U be shume mire kjo, bravo malazezve dhe shqiptareve te Malit te Zi. Kjo do ndihmoje shume tani edhe njohjen nderkombetare te pavaresise dhe shtetesise se Kosoves.
U be shume mire kjo, bravo malazezve dhe shqiptareve te Malit te Zi. Kjo do ndihmoje shume tani edhe njohjen nderkombetare te pavaresise dhe shtetesise se Kosoves.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Ora: 07:15
Nga i derguari ne Malin e Zi, Ilir Kulla
PODGORICE (22 Maj)- Mal i Zi rikthehet i pavarur pas 88 vjetesh qe kur Podgoricka skupstina, parlamenti malazes miratoi te ashtuajturen “prisajedinjenje”, deklaraten e aneksimit te Malit te Zi nga Mbreteria serbo-kroate ne krye te se ciles qendronte krajli serb, Petar Karaxhoxhevic.
Dje malazezet me ndihmen vendimtare te shqiptareve e rimoren pavaresine e tyre nga Beogradi dhe i dhane goditjen e fundit Jugosllavise famkeqe. 21 maji eshte tashme edhe data e vdekjes se federates qe pergjaku shtetasit e tij. Per kete nje rol te madh shqiptaret me te dhunuarit e ish-Jugosllavise, qe nga krijimi i saj si mbreteri e me pas si federate. 57% e shtetasve te Malit te Zi, votuan pro ndarjes dhe shtetit te pavarur. Vota vendimtare e kesaj ndarje ishin shqiptaret qe perbejne 7 perqind te popullesise dhe qe miratonin te gjithe unanimisht largimin nga Serbia. Rezultati qe doli sipas exit polls dje, ishte 57% Pro dhe 43% Kunder, vetem 2% me shume se kufiri i percaktuar (55%). Kryeministri Milo Gjukanovic ndersa votonte vete deklaronte se kishte besim qe do te votohej pro pavaresise me shume se 55%. Vendimtare ka qene vota 40 mije shqiptareve, partite e te cileve jane aleate me forcen politike te drejtuar nga Gjukanovic, ideatori i shkeputjes se vendit te tij, Mali i Zi nga Serbia. Por edhe dy parti qe nuk jane ne koalicionin qeveritar kerkuan pavaresine e shtetit te tyre. Gezim Hajdinaga, minister i minoriteteve ne qeverine malazeze kishte parashikuar pavaresia do te merrte 57 deri ne 58%.
Deklarata e tij tregonte qendrimin e te gjithe shqiptareve te Malit te Zi. Ne zonat e banuara nga shqiptaret, vecanerisht ne Ulqin, ne rruge jane pare parrulla ne shqip “A votuat?”. Media perendimore e komentonte kete si nje thirrje per te mos lene asnje vote Pro pavaresise qe te ikte kot. Ne te vertete edhe vete malazezet ishin shume te interesuar per kete ceshtje. Burimet zyrtare njoftuan nje shifer rekord pjesmarrje mbi 90% e votuesve, shifer qe nuk eshte pare ne asnje votim, pervec kohes se komunizmit. Partizanet e ndarjes apo te bashkimit me Serbine luftuan deri ne fund per te realizuar qellimin e tyre. Me ne fund fituan mbeshtetesit e idese se kryeministrit Gjukanovic.
Qendra e mbeshtetesve te pavaresise eshte Cetinja, kryeqyteti i vjeter i mbreterise se Malit te Zi drejtuar nga Krajl Nikolla i Petrovic, te cilit ju morr kurrora dhe ju ndalua qe te kthehej ne vendin e tij. Ne Cetinje ne oren 15 kishin votuar 80% e te rregjistruarve ne lista. Ne kete qytet prej kohesh falevitej flamuri i kuq me shqiponjen e arte me nje koke, por edhe ne Budva, Petrovac dhe Tivar. Mbeshtetesit e bashkimit me Serbine te quajtur “te bardhet” luftuan deri ne fund por duket se nuk arriten qe te mbajne Malin e Zi nen hijen e Serbise. Ne Hercegnovi, qytet qe mbeshtet bashkejetesen ne nje shtet me Serbine, takova nje profesor te vjeter, shume i njohur ne kohen e komunizmit e komentoi ate qe po ndodhte si nje reagim kunder izolimit qe Serbia po i ben vetes. “Kjo na detyroi qe me Serbine tani te behemi bashke vetem si anetare te BE-se. Vendi shteteve te BE eshte vetem BE”, tha ai.
Frika nga reagimi
Koha kur Serbia sulmonte ushtarakisht vendet qe shpallnin pavaresine nga ish-Jugosllavia ka mbaruar, por frika qendron. Ne Malin e Zi ka nje grupim shume te forte qe mbeshtet vazhdimin e federates Serbi-Mali i Zi. S’dihet se si do te jete reagimi i pare i tyre per kete votimin qe i ndan nga Serbia. Analistet komentojne se nje hap ndan qetesine nga dhuna ne kete shtet te vogel. Mali i Zi prej kohesh ndjen ndarjen, jane ndare familjet, miqte, lagjet, qytetet madje edhe tifozet e futbollit. Secila pale mbeshtet me fanatizem nacionalizimin malazez apo vllazerine serbo-malazeze. Megjithate dje gjithcka ne kete republike te vogel eci shume mire, nuk pati asnje incident. Dita e djeshme ishte shume e qete, dallimin mes nje te diele pergatitore per hapjen e sezonit turistik dhe nje dite ku mbahet nje referendum, e bente vetem bisedat per rezultatin, te mirat apo te keqijat e ndarjes nga Serbia. Gjithcka tjeter lajmeronte vetem nje stine te mire turizmi. Madje edhe forcat e policise ishin shume te pakta ne rruge, kryesisht per te mbarvajtur trafikun. Sot eshte dita e pare e pavaresise.
Mbreteria qe s’pranoi hijen serbe
Historia e hershme e Malit te Zi tregon se kjo mbreteri e vogel mesjetare qe i pari shtet qe u formua ne shekullin e 9 ne tokat e dominimit serb. Fillimisht e njohur me emrin “Zeta”, kjo principate filloi te aneksohej ngadale nga hordhite serbe te krajlit Nemanjic nga Veriu e me pas nga turqit. Mali i Zi e fitoi pavaresine e tij ne Kongresin e Berlinit me 1878 dhe u shpall mbreteri me 1910. Malazezet luftuan perkrah Aleateve ne Luften e Pare Boterore por me vone, me 1918, e pane veten te integruar (fale presionit te madh te serbeve) ne Mbreterine Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo ndodhi pas nje votimi te kontestuar te kryer nga parlamenti i kohes. Ata i dorezuan pavaresine e tyre serbeve. Mali i Zi qe nje nga republikat federale gjate Jugosllavise komuniste te Titos, kurse me pas nen regjimin e Milloshevicit ai mbeti bashke me Serbine, njera nder dy republikat e fundit te ish-Jugosllavise. Pas rrezimit te mbreterise jugosllave, republika e vogel e Malit te Zi ngeli ne Jugosllavine e re komuniste te drejtuar nga kroati Tito. Krijimi i federates komuniste i dha Malit te Zi statusin e republikes dhe aktualisht ai eshte shteti me i vogel i gjithe rajonit me nje popullesi qe s’eshte as sa nga nje prej kryeqyteteve te Ballkanit. Historia e forcimit te ndarjes se Malit te Zi nga Serbia nisi pas shperberjes se ish-Jugosllavise.
(GazetaShqiptare/Balkanweb)
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Deri me tani rezultatet megjithese ne disa zona skan mberitur akoma, rezulton te jete mbi 55.4% gje qe tregon qarte qe referendumi i mbajtur shpreh deshiren e shumices per vetvendosje, pavarsi per Malin e Zi. Kjo ndihmon per zgjidhjen e ceshtjes se rajonit te Ballkanit. Dhe nje mundesi me e drejtperdrejte per Kosoven gjithashtu te pavarur. Dhe hyrjen e ketyre shteteve perfshi edhe Shqiperine ne Bashkimin Evropian.
C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA
Komisioni Republikan për referendum: 55.4 për qind kanë votuar për pavarësi
Komisioni Republikan i Malit të Zi për referendum ka bërë të ditur të hënën rezultatet e para zyrtare sipas të cilave për pavarësinë e Malit të Zi kanë votuar 55.4 për qind të votuesve dhe 44.6 kanë votuar kundër. Rezultatet më të sakta pritet të kumtohen sot pasdite nga ora 17-18. Në referendumin e djeshëm për pavarësi kanë dalë 66.3 për qind e votuesve nga rreth 480.000 votues me të drejtë vote.
http://www.stern.de/_content/56/15/5...enegro_500.jpg
Shqiptaret ndajne Malin e Zi nga Serbia.
Pas 88 vitesh Podgorica jashte hijes se Beogradit
Ora: 07:15
Nga i derguari ne Malin e Zi, Ilir Kulla
PODGORICE (22 Maj)- Mal i Zi rikthehet i pavarur pas 88 vjetesh qe kur Podgoricka skupstina, parlamenti malazes miratoi te ashtuajturen “prisajedinjenje”, deklaraten e aneksimit te Malit te Zi nga Mbreteria serbo-kroate ne krye te se ciles qendronte krajli serb, Petar Karaxhoxhevic.
Dje malazezet me ndihmen vendimtare te shqiptareve e rimoren pavaresine e tyre nga Beogradi dhe i dhane goditjen e fundit Jugosllavise famkeqe. 21 maji eshte tashme edhe data e vdekjes se federates qe pergjaku shtetasit e tij. Per kete nje rol te madh shqiptaret me te dhunuarit e ish-Jugosllavise, qe nga krijimi i saj si mbreteri e me pas si federate. 57% e shtetasve te Malit te Zi, votuan pro ndarjes dhe shtetit te pavarur. Vota vendimtare e kesaj ndarje ishin shqiptaret qe perbejne 7 perqind te popullesise dhe qe miratonin te gjithe unanimisht largimin nga Serbia. Rezultati qe doli sipas exit polls dje, ishte 57% Pro dhe 43% Kunder, vetem 2% me shume se kufiri i percaktuar (55%). Kryeministri Milo Gjukanovic ndersa votonte vete deklaronte se kishte besim qe do te votohej pro pavaresise me shume se 55%. Vendimtare ka qene vota 40 mije shqiptareve, partite e te cileve jane aleate me forcen politike te drejtuar nga Gjukanovic, ideatori i shkeputjes se vendit te tij, Mali i Zi nga Serbia. Por edhe dy parti qe nuk jane ne koalicionin qeveritar kerkuan pavaresine e shtetit te tyre. Gezim Hajdinaga, minister i minoriteteve ne qeverine malazeze kishte parashikuar pavaresia do te merrte 57 deri ne 58%.
Deklarata e tij tregonte qendrimin e te gjithe shqiptareve te Malit te Zi. Ne zonat e banuara nga shqiptaret, vecanerisht ne Ulqin, ne rruge jane pare parrulla ne shqip “A votuat?”. Media perendimore e komentonte kete si nje thirrje per te mos lene asnje vote Pro pavaresise qe te ikte kot. Ne te vertete edhe vete malazezet ishin shume te interesuar per kete ceshtje. Burimet zyrtare njoftuan nje shifer rekord pjesmarrje mbi 90% e votuesve, shifer qe nuk eshte pare ne asnje votim, pervec kohes se komunizmit. Partizanet e ndarjes apo te bashkimit me Serbine luftuan deri ne fund per te realizuar qellimin e tyre. Me ne fund fituan mbeshtetesit e idese se kryeministrit Gjukanovic.
Qendra e mbeshtetesve te pavaresise eshte Cetinja, kryeqyteti i vjeter i mbreterise se Malit te Zi drejtuar nga Krajl Nikolla i Petrovic, te cilit ju morr kurrora dhe ju ndalua qe te kthehej ne vendin e tij. Ne Cetinje ne oren 15 kishin votuar 80% e te rregjistruarve ne lista. Ne kete qytet prej kohesh falevitej flamuri i kuq me shqiponjen e arte me nje koke, por edhe ne Budva, Petrovac dhe Tivar. Mbeshtetesit e bashkimit me Serbine te quajtur “te bardhet” luftuan deri ne fund por duket se nuk arriten qe te mbajne Malin e Zi nen hijen e Serbise. Ne Hercegnovi, qytet qe mbeshtet bashkejetesen ne nje shtet me Serbine, takova nje profesor te vjeter, shume i njohur ne kohen e komunizmit e komentoi ate qe po ndodhte si nje reagim kunder izolimit qe Serbia po i ben vetes. “Kjo na detyroi qe me Serbine tani te behemi bashke vetem si anetare te BE-se. Vendi shteteve te BE eshte vetem BE”, tha ai.
Frika nga reagimi
Koha kur Serbia sulmonte ushtarakisht vendet qe shpallnin pavaresine nga ish-Jugosllavia ka mbaruar, por frika qendron. Ne Malin e Zi ka nje grupim shume te forte qe mbeshtet vazhdimin e federates Serbi-Mali i Zi. S’dihet se si do te jete reagimi i pare i tyre per kete votimin qe i ndan nga Serbia. Analistet komentojne se nje hap ndan qetesine nga dhuna ne kete shtet te vogel. Mali i Zi prej kohesh ndjen ndarjen, jane ndare familjet, miqte, lagjet, qytetet madje edhe tifozet e futbollit. Secila pale mbeshtet me fanatizem nacionalizimin malazez apo vllazerine serbo-malazeze. Megjithate dje gjithcka ne kete republike te vogel eci shume mire, nuk pati asnje incident. Dita e djeshme ishte shume e qete, dallimin mes nje te diele pergatitore per hapjen e sezonit turistik dhe nje dite ku mbahet nje referendum, e bente vetem bisedat per rezultatin, te mirat apo te keqijat e ndarjes nga Serbia. Gjithcka tjeter lajmeronte vetem nje stine te mire turizmi. Madje edhe forcat e policise ishin shume te pakta ne rruge, kryesisht per te mbarvajtur trafikun. Sot eshte dita e pare e pavaresise.
Mbreteria qe s’pranoi hijen serbe
Historia e hershme e Malit te Zi tregon se kjo mbreteri e vogel mesjetare qe i pari shtet qe u formua ne shekullin e 9 ne tokat e dominimit serb. Fillimisht e njohur me emrin “Zeta”, kjo principate filloi te aneksohej ngadale nga hordhite serbe te krajlit Nemanjic nga Veriu e me pas nga turqit. Mali i Zi e fitoi pavaresine e tij ne Kongresin e Berlinit me 1878 dhe u shpall mbreteri me 1910. Malazezet luftuan perkrah Aleateve ne Luften e Pare Boterore por me vone, me 1918, e pane veten te integruar (fale presionit te madh te serbeve) ne Mbreterine Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo ndodhi pas nje votimi te kontestuar te kryer nga parlamenti i kohes. Ata i dorezuan pavaresine e tyre serbeve. Mali i Zi qe nje nga republikat federale gjate Jugosllavise komuniste te Titos, kurse me pas nen regjimin e Milloshevicit ai mbeti bashke me Serbine, njera nder dy republikat e fundit te ish-Jugosllavise. Pas rrezimit te mbreterise jugosllave, republika e vogel e Malit te Zi ngeli ne Jugosllavine e re komuniste te drejtuar nga kroati Tito. Krijimi i federates komuniste i dha Malit te Zi statusin e republikes dhe aktualisht ai eshte shteti me i vogel i gjithe rajonit me nje popullesi qe s’eshte as sa nga nje prej kryeqyteteve te Ballkanit. Historia e forcimit te ndarjes se Malit te Zi nga Serbia nisi pas shperberjes se ish-Jugosllavise.
(GazetaShqiptare/Balkanweb)
PODGORICË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Mal të Zi tha se rezultatet preliminare tregojnë se 55.4% e votuesve i kanë thënë "PO" pavarësimit nga Serbia. Nëse të dhënat konfirmohen zyrtarisht, atëherë kjo nënkupton se Mali i Zi ka votuar për t'i dhënë fund bashkësisë me Serbinë dhe kjo paraqet coptimin e fundit të asaj që ka mbetur nga Jugosllavia e vjetër.
"Për pavarësinë e Malit të Zi kanë votuar 55.4% e qytetarëve. 44.6% e qytetarëve votuan për bashkësinë shtetërore", deklaroi Frantishek Lipka, kryetar i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.
"Do të doja të them se deri tash nuk kemi pranuar asnjë ankesë lidhur me referendumin, gjë që është e rëndësishme", tha Lipka, një diplomat sllovak, i cili në këtë detyrë është emëruar nga Bashkimi Evropian.
Por Komisioni tërhoqi vërejtjen se kanë mbetur për t'u numëruar edhe votat nga 45 njësi votimi me rreth 25 mijë votues, ndaj dhe rezultati mund të ndryshojë.
Ky vlerësim i organit më të lartë zgjedhor në Mal të Zi e plotëson pragun prej 55%, të caktuar nga BE-ja që referendumi të jetë i vlefshëm.
Kryeministri Millo Gjukanoviq e ka pohuar fitoren dhe mbështetësit e pavarësisë festuan në Podgoricë.
Udhëheqësi i bllokut kundër pavarësimit, Predrag Bullatoviq, ka refuzuar ta pranojë humbjen.
Në Bruksel, zyrtarë të BE-së kanë thënë se nëse konfirmohen rezultatet preliminare, atëherë Bashkimi Evropian do të kërkojë nga Mali i Zi dhe Serbia që t'i fillojnë bisedimet për ndarjen e këtyre dy ish republikave jugosllave.
NOVI SAD
Udhëheqësi i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak deklaroi se fitorja e opcionit për pavarësinë e Malit të Zi dëshmon se askush më nuk dëshiron të jetojë në bashkësi me Serbinë.
"Serbia tash nuk ka justifikime. Është e qartë se me një Serbi të këtillë askush nuk dëshiron të jetojë, dhe është koha e fundit që njerëzit në Serbi të pyesin veten përse është kështu", ka thënë Çanak.
Lidhur me të ardhmen e Vojvodinës, Çanak tha se përgjigja atje nuk do të jetë e ngjashme me çështjet e Kosovës, të Malit të Zi apo të republikave tjera ish jugosllave.
"Tash është e qartë se kanë qenë të sakta vlerësimet para 18 vjetëve se hegjemonizmi dhe nacionalizmi serbomadh do të rrëshqasin në Kosovë, kurse do ta thyejnë kokën në Vojvodinë", ka konkluduar Nened Çanak.
NOVI SAD
Kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Bojan Kostresh deklaroi se pavarësimi i Malit të Zi don të thotë se Serbia më në fund duhet të përballet me vetveten.
"Sot Serbia ka mbetur e vetmuar dhe duhet të ballafaqohet me problemet që i ka, si bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe plotësimin e detyrimeve ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar", ka thënë ai.
Kostresha ka theksuar se është e domosdoshme një Kushtetutë e re në Serbi, e cila Vojvodinës do t'ia kthente autonominë, të cilën regjimi i Sllobodan Millosheviqit e suprimoi me grusht-shtet në 1988.
BE-ja përshëndet referendumin në Mal të Zi
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha se BE-ja do të respektonte rezultatin e votimit në Mal të Zi.
Zoti Solana, i cili luajti një rol kyç në krijimin e federatës së Serbisë dhe Malit të Zi tre vjet më parë, i bëri thirrje të dy republikave të fillojnë bisedimet mbi hapat e mëtejshëm në këtë proces.
Edhe para shpalljes së rezultatit përfundimtar, Havier Solana mirëpriti mënyrën se si u zhvillia referendimi i Malit të Zi.
"Dua të përshëndes popullin e Malit e Zi mbi organizimin e suksesshëm të referendumit që u zhvillua dje," tha Zoti Solana
"Ne po presim ende raportin e ODIHR-it, por duket se procesi ishte i rregullt dhe na duhet t'i falenderojmë të gjithë për këtë. Ai u zhvillua mirë dhe pa ndonjë incident."
"Kjo është padyshim shenjë e pjekurisë dhe përgjegjësisë së popullit të Malit të Zi," tha shefi i Politikës së jashtme të BE-së
"Ne padyshim do të respektojmë rezultatet e referendumit dhe do të dëshironim shumë që kështu të ndodhte edhe për të dyja palët e Malazezëve, që ata të njohin rezultatin e referendumit."
Zoti Solana si shef i politikës së jashte të BE-së, bëri të pamundurën që të shmangte më shumë ndryshime kufijsh në rajon, thotë korrespondentja e BBC-së në Bruksel Oana Lungescu.
Në vitin 2003, ai ushtroi presion të madh mbi Serbinë dhe Malin e Zi që të qëndronin të bashkuar në një partneritet jo fort të rehatshëm.
Ai gjithashtu këmbënguli që në mënyrë që rezultati të ishte i vlefshëm, 55% e elektoratit duhet të votonte pro, një shifër shumë më e lartë se sa mesatarja në Evropë.
Por cili do të jetë roli i zotit Solana tani në shpërbërjen e bashkimit Serbi Mali i Zi për të cilin ai bëri aq shumë që ta mbante të bashkuar?
"Mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë, ne Bashkimi Evropian, dhe sigurisht ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me vendet në rajon," tha zoti Solana të hënën duke reaguar ndaj rezultatit te referendumit në Mal të Zi.
"Ne kemi marrëveshje që i kemi arritur në Selanik, të cilave do t'u përmbahemi," u zotua Solana.
"Nuk mund t'ju them se kur do të nisim të flasim me to, por mendoj se është shumë më e rëndësishme që ata të fillojnë të flasin me njëri tjetrin para se ne të nisim të flasim me to."
PODGORICË
Autoritetet zgjedhore sot thanë se rezultatet preliminare të referendumit të djeshëm në Mal të Zi tregojnë se 55.4% të votuesve kanë votuar për pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia. Këto të dhëna në Podgoricë i shpalli kryetari i Komisionit të referendumit, diplomati sllovak, Frantishek Lipka:
- Për pavarësinë e Malit të Zi votuan 55.4% të shtetasve. Për mbetje në union kanë votuar 44.6% të shtetasve.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tashmë ka thënë se kampi për pavarësi ka fituar, ndërsa mbështetësit po festonin në Podgoricë. Dalja në votime ishte 86.3%, që konsiderohet dalje rekorde.
BRUKSEL
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha sot se BE-ja do të "respektoj plotësisht" rezultatet e referendumit për pavarësi të Malit të Zi nga Serbia. Zoti Solana uroi Malin e Zi për "referendum të suksesshëm" dhe tha se dalja masive në votime "konfirmon legjitimitetin e procesit".
Merr fund unioni i Serbisë me Malin e Zi. Fitorja historike që i rikthen Malit të Zi pavarësinë e plotë pas 90 vjetësh
Mali i Zi fiton pavarësinë
B. Budini
PODGORICË - Vota pro pavarësisë së Malit të Zi shënoi dje fundin e ish-Jugosllavisë dhe shkëputjen përfundimtare të bashkimit të këtij vendi me Serbinë. Rezultatet e mbrëmjes së djeshme, të publikuara nga agjencitë e huaja të lajmeve, flasin për një fitore të pavarësisë me 56,3% të zërave pro, përqindje e cila e tejkalon masën 55% që kërkohej nga Bashkimi Evropian, siç saktëson Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokracinë. Ndërsa nuk ishte rënë dakord, për shkak të nacionalitetit, as për këngëtarin që do të dërgohej në Eurovizion nga Mali i Zi, duke zgjedhur të presin përfundimin e referendumit për pavarësinë, zërat pro dhe kundër pavarësinë së Malit të Zi kanë qenë, ashtu siç ishte parashikuar, shumë pranë. Ndërkaq, edhe pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e lartë, duke i tejkaluar 85%.
Referendum historik për pavarësinë e Malit të Zi
Ekspertët politikë e kanë cilësuar këtë referendum si një ngjarje të madhe historike për Malin e Zi, ngjarje e cila përsëdytet pas 90 vitesh. Për herë të fundit, Mali i Zi ishte i pavarur para 90 vjetësh, në fund të Luftës së Parë Botërore. Kërkohej vetëm 55 për qind e votave pro pavarësisë që unioni Serbi-Mali i Zi të shpërbëhej. Një union ky në të cilën njëri prej anëtarëve, Mali i Zi, kishte një peshë demografike dhjetë herë më të vogël sesa partneri i vet, një union ku çdo parlament kishte ligjet e veta, ku monedhat ishin të ndryshme, ashtu si edhe shërbimet doganore, një union pa himn dhe pa flamur.
Sipas sondazheve para zgjedhjeve, mbështetësit e pavarësisë do t’i fitonin zgjedhjet me 56% të votave. Sipas Milo Djukanoviç, kryeministri pro pavarësisë, gjithçka është gati për pavarësinë dhe për aderimin në Bashkimin Evropian që nga parlamenti, qeveria, monedha dhe sistemi doganor.
Pjesëmarrja
Në referendumin e djeshëm për statusin juridiko-shtetëror të Malit të Zi është shënuar një pjesëmarrje e madhe në votime. Sipas Qendrës për një tranzicion demokratik ONG, e ngarkuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, cituar nga agjencia Reuters, përqindja e pjesëmarrjes në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi e ka kaluar 85% të trupit elektoral. Në fakt, kushti i vendosur nga BE-ja për të njohur rezultatet e votimit, kërkonte një pjesëmarrje me të paktën 50% të të regjistruarve. Kushti tjetër është që votat “pro” pavarësisë të jenë të paktën në masën 55%. Përqindjet më të larta të pjesëmarrjes në votime janë regjistruar të dielën në kryeqytetin Podgoricë dhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Niksic. Pavarësia e Malit të Zi shënon fundin e Jugosllavisë, republikat e tjera të së cilës, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia, janë ndarë gjatë luftërave të viteve ’90 në Ballkan.
Pro dhe kundër
Por çështja e shkëputjes nga unioni Serbi- Mal i Zi i ka përçarë thellë malazezët. Kundërshtarët e pavarësisë ishin shprehur se, nëse Mali i Zi del nga unioni, do të preken lidhjet kulturore, ekonomike dhe familjare me Serbinë. Kampi pro pavarësisë është drejtuar nga kryeministri Milo Gjukanoviç. Ai argumenton se pavarësia do të ndihmojë në integrimin më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian dhe do të fuqizojë ekonominë. Në ditët para votimit, mijëra malazezë që jetojnë jashtë vendit të tyre u rikthyen për të votuar. Me një popullsi prej më pak se 700 mijë banorë, janë pikërisht votat e diasporës që mund të vulosin fatin e republikës.
Ndërsa lideri i kundërshtarëve të pavarësisë, Predrag Bulatovic, vlerëson përkundrazi se pavarësia do të ishte një frenim për integrimin evropian. Ndërkohë, Beogradi është pozicionuar qartë pro unionistëve, duke i konsideruar aspiratat indipendentiste të fqinjit të vet të vogël si një tradhti. Mali i Zi është gjithashtu e vetmja dalje në det për Serbinë. “Tema e pavarësisë i ka ndarë thellësisht banorët e Malit të Zi dhe rezultati do të jetë sipas të gjitha gjasave i ngushtë”, - ishte shprehur Srdjan Darmanovic, drejtor i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Podgoricës dhe të Qendrës për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut. Secila palë nxjerr argumente historike dhe ekonomike për të mbrojtur kauzën e vet. Votimet e djeshme në Mal të Zi u vëzhguan nga 3 000 vrojtues të huaj.
Paralizë institucionale?
Ekziston edhe varianti i një paralize institucionale. "Është e mundur që të mos ketë as fitues, as të humbur mbrëmjen e referendumit”, - pati parashikuar Darmanoviç, duke shtuar se, nëse mbështetësit e pavarësisë arrijnë një rezultat mes 50 dhe 55%, “atëherë hyjmë në një zonë gri”. Kundërshtarët e pavarësisë, në këto rrethana do të mund ta kundërshtonin ligjërisht fitoren morale që mbështetësit e pavarësisë nuk do të mënojnë t’ia njohin vetes. E gjithë kjo situatë nuk do ta zgjidhte krizën institucionale që paralizon Unionin e Serbisë dhe të Malit të Zi që nga krijimi i tij në vitin 2003. Me qëllim që të përzënë demonët e vjetër të këtij rajoni të trazuar, të dy kampet janë angazhuar të respektojnë paqësisht rezultatin e këtij votimi që ishte paralajmëruar i ngushtë. Nuk pritet asnjë kërcënim për sigurinë, sipas presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, pro pavarësisë. Po kështu, edhe kundërshtari i tij, Predrag Bulatovic, në një intervistë për “Associated Press”, është shprehur se "Do të ishte një katastrofë nëse Mali i Zi nuk do të ruante stabilitetin në vend”.
Parashikimi
Sondazhi i fundit i Cedem, i realizuar në fund të muajit prill, parashikonte një fitore të “po”-së në masën 56,3 %. Duke marrë parasysh marzhin e gabimit, vështirësia e mbështetësve të pavarësisë së Malit të Zi, e mbështetur pikërisht nga shqiptarët, boshnjakët dhe myslimanët, është të arrijnë të tejkalojnë pragun 55%, të imponuar nga BE-ja.
Nga barcaletat e fundit:
"Serbia is much like Nokia - you can have a smaller version of it every year."![]()
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Krijoni Kontakt