Përballë
KU IKEN TE KORRUPTUARIT?!
Kjo mundesi se ne shqiperi mund te vjedhesh , te pasurohesh me parat e taksapaguasve shqiptare dhe madje me keto para mund te blesh edhe vota, duhet marr fund. Unë pershendes levizjet e fundit qe ka bere qeveria shqiptare ne luften ndaj korrupsionit duke zevendesuar nje pjese te Administrates politike me njerz te ndershem dhe te perkushtuar. Gjithashtu mbeshtes me te gjith forcen vendimin e qweveris per pengimin e lidhjeve nepotike ne dogana , tatime dhe prokurime publike.
Bota Sot 14 Shkurt 2006
Shkruan: Dr. Gjokë VUKSANI
Gjate 8 viteve te qeverisjes se meparshme , shqiparet kan prekur dhe ndjere cdo dite ne kurrizin e tyre mitmarrjen , rryshftetin , duke realizuar te drejtat e tyre elementare ne doren ne xhep etj. Gjat ketyre viteve kemi shikuar dhe degjuar gjithfare lloj historish , akuzash per korrupsion madje edhe brenda kupoles se lart te ish-pushtetarve: aty kemi pasuruar fjalorin ton me shprehje: Bishti i Pëllumbit, Miri Xhikes , lavatriqe , frigorifer tej. Dhe si rezultat i veprimtaris korruptive ne te gjitha fushat e shpqeris shqiptare ne morem 126 pik ne klqasifikimin nderkombetar te korrupsionit.
Keto fakte qe i rendita me siper jan te njohura nga te gjith shqiptaret dhe si pasoj e zhgenjimit te tyre per menyren e qeverisjes , ata votuan kunder saj me 3 Korrik dhe sollen ne pushtet nje force te re politike. Por pyetja qe lind vetvetiu tani eshte se cilet jan njerzit qe i kan kryer keto afera korruptive ku iken te korruptuarit?
Ne keto muaj nuk kemi pare njerz qe ikin nga Shqiperia si pasoj e frikes nga bemat qe ato kan realizuar gjat veprimataris shtetetore te tyre , nuk kemi pare as ndonje veprimatri te madhe te Prokuroris dhe gjykatave per ndjekje penale te tyre ( Pra , ata nuk ndodhen ne burg ) madje nje pjes e tyre duket se jan shkrire si floku si bores nuk ekzistojn.
Edhe padite qe dorzuan ne Prokurori minisrtat e rinje sapo erdhen ne zyarat e tyre nuk u moren seriozisht nga Prokuroria. Madje nje i akuzuar per shpredorimin e naftes se Ministrin e Bujqesis u glorifikua dhe mori atributet e nje tribuni qe lufton ndaj padrejtesis se qeveris se re. Megjithse te gjith fshataret shqiptar e dine se nafta nuk shkoi per tu punuar token por per te prishur autoveturat e shqiptarve.
Eshte tamam koha per nje pyetje te Gabsekut: Ku jan parat? Mos jan atje? mos jan ketu. Nje deputet i guximshem ne kete parlament ka thene se , te korruptuar jan disa nga ish-ministrat ndersa ne si forc politike kemi deklaruar boterisht se i korruptuar ishte Kryeministri socialist qe eshte ne ekzil . Por keta jan fare pak njerz per te drejtuar dhe realizuar nje ''State Capture".
Por ku jan te korruptiarit te tjere drejtoret , doganieret apo ata brenda dites u kthyen nga ujqërnë qengja.
Un si deputet jam shum i shqeresuar per njerzit qe realizuan korrupsionin ne Shqiperi.sepse ata vodhen , u pasuruan dhe sic e thot populli 'Kaluan pa u lagur' kjo mendesi se ne Shqiperi mund te vjedhesh te pasurohesh me parat e takspaguasve shqiptar dhe madje me keto para mund te blesh edhe vota. duhet te marr fund. Shoqeria paguan per te zbuluar dhe denuar te korruptuarit madje me nje kosto te lart Prokurori Polici Gjkygjsore Sherbime Sekrete , Kontroll i Lartit i shtetit Gjykates etj etj. Keta nenpunes te shtetit duhet te bejn punen e tyre per te cilen paguhen . Un pershendes levizjen e fundit qe ka bere qeveria shqiptare ne luften ndaj Korrupsionit duke zevendesuar nje pjese te Administrates politike me njerz te ndershem dhe te perkushtuar.
Gjithashtu mbeshtes me te gjith forcen vendimin e qeveris per pengimin e lidhjeve nepotike ne dogana , tatime dhe prokurime pulbike. per keto jan fare pak pandihmen e organit te Prokurorisë. Un personalisht nuk mendoj selufta ndaj korrupsionit do te kete sukses me kete prokurori qe nuk ka hetuar dhe denuar asnje nga ceshtjet e korruptive te akuzuara publikisht.
Un nuk kam besim tek nje pjes e prokurorve dhe gjykatsve qe me ndermjetesine e avokatve ( sic del nga anketat e shoqeris civile) shesin pretencat dhe vendime gjyqsore. Nuk kam besim tek ky Prokuror i pergjithshem. Keto institucione duhet te reformohen nje ore e me pare dhe eshte detyra e ketij Parlamenti qe te marr nisma ligjore per kete qellim.
Nje njeri i vetem , i ndershem nuk mund ta mund korrupsionion,. Sepse asi ndoshta pa kuptuar eshte fshehur dhe brenda nesh. Vetem institicuonet e lira nga te korruptuarit mund te luftojn kete smunde mbarboterore por me nje orgjinalitet shqiptar te paperseritshem. Prandaj u bej thirje te gjith deputetve pa dallime ngjyre politike , qe e ndjejn vetem te imunizuar nga korrupsioni dhe lidhja me te te mbeshtesin qeverin Shqiptare ne masat e saj antikorruptive.
Krijoni Kontakt