Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39

    Paradoks politik

    kryediplomati i Spanjes, Miguel Angel Moratinos, ka kerkuar nga Shqiperia qe te nderhyje ne qetesimin e botes islame pas shperthimit te revoltes se myslimaneve, menjehere pas publikimit te karikaturave ironizuese te Profetit Muhamed, ne Danimarke dhe Norvegji.
    reagim:
    ishministrat e jashtem te shqiperise kane reaguar ndaj deklarates se ministrit te jashtem spanjoll z. Morantinos, se shqiperia nuk duhet te ngaterrohet ne ceshtjen e revoltave islamike.

    beko

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39
    po plasoj kete opinion te Ilir babaramos, qe, ne fakt, pasqyron, sipas mendimit tim, mire qeshtjen e krijuar pas shperthimit te revoltes pas karikaturave ironizuesete botuara te profetit Muhamed, dhe sidomos pas kerkeses qe kryediplomati spanjoll i bere shqiperise per ndermjetesim dhe ndikim ne boten islame, ne fashitjen e gjakrave.


    Te heqim callmen



    nga Ilir Babaramo

    Nje lajm vertet trondites. Ministri i jashtem spanjoll kerkoi dje ndermjetesimin e qeverise shqiptare ne boten arabe. Te gjithe besonim se dhuna e dhjetera mijera qenieve barbare te kapluara nga nje histeri kolektive qe i jane turrur me ure zjarri ne dore gjithckaje qe I perket Perendimit eshte po aq larg Shqiperise sa c mund te jete nga cdo vend tjeter evropian.

    I vetmi lajm nga vizita e Moratinos ishte pikerisht kjo kerkese. Bota euroatlantike per te qetesuar barbaret ne Lindjen e Mesme perdor vende te tilla si Jordania, Egjipti dhe ne rastin me te mire Turqia. Por opinioni publik shqiptar duket se ka harruar nje fakt, ate qe na e kujtoi dje shefi I diplomacise spanjolle: jemi dhe ne nje vend anetar I Konferences Islamike. Pavaresisht konotacionit te Moratinos: ironi apo vullnet I mire, ky eshte nje rol qe nuk na shkon. Nuk na pershtatet. Por vizita e djeshme na kujtoi nje te vertete te hidhur. Duam te behemi nje vend anetar I Bashkimit Evropian dhe befas na thone se jemi nje vend anetar i OKI. Sa larg jane keto dy bote e deshmuan dhe ngjarjet e fundit.

    Kujtoni per pak caste si nisi. Gazeta daneze Jullands-Posten boton 12 karikatura te Muhametit. Por sipas fese islame na qenka e ndaluar te vizatosh profetin. Per kete shkak Libia, vendi qe eshte denuar per terrorizem shteteror per tragjedine e Lockberry, proteston ne menyre te ashper dhe terheq ambasadorin nga Danimarka. Ky ishte akti I pare. Me pas dihet cfare ndodhi. Pas Libise zjarri neper rruge pushtoi njeri pas tjetrit gati te gjitha vendet arabe. Fatin e ambasadave daneze po e pesojne dhe ato te vendeve te tjera evropiane. Nje gazete norvegjeze botoi te njejtat karikatura per te treguar se kush eshte shkaku I ketij terbimi qe po trondit boten. Ishte nje perpjekje per te shuar kuriozitetin qe te jep vizita ne kopshtin zoologjik. Nje kuriozitet qe kushtoi shtrenjte. Dhe norvegjezet e shkrete e pesuan. Eshte sa per te qeshur dhe per tu frikesuar. Imagjinoni per nje cast sikur Kina, qe e tek e fundit eshte nje vend me rregjim politik diktatorial te prishe marredheniet diplomatike me Shqiperine. Me pas te djege ambasaden tone dhe te nise nje pogrom kunder gjithe atyre qe mbajne pasaporte shqiptare. Per cfare arsye do te pyesni.


    Po se nje gazete private ne Shqiperi boton disa karikatura te Budes, eshte pergjigjia. Te gjithe do shqyenim syte nga habia. E njejta gje po ndodh me danezet, norvegjezet, francezet dhe te gjithe shtetasit e vendeve ku u botuan ato dreq karikatura te Muhametit, I cili vallaha e paska lene me vasijet qe te mos e personifikojne. Nje shqiptar e di po aq mire sa dhe nje francez apo Italian se cfare eshte liria e shprehjes, cfare eshte liria e besimit.Nga pikepamja e qyteterimit jemi po aq larg nga duhmat e ekstremizmit islamik. Per kete arsye do ishte nje debat steril. Cilido shqiptar normal qe ka udhetuar qofte dhe njehere te vetme ne boten arabe e ka bere kete dallim. Ka pare se ajo bote eshte shekuj pas. Nga pikepamja politike dhe kulturore jeton ende periudhen e Inkuizicionit mesjetar. Mjafton vetem nje fakt. Ne Arabi Saudite, qe konsiderohet si vend I moderuar islamik ende nuk behen zgjedhje dhe policia fetare burgos kedo qe nuk falet ne kohen e Iftarit apo Sufirit.

    Gati nje shekull me pare Ahmet Zogu hoqi thuajse me dhune perdorimin e ferexhese. Ndersa 13 vjet me pare u anetaresuam ne Konferencen Islamike. Gjysma e vendeve anetare te saj finacojne here hapur here fshehtazi terrorizmin islamik. Kjo eshte arsyeja qe duhet te dalim nje ore e me pare prej saj. Me pas vine te tjerat.

  3. #3
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    beko, ke sheh ti si kercenim per civilizimin euro-perendimor... fene islame, apo ata qe abuzojn me te, pra terroristat psikopat?

    mendoj qe duhet punuar pa asnje kompleks me kete teme. ska gje te keqe, nese jemi anetar te cilesdo bashki fetare. e keqe eshte gjithcka kalon ne ekstremizem.

    ps: edhe buka eshte e demshme, po ia teprove me te, apo jo?
    shihemi n“gjykate

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39
    decanasi,

    natyrisht decanasi se "islamistet" jane rreziku i fese dhe jo feja rreziku i te tjereve, madje dhe i vetvetes, ngase feja si e tille s'ka asgje te keqe per njerezimin, mirepo ata qe perqafojne ate mund ta tjetersojne dhe ta kalojne ate ne nivele te rrezikshmerise se larte, dhe ta bejne madje dhe fene dhe fetarin te ndihet keq, i perqmuar. mbase, gjithnje duhet pasur parasysh nje gje, decanasi, se te gjithe per te gjithe e dime se kemi brenda kokes trurin, mirepo se cfare permbane ai tru, kjo eshte eshte me rendesi ta dime, se c'filozofi ka brenda dhe si perllogarit ai ta shfrytezoje ate?

    mirepo, ceshtja qendron diku tjeter, qendron tek kerkesa e spanjes qe i beri shqiperise per te ndermjetesuar ne qetesimin e revoltes islame qe ka shperthyer diteve te fundit, pas publikimit te karikaturave ironizuese per profetin Muhamed. pra, pyetja qendron se a eshte e udhes dhe a duhet qe shqiperia te nderhyje ne kete rast qe eshte thike me dy teha?

    beko

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga beko
    pyetja qendron se a eshte e udhes dhe a duhet qe shqiperia te nderhyje ne kete rast
    beko,
    kerkesa e Spanjes asht nder qe i bahet Shqipnise. Gjithkush duhet me luejt nji rrol ne arenen nderkombetare e ky ndoshta asht rasti i pare kur te Shqipnija dikush ka besim. Deri tash jena mesue qe vete Shqipnija me qene problemi per Europen.
    Ekziztenca e shqiptareve muslimane e te krishtene ban qe Shqipnija me pase nji rrol ne raportin mes besimeve. Ndoshta shembulli ma i mire per boten asht pikrisht nji shqiptare, Nane Tereza, nji e krishtene ne sherbim te te gjitheve.
    Ne se Shqipnija ka za ne arenen nderkombetare, kjo sjell vec mire. Duhet guxim qe edhe na me e thane fjalen tone e jo vetem me u keshillue prej tjereve. Raportet mes besimeve ne Shqipni (me te cilen Perendimi po ndeshet tash mbas aq shume kohesh sa i ka harrue), me anet e mira e me te metat ban qe shqiptaret me pase se cka me dishmue.
    Ne Bejrut, keto dite, turma te dhuneshme ju versulen lagjeve te krishtena tue i shkaterrue tue marre si justifikim karikaturat ne gazeten danese, pa e vra hic mendjen se c'faj kane libanezet e krishtene ne kte mesele. Nji ngjarje e tille ne Shqipni asht e paimagjinueshme. Pra Shqipnija ka se cka me thane. Duhet guxim e ndergjegjesim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 07-02-2006 mė 10:58

  6. #6
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    "shkodra13" ka te drejte dhe kjo eshte arsyeja pse une thash qe duhet shiquar pa asnje kompleks kete punen e apelit tek bota myslimane...

    shqiperise po i jipet nje shans te luaj rol te mire ne raportet nderfetare boterore!

    qe keto mardhenje mund te jene te mira shqipetaret me mire se cdokush ne bote po e demonstrojn ne menyre te shkelqyer edhe sot e ksaj dite.
    shihemi n“gjykate

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39
    po shkodra13 dhe ti deqanasi, po mos ndoshta kjo kerkesa e spanjes se reflekton ate nevojen e te ndermjetesuarit, nderhyrhejs se shqiperise ne kete 'aventure' te nisur me karikaturat pak a shume cinike? pyetja eshte se kjo kerkese e spanjes eshte nder apo profilizim/identifikim negativ i shqiperise para botes per gjithe proceset qe ajo tashme ka nisur me bashkesine nderkomnbetare per integrime? dhe tjetra, a do kete guximin shqiperia te marri kete hap, pra te ndermjetesimit ne gjithe kete revolte te islamisteve?

    beko

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    pra, pyetja qendron se a eshte e udhes dhe a duhet qe shqiperia te nderhyje ne kete rast qe eshte thike me dy teha?



    C'fare more te kerkojme ne ne Boten Arabe? Me ata as dreqi nuk mirret vesh e te perzihemi ne punet e tyre! Me ato sjellje te dhunshme qe tregojne protestuesit ndaj liris se te shprehurit dhe te shtypit, Bota Arabe na tregon sa eshte larg nga demokratizimi, si nata me diten. Perderisa ata njerez te mbajne ne dore tere diten librin e Kur'anit nuk do te ket vershim drejt normave dhe vlerave demokratike. Per mendimin tim as qe duhet te mirremi me qeshtjen e tyre sepse kjo vetem cka na bie ne nivelin e tyre dhe une mendoi qe ne nuk deshirojme te identifikohemi me norma mesjetare.

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    beko,

    problemi i Shqiperise nuk jane ato dy gra qe e mbulojne koken si ti doje qejfi jane keta Babaramot qe me paturpesine me te madhe quan popuj te tere "barbare"! Dhe sigurisht qe nuk duhet te thote lirija e shtypit liri ofendimi ndaj popujsh te tere sic ben ky Babacjapi! Se ky me ofendon mua si Shqiptar, qe i them vetes mikprites dhe tolerant i te huajit, dhe duke i dhene llapes shume fut urrejtje midis popujve te cilat pastaj paguhen edhe me gjak! Pra kjo nuk quhet liri quhet skizofreni!

    Nga andej e tutje gomeret qe kemi mbi krye keto raste duhet te prisnin...


    Ne duhet ta kemi per nder kur te tjeret na ftojne per ndermjtesim midis Perendimit dhe Lindjes (pse me tolerante se ne qenkan Greqia me Turqine qe kane ndermarre kete lloj ndermjetesimi?), se keshtu ne nga njera ane tregojme se vet paskemi arritur nje maje te larte tolerance dhe nga ana tjeter rritet imazhi yne nderkombetar!

    Pra pergjigja ndaj atij ministrit spanjoll do te ishte: gjetet shtetin e gabuar, qe nuk di se c'ben, per ti vene nje detyre te larte!

    Nejse une e falenderoj kete zoterine per respektin qe paska ndaj Shqiperise, se kete respekt tashme e kemi humbur edhe vet Shqiptaret!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39
    po ne rregull, po zeme se ne tashme kemi vendosur te ndermjetesojme ne kete ceshtje, cili mendoni se do te jete efekti yne ne kete inat/zemerim te rrezikshem, cilat do jene pasojat pozitive dhe negative per ne shqiptaret ne kete tunel qe sigurt s'i shihet fundi? do dilnim te admiruar apo te fyer? si mendoni ju?

    prsh nga beko

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
    Nga Ibro-Arpeba nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 10:59
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •