Iniciativa greke, vendet e Ballkanit rrjet unik pėr arsimin e lartė
Njė urė pėr tė arritur drejt arsimit tė lartė evropian. Kėshtu e ka cilėsuar ngritjen e rrjetit tė universiteteve tė Ballkanit, zėvendėsrektorja e ēėshtjeve akademike, Ekaterini Dhuka Kambitoglou. Ajo nėnvizoi se, kjo iniciativė do tu japė njė hapėsirė tjetėr tė re marrėdhėnieve dypalėshe, qė tashmė ekzistojnė ndėrmjet Universitetit Aristoteli tė Selanikut me universitetet e tjera tė Ballkanit, ndėrkohė qė do tė forcojė takimet dhe shkėmbimet e pėrvojave ndėrmjet studentėve. Nė kėtė mėnyrė do tė zgjerohen bashkėpunimet e universiteteve pėr programe tė pėrbashkėta studimi, tė studimeve pasuniversitare, pėr shkėmbim studentėsh, pėr programe kėrkimore. Bazat pėr krijimin e kėtij rrjeti unik u hodhėn nga rektorėt e 11 universiteteve tė gadishullit Ballkanik, nė njė veprimtari qė u organizua nė Selanik me iniciativė tė Universitetit Aristoteli. Rektorėt e universiteteve nėnshkruan protokollin e Rrjetit Ballkanik tė Universiteteve, qėllimi i tė cilit ėshtė qė tė marrė pėrsipėr veprime pėr lehtėsimin e bashkėpunimit arsimor si dhe pėr vlerėsimin e dijeve dhe tė pėrvojave tė universiteteve. Nė kėtė kuadėr parashikohen takime tė palėve, kongrese vjetore, krijim tė grupeve tė punės, por edhe organizim tė veprimtarive tė ndryshme kulturore. Rektori i Universitetit Aristoteli tė Selanikut, Jani Antonopoulos, foli pėr njė strategji tė pėrbashkėt tė politikės sė arsimit nė rajonin e Ballkanit. Universiteti vendos njė gur nė kuptimin Selaniku, metropol i Ballkanit. Nė fazėn e parė ky rrjet unik i universiteteve do tė pėrdoret pėr problemet tona tė pėrbashkėta, pėr njė bashkėpunim nė fushėn e shkencave humane, tė historisė, fesė, arteve tė bukura, theksoi ai ndėr tė tjera.
Panorama /14 Shkurt 2006
Krijoni Kontakt