Kjo teme eshte hapur per tu njohur me filozofin francez Alain Finkielkraut, i lindur ne Paris ne vitin 1949, ne nje familje ēifute polake, i ati i internuar ne Auschwitz. Nje nder filozofet me te rendesishem bashkekohore ne France, mendimi i tij shkakton gjithmone debate, jemi apo s'jemi dakort me te, debati eshte i siguruar. Ne vitin 1987, ai boton librin Deshtimi i mendimit, i cili shenon fillimin e kritikes se tij te "barbarise se botes moderne". Mendimi i tij hyn ne hulline e mendimit te filozofit tjeter te madh, Emmanuel Lévinas dhe te filozofes se shquar te filozofise politike, Hannah Arendt. Gjithashtu, ne vitin 1992, ai ishte nder te paret qe iu kundervu idese se Serbise se Madhe, ne nje liber te titulluar Si mund te jemi kroat ?
Ne vitin 1999, Finkielkraut ishte zv/president i Komitetit Kosova, ne Paris, dhe nepermjet shume shkrimesh ai ka mbrojtur interesat e popullit shqiptar te Kosoves, interesa te cilat perkonin dhe me mendimin e tij politik dhe filozofik.
Sot eshte profesor filozofie ne Shkollen Politeknike, nje nder tre shkollat me prestigjioze ne France.
Ketu me poshte eshte nje shkrim i tij ne gazeten Libération te dates 9 shkurt 2006 ne lidhje me ēeshtjen e karikaturave.
Fanatikė pa kufi
Komunikimi i drejtpėrdrejtė ka thyer hapėsirėn dhe kohėn. Intervali ndėrmjet sė afėrtės dhe sė largmes ėshtė fshirė. Deri para pak vitesh, ky fenomen na bėnte tė ngazėlleheshim. Ne i kėndonim moralit tonė tė kthyer i kudondodhur. Ne shihnim me emocion teknikėn tė vihej nė shėrbim tė etikės. Pėrputhja ndėrmjet kozmopolitizmit tė telepranisė dhe kėrkesės kozmopolitike ishte pėr ne ende njė mrekulli : nė vetė momentin ku njohja e tė ngjashmit nė ēdo njeri na urdhėronte pėr tė denoncuar tė drejtėn sovrane tė tiranėve pėr tė masakruar pakicat apo kundėrshtarėt e tyre nėn strehėn e kufinjve tė vendit tė tyre, imazhi i hapur demokratik shponte murojat mė tė trasha. Dhe kjo fshirje e distancave na dukej tė pėrcillte fare natyrshėm pėr tek afrimi i popujve.
Ja ku jemi ne tani tė ndeshur me planetarizimin e urrejtjes. Njė mikeshė e papritur ka ardhur e paftuar nė banketin e pa-kufizmit : pas mjekėve, farmacistėve, infermierėve, avokatėve dhe reporterėve, sot ka ardhur koha e fanatikėve pa kufi.
Nė shoqėrinė civile botėrore qė ne e duam me tė gjitha lutjet tona, ndėrhyrja inhumanitare bėhet gjithnjė e mė e prerė dhe e mprehtė.
Vetėm njė pakicė fare e vogėl e atyre qė, nga Pakistani nė Algjeri, protestojnė kundėr karikaturave tė botuara nė tė pėrditshmen e Kopenhagės Jyllands-Posten do tė dinte tė gjente nė hartė shtetin e Danimarkės. Po ērėndėsi ka gjeografia ! Nė epokėn e internetit, gjithkush ėshtė gjithkund, ne jemi qė tė gjithė engjėj. Dhe ky ėshtė tmerri.
Cilėt janė pėrgjegjėsit e parė tė kėsaj krize ? « Karikaturistėt dhe gazetarėt qė nuk kanė ditur tė zbusin ushtrimin e lirisė sė shprehjes nėpėrmjet respektimit tė besimeve », thonė tani shumica e krerėve tė qeverive perėndimore dhe, bashkė me to, mjaft intelektualė. Kėto tė menēur harrojnė qė respektimi i besimeve dhe liria e shprehjes janė dy faqet e sė njėjtės medalje.
Atė tė cilėt luftojnė lirinė e shprehjes nė emėr tė besimit tė tyre, pėrēmojnė besimet e tė tjerėve dhe kėtė e bėjnė tė ditur haptazi dhe me bujė.
Gazetat e Teheranit, Damaskut, apo tė Kajros janė pėrplot me karikatura hakmarrėse qė tallin paturpėsisht ēifutėt ortodoksė dhe diabolizojnė Talmudin. Ėshtė dorėheqja e dhimbshme e bindjeve nga absolutizmi i tyre ajo e cila themelon njėkohėsisht lirinė e shprehjes dhe respektimin e besimeve. Dhe ėshtė ndaj kėsaj dorėheqje kjo qė elitat dhe masat islamiste kundėrvėnė zemėrimin e tyre tė shenjtė.
Imazhi qė i ka vėnė zjarrin fitilit paraqet Muhametin me nė kokė njė ēallmė nė formė bombe. Imazh pėrbuzės, na thuhet. Padyshim. Por kjo lidhje nuk ėshtė vendosur nga karikaturistėt danezė, atė e kanė vendosur xhihadistėt.
Pėrse nuk ka patur kurrė manifestime nė botėn myslimane kundėr atentateve tė pėrgjakshme tė New York, tė Madrid, tė Monbassa, tė Bali dhe tė gjetkė ?
Veē kėsaj, imazhet e turmave tė tėrbuara dhe tė egėrsuara qė shkatėrrojnė ambasadat skandinave janė pafundėsisht mė tė turpshme, mė karikaturale sesa skicat e ardhura nga Skandinavia.
Besimtarėt qė e ēmojnė veten tė fyer dhe tė ofenduar nga njė paraqitje e tillė e Muhametit pėrgjigjen duke thėnė : « Kill those who insult islam ! » Dhe ata qė shajnė islamin, nė sytė e tyre, nuk janė vetėm autorėt e karikaturave nė fjalė por dhe qeveritė e vendeve ku kanė qenė botuar kėto ato, madje dhe banorėt e vetė kėtyre vendeve.
Ky mosdallim ėshtė fryma e terrorit. Tė vriten tė pafajshėm ngaqė nuk ka tė pafajshėm, nuk ka madje as individė, ka vetėm specimenė. Anonimati mbretėron : secili ėshtė i ngulitur nė pėrkatėsinė e tij, secili ėshtė njė shėnjestėr.
A nuk ishte Ben Laden veēse njė diēka sa pėr tė hapur oreksin ? Tė shtuara ndaj luftėnxitjes bėrthamore tė Iranit dhe ndaj suksesit zgjedhor tė Vėllezėrve muslimanė sot nė Palestinė e nesėr, padyshim, nė Egjipt, kėto manifestime tė dalldisura na detyrojnė pėr ta shtruar kėtė pyetje. Pėr tė jetuar nė njė botė paqėsore, dhe madje pėr tė patur vetėm paqen, nuk mjafton tė hiqet dorė nga ēdo frymė pushtimi, tė konfesohen krimet qė kemi bėrė dhe tė shpallim urbi et orbi qė nuk kemi armiq. Prova : ne e bėjmė me zell kėtė dhe megjithatė, duhet pranuar qė edhe megjithė pėrpjekjet tona, ne kemi armiq tė vendosur dhe tė frikshėm.
Por kujdes : kjo « ne », kjo nuk ėshtė vetėm « ne, Francezėt », « ne, Europianėt », as dhe « ne, Perėndimorėt ». Kėtu duhen shtuar dhe muslimanėt tradicionalistė tė moderuar, muslimanėt laikė, femrat muslimane tė ēliruara apo qė dėshirojnė tė jenė tė tilla, tė krishterėt qė jetojnė nė tokė tė islamit.
Thomas Mann e kishte zakon tė thoshte qė Hitler nuk kishte rėnė si njė meteor mbi truallin gjermanik dhe se Gjermania, pėr rrjedhojė, nuk mund tė dilte e palagur nga nazizmi. Por ai shtonte qė Gjermania ishte gjithashtu ai. Eh mirė, mė parė sesa tė marrim me tė mirė fanatikėt nėpėrmjet fjalėsh tė pėrshpirtshme ēnderuese mbi Tjetrin dhe respektet qė i takojnė atij, neve na bie pėr detyrė tė ripohojmė pėrkrahjen tonė pa rezerva ndaj tė gjithė Thomas Mann-ėve tė botės muslimane.
(Pėrkthyer nga frėngjishtja,
Oiseau en vol)
Krijoni Kontakt