Perqafimi Hyjnor
Sikur jeta te ishte me teper sesa dite qe rrokulliseshin drejt vdekjes. Mbase keto fjale tingellojne te trishtueshme, dhe jane, por a nuk eshte e verteta e tille? Sikur te mos mjaftonte pyetja qe bejme ne fshehtesi Perse jemi ketu? mendojme Si do ikim prej ketu. Mesohemi me cka gjejme, papritur ndihemi te perjetshem, dhe casti tjeter i dites, i nates, eshte ai qe vendos pavdekesine apo mbarimin e jetes, tharjen e gjethes, shterjen e burimit, shuarjen e flakes, fikjen e drites. Madje nje kenge thote: Kush mund te thote se ku do te te coje kjo rruge e jetes? Vetem koha, vetem koha.. E mua me ngaterron kjo gje, se koha nuk ben gje tjeter vecse perserit vetveten, perserit gabimet, arritjet, gezimet, hidherimet, jeten, vdekjen; thua se i ka bere te gjitha dhe vetem ndjek nje rradhe tashme.. sikur te dilte nga kjo rradhe valle cdo te ndodhte? Me mire te mos i jap shkas imagjinates te me perpije, perndryshe do me duhet te kthehem per ta rigjetur veten ne kete rreth, qe nuk e di per carsye quhet Rreth i jetes. Per mua eshte dicka me teper, pertej te njohures apo te panjohures, pertej mrekullive dhe gjerave te zakonshme, pertej feve dhe pertej praktikave, pertej filozofive apo budallaleqeve, eshte pertej cdo ateizmi, eshte Rrethi i Zotit. Vetem aty cdo gje hesht, qendron ne pritje, madje edhe koha, ajo qe eshte mesuar te rrokullise epokat, shekujt, vitet, ditet...sekondat, castet me te vockla, qendron e palevizshme, e cuditur, e mahnitur, bashke me tere gjithesine, ne marramendjen e paqes, te heshtur per tu bere pjese e Rrethit te Zotit. Cmrekulli valle?
Si nje piano, violine, orkester hyjnore, mos ndoshta presin zerin tim, tingullin njerezor te thyje heshtjen e kohes dhe te zgjohet ne perjetesi, te behet nje me gjithesine, me Rrethin e Zotit? Ckenge do te jete ajo, cmelodi valle? A do gezojne engjejt, a do dritherohet Zoti me ngazellim? Si do qeshe fytyra e Tij, si do ledhatoje dora, si do preke veshtrimi, si do puthin buzet e Tij, mua, femijen, pluhurin, te ringjalluren ne Lavdi? Mos ndoshta vertet jam perpire ne imagjinate tani, apo thjesht po mendoj per cka eshte shkruar se do te ndodhe? Eh, sido qe te jete, imagjinate apo mendim, e vertete apo jo, kush mund ti thote Jo zemres sime, zemres tende, zemres njerezore qe thelle, thelle, lengon per kete enderr, kete realitet, qe ndonese i papare ndonjehere, i pathene, i imagjinuar, enderrimtar, jeton me fort se cdo deshire dhe shprese, me fort se cdo bindje apo vendim, me fort se vete rrokullisja e kohes! Askush nuk mund te mos shohe kete koncert madheshtor te heshtjes, aty, ne thellesi te rrahjes se zemres, ne brendesi te qetesise se saj, ne pushimin e saj, ka kenge, ka njejesim me Rrethin e Zotit. Koncert ku zeri i zemres, i paqes, eshte solist dhe ne perulje pret perqafimin e Hyjnise.
Prite! Qendro! Hesht! Shko ne fillim!
Ku? Aty ku jeta seshte vec se rrokullisje ditesh?
Jo, jo! Perpara asaj.
Ku?
Mendohu, shko ne fillim!
Ah, me kerkon te shkoj perpara fillimit, ne koncertin e pare? Ne te harruaren paqe qe tani po kerkoj? Ah, po me kujton se nuk po kerkoj me kot, nuk po imagjinoj, po me kthen tek para koha, tek prishja e Rrethit te Zotit? E pse?
Pse? Nuk e di pse?
Ah po, aty ku harrova bindjen, peruljen,... aty ku gjeta krenarine qe me nxorri prej vetes, qe ma beri zemren pluhur? Ah, fillimi dhe mbarimi qenkan ne zemer, presin ne heshtje, ne paqe, koncertin, paraqitjen njerezore jashte frikes se rrezimit kohor, jashte frikes se mosbesimit. Ja krijimi i pare, krijimi i fundit, gezimi dhe renia e Adamit, vdekja dhe ringjallja e Krishtit, ja i vetmi krijim Rrethi i Zotit, ku njeriu dhe hyjnia qendrojne ne paqe, ku njeriu nuk ka frike te adhuroje dhe Zoti gezon femijen, shembellimin e vet.
Koncerti i perqafimit hyjnor!
manulaki![]()
Krijoni Kontakt