Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 74
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po llogjika mbeshtet ligjet e islamit por sepse jane ligje nga zoti njerezit i keqkuptojne dhe i keqperdorojne.
    Perse thua qe varet se ckuptoj une me nje mysliman te devotshem.
    Ai qe ndjek hadithet, lexon kuranin dhe perpiqet te marri shembullin e tyre.
    Por nese ne hadith eshte shkruar qe kush ofendon pejgamberin duhet te vritet atehere edhe ai me dashurine e tij te madhe per te do te vrase dike qe ofendon pejgamberin.

    Pastaj pse e con tek thengjilli i mbuluar qe rri urte dhe ben dicka kur ka mundesi.
    Kisha fjalen per nje njeri qe me te vertete sheh punen e vet, je se ben gjasme, nje njeri te drejte por qe nuk beson ne zot, ka plot te tille apo jo.
    Tani me duket se ne islam jeta e njeriut eshte shume e vlefshme, atehere nuk mund te vritet per nje llaf goje.

    Edhe dicka jashte kesaj qe folem, lexova pergjigjen qe i dhe Lioness, dhe me pelqeu menyra si ja shpjegove, dhe thelbi i te gjithave sic e sheh nuk eshte se problemi eshte feja por ata qe e praktikojne ate duke e keqinterpretuar. Ashtu si ne rastin e shqiperise ,dhe jo vetem, ku femrat martohen edhe pa deshiren e tyre ashtu ka shume ceshtje shoqerore qe kryen nen emrin e islamit. Prandaj nje gje qe duhet bere eshte luftimi i ketyre mendimeve. Mire une te kuptoj se e di qe islami nuk lejon martesen me zor po si do ja besh me ate tjetrin qe shikon faktet ne nje shtet ku ligji eshte islamik. Atij foli sa te duash por do i shkaktosh thjesht neveri. E di se çeshte Empatia apo jo , kur mundohesh ta vesh veten ne vendin e tjetrit per te kuptuar me mire ate, ose nje gje e tille eshte me siguri. Shumica e myslimaneve i flasin jo myslimaneve pa marre parsysh ambientin ku ata jane rritur, ideologjine etj duke kerkuar ta bindin pa e vene veten ne vendin e tyre. Ti duhet ta dish qe edhe gjykimi i njerezve ne diten e gjykimit do behet jo vetem ne baze te veprave por edhe kushteve ku jane rritur, edukaten qe kane marre, shoqerine etj. Prsh nje njeri qe eshte rritur ne mes te edukates islame shkon e vjedh eshte pak me e rende se dikush qe eshte rritur rrugeve dhe vjedh sepse ai qe eshe rritur rrugeve nuk e ka njohur ndonjehere te miren qe te beje mire. Ti e di mire qe fakti nese nje njeri do te hyje ne parajse apo ferr nuk varet vetem nga besimi qe ka, do hyjne ne parajse edhe te krishtere,ateiste, budiste etj sepse varet nga shume faktore te tjere qe ju nuk i merrni parasysh kur i flisni te tjereve per islamin.
    Kjo vlen per te tjere jo per ty. Vlen per ata qe ne goje kane vetem fjale dhune gjakatare.

    Ne fund te falenderoj qe nuk je nxehur mbas gjithe ketij debati , gje qe do ta benin shume. Dhe dije qe ky reagim i imi ndaj atyre qe thoni eshte thjesht sepse sipas meje i teproni disa gjera, dhe une dua thjesht pajtim midis atyre qe nuk besojne dhe te krishtereve dhe myslimaneve. Po nuk ka pajtim nese te gjithe mbrojne mendimin e tyre pa degjuar mendimin e tjetrit, mbase nuk do te kete kurre pajtim por te pakten do mund te thuash qe "u mundova"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 17-02-2006 mė 18:33

  2. #32
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Mos u grini mos u zini se macoku eshte i imi. Po te grindeshit kaq shume per SHQIPERI do ishim Zvicer sot.

  3. #33
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    do hyjne ne parajse edhe te krishtere,ateiste, budiste etj sepse varet nga shume faktore te tjere qe ju nuk i merrni parasysh kur i flisni te tjereve per islamin.
    Sikur ti nje here ne jeten tende ta kishe lexuar kuranin nuk do te shpreheshe keshtu.Kjo shprehja jote i perngjason idese se mund te lidhesh shume kollaj dy sfera me fije.

    E para une te keshilloj qe nese do te flasesh per fene ne fillim ta mesosh ate pastaj tu flasesh njerzve per te.

    Ne islam eshte nje rregull qe nese flet per dicka qe nuk je kopetent eshte gabim i madh.Sepse mire qe nuk e di vete por perpiqesh tua mesosh dhe njerzve gabim.Kjo eshte ne lidhje me shpjegimet e tuaja islame.


    Budiste te krishtere, ateiste dhe te gjithe ato qe nuk besojne Zotin nje dhe me kushtet e besimit nuk mund te hyjne ne xhenet.Eshte absurditeti me i madh te thuash qe nje ateist do hyje ne parajse.Kjo nuk del nga goja e nje besimtari musliman e as e ndonje krishteri.Kjo del nga nje njeri qe nuk njeh standardet e gjykimit dhe vleresimit.

    Zoti thote ne kuran

    2:208.
    O ju qė besuat, hyni nė islam tėrėsishėm (Pėrqafoni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik i juaji i hapėt.

    Dhe e ndalon hyrjen ose besimin pjese pjese.

    A e besoni njė pjesė tė librit, e tjetrėn e mohoni?(2:85)

    Pra shpirto mesoje fene te gjithe dhe nese nuk di dicka pyet .Zoti te ndihmofte dhe te udhezofte vetem tek e mira.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    A pretendon se nuk ka per te hyre asnje i krishtere ne parajse?
    Ti vazhdo te thuash se une nuk di per fene.
    Mbase ke te drejte por ti nuk iu pergjigje ndonjehere pyetjes sime prandaj ajo qe thua tani nuk vlere.

    Ti nuk i dhe pergjigje.
    A eshte e drejte te vritet per nje llaf goje ashtu si ka vepruar profeti dhe te vrasesh dike qe del nga islami?

    Nuk i ke dhene pergjigje.
    Llap sa te duash tani.
    Mos pretendo se je me i mire se nje jobesimtar,
    Ajo qe thashe ishte e vertete,
    Vetem Zoti e di se kush do hyje ne parajse dhe kush jo. Nuk e di ti.
    Dhe nuk pres te udhezohem nga dikush si ti.
    Une fene nuk e perqafoj teresisht sepse ka pjese qe i kane modifikuar njerezit.
    Une kur'anin e pranoj teresisht. Por po qe se ti gjykon keshtu e lame njehere qe nuk jam mysliman dhe nuk me intereson te jem me tani.
    une vertet nuk e njoh fene sa ti(ku i dihet) por ti pretendon te dish se kush do hyje ne parajse. Sepse perderisa thua qe kjo pjese do hyje dhe kjo jo atehere ti po pretendon se e di. Une them qe nuk mund ta dish sepse veprat e tua gjykohen nga faktore te tjere jashte besimit.

    Po qe se i pergjigjesh pyetjes urdhero dhe fol me arsyetimin tend,
    po qe se jo atehere mos mu drejto akoma mua.

  5. #35
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ti thua qe do te hyje ne parajse nje ateist?

    E cuditshme per ta besuar vete ateisti dhe jo me nje besimtar.

    Qe te hysh ne parajse moj moter/vlla ka kushte.Nese nuk i ke disa kritere dhe nese nuk i zbaton disa kushte atehere nuk hyn dot ne parajse.


    4:116.
    Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).

    4:48.
    S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.

    39:65.
    Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.

    5:72.
    Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "Zot është ai, Mesihu(Jezusi), bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.

  6. #36
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po cfare lidhje kan keto ktu me temen?
    Shkruani per temen e jo per gjera private.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #37

    pershendetje

    Tani ne pergjithesi, nga nje besimtar laik musliman une pres kete : qe ai te me citoje Kuranin apo Muhametin ku flitet per paqe dhe harmoni, dhe te thote qe kjo eshte mire. Por dhe te me citoje ato fraza ku behet fjale per prerje kokash, gjymtime, shtypje te gruas, dhe te me thote qe kjo eshte keq. Me nje fjale, te perdore pak koken e vet ne keto pune se perndryshe kthehemi ne recitues te kote. Kaq.
    __________________
    Ka ardhur



    Ne rradhe te pare pershendetje forum 126,,,Ne rradh te dyte ta tha vellai im mysliman forum 126 po te them edhe un me gjithese ti me duket se e paske shum te veshtir per te kuptuar....LEXOOOOOOOOOOOOOOOOO LEXOOOOOOOOOOOOOOOOOO LEXOOOOOOOOOOOOOOOOOO te pakten njeher kuranin dhe jeten e profetit dhe pastaj merr te drejten per hir te vertetes te japesh mendim...Te lutem o shok i nderuar mos ja fut si kodrra mas bregut .Dallimi ndermjet myslimanit dhe injorantit esh,pervec kushteve te shumta te moralit te larte,qe edhe un si mysliman jam koshien (allahu i madherishem me falte) qe nuk i plotesoj nje nga kushte t themelore esh qe ne veprojm sipas urdherave te Allahut te gjithdijeshem dhe ndjekim rrugen e prfetin.Nuk jemi aq te zjguar sa ju iluministet e katoliket e laiket qe urdherat e shenjta te allahut te gjithmeshirshem i njollosni si tju shkoj per shtat epshit dhe lajthitjeve tuaja.Gjithesi meqe dashke te dike per humanizmin e fes islame po te jap nji fragment shum shum shuuuuuuuum te vogel
    ky esh fjalimi i fundit i profetit
    Kjo ligjerat (hutbe) e Muhamedit a.s eshte mbajtur ne vitin 10 te hixhres pas kryerjes se haxhit te profetit s.a.s

    o njerez degjoni cka do ju them sepse nuk e di nese do tju takoj ne kete vend pas nje viti
    O njerez kini frike Zotin dhe respektoni Ate . Behuni te njerezishem dhe te drejte ndaj vetes dhe ndaj te tjerve . Kjo eshte dita e flijimeve ne emer te All-llahut . Me te vertet gjaku dhe pasuria juaj jane te shenjta per ju derisa te takoheni me Krijuesin tuaj ashtu sic eshte e shenjte kjo dite ne kete muaj dhe ne kete vend

    ruajeni respektin dhe nderojeni vleren e personalitetit dhe dinjitetit njerzor Njeriu eshte veper madheshtore e Allahut dhe mjer ai qe e nencmon nderin dhe dinjitetin e vepres se Allahut . Ju o njerez pashmangshm dhe pakthueshem do ti ktheheni Allahut te Amshueshem dhe ai do tju marre ne pergjegjsi veprat tuaja

    o besimtar ta dini ta mbani mend dhe te jeni te bindur se perfundoi koha e mosdijes e traditave te keqia qe i sollen fatkeqsi te shumta gjinise njerzore une ju kame treguar rrugen e shpetimit neper te cilen duhet te shkoni gjakmarja eshte e ndaluar te gjitha akuzat e ketilla qe rrjedhin nga koha para Islamit anulohen . Akuza e pare e ketille qe anullohet eshte gjakmarja e xhaxhait time Amir b.rebi'b.Harith b.Abdulmuttalibit te cilin pa kurfare faji e mbyten njerzit nga fisi Hudheji Kjo gjakmarje le te harrohet dhe te gjitha te tjerat ne te ardhmen le te falen

    Fajdja dhe kamata jane te ndaluara huadhensi nga huamarsi duhet ta marre vetem ate qe vertet ia ka huazuar . Huate e para qe i nenshtrohen ketij vendi jane huat e xhaxhait tim Abbasit i cili ka pasur mjafte borxhlinj. O besimtare duhet tju a falmi kamatat borxhlinjve . Degjoni kellin time dhe pasuria do tu shtohet sepse juve ju mbetet kryegjeja per tregti dhe pune te ndershme . Nese nuk beni kete duhet ta dini se do ti zemeroni thelle All-llahun dhe te ferguarin e TIJ nese borxhliu juaj eshte ne veshtirsi duhet tja vazhdoni afatin e pagimit ndersa nese jeni ne gjndje qe tia falni borxhin kjo do te ishte edhe me e mire per ju

    O besimtare o njerez friksojuni asaj dite qe me siguri do te vije kur te gjithe do te paraqiteni para All-llahut . Gjykatesi te Vetem Suprem Kur ju pret drejtesia absolute kur te zotoheni se nje borxh do ta paguani me kohe dhe kur ta lidhni marreveshjen te gjitha keto beni me shkrim dhe me besnikeri theksoni afatin e pagimit o te vdekshem duajeni dhe degjoeni Zotin Krijuesin e tere matarjales dhe jo materjales i cili krijoj meshkuj dhe femra prej te cileve u zhvillua gjinia njerzore Kini frik All-llahun ne ndihmen prehjen dhe meshiren e te cilit te gjthe jemi udhezuar Ne jemi te vdekshem ne cdo cast jemi gjithnje e me afer vdekjes dhe takimit me Te me All-llahun e amshueshem me gjykuesin e Drejte

    Shrehni respektin e duhur ngaj farefisit Me pergjegjsi te thelle permbushni detyrat dhe obligimet qe egzistojne ndermjet burrit dhe gruas ndermjet prinderve dhe femive Femija e fiton xhenetin nen kembet e nenes se tij Ruajuni nga prostitucioni tradhetia bashkshortore dhe xhelozia prostitucioni dhe tradhtia bashkeshortore jane mekate te renda nderkaq xhelozia mund te shaktoj prishjen e bashkeshortise martohuni me ato qe doni e kur vulneti i Zotit tju bashkoje atehere respektojeni dhe duajeni njeri tjetrin dhe jetoni ne dashuri dhe harmoni te vertet

    O bashkshortes silluni ndaj grave tuaja me shume miresi dhe dashuri O besimdrejte largihuni nga ngateresat dhe pergojimet ata qe shpifin per grate e ndershme le te jene te mallkuar ne dy botet ata qe i akuzojne grate e ndershme per tradheti ne martese ose per amoralitet nderkaq qe nuk munde per kete ti sjellin kater deshmitare te besueshem denani me tetedhjet goditje dhe asnjehere ne te ardhmen ne asgje mos u besoni sepse ata jane njerez te keqij

    Nese mendoni ndaj grave tuaj qe nuk e ndijeni dashurine e dikurshme mos nxitoni por mendoni mire . Ndoshta All-llahu nepermjet ketij sprovimi ju udhezon ne rrugen fatit te ri te madh me te cilin deshiron tju pergezoje mos kerkoni shkurorzim pa shkaqe te arsyshme meqe prej te gjitha gjerave qe Allahu i ka lejuar me se tepermi e urren shkurorzimin pa shkaqe grate tuaja jane dorezuar ne bese te Zotit Respektojeni o besimtare ate amanet te Zotit


    O njerez Sot djalli i mallkuar eshte i deshperuar sepse ka pesuar humbje dhe me nuk mund te ndikoje ne ju Por ju megjithate gjithmone behuni te kujdesshem qe ai i mallkuar tju mos ju ve ne lajthitje as per gjerat me te vogela O besimtare kur e caktoni dhe e ndani ndermjet veti trashgimine behuni te drejte dhe permbajuni librit te Zotit rujeni pasurine e bonjakve te pa afte dhe te semurve me te meta mendore zoti cdo njerit ja ka dhene te drejten e vete andaj nuk ka nevoj qe trashgimtarve tu lihen testament ndersa si testament nuk mund te lihet me teper se nje e treta e pasurise . Femija i takon atij ne shtratin e te cilit eshte lindur Kush pohon se i takon tjeterkujt pervec prindrit ate do ta arrije mallkimet e Zotit Nuk i lejohet gruas qe te jape nga pasuria e burrit te saj pa lejen e tij Borxhi duhet paguar ndersa sendi i huazuar duhet te kthehet dhurata duhet te kthyer me dhurate kush hyne dorezane per dikend obligohet edhe me pergjegjsi per dorezani me roberit dhe sherbetoret silluni ne menyre njerzore Ushqeni ata sikur qe ushqeheni vete dhe vishni sikur visheni vete Nuk guxoni tu beni keq as ti keqperdorni edhe ata njerez jane dhe ata sherbetore te Zotit

    O besimtare ta dini dhe te mos harroni se te gjithe muslimanet jane vellezer ju te gjithe jeni plotesishte te barabarte ne te drejte dhe detyra Nuk ka kurfare perparsi arabi ndaj jo-arabit e as jo-arabi ndaj arabit as i ziu ndaj te kuqit e as i kuqi ndaj te ziut pervec me devocmeri Te gjthe jeni pasardhesit e Ademit ndersa Ademi eshte prej dheut

    o muslimane duhet te kujdeseni te duheni dhe te ndihmoheni ndermjet vete nuk guxoni ta ofendoni njeri tjetrin e as ti merni me dhune njeri tjetrit dicka Keto jane mekate te renda merreni vetem ate qe me vetedeshire ju jepet respektoni pacenueshmerine e pasurive e pasurive tuaja ndersa jane ne frynen e ligjeve te Zotit Ne punet tuaja Islami dhe interesi i pergjithshem le te jene mbi ju dhe interesin tuaj personal Perkushtojani Islamit jeten tuaj dhe ne punen per Islamin jepni prej vetes gjthcka qe mundeni kurre mos e shkelni te drejten dhe nderin e askujte vetvetes mos i beni as dhune Mos harroni se meshira eshte nje nder bazat kryesore te Islamit

    O njerez degjoni cka po ju them dhe mbajeni mend mire une po jua le librin e Zotit Kur'anin te cilin nese e permbaheni gjithnje do tju ruaj qe te mos humbni rrugen e drejte rrugen e drejtesise dhe te vertetes Kur'ani eshte liber i qarte dhe i shenjte veper e vertet e All-llahut fjal e Tij ne vertetsine e se ciles nuk ka kurfare dyshim

    Para vetes e keni tere jeten time fjalet dhe veprat e mia Gjithcka qe kame folur dhe punuar jame perpjekur qe te jete ne pajtim te plote me urdherat e All-llahut .Ju vertet nuk do te gjendeni ne lajthitje perderisa ti permbaheni Kur'anit dhe sunetit time

    o besimtare thuajeni te verteten e paster Urrejtja asnjehere le te mos ju largoje nga rruga e te drejtove dhe drejtesise Drejtesia eshte motra e devotshmerise Frikesojuni nga All-llahu e ai e sheh punen tuaj

    o njerez degjuat porosit e mija futni ne zemrat tuaja e ne jeten tuaj te gjthe ata qe i kane degjuar keto fjale te mia le tua percjellin atyre qe nuk i kane degjuar sespse prej tyre mund te kete me mbamendes se vete degjuesit


    (Pas nje pauze te shkurter i derguari i Zotit me nje ze me te bute ka thene )

    A e percolla mesazhin e All-llahut te ju o njerez ?

    O I derguari i Zotit Ti besnikerisht e ke permbushur misionin tend dhe neve na ke komunikuar cka te ka urdheruar Zoti(u pergjigjen me se 100 000 haxhinjte e pranishem)

    (Atehere Muhammedi a.s me ze solem tha)

    " O Zoti im deshmo (ne kete)"
    (Te njejten dite Zoti i Lavdishem e shpalli edhe ajetin e fundit te Kur'anit )


    " Sot persosa per ju fene tuaj plotesiva ndaj jush dhuntine Time dhe zgjodha per ju Islamin fe" {Kur'an Sure Maide 3}
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  8. #38
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga RULE_partizani
    " Sot persosa per ju fene tuaj plotesiva ndaj jush dhuntine Time dhe zgjodha per ju Islamin fe" {Kur'an Sure Maide 3}
    Te bera nje pyetje ne tre dhe me erdhi nje pergjigje ne treqind rreshta.

    Ok, e pranoj, ndoshta ishte pyetje e veshtire.

    Une desha te di : a thuhet ne Kuran qe ai qe nderron fene duhet denuar me vdekje apo jo ?

    Nqs po, cili eshte qendrimi YT (si njeri, si besimtar, si shkollar, si punetor, aviator, e polic) ?

    Nqs jo, nga ka ardhur kjo shpifje ?

    Dhe e fundit fare, shikoje pak citimin qe kam bere :

    sot persosa per ju... dhe zgjodha per ju...

    Desha te di :

    A ishte profeti vetem ndermjetes (dmth gjithçka thoshte nuk ishin te tijat por te Zotit) ne kete pune apo ishte dhe aktor, dmth qe thoshte dhe gjera qe nuk ishin te diktuara nga Zoti por ashtu siç i mendonte ai ?

    Sipas citimit, per mua, del qe ai nuk ishte vetem ndermjetes (sepse ka zgjedhur per ne) dhe per rrjedhim, le t'i japim fund idese qe fjala e Kuranit eshte vetem fjala e Zotit. Ai eshte fjala e Zotit, e perzier me fjalen e profetit se bashku. Si rrjedhim, Kurani merr nje karakter kohor dhe nuk rri jashte kohes. Duke qene keshtu, ai duhet t'i nenshtrohet nje analize KRITIKE siç veprojme me çdo veper tjeter.

    Kaq.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Faleminderit per komentin RULE Pratizani.
    Une kete punen qe te vrasesh per nje llaf goje nuk e dija me pare.
    Une kuptoj sikur ti ose ndonje tjeter te me shpjegonte sepse pyetja eshte e qarte. Edhe kushtet morale jane te qarta, eshte ndryshe kur nuk dini se ç'te thoni.
    Edhe oiseau en vol e tha qarte, nese ato qe une dhe te tjeret kemi degjuar jane shpifje atehere thoni qe eshte shpifje,
    Ju akoma mendoni se pyetje ime eshte me qellim dashakeqes, vazhdoni te mendoni si te doni.

  10. #40
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Urime per temen oiseau en vol dhe ndoshta do u hyje ne pune edhe taneve.

    Irshad Manji, nje myslimane qe jeton ne Kanada, ne librin e saj “Problemet me Islamin“, shkruan keshtu:

    Ky liber eshte nje leter e hapur prej meje, nje ze reformues prej myslimaneje, per shtetas te shqetesuar ne mbare mboten, myslimane apo jo. Ka te beje me ate qe pse bashkesia ime fetare ka nevoje te bjere ne ujdi me shumellojshmerine e ideve, njerezve dhe besimeve ne universin tone, dhe me ate qe jo-Myslimanet kane nje rol qendror per te na ndihmuar qe te shkojme atje.
    Ky liber thyen heshtjen tone. U tregon myslimaneve si mund te rizbulojme traditen e humbur te mendimit te pavarur Islam -- nje tradite qe njihet si “Ijtihad” -- dhe te rizbulojme ate me qellim qe te kemi nje Islam per shekullin e 21. Mundesia per te ringjitur Islamin eshte e pranishme sidomos tek myslimanet ne perendim, sepse ketu ne gezojme liri te vlefshme per te menduar, shprehur, per te sfiduar dhe qe te sfidohemi pa pasur frike nga raprezaljet prej shtetit. Ne ate kuptim, reformimi i Islamit fillon ne perendim.
    Por, sidoqofte, nuk perfundon ketu. Dhe s’ka se si. Myslimanet ne gjithe boten Islamike duhet te dine mbi te drejten e tyre per te menduar per veten, nje e drejte qe u eshte dhene prej Zotit .
    Libri pra pervijon nje fushate mbare boterore per te nxitur perqasje te reja ndaj Islamit. Une e quaj kete fushate jo ushtarake me emrin “Operacioni Ijtihad”.

    Pse po mundohem me Islamin

    Si refugjate nga Idi Amin I Ugandes, une dhe familja ime u vendosem ne periferi te Vankuverit ne vitin 1972. Une u rrita duke ndjekur dy shkolla: shkollen laike shteterore qe ndjekin shumica e femijeve amerikano-veriore, dhe pastaj, per disa ore te shtunave ndiqja shkollen islamike fetare (medresene).
    Une nuk mund te pajtoja dot boten e hapur dhe tolerante te shkolles time shteterore, me boten e ashper e fanatike brenda medresese time. Por une kisha plot besim per te bere pyetje -- shume pyetje.

    Pyetja ime e pare per mesuesin tim te medresese ishte: Pse nuk mundet qe vajzat te drejtojne lutjen? Une u diplomova duke bere pyetje me te larmishme, si per shembull: “Ne qofte se Kurani I erdhi Profetit Muhamed si mesazh paqeje prej Allahut, pse e komandoi ai ushtrine e tij per te vrare nje fis te tere hebre?”
    Ju mund at merrni me mend se pyetje te tilla e acaronin shume mesuesin tim te medresese qe vazhdimisht ulte poshte grate dhe fliste keq per hebrejt. Une dhe ai arritem piken e fundit te pakalueshme mbi nje pyetje tjeter: “ Ku - pyeta une - ku eshte deshmia e “konspiracionit hebre” kunder Islamit? Ju keni shume qejf te flisni per kete ceshtje por ku eshte prova?” Ajo pyetje, qe une e bere kur isha 14 vjec, beri qe te me debojne prej medresese. Perfundimisht.


    Ne kete pike, une kisha nje zgjedhje per te bere: Une mund te largohesha prej fese myslimane dhe te vazhdoja me te qenurit vetja ime “e emancipuar” amerikano-veriore, ose une mund ti jepja Islamit nje mundesi te dyte. Per shkak te ndershmerise ndaj fese une i dhashe Islamit nje mundesi te dyte. Pastaj nje mundesi tjeter. Nje tjeter. Nje tjeter. Per 20 vjetet qe kane kaluar une kam vazhduar te mesoj me teper mbi Islamin. Si rrjedhim, une kam zbuluar nje ane perparimtare te fese sime -- ne teori.
    Por une mbetem nje myslimane thellesisht e pasigurt per shkak te asaj qe po ndodh “ne toke” -- dhunime ne mase te te drejtave te njeriut, sidomos perkundrejt grave dhe pakicave fetare -- ne emer te Allahut.
    Myslimanet liberale thone se ajo qe une pershkruaj nuk eshte Islami “i vertete.” Por keta myslimane duhet te pranojne dicka: Vete profeti Muhamed tha se feja eshte menyra se si ne sillemi ndaj te tjereve. Duke u nisur nga ai standart nxjerrim se kemi te bejme me menyren si sillen myslimanet ne Islam, dhe fshehja e atij realiteti nen preteksin se eshte teori do te thote te clirohemi prej cdo pergjegjesie ndaj qenieve njerezore.
    Per kete une po perpiqem te luftoj. Per kete une jam me pasion. Per kete une e quaj veten nje “Muslim Refusenik”.

    "Une mbaj nje pishtar ne nje dore dhe nje kove me uje ne doren tjeter.
    Me keto gjera, une i ve zjarrin parajses dhe shuaj flaket e ferrit.
    Pra qe askush te mos adhuroje Alllahun prej frikes se ferrit apo prej lakmise per parajse”
    -Fjale nga Rabia, nje heroine e imja myslimane sufi
    .

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  2. Hyrje Nė Banalitet
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •