Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    10

    Vjersha për 7 marsin, Ditën e Mësuesve

    anetare te nderuar. jam perpjekur qe te gjej ndonje vjershe per 7-marsin diten e mesuesit, do te me duhej per ta ilustruar te nxenesit e mi. neqofte se dikush nga ju di per ndonje vjershe te tille te me dergoje ketu, apo se paku te me orientoje ku mund ta gjeja nje te tille. ju faleminderit te gjitheve

  2. #2
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    7 - 8 Marsi

    7 marsi po na vjen
    8 marsi po afron
    le të mbledhim lule dele
    për mësuesen tonë.

    i tjeter

    Mësueses

    O mesuese dashur
    ne të duam shumë
    ti për ne je nënë e dytë
    se na edukon.

    e care bojshim ne per 7 mars
    i blejshim zyshes carape najloni 250 lekshe ene i buz kuq ene i lule artificiale e care pare na teprojshin ja fusshim brenda ene ajo na jepte i karamele zana qe ti thynte dhomet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 04-03-2010 më 12:22

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    7 Marsi

    Festën e mësuesit
    Ne do ta festojmë
    Lulet më të bukura
    Ne do ti dhurojmë.

    Vijmë tek ti mësuesja jonë
    Buzëqeshjen ta dhurojmë
    Kënga krahet reh si flutur
    Midis jush unë jam e lumtur

    Kënga që na ri në zemër
    është për ty një fjalë e embël
    Drita që na ri në sy
    dhe këto Lule janë për ty!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 04-03-2010 më 12:25

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Vjersha

    Kliko ketu.

    Ndre Mjeda - Vjersha të zgjedhura për fëmijë


    Ndera e Fëmijve Për Mësues

    Te ju që lodheni me ne gjithë ditën,
    Kjo mende e vorfën, kjo zemër shkon;
    E sa t'kem' shpirtin, sa t'shofim dritën,
    Dashtninë e nderën gja s'na pakon.

    Nji bimë e vogël, lanun n'shkreti,
    E pamire rritet, pa fuqi t'vet;
    Po, me lmue dora e bujkut t'ri
    Sa lule t'bukura e shuemja* qet.

    Na jemi t'vorfën... si me e pague
    Kët farë kujdesi, gjithë kët trazim?
    Por kemi 'j zemër, ani, kët jue,
    O mjeshtra t'dashtun, ju falim shqim.*

    Ju cenë* ndër k'ndime, ju ndigjesë doni,
    Kët nderë për t'mira lypni peshqesh.
    e na mbas k'ndimesh, mbas pun'sh që m'soni,
    Do t'shkojmë, si zemra ju do'prej nesh.

    -----
    *) e shuemja - e mjera.
    *) shqim - krejt, fare.
    *) cenë - a zelli.



    Sa Vlen Mësimi

    Njaj që s'punoi me kohë, kur ishte i ri,
    Menden e vet me e zbukurue me dije,
    Damin e madh ka për ta pa n'pleqni.

    Mocat* e vet me dritë, vendin nën hije
    T'paditunis e shef, zemra po i tundet*
    Kur mujt', nuk desht - tash që dishron, nuk mundet.


    -----
    *) mocat - moshatarët
    *) tundet - ëtu ka kuptimin: tronditet, shqetësohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 04-03-2010 më 12:27

  5. #5
    zana Maska e zana
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    gjakove,
    Postime
    6

    Dy festa të bukura (7-8 Marsi)

    Dy festa të bukura
    të prindërve të mij'
    njëra në shkollë
    e tjetra në shtëpi

    Njëra e mësuesit
    tjetra e nënës
    të dyja shkëlqejnë
    si drita e hënës.

    Shtatë Marsi në shkollë
    tetë Marsi në shtëpi
    të dyja i ç'moj
    festat t'ua uroj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 04-03-2010 më 12:29
    ZANA

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mësuesja ime

    Mësuesja ime e dashur
    sa fort që të dua
    me shumë dashuri
    më mësove mua

    Më mësove të shkruaj
    të lexoj, të numëroj
    në gjithë jetën time
    kurrë s’do të harroj.



    Mësueses time të parë

    Këto vargje të thjeshta që tani lexoj
    Mësueses time të dashur sot po ja kushtoj
    Një puthje të ëmbël me shumë falenderim
    Ty mësuese ti dërgoj në emrin tim.

    Të jam mirënjohëse, të falenderoj
    Se çdo gjë që di, nga ty e mësoj.
    Në çdo gjë që lexoj në çdo gjë që shkruaj
    Je ti gjithmonë mesuesja ime e paharruar.

    Edhe kur të rritem kurrë s’do të harroj
    Me shumë mirënjohje ty do të kujtoj
    Shumë mësues do më mësojnë për vite me radhë
    Po ti do mbetesh gjithmonë – mesuesja ime e parë.



    7-Marsi

    Na erdhi dhe 7- Marsi
    oh sa gëzim
    me lule mbushi
    gjithë vendin tim

    Fëmijet e vegjël
    shumë të gëzuar
    të gjithë vrapojnë
    Me buqeta në duar

    Të gjithë vrapojnë
    kush e kush më parë
    për t'i dhuruar lulet
    Mësueses së parë.



    Për ty mësuese

    Unë sot për ty mësuese
    më pëlqen të shkruaj
    shumë vargje të bukura
    për t'i recituar.

    Erdha në klasë të parë
    shumë i emocionuar
    as dhe emrin tim
    nuk dija të shkruaja.

    Tani jam i gëzuar,
    sepse di të lexoj
    dhe me ndihmën tënde
    shumë gjëra po mësoj.

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Fiori për mendimin e shprehur në këtë postim:

    verda123 (15-02-2017)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-09-2009
    Vendndodhja
    ne prizren
    Postime
    5
    Shumë vjerrsha të mira për 7 Marsin dërgokeni ju në forumishqiptar.com

    Urime


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 17:13

  9. #8
    Teodor Keko

    O nene, eja ne dritare

    Muzgu i kalter vel u var,
    mahnites u be qielli.
    Gjithcka si me magji me ngjan
    me nje dekor baleti.

    Dhe hena paksa e trishtuar
    si pikellimi i Lorkes,
    qiellit i shkon kaq shume
    sic i shkojne nuses lotet.

    O nene, eja ne dritare
    te shohim henen mbi Dajt te ndrise
    dhe te me thuash me nje ze zemre:
    Nuk ka si muzgjet e Shqiperise!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e enes bajrami
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Vendndodhja
    Strug
    Postime
    78

    Poezi-Dita e Mesuesit...Ju lutem a mund te me ndihmoj dikush??

    Te dashur anetar te ketij forumi a ka mundesi dikush te krijoj nje poezi per Diten e Mesuesit?kam nevoj me duhet patjeter...
    Strugane

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2010
    Postime
    3
    7 MARSI

    7 Marsin festën e mësuesit
    ne do ta festojmë me lule.
    Ato më të bukurat ne do t'i dhurojmë
    për mësimet që na jep ta falenderojmë.

    Na mësoi tridhjetë e gjashtë shkronja,
    nga A në ZH unë di t'i lexoj,
    ndaj shpejt e shpejt po shkruaja,
    që sot mësuesin tim të uroj.




    T. Kurtesh kl iv
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 17:23

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2010
    Postime
    3

    8 marsi

    8 MARSI

    Urime ti o nëna ime e dashur,
    fat dhe lumturi në jetë.
    Urime, urime shumë oj nëna ime.

    Ju uroj 8 marsin të gjithë nanave kudo që janë.





    T. Kurteshi kl iv
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 17:13

  13. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mësuesja ime

    Na mësofsh
    kështu gjithmonë
    bij' e denjë
    e vendit tonë.

    Na jetofsh
    njëqind vjet
    në hare
    e me shëndet

    Na jetofsh
    njëqind vjet
    mësuesja jonë e
    klasës se tretë.


    Dergoi ne adrese te Forumit Shqiptar : Mirlind Bajraktari - nxenes i klases se trete
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 08-03-2012 më 11:52 Arsyeja: Më mirë :)

  14. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    awwww, sa bukur!

    T'ia kishe redaktuar pak Fiori, gabimet drejshkrimore.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sa me gabime shkruajne keta femijet! LOl dhe nuk jane as klase e pare.
    Feelings change - memories don't.

