Revista amerikane “Time” ka publikuar listën e saj të radhës. Bëhet fjalë për 50 website-t më të mira të vitit 2007. Aty nuk bëjnë pjesë faqet “veterane” të internetit siç janë “google.com”, “yahoomail”, “bbc.co.uk” etj. Ato, tashmë revista “Time” nuk i klasifikon si të mira, por si të rëndësishme, pa të cilat nuk jetojmë dot. Faqet e internetit që janë zgjedhur për të bërë pjesë në listën e 50 më të mirave janë përzgjedhur duke u bazuar në disa kritere. Kryesore janë risitë që këto faqe kanë sjellë, stili i veçantë dhe i mprehtë që ofron mënyra nga më të ndryshmet për të pasuruar eksperiencat në internet. Lloji i këtyre “websit-eve” varion nga ato të arteve e kalimit të kohës së lirë, shëndetit, konsultimit mbi gjërat më të ndryshme të ditëve të zakonshme, mënyrat se si mund të investojmë e deri tek shkëmbimet e borxheve në internet me persona të panjohur. Pjesa më e madhe e tyre janë faqe revolucionare, që kanë arritur të pushtojnë territore jo të vogla në hapësirat personale të çdo individi në internet.
Wotartist.com, faqe arti
PhotonHead.com, faqe për blerjen e aparaturave dixhitale
CellSwapper.com, faqe konsultimi
Glimpse.com, faqe për të blerë në internet
Chow.com, faqe për ushqimin
DonorsChoose.org, faqe për dhuruar online
IdealBite.com, faqe për artin dhe kohën e lirë
Etsy.com, faqe për artin dhe kohën e lirë
PaperToys.com, faqe për artin dhe kohën e lirë
Mpire.com, faqe për artin dhe kohën e lirë
Redfin.com, faqe për artin dhe kohën e lirë
Yapta.com, faqe për artin dhe kohën e lirë
FunnyOrDie.com, faqe komedish
Last.fm, faqe për radio online
Lala.com, dyqan muzikor dixhital
WhiteCityStories.org, faqe dokumentarësh
DriverTV.com, faqe për goma makinash
ExpertVillage.com, faqe që ofron këshilla të ndryshme
Joost.com, televizion në internet
StarWars.com, faqe lojërash
Odeo.com, faqe me audio dhe video
YouTube’s You Choose ’08, faqe për kandidatët për presidentë
Blinkx.com, faqe për kërkimin e videove
Veoh.com, faqe për publikimin e videove
MiiStation.com, faqe për të luajtur
INGDirect.com, faqe për bankat dhe financën
OpenSecrets.org, faqe për financën
NowPublic.com, faqe gazetarie për gjithë njerëzit
Ecofoot.org, faqe për mjedisin
I’m Too Young For This.com, faqe për shëndetin
Stockpickr.com, faqe për investimin
FAFSA4Caster, faqe për të paguar për universitetin
ThePollingReport.com, faqe për sondazhet politike
Newsvine.com, faqe me lajmet kryesore të ditës
SimpleWeather.com, faqe për motin
StumbleUpon.com, faqe për të ruajtur sitet e preferuara
Hitchsters.com, faqe për organizimin e udhëtimeve me të tjerë
LinkedIn.com, faqe për ndërveprim me profesionistë
bix.yahoo.com, faqe e talenteve muzikore
Fatsecret.com, faqe për ata që mbajnë dietë
Prosper.com, faqe për marrje dhe dhënie borxhi online
Mozy.com, faqe për organizimin e dokumenteve
Tumblr.com, faqe për krijimin e blogeve
Twitter.com, faqe për të postuar në internet nga telefoni
Weebly.com, faqe nga mund të ndërtosh një faqe interneti
Netvibes.com, faqe për të krijuar çdo gjë që duhet në një faqe
Wetpaint.com, faqe personale, ku kushdo mund të bëjë ndryshime
GrandCentral.com, faqe, ku mund të krijosh një numër telefoni
OhDon’tForget.com, faqe me mesazhe kujtuese
Zoho.com, ThinkFree.com, Ajax13.com, faqe, ku mund të krijosh dokumente
TIRANA OBSERVER
Krijoni Kontakt