
Ne 1996 Ismail Kadare tha qe ' eshte fatkeqesi qe PSja te vij ne pushtet'' para zgjedhjeve te atij viti.
Dhe sot kjo PS eshte fatkeqesi te vij ne pushtet, po Saliu eshte aleati i tyre me i madh me veprimet e politikat e tij.
NUK KA ASGJE RASTESI NE KETO 15 VJET
E VETMJA GJE QE NUK KEMI PASUR
DEMOKRACI E KAPITALIZEM
KOMUNIZMI VAZHDON
Mendimi im per zgjidhjen
Kjo shumice e nje kryeminister i ri [ska rendesi emri] kjo eshte e vetmja zgjidhje , se zgjidhjet e tjera qe do forconin shumicen me sa shihet ky kryeminister i ka hequr nga tavolina, duke lene vet vetem kete.
Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-04-2006 më 11:48
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Kreu i Asamblesë së PR e konsideron çështjen "Ngjela" një episod që do të mbyllet nga vetë PD
Godo: PR do të votojë për zëvendësuesin e Ngjelës
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, e konsideron çështjen "Ngjela" si një episod që do të mbyllet nga vetë Partia Demokratike. Sipas Godos, në rastin e vendimit të strukturave të partisë kryesore të mazhorancës për të zëvendësuar Spartak Ngjelën në funksionet parlamentare apo partiake, askush nuk mund t'i imponojë Partisë Demokratike kryetarin e Komisionit parlamentar të Ligjeve apo sekretarin e saj për Marrëdhëniet Publike. Gjatë një interviste për "Nesër TV", ish-kreu republikan Godo shprehu bindjen se deputetët e PR do të votojnë vendimin e Grupit parlamentar të PD për personin që do të zëvendësojë Ngjelën në krye të Komisionit parlamentar të Ligjeve. Sipas tij, ky është një episod që do të mbyllet nga vetë Partia Demokratike. Godo shprehet gjithashtu se kjo është një ngjarje kalimtare dhe si e tillë, kurrsesi nuk duhet interpretuar sikur kemi të bëjmë me një lloj rryme.
- Zoti Godo, si e mendoni zgjidhjen e çështjes "Ngjela", pra zëvendësimin e tij në ato funksione që mbante në Partinë Demokratike?
Askush nuk mund t'i imponojë Partisë Demokratike kryetarin e Komisionit parlamentar të Ligjeve apo sekretarin e saj për Marrëdhëniet Publike. Ne jemi në një koalicion qeveritar, por këtu ndahen kufijtë tanë dhe secili gjykon e vepron brenda partisë së vet.
- Kjo do të thotë që deputetët republikanë do të votojnë vendimin e Grupit parlamentar të PD për personin që do të zëvendësojë Ngjelën në krye të Komisionit parlamentar të Ligjeve?
Unë besoj se po. Unë nuk jam deputet dhe nuk e kam diskutuar këtë çështje me Grupin parlamentar, por kam shkëmbyer mendime edhe sot me disa drejtues të PR dhe kryetarin e saj, dhe them se ne nuk kemi pse të dalim kundër vendimit që merr Partia Demokratike.
PD nuk na pyeti kur caktoi Spartak Ngjelën në këtë funksion dhe s'kishte pse të na pyeste, pasi kur u bë ndarja e komisioneve, drejtimin e Komisionit të Ligjeve e mbajti për vete Partia Demokratike. Për konsekuencë, ka edhe të drejtën të caktojë ose të heqë kryetarin e këtij komisioni. Kështu që ne s'kemi pse i dalim kundër. Le të caktojë personin që ajo do në krye të këtij komisioni.
- Pra, qëndrimi që do të mbajë forca kryesore e mazhorancës për çështjen "Ngjela" nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes PD e PR?
Jo, kurrsesi. Unë nuk mund të bëj sikur na ndan një mur me fqinjin dhe nuk dua të di se ç'bëhet në kopshtin e tij. Kjo do të ishte një lloj demagogjie politike që nuk shkon. Unë jam këtu për të parë edhe se ç'ndodh brenda Partisë Socialiste. Por ama, dua të di se deri ku mund të hapë gojën. Deri ku kam unë autoritet dhe prestigj, si forcë politike, gjithnjë në sensin që t'i jap mësim atij tjetrit. Prandaj them që në këto raporte, tani duhet të kemi kujdes. Mua më intereson të di se ç'bëhet brenda Partisë Demokratike, por nuk marr përsipër t'i mësoj asaj se çfarë duhet të bëjë. Më e shumta që mund të them unë si një vrojtues i politikës nga jashtë, është që një parti politike nuk duhet të djegë në zjarr disidentët e vet.
Unë një objeksion të tillë kam të drejtë ta shfaq edhe si qytetar, aq më tepër që jemi edhe në një koalicion. Por deri këtu, sepse unë nuk i di të gjitha gjërat në hollësi nga brenda. Nëqoftëse ti me të vërtetë del kundër programit që kemi vendosur bashkërisht dhe në mënyrë të përsëritur nuk më lë mua të bëj përpara për aq sa të takon ty, atëherë unë duhet, si i thonë fjalës, të bëj një derman për veten time; të gjej një zgjidhje, dhe zgjidhja të çon drejtpërdrejt në atë që të të lë ty mënjanë për të vazhduar rrugën time përpara.
- Zoti Ngjela deklaroi para dy ditësh se çdo pjesëmarrës në një takim pune ka të drejtë të regjistrojë bisedën, duke pranuar në mënyrë indirekte se është ai regjistruesi i bisedës në kryesinë e vogël të PD. Sa morale është, sipas jush, një gjest i tillë?
Dëgjova atë që tha zoti Berisha, se "unë nuk kam asgjë të fshehtë". Unë s'pajtohem me këtë. Ai është kryetar i qeverisë, çdo shtet ka të fshehtat e veta dhe nuk mund t'i nxjerrë të tëra në treg ato që janë sekrete shtetërore. Por unë nuk u vë re këtyre fjalëve, që nganjëherë duken edhe si emocione të çastit, por zoti Berisha ka sekretet e veta dhe duhet t'i ruajë. Përveç kësaj them që, të përgjosh bisedën, është një gjë që të poshtëron. Unë e provova këtë me një lloj emisari që më erdhi nga Partia Socialiste nja dhjetë ditë përpara në "Rogner". Nuk mund ta imagjinoj që kur mblidhemi pesë veta, diskutojmë për një problem politik, për një gjë që nuk duhet të dalë në një ekran televiziv, sepse janë çështjet tona dhe dikush të regjistrojë e të bëjë publike bisedën, kjo nuk më duket korrekte. Me sa pashë disa diskutime, kjo nuk përbën ndonjë shkak për ndjekje penale, si ajo që ndodhi në Greqi, sepse ishin përgjime ilegale që i bëheshin kryeministrit dhe disa ministrave, dhe nuk do ta vija në të njëjtin plan këtë lloj regjistrimi që u bë këtu. Por në të vërtetë, nuk më duket aspak korrekte për atë që e ka bërë. Dhe do të thoja ndoshta, dhe për atë që e ka transmetuar. Sepse unë nuk mund të përfitoj tani nga një gjë që nuk më duket dhe aq etike, morale, vetëm e vetëm për të bërë një spektakël politik, për të tërhequr telespektatorët e mi. Duhet të ketë një kod moral, them unë, se deri ku shkon me disa gjëra.
- Zoti Godo, a është bërë publike biseda me ju, që regjistroi emisari i Partisë Socialiste në "Rogner"?
Jo. Sepse unë në fund i thashë atij: mor djalë, ty të ka dërguar njeri tek unë dhe shko e thuaji atij, se unë s'kam asnjë punë me të. Dhe ndoshta nuk u leverdiste më tej kjo çështje.
- Pretendimi i Spartak Ngjelës është se zoti Berisha ka evituar nga pjesëmarrja në qeveri elitën politike. Sa qëndron ky pretendim, sipas jush? A futet Spartak Ngjela tek elita politike?
Për fatin e tij, se ai ka qenë në burg, Ngjela nuk kishte hyrë ende në politikë, kur mblidheshim ne dhe bënim qeverira brenda dy orëve. Kështu që nuk mund të quhet nga ata njerëz që luajti një rol, le të themi kalimtar, në orët e para, në ditët e para të demokracisë. Dhe kjo nuk është për faj të tij, sepse ishte në burg. Sa doli nga burgu, filloi të rehabilitohej, etj. Por që ka luajtur një rol në politikën shqiptare, kjo është fare e vërtetë. Ka qenë ministër në qeverinë e Finos, i një partie tjetër. Është një nga eksponentët me rëndësi në Partinë Demokratike në vitet e fundit dhe është një njeri me plot gjallëri, me fantazi, njeri që ka një kulturë politike. Të gjitha këto i ka vënë si ka mundur në shërbim të publikut dhe kjo nuk mund t'i mohohet. Por edhe nuk mund të mbiçmohet. Nga kjo vuajmë ne. Nuk dimë t'iu gjejmë kararin gjërave.
