Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Prokuroria, 1.5 vjet burg për Luiza Hoxhën

    --------------------------------------------------

    Policia e Tiranes ka arrestuar sot ish-deputeten Luiza Hoxha me akuzen "vjedhje dhe shperdorim te detyres". Akuzat i referohen periudhes kur Hoxha ka qene drejtoresha e Postes Shqiptare. Behet e ditur se Liza ka shfrytezuar postin per interesa vetjake. E ndaluara eshte marre ne pyetje ne Drejtorine e Policise se Tiranes mbi falsifikimin e nje kontrate.

    --------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Duhet te paguaje ne nje fare menyre per ato qe ka bere ne Vlore ne 1997, por kam frike se do denohet si Nexhmije Hoxha & Co., vetem per kafet.

    Por nga ana tjeter, me mire ca kohe ne burg se sa hic fare. E meriton.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Shume lajm i mire.

    Respekte per Berishen!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    te presim se cfare do te ndodhi me vone ...?

    me sa kame lezuar lajmet dhe kujtimet e disa njerezve ne internet ......ka shume historia dhe tregime per kete grua ....!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Duhet te paguaje ne nje fare menyre per ato qe ka bere ne Vlore ne 1997, por kam frike se do denohet si Nexhmije Hoxha & Co., vetem per kafet.

    Por nga ana tjeter, me mire ca kohe ne burg se sa hic fare. E meriton.
    Ja i bejne gjerat me gjysme zemre dhe habiten kur i bijne kokes pastaj luiza me kriminelet e tjere

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Duhet te paguaje ne nje fare menyre per ato qe ka bere ne Vlore ne 1997, por kam frike se do denohet si Nexhmije Hoxha & Co., vetem per kafet.

    Por nga ana tjeter, me mire ca kohe ne burg se sa hic fare. E meriton.

    Jo lal keshtu sdenohen robt per 97 apo 67
    Ajo te denohet per pislliqet qe ka bo ajo vet.

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Jo lal keshtu sdenohen robt per 97 apo 67
    Ajo te denohet per pislliqet qe ka bo ajo vet.
    Lal, se je i ri ne forum; ka patur shume tema dhe diskutime ketu ne forum, per vite me radhe per ate qe ndodhi ne 1997 ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Vlore.

    Jam dakord qe ajo te denohet per ate qe akuzohet si ish-drejtore e Postave, por mos harro dhe meqe nuk e di, se emri i saj (i Luiza Hoxhes) doli qe i piu gjakun pa i dale shpirti agjentit te shik-ut, Leke Qoku.

    Ndoshta Ben Imami si "gjeneral" qe ishte ne 1997, dhe qe Berisha e ka tani shef kabineti, mund te kete me shume per te thene ose ka thene.

    Per me shume informacion lexo ketu:

    http://http://www.edsh.net/krimet/artikuj/koliqi.htm

  8. #8
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Shpresoj te kalbet ne burg,nje perbindesh si Luiza Hoxha nuk duhet te jetoje ne gjendje te lire.Duke qene ajo ne burg ne jemi me te sigurte.
    nuk me kujtohet

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk doja te shkruaja po nuk rri dot pa shkruar. Sa per Lizen, burgu eshte pak ajo duhet te provoje me pare ca gjera te tjera e pastaj te denohet per fallsifikime. Po nejse ajo tashme e ka damken si vampire dhe si do qe te behet ajo damke nuk i hiqet. Por mua me bejne pershtypje disa ketu ne forum qe pa pike turpi fyejne e ofendojne nje pjese te popullsise duke i quajtur ato maloke, cecene etj etj po tipa si puna e atij qyrravecit me pseudonimin qyrrja do te duhej te dilnin diku ne shesh e te perdornin ato fjale e ti shikonin si i pikonin qyrret e mbase me ngjyre te kuqe. Pra o popull se nuk dua te zgjatem nqs keni ndonje gje personale thuajeni por mos ofendoni grupe te tera te popullit, se bini ne ndesh me ligjet dhe rregulloret ketu ne forum ( te me falin adminet qe u ngaterrova ne punet e tyre ) Hajt pra ju paca shendet.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986




    Në pranga gjakpirësja e Vlorës. Nga vampire e '97-ës, në deputete e PS, prefekte dhe drejtoreshë e Përgjithshme e Postave


    Arrestohet Luiza Hoxha. Zhduku 3.2 milion USD


    Policia e Tiranës arestoi dje në mëngjes ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Postës Shqiptare, Luiza Hoxha, me akuzën e "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën". Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomik-Financiar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ditën e djeshme kryen arrestimin e shtetases Luiza Musa Hoxha, e datëlindjes 27.01.1960, lindur në Vlorë e banuese në Tiranë. Ndaj saj, Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 13.02.2006, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi kjo shtetase ka konsumuar elementët e veprës penale të "Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën", vepër e parashikuar në nenin 135 të Kodit Penal.

    "Mbi bazën e hetimeve të deritanishme si dhe mbi kallzimet e deponuara në Prokurorinë e Tiranës nga Drejtoria e Postës Shqiptare, në ngarkim të kësaj shtetaseje rezulton se në muajt qershor-korrik të vitit 2005, e lartpërmendura ka përfaqësuar Drejtorinë e Postës Shqiptare, në kohën kur kryente detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme, duke lidhur një kontratë me një subjekt, objekt i së cilës ishte realizimi i shitjeve të një sasie të konsiderueshme pullash dhe blloqe pullash. Ndërkohë, pas hetimeve të kryera rezulton se kjo kontratë është lidhur në kundërshtim me aktet normative në fuqi, ç'ka sjell edhe një dëm të konsiderueshëm ekonomik", bëri të ditur policia. Burime zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Tiranë thanë dje se "vlera e këtij dëmi ekonomik është 3 milion e 200 mijë euro". Ky dëm dyshohet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga nënshkrimi vitin e kaluar të një kontrate për realizimin e shitjeve të pullave dhe blloqeve postare mes ish-drejtores së Postës Shqiptare, Luiza Hoxha, dhe një subjekti. Akuzat për Hoxhën rëndojnë referuar periudhës kur ajo ka qenë në postin e drejtoreshës së Postës Shqiptare. Burime policore bëjnë të ditur se pikërisht për këtë periudhë, ish-drejtoresha Hoxha ka shfrytëzuar postin për interesa vetjake. Bëhet e ditur se Hoxha, e cila është arrestuar në shtëpinë e saj, është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbi kontratën, e cila rezulton të jetë bërë në mënyrë individule nga Hoxha dhe Firma.

    Luiza Hoxha ka qenë deputete e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës me mandat 4-vjeçar në periudhën kohore 1997-2001. Pas përfundimit të mandatit si përfaqësuese e Vlorës, Hoxha nuk e rifitoi më këtë status, por u emërua prefekte e Beratit. Ndërkohë prej disa kohësh, ajo ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Postës Shqiptare, post prej të cilit u shkarkua në vitin 2005, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm Mbikqyrës të këtij institucioni. Pas një analize të hollësishme që i është bërë punës së kryer nga drejtoresha Hoxha, është marrë vendimi për shkarkimin e saj.


    Kontrata, personale dhe pa dijeninë e autoriteteve


    Kontrata e nënshkruar nga ish-drejtoresha e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka qenë tërësisht personale. Asnjë nga institucionet, të cilat monitorojnë punën e kësaj poste, nuk ka qenë në dijeni të nënshkrimit nga ana e Hoxhës. Madje as drejtori i Bordit të Postës Shqiptare rezulton të mos ketë pasur dijeni për këtë marrëveshje, e cila i ka kushtuar arkës së shtetit plot disa miliona dollarë, nga të cilat 3.2 milionë kanë përfunduar në xhepat e Hoxhës. Ajo që bie në sy është fakti se nënshkrimi i kontratës ka ndodhur në ditët e fundit të pushtetit të socialistëve dhe më konkretisht, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut. Edhe kësaj here kemi të bëjmë me zhvatjen e shtetit, deri në minutat e fundit, nga ana e pushtetarëve socialistë. Mënyra e nënshkrimit të kontratës nga ana e Hoxhës reflekton nocionin që pushtetarët socialistë kanë pasur për institucionet. Duke mos vënë në dijeni asnjë prej tyre, Hoxha ka dëshmuar se e ka konceptuar qenien në krye të institucionit të Postës shqiptare si në një institucion tërësisht privat. Është një nga abuzimet më skandaloze që reflekton mënyrën e konceptit të drejtimit të shtetit nga ana e pushtetarëve socialistë, duke e konsideruar atë si një çiflig të interesave të tyre.

    Historia e gruas barbare të '97-ës


    Luiza Hoxha ka qenë një anonime, deri në trazirat e vitit '97. Gjatë kohës së diktaturës Hoxha rezulton të ketë kryer Shkollën e Partisë, ndërsa nuk ka në CV-në e saj studime në shkollat e larta. Rishfaqja e saj në '97 ka qenë barbare. Ajo u përfshi në ngjarjet e dhunshme dhe sulmet ndaj institucioneve në qytetin e Vlorës. Ajo ishte një nga pjesëmarrëset në dhunimin që iu krye punonjësve të SHIK-ut, të vrarë në mënyrë barbare nga bashkëpunëtorët e Hoxhës, e cila si vampire lyente fytyrën e saj me gjakun e punonjësve të SHIK.

    Kjo ishte e vetmja meritë e Hoxhës për të cilën ajo u shpërblye menjëherë nga PS në zgjedhjet parlamentare të atij viti me mandatin e deputetes së PS. Përfundimi i mandates së deputetes e gjeti Hoxhën në një sërë institucionesh të tjera të larta shtetërore, duke qenë deri prefekte e caktuar nga PS dhe së fundi, drejtore e Përgjithshme e Postës Shqiptare. Me paratë e nxjerra nga korrupsioni, Hoxha jetonte në një apartament mjaft të shtrenjtë në kryeqytet.

    PS, asnjë distancim nga hajdutja e postës


    PS ka heshtur dje ndaj arrestimit të ish-deputetes së saj dhe së fundi anëtare e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Asnjë deklaratë distancuese nga aktiviteti korruptiv i një prej zyrtareve të larta të PS nuk ka pasur dje nga kjo parti. Një heshtje e tillë përligjet nga qëndrimet e deritanishme të PS, e cila, ndonëse ka denoncuar qeverisjen e keqe të PS, asnjëherë nuk ka denoncuar sistemin e korrupsionit që është instaluar gjatë këtyre tetë viteve të fundit në Shqipëri. Përkundrazi, titullarë institucionesh të kalibrit të Hoxhës janë marrë në mbrojtje nga ana e PS, duke i konsideruar shkarkimet e tyre si të motivuara politikisht. Socialistët e kanë ngritur këtë shqetësim të forcës që përfaqësojnë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit, ku nuk ngurruan që të vihen në mbrojtje dhe të trafikantit të drogës që ishte në drejtimin e projektit 2KR apo të një sërë zyrtarësh të tjerë të korruptuar dhe të paaftë.

    Një arsye tjetër e mosdistancimit të PS nga elementë të tillë simbole të korrupsionit ka të bëjë edhe me qenien e një pjese të mirë të kupolës drejtuese të PS, e ngjashme me Luiza Hoxhën në aferat e tyre korruptive.

    RD

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prokuroria shqiptare, urdhra te paligjshme
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 07:14
  2. Skenari i ricikluar i krizës greko-shqiptare 1993-2006
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-06-2006, 11:03
  3. Itali, Prokuroria milaneze 22 mandate arresti per rrembimin e imamit Abu Omar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 15:55
  4. Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46
  5. Prokuroria: Krimi eshte rritur me 9% ne Shqiperi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •