Besoj se secilit prej shqiptareve qe studiojne jashte i ka ndodhur te pyesin veten rreth kthimit ne atdhe pas mbarimit te studimeve. Nese PO, le te diskutojme se bashku
Po
besoj se Po
besoj se Jo
Jo
Besoj se secilit prej shqiptareve qe studiojne jashte i ka ndodhur te pyesin veten rreth kthimit ne atdhe pas mbarimit te studimeve. Nese PO, le te diskutojme se bashku
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiffany : 26-03-2006 mė 09:27
NeVeR never never as me vete ne mendje sjam budall
Partizoni
Une njoh shume qe jane kthyer, sidomos ne Kosove, dhe qe kane te ardhura deri ne 150 mije euro ne vit, qe perkthyer ne dollare amerikane i bie te jene diku rreth 250-300 mije dollare, gje qe edhe ata vet e pranojne se edhe nese do kishin arritur ndonjehere kete page ne Amerike do ju duhej te pakten 10 vite pervoje pune ekstra te suksesshme ketu, qe pak njerez e arrijne edhe nga vet vendasit ketu.
Poashtu, ka shume edhe qe kane hapur biznese te tyre dhe qe te ardhurat e tyre mund te shkojne edhe me shume se kaq.
Shto ketu faktin tjeter qe je afer familjes tuaj, njeh me shume njerez ne pergjithesi, dhe me keto te ardhura ke respektin atje ne popull te milionereve ketu. Pastaj, eshte edhe ajo ndjenja e mrekullueshme e ndihmes dhe kontributit ndaj atdheut.
Une per vete do kthehem menjehere sa te mbaroj masterin tani, ne Maj te ketij viti, pra edhe dy muaj.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
secili ka te drejten e tij te vendose ate cka eshte me e mire per te. Uroj qe ne nje te ardhme te piqen kushtet te cilat te te bejne ty te deshirosh te ktheheshPostuar mė parė nga mario_kingu
Duke modifikuar nje shprehje te urte popullore, nje miku im ka thene para disa kohesh: "Guri i rende nderton vendin e vet"
nuk kisha per tu larguar nqse shqiperia do te ishte vend per te qene. perse te kthehem tani?
1- sepse fjala e pare qe kam folur ka qene ne SHQIPPostuar mė parė nga babybell
2- sepse askund nuk i shijoj shakate sic i shijoj ne Shqiperi
3- sepse eshte detyre morale e secilit prej nesh
4- sepse taven me perime askund nuk e ha si ne Shqiperi
5- sepse ato qe kane dale jashte Shqiperise e kuptojne me mire qe dhe Shqiperia duhet te ece perpara te zhvillohet
6- sepse edhe kur qaj, edhe kur qesh, edhe kur nevrikosem, edhe kur i buzeqesh dikujt, e bej me mire duke menduar ne shqip
7- sepse asnje bar ne bote se ben kafen me te mire se bari ku zakonisht shkoj me miqte e mi
8- sepse do doja qe femija im te fliste Shqip
9- sepse ne asnje vend te botes sdo i vinin mamit tim ne shtepi nga 4 shoqe per te pire bashke kafen emengjesit
10- sepse shoqja ime e ngushte ka vendosur te mos levize nga Shqiperia dhe e ka organizuar jeten sh mire ( thjeshte, por e lumtur )
11- sepse jam qytetar i Shqiperise ne rradhe te pare, i Europes ne rradhe te dyte dhe i Botes ne te trete
12- sepse shume qe jane kthyer jane te kenaqur
13- sepse do behet me mire
14- sepse po nuk besove ne te miren, e mira nuk te vjen
Ka dhe shume te tjera besoj...
Sondazh i tipit tejet qesharak,mos iu lutem mos bėni tallje me veten dhe tė tjerėt.
Tiffany, te them te drejten nuk kam aq kohe sa te shtroj te gjitha argumentat qe me bejne te mendoj keshtu, se jane shume nga njera ane dhe nga ana tjeter sepse do te hyja ne detaje qe jane te papershtatshme per t'u thene ne forum.
megjithate po ta permbledh duke te thene se do ishte mire qe shqiperine te fillojne ta ndertojne ata qe jane atje te cilet ne vend qe te vene parpara vlerat e verteta dhe konstruktive qe nevojiten dhe qe ekzistojne faktikisht, harrohen mbas boshllekut, korrupsionit dhe injorances. kur vullneti te jete i mire per ndryshim te vertete dhe te shendetshem, atehere une nuk do ta quaj mė sakrifice te kthyeren ne shqiperi, por te ardhme, fat, lumturi, etj etj. Sot per sot une, nuk dua te sakrifikoj se mjaft sakrifikuan brezat e meparshem per hiēgje dhe sot gjenden atje te rraskapitur, duke pritur fundin e padrejtesise.
Po pse Kosovaret(dhe shqipetaret and so on)shkojne ne Amerike me se koti pra?Meqe 99% e tyre paska nje shans per te arritur te ardhura te tilla c'kuptimi paska?Postuar mė parė nga dodoni
Apo ti po flet per te kunderten: 1% e tyre mund te kete te ardhura te tilla?Si i paskan akumuluar ato te ardhura?I pyete dhe per kete?Droge & prostitucion(apo variante te ektyre te fundit)?
S'kane qene budallenj rilindasit tane te dashur: kane folur per atdhedashurine me aq pasion,kane folur per vuajtjet e shqipetareve ne atdhe nga misiri...duke shijuar hotelet e qyteteve si Parisi.
Keshtuqe dhe une si rilindasit tane do i shkruaj atdheut,do e dashuroj atdheun...por ne largesi![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 27-03-2006 mė 14:17
Kam vetem nje limit: qiellin!
Do Te Kisha Shume Deshire Te Kthehesha Por Eshte Teper E Veshtire Tani Per Tani Atje Te Pakten Keshtu Mendoj Une. Ku I Dihet Ndoshta Nje Dite Do Kthehem.
I LOVE GOD
j&g
Krijoni Kontakt