Unë them se ky është një episod që do të mbyllet nga vetë Partia Demokratike. Nuk e di se ç'rrugë do të marrë. Për veten time, unë nuk kam ndërmend të qëndroj më tepër në këtë diskutim. Është një ngjarje kalimtare dhe nuk duam ta interpretojmë sikur kemi të bëjmë me një lloj rryme. Vërtet mund të nisë rrjedha e një rryme nga një individ i vetëm, por kjo bëhet në kushte dhe kohë të caktuar.
- Pra, nuk besoni se është koha e duhur për ndonjë rrymë të re politike?
Unë nuk besoj, sepse ky vend tani është tepër i zënë me disa probleme që duan zgjidhje, siç është për shembull çështja e reformave në drejtësi.
'Ngjela ceshtje e mbyllur'?!
E kishte dhe Mero Baze kete sot.
Berisha eshte aty , ai qe ka prodhuar kete model politike, e keto perplasje te kota me njerez qe me pare kane dhene shume per PD e sot ne duam ti nxjerrim .
Pra problemi nuk eshte Ngjela , e me ikjen e tij jo se ndreqen problemet, qe ai i coi,e qe nga Berisha nuk moren asnje pergjigje.
Problemi ngelet brenda---edhe pse Ngjela mund te jete jashte.
Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-04-2006 më 12:08
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Ilirian ajo PD idealiste qe te vjen keq ty ka kohe qe ka vdekur. Ekzakstesisht ka 13 vite qe ka vdekur. Cdo njeri i mencur ka 10 apo 13 vjet qe e ka braktisur PD, ata qe i besojne akoma jane ose te genjyer, ose te pashprese ose te verber ose jane te depersonalizuar ne kulm. Do te vije cudi kur te them qe une per vete kam qene simpatizante e PD ne fillimet e saj. Me benin per vete ideale si liria, e drejta per individualitet, forca drejtuese e rinise, nevoja per ndryshim, mundesia per bashkim me Evropen, parrulla e sinqerte 'e duam shqiperine si gjithe Evropa' etj etj. E braktisa PD ne shenjen e pare te intolerances komuniste, qysh kur Sala dhe hordhia e tij mesjetare perjashtuan ne menyren me komuniste nga partia Prec Zogajn dhe grupin e tin ne plenumin e gushtit 1993. Qysh atehere e dallove tendencen komuniste per dominim te malsorit Sali. Qe atehere PD e humbi joshjen e saj te sinqerte dhe pafajesine studentore dhe u kthye ne nje prodhim tipik shqiptar te ndotur nga depersonalizimi i individeve qe vegjetojne nen hijen e 'prijesit'. E njejta PD arkaike vazhdon te funksionoje me te njejtin sistem edhe sot. Ka perjashtuar nja 10 grupe ose individe armiqesore deri sot nga gjiri i saj. Nese historia komuniste do na sherbente si mesim do ta dinim mire se te tilla gjeste indikojne sjellje autokratike, por akoma nuk paskemi nxjerre mesime nga historia. Legacija me e keqe e komunizmit nuk eshte dhuna dhe izolimi 45 vjecar por depersonalizimi ekstrem i shqiptarit qe shprehet edhe sot nga mendesia e 'funde-sallesit' pra e atyre qe ne salle dhe forum fshihen ne fund te salles duke fshehur fytyren dhe i hidhen ne gryke nje te gjori sapo marrin sinjalin nga lideri legjendar Sali, Enver apo Sadam.
S'eshte vone per ta lene PD ilirian. Ne fakt nuk po le PD-ne sepse ideali i djathte vazhdon te ekzistoje ne shpirtin e cdo individi, por le PD-ne qe eshte bere si stani personal i Berishes, nje stan i zymte ku te gjithe mbyllin squpin ne shenj ekstreme peruljeje dhe shitjeje te dinjitetit njerezor, dhe ligjeron vetem nje korb i zi, Prijesi Legjendar, ose Prijesi I Pagabueshem sic i thonin Kim Ir Senit ne Korene e Jugut. Tragjedia me e madhe eshte mbiemri -demokratike-. qe ka PD. Qaj e qesh.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lunesta : 09-04-2006 më 12:31
Krijoni Kontakt