Po llogjika mbeshtet ligjet e islamit por sepse jane ligje nga zoti njerezit i keqkuptojne dhe i keqperdorojne.
Perse thua qe varet se ckuptoj une me nje mysliman te devotshem.
Ai qe ndjek hadithet, lexon kuranin dhe perpiqet te marri shembullin e tyre.
Por nese ne hadith eshte shkruar qe kush ofendon pejgamberin duhet te vritet atehere edhe ai me dashurine e tij te madhe per te do te vrase dike qe ofendon pejgamberin.
Pastaj pse e con tek thengjilli i mbuluar qe rri urte dhe ben dicka kur ka mundesi.
Kisha fjalen per nje njeri qe me te vertete sheh punen e vet, je se ben gjasme, nje njeri te drejte por qe nuk beson ne zot, ka plot te tille apo jo.
Tani me duket se ne islam jeta e njeriut eshte shume e vlefshme, atehere nuk mund te vritet per nje llaf goje.
Edhe dicka jashte kesaj qe folem, lexova pergjigjen qe i dhe Lioness, dhe me pelqeu menyra si ja shpjegove, dhe thelbi i te gjithave sic e sheh nuk eshte se problemi eshte feja por ata qe e praktikojne ate duke e keqinterpretuar. Ashtu si ne rastin e shqiperise ,dhe jo vetem, ku femrat martohen edhe pa deshiren e tyre ashtu ka shume ceshtje shoqerore qe kryen nen emrin e islamit. Prandaj nje gje qe duhet bere eshte luftimi i ketyre mendimeve. Mire une te kuptoj se e di qe islami nuk lejon martesen me zor po si do ja besh me ate tjetrin qe shikon faktet ne nje shtet ku ligji eshte islamik. Atij foli sa te duash por do i shkaktosh thjesht neveri. E di se çeshte Empatia apo jo , kur mundohesh ta vesh veten ne vendin e tjetrit per te kuptuar me mire ate, ose nje gje e tille eshte me siguri. Shumica e myslimaneve i flasin jo myslimaneve pa marre parsysh ambientin ku ata jane rritur, ideologjine etj duke kerkuar ta bindin pa e vene veten ne vendin e tyre. Ti duhet ta dish qe edhe gjykimi i njerezve ne diten e gjykimit do behet jo vetem ne baze te veprave por edhe kushteve ku jane rritur, edukaten qe kane marre, shoqerine etj. Prsh nje njeri qe eshte rritur ne mes te edukates islame shkon e vjedh eshte pak me e rende se dikush qe eshte rritur rrugeve dhe vjedh sepse ai qe eshe rritur rrugeve nuk e ka njohur ndonjehere te miren qe te beje mire. Ti e di mire qe fakti nese nje njeri do te hyje ne parajse apo ferr nuk varet vetem nga besimi qe ka, do hyjne ne parajse edhe te krishtere,ateiste, budiste etj sepse varet nga shume faktore te tjere qe ju nuk i merrni parasysh kur i flisni te tjereve per islamin.
Kjo vlen per te tjere jo per ty. Vlen per ata qe ne goje kane vetem fjale dhune gjakatare.
Ne fund te falenderoj qe nuk je nxehur mbas gjithe ketij debati , gje qe do ta benin shume. Dhe dije qe ky reagim i imi ndaj atyre qe thoni eshte thjesht sepse sipas meje i teproni disa gjera, dhe une dua thjesht pajtim midis atyre qe nuk besojne dhe te krishtereve dhe myslimaneve. Po nuk ka pajtim nese te gjithe mbrojne mendimin e tyre pa degjuar mendimin e tjetrit, mbase nuk do te kete kurre pajtim por te pakten do mund te thuash qe "u mundova"
Krijoni Kontakt