Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Le monde, 04 gusht 1998

    Dashuria sipas Slobodan Milosheviē

    nga Alain Finkielkraut dhe Antoine Garapon
    (pėrkatėsisht zv/president dhe president i Komitetit ‘Kosova’ nė Francė)
    Me vjen mire qe Finkielkraut mban nje qendrim ne favor te popullit Shqiptar te Kosoves nga menyra si eshte shprehur te ky artikull.

    Tė tmerruar nga njė dashuri kaq e fortė, Sllovenia dhe republikat e tjera tė Jugosllavisė marrin rrugėn e shkėputjes. Gjatė luftės qė pason mė tej, Shqiptarėt e Kosovės, qė kanė arritur tė ngrejnė nė kėmbė nė shoqėri tė vėrtetė paralele, zgjedhin, nėn drejtimin e Ibrahim Rugovės, udhėn e jo-dhunės. Dhe pėr kėtė ato pėrgėzohen ngrohtėsisht nga bashkėsia ndėrkombėtare. Pėrgėzohen por jo shpėrblehen. Vetėpėrmbajtja e tyre bėn qė ata tė harrohen nga akordet e Dayton. Dhe Millosheviēi, po aq dinak sa dhe i dashuruar i madh, pėrfundon sė diskredituari Rugovėn pranė tė tijve duke e kompromentuar atė nė bisedime tė pafrytshme.
    Thjesht per te shtuar dicka persa i perket akordeve te Dayton qe mu kujtua: Kam lexuar librin Kosovo - An unfinished peace nga W. G. O'neal para ca kohe dhe me beri pershtypje nje shenim te ky liber. Spo e perkthej sepse besoj shumica eshte ne gjendje ta kuptoj ne anglisht (plus sme jepet shume per perkthime). Holbrooke ka qene udheheqes i delegacionit Amerikan ne Dayton:


    "Holbrooke's memoirs on Dayton include an episode where he and Milosevic are out for a walk and see a group of Kosovo Albanians at a fence holding up signs. Holbrooke suggests that they go over to talk to them and Milosevic immediately rejects the idea, insisting that Kosovo is an "internal" problem.
    Richard Holbrooke, To End a War (New York: Random House, 1998), p. 234"

    A thoni se Holbrooke te jete kaq i pafajshem? Nejse teme tjeter kjo... por thjesht e solla sepse mu kujtua....

  2. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Miredita Veshtruse,

    Une per veten time nuk shoh asnje nxitje urrejtje ne shkrimin e Finkielkraut, por ai shkruan hapur, pa dorashka per diēka qe e kemi pare te gjithe : ne keto protesta kane marre pjese pothuaj pjesa me e erret e islamit, pjesa qe jo vetem Danimarken nuk di ta gjeje ne harte (ngaqe eshte dhe e vogel) por dhe qe te vetmin liber qe mund te kene lexuar mund te jete Kurani. Turma te eksituara, turma pa kurrfare mendimi, por thjesht per te bere pak teater per ndjenjat e tyre te fyera, keto jane pasqyra dhe reklama me e keqe qe mund t'i behet islamit. Une ne ato protesta nuk pashe asnje qe mund te ngjante me nenen apo babain tim, as dhe me fqinjin tim qe mund te falet per ēdo dite. Shkurt, ne ato protesta te dhunshme perēohej me teper se kurre njefare ndrydhje e tyre persa i perket mosqenies rehat ne veten e vet. Nejse, ajo pune ka kaluar dhe shyqyr qe na pushuan veshet.

    Kurse per kapitullimin e krereve te shteteve europiane, perveē atij te Danimarkes i cili ne kete ēeshtje nuk u terhoq kurre, ai ishte si mos me keq. Qe nje kryetar shteti te shkoje e te preke ne lirine e shtypit ngaqe ndjenjat e njerit apo te tjetrit qenkan fyer, kjo nuk duhet te ndodhte. Per ēdo dite na fyhen ndjenjat neve : hape TV dhe sheh nje film western me dy homoseksuale hipur mbi kale qe bien ne dashuri. Po kjo, nuk qenka fyerje per heteroseksualet ? Po per dashamiresit e western, nuk qenka fyerje ? Sigurisht, por une nuk e shoh ate film ose kthej kanalin e TV. Por ē'ndodhi ne Danimarke ? Nje reviste krejt lokale, ne nje vend prej 5 milione banoresh, boton ca gjera qe kurre nuk do te kishin dale per t'i pare tere bota pa nderhyrjen idiote te imameve daneze qe dalin me pelerina te bardha per te ngritur turmat ne kembe. Me thuaj, kishe degjuar ti per keto karikatura para 5 muajve kur jane botuar per here te pare ne Danimarke ? Me siguri qe jo. As une. Por eshte dashur te nderhyjne mjekroshat e Danimarkes per qe te behet nje gurgule qe nuk e merr vesh pastaj i pari te dytin.

    Kapitullim qe dhe veprimet e disa firmave franceze te pakten si Carrefour dhe Nestle qe shkonin e u thoshin klienteve ne Arabi qe blini tek ne sepse ne nuk kemi asgje daneze. Sa turp ! Ku eshte Europa ketu ? Solidariteti europian... fjale boshe.

    Une per veten time, e vetmja verejtje qe mund te kem per keto karikatura ishte qe ato nuk ishin fare te bukura, pa shije dhe nuk te benin per te qeshur fare. Kaq. Dmth cilesi e dobet. Po qe ato te karikaturojne Jezusin apo Muhametin, apo vete Zotin dora vete, kjo nuk me ben aspak pershtypje.

    Kalofshi mire

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Finkielkraut, duke u ndalur mbi njė shprehje tė filozofit gjerman Theodor Adorno, i cili pyeste nėse ishte e mundur tė shkruheshin poema pas asaj ēka kishte ndodhur nė Auschwitz, citon shkrimtarin dhe disidentin rus Soljenitsyne i cili mendon qė arti bėn tė mundur shkėmbimin e pėrvojave tė jetės. Dhe Finkielkraut shkruan qė pa artin dhe pa poezinė, Auschwitz nuk do tė mund tė kuptohej kurrė.


    Shembull pėr kėtė ėshtė historia e vogėlushit Hurbinek e treguar nė Armėpushimi nga Primo Levi : « Hurbinek nuk ishte asgjė, ai ishte njė fėmijė i vdekjes, njė fėmijė i Auschwitz. Ai nuk dukej mė shumė se tre vjeē, askush nuk dinte ndonjė gjė mbi tė, ai nuk dinte tė fliste dhe nuk kishte emėr : ky emėr tė ēuditshėm Hurbinek ia kishim ngjitur ne, ndoshta ndonjėra nga gratė qė e kishte kuptuar kėshtu tingullin e palidhur qė fėmija nxirrte nganjėherė. Ai ishte i paralizuar duke filluar nga veshkat dhe kishte kėmbė tė thata, tė holla si fije kashte ; por sytė e tij, tė humbur nė njė fytyrė trekėndeshe dhe tė ngurtėsuar, xixėllonin tejet tė gjallė, pėrgjėrues, pohues, plot vullnet pėr tė thyer varganėt e tij, pėr tė shkallmuar pengesat mortore tė heshtjes sė tij. Fjala qė i mungonte, qė askush nuk ishte ndalur pėr t’ia mėsuar atij, nevoja e fjalės buronte nga vėshtrimi i tij me njė forcė shpėrthyese ; njė vėshtrim njėkohėsisht i egėr dhe njerėzor, njė vėshtrim prej tė rrituri qė gjykonte, vėshtrim tė cilin askush ndėr ne nuk arrinte ta duronte, aq shumė ishte ai i ngarkuar me forcė dhe dhimbje. »
    Nė infermierinė ku ai ishte gjendur me Primo Levi dhe me njė tufė tė sėmurėsh tė tjerė pas ēlirimit tė Auschwitz nga Ushtria e kuqe, Hurbinek ia doli mbanė megjithatė tė lėshonte njė fjalė : diēka si « Masseklo » ose « Matisklo ». Vallė ishte emri i tij ? Ē’thoshte ai ? Ndonėse pėrreth Hurbinek kishte pėrfaqėsues nga tė gjitha kombet e Europės qendrore, fjala qė ai lėshoi nuk u kuptua nga asnjė dhe « Hurbinek qė ishte tre vjeē, qė kishte lindur ndoshta nė Auschwitz dhe nuk kishte parė kurrė njė pemė, Hurbinek qė kishte luftuar si njė njeri deri nė frymėn e fundit pėr tė hyrė nė botėn e njerėzve nga e cila njė fuqi shtazarake e kishte pėrjashtuar ; Hurbinek i paemri qė parakrahu i vockėl i tė cilit mbante tatuazhin e Auschwitz, Hurbinek pra vdiq ditėt e para tė marsit 1945, i lirė por jo i ēliruar ; ai dėshmon pėrmes fjalėve tė mia ».
    Hurbinek, fėmija pa origjinė dhe pa gjuhė, ishte i destinuar pėr tė vdekur nga njė vdekje krejt mospėrfillėse dhe pa fjalė. Asnjė gjurmė e kalimit tė tij pėrmbi tokė nuk do tė ishte dashur tė ruhej, por ja qė tregimi i Armėpushimi e dėshton kėtė program : sigurisht, asgjė nuk mbetet nga fėmija qė nuk ishte asgjė, por Primo Levi, nėpėrmjet fjalėve me tė cilat rrėfen historinė kaq tė shkurtėr tė Hurbinek, i jep kėtij tė vdekuri tė vogėl qė nuk dallohet fizionominė e tij tė veēantė. Dhe asaj pak jete qė Hurbinek jetoi, Primo Levi i jep humanitetin e vet, dmth karakterin e saj tė pazėvendėsueshėm. Hurbinek nuk pati kohė tė jetė njė burrė, as dhe tė hyjė nė njė ekzistencė foljore, por ai ishte tashmė « njė individ i veēantė, njė person, njė qenie unike, e papėrsėritshme, qė asgjė nuk do ta zėvendėsojė ».


    Alain Finkielkraut, Njerėzimi i humbur, f. 113-114.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. 21 Prill: Shen Apoloni i Romes (filozof dhe martir)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 13:45
  4. Nje filozof i lashte.
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 09:51
  5. KAZANOVA - filozof dhe njohės i mirė i grave
    Nga Uriani nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •