Edhe pak ditë na ndajnë nga vera. Dhe dihet se ky sezon është një maratonë martesash. Kështu edhe kësaj vere të nxehtë nuk do t’i mungojnë kurorëzimet e me martesa. Madje nuk do të mungojnë as paradat e gjata në kryeqytet me makina dhe sfilata nusesh. E ndërsa një çifti i afrohet data e martesës rruga drejt saj do të jetë e gjatë dhe e sikletshme. Edhe pse, bëhet fjalë, për ditën më të bukur e më mbresëlënëse të jetës. Peripecitë që duhet të kalosh për atë ditë janë nga më të ndryshmet. Të duhet të mendosh për çdo detaj nga më i vogli në dukje, dhe i parëndësishmi e deri te gjërat më madhore.Por ajo që ka më tepër shpenzime është nusja duke fillua nga fustani i cili është më kryesori e deri te thonjtë të cilët edhe këta zënë një vend shumë të rëndësishëm meqë kjo e fundit është në qendër të vëmendjes. Por këto ishin disa nga gjërat më e elementare sepse martesa ka akoma dhe më shumë gjëra për të cilat duhet të mendohesh mirë,dhe të bëhesh gati të shpenzosh një shumë të lartë dhe mjaft të kripur për atë ditë. Nga njëra anë ta ka ënda të martohesh sepse një dyqan ku shkon të kërkosh fustanin të ofron gjithçka nga arredimi i lokalit apo kishës dhe deri te petalet e trëndafilave dhe tapeti i kuq për ditën e madhe. Por nga ana tjetër çifti duhet të mendojë për çdo gjë madje edhe për mënyrën për t’i kënaqur të gjithë të ftuarit. Madje restoranti apo ambienti ku do të zhvillohet festa duhet të jetë një nga vendet më me famë të kryeqytetit. Sepse përndryshe dasmorët dalin të pakënaqur nga ceremonia. Për veç bekimit të martesës që mund të bëhet në kishë apo në një ceremoni festive duhet të mendosh edhe për dokumentacionin që të lidh ligjërisht me bashkëshorten apo bashkëshortin e ardhshëm. Pa harruar në asnjë mënyrë vendin më të bukur për ceremoninë në mënyrë që festa të mbetet gjithnjë e pashlyeshme nga kujtesa. Sigurisht nën ritmet e muzikës dhe objektivit fotografit, ku dhe për këto duhet të përzgjedhësh më profesionistët për të pasur një aheng dhe fotot sa më artistike. Por përveç të gjitha këtyre çifti nuk ka harruar që të mendojë për muajin e mjaltit, këtë e ka bërë përpara se të martohet. Edhe ky i fundit duhet të jetë sa më i bukur dhe në vendet më ekzotike në mënyrë që të më pas jeta të vazhdojë në ritmin e saj të thjeshtë e të për ditshëm. Nga an tjetër nuk mungojnë as agjencitë e ndryshe të cilat të ofrojnë vende nga më të bukurat duke i shoqëruar me guida për sa më shuam argëtim, por edhe kjo kundrejt një kostoje jo të vogël.
Shpenzimet
Por përveç faktit që duhet të mendosh për çdo gjë duhet dhe të shpenzosh madje shumë. Dhe duhet ta mendosh mirë këtë gjë para se të martohesh, sigurisht nëse do një dasmë që të mbahet mend dhe të jetë mondane. Por edhe nëse do një dasmë të thjeshtë shpenzimet do të jenë të mëdha. Kështu një fustan që nusja duhet ta veshë varion nga 850 euro deri në 500 mijë dhe më pak i bukuri 350 mijë lekë të vjetra. E kështu një stilim nuseje nuk mund të konceptohet pa një rregullim flokësh dhe tualeti, i cili varion nga parukjerja. Çmimi është 300 deri në 100 mijë lekë të vjetra vetëm për një ditë. Pa futur këtu thonjtë dhe solarin apo aksesorët e tjerë. Ndërsa një buqetë me lule kushton të paktën 50 mijë lekë por çmimi varion sepse kjo varet nga bukuria e “buqetës”. E ndërsa çmimi i arredimit është i lidhur ngushtë numrin e personave që janë të ftuar për 50 persona çmimi është 150 mijë por vetëm për karriget dhe tavolinat. Për 100 veta 260, për 200 veta kushton 450 mijë lekë të vjetra por nëse zgjedh mbulesat ngjyrë pane ato janë edhe më të shtrenjta. Po të flasim për lokalin kjo është një histori më vete që ka edhe ky tarifën e tij dhe jo vetëm ... Nëse do të flisnim për çmimin kjo varet nga restoranti, nëse është ndër më të mirët e kryeqytetit apo sa persona fton por kjo varet. Çmimet mund të luhaten nga rëndësia e ambientit dhe numri i të ftuarve. Më shumë se 100 vetë shkon në 2 milion nëse i kalon 200 veta çmimi shtohet duke u dyfishuar.
Arredimi
Me këtë arredim që bëhet sot nëpër dasmat e ndryshme, mund të themi se jemi pranë shijes evropiane. Për këtë mjafton të hedhësh një sy në agjencitë e ndryshme. Për hir të së vërtetës, kush nuk do ta ëndërronte të martohej, me këto elementë. Kështu mund të kesh gjithçka për “ditën e madhe” edhe tapet të kuq, edhe kurorë në formë zemre, apo me lule ngjyrë pane. Ato gjëra që ke parë nëpër filma tashmë mund t’i kesh më martesën tënde. Sigurisht që këto salltanete kapin shifra marramendëse. Dhe sa të marrësh vesh çmimin dhe koston që kap çdo gjë të fashiten të gjitha mendimet bukura rreth martesës. Sepse jo por gjë, por mendon se nëse do t i bësh të gjitha këto duhet të jesh me të vërtetë i pasur,ose e pasur. Ndërsa për të arreduar një lokalin apo kishën mund ta lësh në dorë të agjencive që nuk janë mirëfilli të tilla. Por janë vetëm ambiente që japin fustane me qëra. Agjencisë, janë ato që mendojnë për të gjitha. Çiftit i duhet vetëm të zgjedhë modelin, copën e mbulesave dhe të hapë kuletën. Nëse zgjedh mbulesat ngjyrë pane ato janë edhe më të shtrenjta. Nëse çifti do kurorë në formë harku, tapet të kuq shandanë e shumë të tjera gjithçka shkon te as, më shumë e as më pak por plot 2 milionë lekë. Por kjo nuk është asgjë sepse ftesat, zbukurimi i makinave, orkestra, apo kostumi i dhëndrit janë të tjera gjëra të cilat kërkojnë shpenzimet e tyre, dhe jo pak.
Orkestra
Ky element nuk kishte si të mungonte në martesat e ndryshme. Edhe pse ky element është zëvendësuar nga Dj gjithsesi vazhdon që të jetë i frekuentuar sepse është elementi bazë që bën që dasmorët të shfaqin talentin e tyre në një martesë. Orkestra ka një tarifë të caktuar nga 1 milion deri në 2, nëse merr këngëtarë ekstra, edhe pagesa e tyre është e tillë. Ata flasim me euro dhe me disa shifra. Por përveç kësaj orkestra merr dhe të gjitha lekët, që hedhin të gjithë në aheng e sipër, ca prej pijes e ca prej gëzimit i hedhin nuses. Kështu të martohesh do të thotë të shkundesh një herë e mirë nga xhepat.
Krijoni Kontakt