  16. #15
    Musuese mbaj mend kur isha ne klase te peste
    plote me fara luledielli ishte mbushur ai xhep
    me kape ne ore te mesimit
    me nxore para klases
    me nje shpute ma skuqe faqen
    me the, te tera mbi mbanke
    i nxora nga xhepi
    me erdhi keq
    fara te mira luledielli
    me kushtuan 300 leke
    i bleva tek me i miri
    se ashtu me kishin lezet
    i nxora, u hidherova
    ulu ne banke me the
    u ula...
    cte shoh, levozhgat e farave te mija
    ti po nxirje nga goja
    mesimi mbaroi
    i mblodhe i fute ne qesk
    i more ne shtepi
    pa asnje pagese
    te nesermen po ashtu
    njesoj ndodhi
    farat mesuesja mua mi mori
    ishte motra e gjitones time
    prandaj nuk e kisha mendjen ne mesime
    nejse, mesuese e dashur
    meri nuk te mbaja
    e dija qe ishte shtatezane
    Ndryshuar për herë të fundit nga thirsty : 24-02-2012 më 02:23
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  17. #16
    Perjashtuar Maska e NIAGARA2
    Anëtarësuar
    06-02-2012
    Vendndodhja
    Kosoven Heroike!
    Postime
    110
    Të bukura vjershat.

    Urime për ditën e Mësuesve. Ata janë djepi i Atdheut. Jetofshin gjatë kudo qofshin.I përshëndes të gjithë...Në veçanti përshëndes mësuesen time dikur. E puth fort, e falenderoj për dijen që më ka dhënë si dhe mundin që ka ndej për mua në kembe
    Respekti i takon asaj sot nga unë tek ky forum!
    z.

    Urime për festën e gruas dhe nënës time të veqantë, e cila më dha jetë. Paç dashuri dhe paqe nëna ime E DASHUR
    z.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 16:53

  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20
    Për ty mësuese

    Unë sot për ty mësuese
    më pëlqen të shkruaj
    shumë vargje të bukura
    për t'i recituar.

    Erdha në klasë të parë
    shumë i emocionuar
    as dhe emrin tim
    nuk dija të shkruaja.

    Tani jam i gëzuar,
    sepse di të lexoj
    dhe me ndihmën tënde
    shumë gjëra po mësoj.


    P.S Vjersha na ka ardhur me email nga nje nxenes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 17:06

  19. #18
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Për ty mësuese

    Unë sot për ty mësuese
    më pëlqen të shkruaj
    shumë vargje të bukura
    për t'i recituar.

    Erdha në klasë të parë
    shumë i emocionuar
    as dhe emrin tim
    nuk dija të shkruaja.

    Tani jam i gëzuar,
    sepse di të lexoj
    dhe me ndihmën tënde
    shumë gjëra po mësoj.


    P.S Vjersha na ka ardhur me email nga nje nxenes
    aww cute


    Mësueses

    Jam nxënës i klasës së pestë
    mësuesen dua ta përshëndes
    do ta mbaj mënd
    do ta kujtoj për jetë.

    Mësuese, mësuese
    kur të rritem dua të bëhem si ty
    të jem i sjellshëm, ndihmës,
    dhe të dua çdo njeri.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 17:07
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  20. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    7 Marsi

    O mësuesi im me kollarë
    për nga intelekti ishe i pa parë
    O mesuesi im me ditar në dorë
    ...dhe në dorën tjetër një thupër të hollë.

    Ti flisje gjithmonë për arithmetik'...
    nga ora e mësimit unë shpesh të kom ik'
    ti fjalën dmth e ke pas nik',
    unë vazhdoja ta përdorja si i pa dit'.

    Kur llogarisnim me laps
    probleme matematikore,
    ulur në bankë në vitet shkollore,
    ashtu dmth tema emrin mori.
    dhe 80 perqind si përfundim na doli.


    Kujtime për ato kohë që ishim të llastuar,atëherë kur vërtet mesuesit i kishim si prindrit tanë. Ua uroj këtë festë për shumë vjet, njerzve më fisnik të shoqrisë sonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 06-03-2012 më 16:38

  21. #20
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Këngë për 7 Marsin




    'A e din' ti Eva se mësuesja jonë
    nesër këtë festë feston

    Festën e Shtatë Marsit gëzuar mësuese
    bashkë me ty dhe ne sot gëzojmë

    Të dhurojmë ne lule dhe nota të mira
    bashke me to dhe dashurine tone'

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •