Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 129
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mergimi98
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania !
    Postime
    34

    Berisha: Deputeti Ngjela, jashtë grupit parlamentar të PD


    [I][I]Deklarata të nxehta dhe kritika të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha nga deputetët e grupit të tij parlamentar. Ishte Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Spartak Ngjela, ai që u ankua në seancë se Berisha s’po bën asgjë. Ngjela përfitoi nga debati i zhvilluar në seancë për pensionet suplementare të ushtarakëve për të kritikuar publikisht kryeministrin se po ndjek rrugën e gabuar me projekligjet që po dorëzon në kuvend, duke favorizuar disa shtresa, e duke rënduar të tjera. “Kur do e ndaloni bamirësinë sociale. A e dini se vendi ka krizë ekonomike dhe nuk është momenti t’i japësh akullore disa shtresave? Kështu nuk dilet nga kriza”, akuzoi Ngjela. I gjendur përballë kritikave të deputetëve të tij, të cilat sigurisht si priste, Berisha u përgjigj se Ngjela shfaq tendenca ultraliberale, të cilat nuk i bëjnë mirë qeverisjes e cila e ka të pamundur të mos mbrojë shtresat sociale. Kjo përgjigje acaroi më shumë replikat mes tij dhe Ngjelës i cili pa u menduar dy herë i tha - “Kur të ktheni kokën prapa do të shihni se skeni bërë asgjë”.

    Sherri
    Projektligjet e fundit të qeverisë si ai për pezullimin e lundrimit të mjeteve me motor apo legalizimi i zonave informale, kanë sjellë pakënaqësi e debate brenda mazhorancës. Mospërputhja e qendrimeve mes deputetëve të djathtë u vu re qartazi në seancën e djeshme plenare, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve Spartak Ngjela nuk ngurroi të kritikojë publikisht
    kryeministrin se po gabon dhe devijon nga programi që ka mazhoranca. Edhe pse mëria e Ngjelës plasi gjatë diskutimit të projektligjit për pensionet suplementare të ushatarkëve, prej kohësh ai është kthyer në oponencën kryesore brenda PD-së. “Kështu si po veproni ju zoti Kryeministër, duke na paraqitur këto projekte, nuk do të dalim kurrë nga kriza”, tha Ngjela i mbështetur fuqishëm nga opozita që qeshte duke parë debatin mes mazhorancës. Pa dashur të vazhdojë debatet me deputetin e grupit të tij parlamentar, Berisha ju kundërpërgjigj duke theksuar se qeveria duhet mirëkuptuar pasi po lufton monopolet.

    Përçarja
    Më tepër se opozitën, mazhorancës tani i duhet të përballojë kundërshtimet nga deputetët e saj, që sa vijnë e po bëhen më të forta. Seanca e djeshme plenare, vuri në dukje përçarjen e krijuar brenda mazhorancës për projekte të ardhura nga qeveria, ku më i fundit është moratoriumi për “Pezullimin e lundrimit të të gjitha mjeteve me motor në ujrat shqiptare”. Pas rrëzimit në parim të këtij projekti në komisionin parlamentar të ligjeve, debatet u reflektuan në seancën e djeshme plenare. Zëri u ngrit nga avokati Ngjela, por nga ana tjetër jo pak deputetë aleatë të PD-së nuk përputhen me draftet e qeverisë për legalizimet, pronat ai dhe ndalimin e lundrimit të mjeteve motorike.

    Përlasja
    Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Spartak Ngjela akuzoi dje kryeministrin Berisha se po devijon nga programi i dhe po sjell projektligje që favorizojnë shtresa të caktuara. Ndërsa sipas Berishës kjo është fytyra sociale e qeverisë që lufton
    monopolet e ndihmosh shtresat në nevojë.

    Akuza
    Sipas avokatit, kreu i qeverisë Sali Berisha nuk po bën asgjë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. “Shteti duhet tu
    japë ndihmë atyre që paguajnë taksa jo atyre që s’paguajnë. Duhet të ecim me ekonominë e tregut” kërkoi Ngjela
    Kundërshtimi
    Vetëm një ditë më parë, Spartak Ngjela ishte kundër pezullimit të lundrimit të mjeteve me motor, skafeve e gomoneve për 3 vjet. Sipas tij, qeveria kështu cënon hapur pronësinë dhe favorizon të huajt e jo shqiptarët.


    Kesaj i thone me ne fund demokratizim i jetes politike brenda PD-se qe natyrisht vendos Berishen ne rrethana te tjera ku gabimet shihen dhe kritikohen edhe brenda PD-se . Pavaresisht nga mendimi im per Ngjelen apo Topin personalisht kjo eshte nje gje per tu pershendetur .

  2. #2
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga mergimi98
    Kesaj i thone me ne fund demokratizim i jetes politike brenda PD-se qe natyrisht vendos Berishen ne rrethana te tjera ku gabimet shihen dhe kritikohen edhe brenda PD-se . Pavaresisht nga mendimi im per Ngjelen apo Topin personalisht kjo eshte nje gje per tu pershendetur .
    Te them te drejten Ngjela me pelqen si jurist i pergatitur qe eshte po nuk jam shume i sigurte nqs do ishte kaq i hapur ne sulmet e tija ndaj Bershes nqs do ishte minister drejtesie. E njejta dhe edhe me Bamir Topin.

    Per nje gje i jap pike Ngjeles ama qe po perpiqet me cdo kusht ti jape perparesi biznesit vendas. Duke dale hapur si perkrahes i biznesit vendas ai po ze nje vend te rendesishem ne politke dhe neser dej mund te dale me platformen/partine e tij qe ka per te gjetur mbeshtetje pikerisht tek ky biznes.

    Nuk besoj se kjo "carje" ne PD do na pjelle nje parti te re alla LSI-je po mund te sjelle nje krize qeveritare ne nje kohe qe qeveria varet ne nje fije peri nga aleate si Nikolle Lesi.

    Ne teresi nje zhvillim i mbare per demokracine foshnjore Shqiptare.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  3. #3
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Jo se do jap mendim po desha vetem te shqyrtoja idene e BERISHES. Berisha ka mend ti jape vetes, por mend ti jape popullit aha lere fare se na mori LUMI.

    Edhe sa per Ngjelen. Me mire te besh emer kur je ne qeveri se kur tja vene shkelmen,
    edhe atija sdo i pije me uje gomari asgjekund tjeter. Te gjithe behen te forte Kur jane ne qeveri, se vetem atehere populli merret me fjalet e tyre kur te ike nga zyra edhe ai do ti kthehet gomonove.

    Kjo e fundit ishte per shaka.


    hahahahahahaha

    just my 2cent worth
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ja po jap edhe une 4 centet e mi

    Ngjela dhe Topi jane te vetmit demokrate te sofistikuar dhe te civilizuar qe ka stani i PD. Por per fat te keq keta jane me te anatemuarit dhe me pak te pelqyerit nga gungaci Sali i cili urren cdo gje qytetare dhe cdo gje indipendente qe mendon me arsyen e vet, e ja me arsyen provinciale te Saliut. Edhe Ngjela edhe Topi do kene fatin e Dylber Vrionit te cilit i thyen kembet tek salla e baletit falanga injorante e Saliut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt PD calon ne shum drejtime.

    Vet Saliu nuk eshte organizator i afte. Ai nuk di ti mbaje njerzit grusht bashkuar sic do te duhej tani kur PD eshte ne qeverri.
    Vet PD qe mbas 3 Korrikut ka pushuar se ekzistuari.
    Sot ka nje PS ne sulm frontal dhe perball saje nje qeverri me 10 vete.

    edvini i bie shqiperise cep me cep dhe po e mbush PS-ne me krokodile e neperka te moshes se re.. te gatshem per tu perdorur ne 97-ten e re qe ai tashme e ka gati ta ver ne levizje.
    bastioni 50+15 vjet i PPSH-PS-se .. Prokuroria dhe nomenklatura qe mbush radhet e Gjykatave avokateve policve e ushtarakve.. per dite e me shume grushtohen rreth Enverit te ri.. Edvin Rames.

    Ka kaq kohe qe Tak Ngjela po e sfidon Berishen dhe akoma Berisha nuk di te jet ulur kembe kryq me takun.
    Cfar pret?
    Qe Taku neser te thote..jam me Majkon?
    Bamiri si nen kryetar i PD-se do duhej te ishte tani ne krye te PD-se e ta bente aktive perballe agresionit Edvinist.
    Polloistet kan filluar te hedhin shkelma.. derisa nje dite do shohim Nard Ndoken te ngreje te njejtin karton me te Shokut Korab..Petro Koc sigurimit.

    Pra Saliut po i rreshket situata nga dora.

    PS e edvinit ka nje aleance te fuqishme me KEK-un e Kosoves..pra me kanibalet enveriste ne PDK e ato lkck e lprk-te .. pra 97 tshit jane te mobilizuar.

    shkurt hesapo.. nuk i ka punet mire PD-ja..

    Ata nuk po e kuptojne se sa vlera ka 3 korriku e do ta humbin davane keqas..

    3 korriku eshte kryedita e Historis Shqiptare dhe ajo ka shum armiq te eger e smund te mbrohet nga nje Sali hutaq e ca ministra tip Mustaf gjys tarallaker..

    Vetem nje PD e forte si celiku dinamike dhe e pafjetur.. mund ta mbroje 3 Korrikun nga kanibalet qe po behen gati ta perdhunojne..

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Avokati te kete mendjen. Dardha E Ka Bishtin Prapa!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Pra Saliut po i rreshket situata nga dora.


    shkurt hesapo.. nuk i ka punet mire PD-ja..
    Too bad so sad ...JO brar jo Sala e ka doren e hekurt ene si rreshket kollaj se Topin dhe Ngjelen qe i dalin kundra do ti djeg. Sala ka dhan prova si Isa Boletini vetem me nje ndryshim Isa per shqiptari kurse Sala per kokfortesi. Sali Berisha kurr sprano mendim ndryshe sic thote ai burr ene pike.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngjela si “blic” politik-



    Nga Aleksander Cipa

    Nuk ka dyshime se zeri i deritanishem i avokat S.Ngjeles ne perditshmerine e pozites dhe vecanerisht ne jeten parlamentare, perben vokalin e pare te oponences se brendshme. Nje marredhenie e tille me prirje per te qene edhe me e theksuar ne te ardhmen, flet qarte per nje tonim te vleres demokratike, permes zerit kunder, te forca kryesore e qeverisjes, e njohur ne keta 15 vjet, si Partia me profilin me konservator per sa i perket kualitetit dhe cektesise se demokracise se brendshme. Liberali natyral Ngjela, i profilizuar si i tille gjate gjithe periudhes se postkomunizmit, po skicon nje segment te ri ne karrieren e vet politike.

    Natyrisht kjo here per te, eshte edhe me e lehte, por per shkak te primatit te vjeter politik, zotit Berisha i duhet te llogarise gjitha veshtiresi te reja. Oponenti brenda mazhorances Ngjela, ka ngritur zerin ne rrethana ende te pandricuara qarte perballe kryeministrit Berisha. Natyrisht duke u pozicionuar principialisht dhe po prej ketij pozicioni, i ka meshuar zerit perballe kryeministrit se politika nuk mund te perdore konjukturalisht procedurat ligjore. Perballja e papapranuar zyrtarisht, por e mesuar publikisht, lidhet me menyren se si duhet kryer procedura e votimit pas mocionit votbesues qe u kerkua prej opozites kryesore per kryeparlamentaren Jozefina Topalli, njeheresh nenkryetare e Partise Demokratike. Avokati fale inteligjences dhe dijes profesionale, ka guxuar te ngrere nje sfide per kryeministrin.

    Dhe ne nje fare menyre ia doli. Kesaj here brenda grupit paramentar te PD-se, i cili sic dihet kohepaskohe ka qene i dominuar prej autoritetit te kryetarit dhe i eklipsuar prej hijes se tij, u ravijezua nje tjeter tendence protagonizmi vetiak. Ambicia e avokatit fillimisht eshte shfaqur permes gjuhes se pretendimit per me shume rezultat qeverises dhe ndryshim reformues. Replikat e pakta, por fshikulluese drejtuar kryeministrit ne Parlament, ndonese ne pamje te pare kane qene si kerkesa normale per efektivitet qeverises dhe si pozicionime ndihmuese permes kundershtise, ne te vertete kane peshen e kritikes per kabinetin dhe Qeverine. Ky adresim eshte lehtesisht i identifikueshem, nderkohe qe po permes ketyre replikave-kritikuese, avokati ka celur pisten e perfshirjes se mundshme te disa ambiciozeve te heshtur brenda mazhorances. Ne kete menyre, brenda mazhorances po akumulohet energji reaguese dhe sipas gjasave zerat oponenciale do te jene ne varesi te interespakenaqurve te mazhorances. Kete skeme avokati Ngjela e njeh fare mire, madje si askush tjeter brenda Parlamentit ai operon duke iu referuar sinoptpolitikes. Por konstatimi jone nuk mund te hiperbolizohet.

    Bazuar tek njohja dhe biografia politike e avokatit, mbetet me vend te thuhet se ai nuk eshte nje “far”, por nje lloj “blici” politik ne mes te aules. Ne funksion teketij roli, Ngjela po pozicionohet brenda mazhorances si nje korektor. Natyrisht perpos valences se inteligjences se vet ai po dominon brenda grupit parlamentar te shumices. Fale kesaj loje vetiake dhe ne kurben ngjitese te karrieres se vet politike, avokati eshte duke i rritur kredencialet publike vetvetes.

    Perballja e avokatit me kryeministrin ne ceshtjen principiale te votimit te hapur apo te fshehte te kryeparlamentares Topalli, nuk eshte thjesht nje diversitet i brendshem, por nje testim dhe ambicie sfidante e nje politikani ne loje, me nje politikan- institucion, sic eshte kryeministri Berisha. Per kete arsye avokati, i stigmatizuar si i levizshmi i vjeter, po gjeneron nje levizje te re vemendjemarrese. Konsistenca e tij eshte e vetmja qe do te verifikoje ose jo, se deri ku shkon kjo ambicie, se deri ne c’mase mevetesia e zotit Ngjela mund te perfaqesoje mendimin ndryshe ne Partine ku eshte adaptuar si bir natyral. E verteta eshte se avokati, sipas gjasave, do te marre vemendje edhe me teper ne ditet e ardhme. Reagimi pa kunderthenie pergenjeshtruese i zotit Ngjela, per debatin me kryemniistrin ne mbledhjen e Grupit Parlamentar, sipas te cilit: nuk pati debat se po te kishte do te pergenjeshtronin palet, flet qarte se permes gjuhes se tij sofistike dhe lakonike, synon te shtyje me tej ngacmimin, duke lene mundesi per nje tjeter tur perballjeje me shefin politik te mazhorances. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha ne syceltesine e vet te pashembellt te kryeqeverisesit, jo me kot u shpreh se: “Ngjela e ka dhunti t’i beje avokati asaj qe beson”.

    Brenda kesaj atmosfere, tendencioziteti i shprehjes se avokatit para pak diteve ne parlament, se: “Qeveria po sjell vetem ligje bamiresie ne Parlament”, eshte nje gozhde thumbuese me efekt te parashikuar ne sedren e kryeministrit. Rezultati i votimit kunder rrezimit te kryeparlamentares Topalli, ne vetvete lexohet tashme politikisht per shumicen. Kryeministri ka pesuar nje tjeter verifikim numrash brenda Parlamentit. Kjo do te thote se “gozhdet” qe te vetet kane brenda shumices se tij mund te jene edhe me te shpeshta, edhe me te perdorrura ne te ardhmen qeverisese. Gozhde te tilla zoti Berisha ne jeten e vet politike, ka deshmuar se s’mund te mbaje shume. Prandaj levizjet e Ngjeles perkunder tij, mund te pasojne reagime te pakenaqurish, administrimi i te cilave ve, po aq sa qeverisja, ne prove kryeministrin.



    Balkanweb

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt po ben hajr ne ate stan ku eshte.
    i degjohet zeri neper parlamente e televizione ku ai flet si bilbil i veshur me kostum e i lire si zog.
    ne ate stanin tjeter te rucave ai shtyu vagona me krom e hengri sup me krimba sa ne bulqize spac etj.
    dhe nuk e lan te flase.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    BERISHA --Ngjela debati me i ashper, dhe ndarja e PD-se

    Lajmi e fundit per sot ishte debati i bere midis BERISHES - NGJELES ne zyren e TOPALLIT ku mernin pjese edhe Topalli Topi Olldashi e Basha.

    Lajmi eshte shum sesancional pasi sot filloj edhe percarja e re ne PD dhe mbase edhe fundi i qeveris BERISHA sepse ajo do ishte vetem nje mbledhje e qeverise por qe devijoi ne sherr dhe e gjith kjo ishte regjistruar nga dikush qe perfundoj ne kanalin televiziv top chanal.

    Shkurt pun agjenture por agjenti ketu per mendimin tim ishte vete zoti Ngjela pse them kete sepse une degjova regjistrimin tek TOP chanal dhe si teknik poste qe jam apo qe kam nje eksperience 7- vjecare ne kete sektor mund t'ju them qe zeri i Ngjeles degjohej shume afer ndersa te tjeret degjoheshin pak me larg ngjela ishte aq afer me mikrofonin saqe kur bertiste ajri i gojes se tij mbyste microfonin dhe degjohej keq ndersa te tjeret degjoheshin mire dhe larg.

    Jam i sigurt qe microfoni ka qene diku ne jaken e xhaketes se Ngjeles i cili megjithse kishte te drejte per ato qe fliste duhet denuar per spiunazh kunder kryeminstrit dhe qeverise .

    cfar do te thot kjo kjo do te thot qe ai eshte kali i trojes ne qeverin Berisha dhe pas tij ka edhe te tjere sic u shpreh ai vete dmth qe Pd do humbe shumicen ne parlament nese kjo eshte e vertete.

    Berisha e shkarkoj ate nga te gjitha funksionet edhe si antar i te grupit parlamentar por ai nuk pranoj dhe nuk dha dorheqjen nga asnje post.


    Ne qoftese dikush neser ka kohe le ta kopjoje nga ndonje gazete biseden e regjistruar dhe ta vere ketu ne menyr qe gjykimi te behet pasi te kene lexuar regjistrimin.


    Per mendimin tim Sala ka filluar mire , por don ti beje gjerat me metodat e partise punes prandaj ai brez nuk duhet te kete asnje funksion e asnje detyre ne jeten politike shqiptare.

    Mos beni komente pa lexuar regjistrimin e bisedes i cili eshte i tipit 007

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •