Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Kisha nuk mund te vendosi kunder bibles, apo jo?

    Shume bukur, protestantet sigurishte qe jane heretike.

    Po katoliket? Mos iu shmang pyetjes per here te trete.

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kisha nuk ka vendosur kurre asgje, perfshi mos-martesen e peshkopeve, ne kundershtim me biblen. Problemi me ata qe tone po, eshte se kane mentalitet protestanti.

    Une mendoj qe katoliket nuk jane heretike...


    Kuptohet qe po te kishte bashkejetuar krishterimi lindor me ate perendimor, ndoshta ai perendimor nukd o te merrte nje trajektore aq sa ka mare sot, gjithsesi, nuk mendoj se kjo ka te beje me herezi.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ti Albo, i pranon Katoliket ne bashkesine orthodhokse?
    Tre gabime ne pyetjen qe ben. Nuk ekziston nje "bashkesi orthodhokse", ekziston vetem KISHA ORTHODHOKSE. Dhe se dyti, besimtaret orthodhokse jane katolike, ata katolike qe ti ke ne mendje jane "Romano katoliket" sepse Kisha jone eshte Katolike dhe Apostolike. Se treti, besimtari asnjehere nuk pyet veten apo besimtarin tjeter, ai i pranon ti katoliket apo protestantet, por i ben pyetjen Atit Shpirteror: A i pranon Zoti yne Jisu Krisht ne Shtepine e Tij? A i pranon Shpirti i Shenjte qe vepron brenda Kishes?

    Dhe qe te gjesh pergjigjen e kesaj pyetjeje, kujton paravoline e Krishtit mbi djalin plangprishes. Ne cilin moment ia mbylli dyert e shtepise Ati birit te tij plangprishes dhe e tregoi me gisht si te paudhe? Ne asnje moment! Atehere kur Perendia nuk e ben nje gje te tille, ti perse mundohesh ta besh nje ndarje te tille te paqene?

    Kisha i ka dyert e saja te hapura si per ata te Krishteret e larguar nga shtepia e Atit edhe per ata njerez ne bote qe ende nuk kane degjuar Lajmin e Mire qe Jisu Krishti solli ne kete bote me misherimin, vdekjen dhe ringjalljen e Tij. Vete Vullneti i Perendise dhe ne te njejten kohe Misioni i Kishes eshte rikthimi i gjithe natyres njerezore dhe gjithe krijeses ne kungim me Atin.

    Albo

  4. #34
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Tre gabime ne pyetjen qe ben. Nuk ekziston nje "bashkesi orthodhokse", ekziston vetem KISHA ORTHODHOKSE.
    Kurorezimi i terminologjise eshte ky?

    Bashkesi eshte perkthimi i fjales greke κοινωνια. Dhe po flas per kete bashkesi: Atė qė pamė dhe dėgjuam, ne po jua shpallim, qė edhe ju tė keni bashkėsi me ne; dhe bashkėsia jonė ėshtė me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. (I Gjon. 1:3).

    Dhe se dyti, besimtaret orthodhokse jane katolike, ata katolike qe ti ke ne mendje jane "Romano katoliket" sepse Kisha jone eshte Katolike dhe Apostolike.
    Dakort. Por, sigurisht qe e kuptove qe e kisha fjalen per Romano-Katoliket. Nuk e dija qe duhet te isha kaq leptollog. Do ta kem parasysh.

    Zoti i ka te hapura dyert e Tij per te gjithe dhe nuk ia kursen shpetimin asnjerit, por heretiket duhet te pendohen me perpara...

    Se eshte shume e rende Filioque...

  5. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Seminarist,

    eshte tani me se e dukur qe ti duhet te maresh disa mesime fillimisht historie dhe doktrinore dhe jo thjesht nje pergjigje. Le te fillojme njehere me martesen. Vertete, c'fare eshte martesa ne Bibel? Nuk eshte bashkimi i perhershem (truperor = σαρκικη ενωση) i gruas dhe i burrit? ne qofte se martesa eshte nje bashkim i tille e vetmia qe mund te konsiderohet si nderprerje nuk eshte ndalimi i ketij bashkimi? Dhe jetimi i detyrueshem i grave te peshkopeve ne monastere nuk perben ne fakt nje nderprerje te tille, pra nje divorc te marteses? Dhe mos mu pergjigj se martesa preokupon nje celebrim etj etj qe te jete e vlefshme para Zotit sepse duhet te dish sigurisht, si lexues i mire i Bibles, se Pavli mesoi se nje pjestar i Kishes se Korinthit bashkejeton me gruan e babait (jo nenen). Denon kete mekat Pavli si kurveri dhe urdheron largimin e ketij qe e beri nga Kisha (I Kor. 5). Nuk pyet gjakundi Pavli cili presbiter ose peshkop u gjend ti martoje keta te dy qe te urdheroje largimin, sepse thjesht martesa nuk behej me ierurgji. Martesa ishte dhe eshte bashkimi natural. Dhe kjo martese ishte martese e lire, pa deklarata, pervec nga ato qe shteti neper koherat detyronte (pra zgjidhje e marteses largimi i bashkeshorteve). Keshtu ne vitet e Iustinianit stabilizohet si forme e marteses kontrata e pajes qe mbahet edhe ne ligjet e Isaureve. martesa behej me nje bashkejetese te thjeshte ne te njejten shtepi, dmth merrte burri ne shtepine e tij nusen dhe behej nje feste (si dhe ne DhEV edhe ne DhER, Krishti nuk ndryshoi asgje nga kjo ane dhe po e mohon te lutem ta argumentosh). Ierologjia e marteses u stabilizua si zakon dhe u be e detyrueshme nga Shteti vetem ne vitin 893, ne kohe te Leonit te VI Sofos (i dituri) me Nearan 89, pa parashikim nga asnje kanon sinodik i Kishes. Ne Perendim ierologjia si pjese e marteses u vendos ne 1653 nga Sinodi i Tridentos. Keto sa per te mesuar c'fare eshte martesa dhe c'fare eshte divorci, me fjale te thjeshta, pa verbalizma....

    Seminarist, e vetmia gje qe ne te vertete do inatoste c'do njeri me llogjike eshte se si ti 'kundershton' argumentet e mia. Pra, ne vend te argumenteve me paraqet thjesht mendimin tend qe nuk buron as nga Bibla as nga Historia. ne vend te Shkrimeve vendos mendimin tend, e vetmia qe te mungon per tu bere protestant eshte antipapizmi, pervec se Papa vendosi qe te perhapi Unine edhe tek protestantet keshtu qe kuptohet pozita jote. Sa per ato qe thua per mos-martesen nuk i di nga i nxjer, sepse sigurisht injoron ciftin e bashkepunetoreve te Pavlit, Akillen dhe Priskillen. Eshte sigurisht me e lehte per nje te mosmartuar dhe te lire nga detyrimet familjare vepra apostolike, kete nenkupton Pavli tek I e Korinthasve por ndalim te marteses? natyrisht martesa ndalohet pas hirotonise por dhe asnje nga dishepujt e Krishtit nuk u martua por asnjeri nuk u nda. Kupton Seminarist.

    Me thua qe kam qe prezantim te dobet te llogjikes. Habitem ku e gjete edhe ate prezencen me te vogel te llogjikes shkrimet e mia, sepse qe te gjesh dicka duhet edhe ta njohesh, gje qe nuk argumentohet nga shkrimet e tua. Pervec se egziston llogjike tjeter nga ajo klasike aristoteliane. E tille llogjike, vertete ne shkrimet e mia nuk egziston. Po perserit ato qe kane te bejne me takimin e Papes-Patriarkut pa u pergjigjur ne ato qe te shkruajta. Prandaj dhe une insistoj ne ato qe shkruajta. Dhe sigurisht Patriarku per ne (ortodokset) nuk eshte si Papa per perendimoret. Ky ekuacion Papa=Patriark ishte plotesisht e gabuar.

    Sa per poziten filopapike te Bizantit, c'fare te them me! Dihet kundershtimi i enotikeve (pra, ata qe kekronin bashkimin) Paleologe me antenotiket Kantakuzine, dhe ndjenjat antenotike te popullit. Qe te mos referoj batuten e njohur <>, te mos them per Gennad Skollarin, per Dositheun e Jeruzalemit, per Meletios Pigas dhe shume te tjere. Do referoj vetem nje event: ne 1341 u mblodh ne Konstandinopol sinod per te zgjidhur problemin e konflikteve isihastike. I pari e morri fjalen Varlaami Kalabriu i cili foli kunder lutjes se murgeve dhe propozoi ndreqien e saj. Grigor Palamas i Selanikut kundershtoi akuzat dhe sinodi denoi herezine e Valaamit, i cili u detyrua te kerkoi ndjese dhe u kthye ne perendim dhe u be peshkop i Ierakos. Po te informoj se ne shekullin e 12 interpretuesit e te Drejtes Kishtare Valsamon dhe Zonarai konsideronin se Roma e kishte humbur poziten e saj te larte sepse ra ne herezi. Pozita filolatine e shume perandoreve nuk tregon asgje, ne baze ciles llogjike politika ka efekte ne doktrine? Thua: Marku Eugjeni (qe ben perkthim te keq se eshte Eugjenikos apo Evjenikos dhe tjeter Eugjeni) kur vajti ne Ferrare iu drejtua Papes me titujt e larte...d.m.th e njohu si krye-prift. Edhe? Po sikur krye-priftin, magjistar-doktorin te totemisteve Aborigjine po te takohej prape nuk do ti emeronte titujt? Kjo eshte protokoll Seminarist, ne qofte se ke degjuar...

    (kurorezimi sipas teje i maredhenieve armonike pas skizmes mos ishte gje kryqezata e IV dhe pushtimi 1204-1261? Prandaj po mban Papa kuajt e hippodromit te bizantin ne Vatikan, per kujtim?)

    Dhe se fundi, ne qofte se papiket nuk jane heretike (sipas teje) po te pyes konkretisht:

    1. Shpirti i Shenjte buron nga Ati apo dhe nga Biri? Ne qofte se eshte ne fuqi e para etehere katoliket jane heretike qe c'ke me te. Ne qofte se eshte e dyta jemi ne heretike (ortodokset). Sepse Simboli i Besimit e thote qarte: Dhe (ne besojmė) nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve.. (Kjo do te thote llogjike Seminarist dhe eshte kohe te mesosh ta perdoresh). Sa per dijeni te informoj se Sinodi i VIII e denoi.

    2. Egziston apo jo flaka purgatore, καθαρτηριον πυρ? (te njejtat si me larte)

    3. Pse katoliket e Greqise (ne disa ishuj jane keta) kane kishat e tyre dhe bejne meshen e tyre dhe jo ne kishat tona? Dhe mos me thuaj se e njejta gje eshte dhe per Ruset, sepse atje kemi ceshtjen e gjuhes, kurse katoliket greke shume mire e bejne ne greqisht. Sigurisht pyetja eshte e vlefshme per te gjitha vendet.

    4. Ka shkalle heretizmi? (pra ka me pak heretik apo me shume heretik apo nje heretik eshte heretik?)

    Pergjigju ne keto pyetje (shume te thjeshta). Por meqe jam i sigurt se nuk do pergjigjesh dhe do tia futesh me filosofira verbalistike te paqarta te premtohem dhe nje mesim per protestantizmin. Sa per fillim, kupto keto, se te jap njohuri te gatshme, te tjere gjakosen qe ta arrijne...

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •