Po i hidhja nje sy hartes europiane sot dhe vura re se ngjyra blu, e BE, po mbyste kontinentin. Qysh nga Atlantiku e deri ne Stepat ukrainase!
Sigurisht qe nuk behet fjale per Europen e Degolit qe do arrinte deri ne Uralet sovjetike! Behet fjale per kete Europen e re. Europen e pangopesise gjermane, e konservimeve franceze e lojes anglo-amerikane. Behet fjale per kete Europen ku te urriturit lindore, ish kafshe eksperimentale te diktaturave staliniste shikojne nje shprese dhe nje dritare!
Dhe me thene te drejten te gjithe e gjeten dritaren e hapur qe deshen dhe keshtu morri kontinenti ngjyren bojqiell. Nga 15 papartimas numri na u be 25 dhe reth 60 milione qytetare te rinje u pajisen me pasaportat europiane. Vitin e ardhshem Komuniteti pritet te mirpresi edhe reth 25 milione rumuno-bullgaret.
Dhe keshtu Kontinenti behet bojqiell i gjithi! Dhe aty ku bojqielli te mahnit dhe humbesh si nje zog (simbol i komunitetit) duke fluturuar midis endrash dhe aspiratash, sfidash dhe ambiciesh te ketij Kontinenti, papritmas shikimi perplaset mbi nje vrazge te zeze. Te duket si vrima e ozonit, djeg pervelon dhe rezaton negativizht. Eshte Ballkani Perendimor, aty eshte edhe Shqiperia e mjere!
Duket sikur ka mbetur shume mbrapa pjeses tjeter te Kontinentit por edhe mbrapa pjeses tjeter te vet gadishullit (Ballkanit Lindor, Jugor dhe Verior). Mundohet i shkreti por nuk e lejne rehat problemet...
Aty dikur jetonte Jugosllavia dhe tani kane mbetur mbeturinat e saj.... nje kolazh republikash, provincash, kombesishe, minoritetesh, feshe, kulturash, ideologjish, sektesh.... ambiciesh dhe cmirash! Aty u be gjenocidi i fundit europian!
Aty u bene shume gjera te frikshme, te llahtarshme u bene shume... shume... shume...
PO PRA MO E MORREM VESH, po Shqiperia c'lidhje ka me gjithe keto probleme?
C'lidhje ka Shqiperia me problemin jugosllav, c'lidhje ka Shqiperia me perleshjet civile te Jugosllavise, c'lidhje ka Shqiperia me politiken Miloshevic, c'lidhje ka Shqiperia me republikat multietnike ish-jugosllave, c'lidhje ka Shqiperia me fanatizmin kombetar, c'lidhje ka Shqiperia me fanatizmin fetar?
Gjithe keto pyetje askush nuk na i sqaroi!
Megjithate Shqiperine e lane menjane nga e gjithe Europa tjeter dhe e futen ne nje thes me ish-Jugosllavine, gje qe nuk bene as me Bullgarine e as me Rumanine! Vetem Shqiperia paska pasur kaq probleme te jugosllavizuara!
Gjithe Europa Lindore u rras ne BE, Polonia me 40 milione te urritur, Rumania me 20 milione te urritur vitin e ardhshem... kurse 2 milione Shqiptaret ishin problem per Europen! Them 2 milione se 2 milionet e tjere jane bere me kohe qytetar europiane -pavarsisht se i perkasin nje kategorie te dyte. Nuk po permend edhe disa mijera Shqiptare qe jane ose po behen qytetare amerikane!
Pra nuk duket se mjafton as kjo, nuk mjafton qe gjysma e popullsise jemi europianizuar para kohe dhe po bejme kalamaj shqiptaro-europiane te cdo lloj shteti anetar!
Megjithate ketyre zoterinjve i mjaftoi 300 euroshi qe merr me shume ne vit rumani per te futur 20 milione te urritur rumane vitin qe vjen! Keta zoterinjte harruan se para 8 vjetesh ata qe sot qeverisin Kroacine kishin rroba ushtarake dhe duar te lyera me gjak muslimani apo ortodoksi, harruan qe para 4 vjetesh europianistet e Shkupit dergonin elikoptera me predha ne Tetove per te luftuar ate pjese se popullsise qe kerkonte te drejtat themelore njerezore!
Ketyre vetem Shqiperia i dogji.
Me te vertet nuk eshte njecik paradoks?!
E pra eshte per te ardhur turp sesi kemi rene kaq poshte! Eshte per te ardhur turp kur Kroacia, Maqedonia dhe mbase neser edhe vet Serbia duket se e kane rrugen me te hapur se Shqiperia ne BE (mos harrojme qe dy shtetet e para jane bere shtete kantidate per ne BE... kurse ne jemi shume mbrapa akoma)!
Ah po harrova dy shtete te tjera pertej Shqiperise.... Moldavine -pertej Moldavise nuk ka ngelur shtet tjeter lindor me prespektive te hyje ne BE- dhe Turqine...
Turqia eshte muhabet me vete, se nuk ka kaluar as komunizem dhe eshte shtet kantidat ketu e shume vite... pra kemi te bejme me nje lloj tjeter problemi qe kerkon muhabet te gjate, por kurresesi nuk mund te krahasohet me rastin shqiptar.
Moldavia eshte shteti me i varfer i Europes, perbehet nga tre kombesi dhe Moldavezet nuk e kane vendosur akoma nese do e ndajne shtetin midis Rumanise dhe Ukraines apo do vazhdojne te jene bashke. Megjithate Moldavia e ka nenshkruar marreveshjen e asocimit qysh ne 2004!
Te gjitha keto ndodhin dhe europianistet e Kuvendit Popullor kane lene pistoletat dhe kallashat dhe kane veshur dorezat e boksit.... mengjes, dreke, darke kellcet grushti ne Parlament si ne arenat e amerikane te peshave te renda.... djerse, jarge, gjak, te nxirra (ah edhe Milo kur vajti ne Bruksel ishte me sy te nxire... por ate radhe e kishte nga publiku) rroba te grisura.... cfare te duash shef, me te vertet gallat!
Do thoni ju, si eshte e mundur te fshihet lidhja e problemeve shqiptare me ato ish-jugosllave.... e pra ky eshte pikerisht problemi... ku eshte diplomacia jone?
Pastaj del Sala me Fredin edhe zien per ambasadorin.... po cfare te bej ambasadori kur diplomacia shqiptare ka vdekur dhe populli shqiptar e ka humbur bileten e trenit te radhes... dhe pret nese ndonje tren i rastit do kaloj!
RROFTE SHQIPERIA EUROPIANE![]()
Krijoni Kontakt