Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Jeto I Lire Ose Vdise Maska e KUCOVARI*
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    Ku Ka Tyme E Ku Del Zjare Atje Ku Daullja Ben Bam
    Postime
    17

    Question Me duhet nje Kamer qe te punoj edhe ne Shqiperi edhe ne USA

    Pershendetje te gjitheve,duha te di kush nga ju mund te me ndihmoj te gjeje nje kamer qe te filmoje ne Shqiperi dhe ta shohe kaseten po ne Shqiperi,po e njejta kamer te filmoje ne usa dhe ta shohe kaseten ne usa me nje fjale te jete MultiSystem.Dua te ble nje Kamer ,mirepo nuk e kam idene ne qofte se vertet mund te gjeje nje kamer te tille ose ne qofte se keni ndonje informacion per te dhenat e kamres qe kerkoj do tu isha shume mirenjohes per ndihmen tuaj.
    Me respekt KUCOVARI

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Nje camer te tille do e gjesh ne 'Best Buy'. Kerko per digital video camera 'Sony Hi8' nuk eshte shume e shtrejnte(te shkon rreth $600) po kryesorja eshte qe te punon dhe ne Europe...


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Thot nuk eshte shum shtrejt Kushton $600
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Cdo kamera te punon ne Europe, dmth keto te fundit qe kane dale.
    Une e kam Sony Digital 8 dhe e kam ble rreth 700$ dhe jam shume e kenaqur
    me te. Kur isha ne Shqiperi e mora me vete dhe gjithashtu bleva ne
    Radio Shack nje adaptor te vogel, pasi adaptori i madh qe nderron energjine
    eshte brenda te karikuesi. Te kushton reth 5 $.
    Dhe atehere duhet nje video me 8 koka, ose me shume sisteme te cilat tashi
    ne Shqiperi i merr dhe me 100$....keshtu nqs do e blesh mos u ngurro
    se do te punoje shume mire.
    Tashi mendoj se keto kamerat qe e kam une mund te kene ra pasi kane
    dale shume me te reja..dhe mund ta marresh ke 500-600$.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Perpara se te zgjedhesh nje videokamera mbaj parasysh kategorite e videokamerave qe ndahen si me poshte ne 2 kategori te medha.Videokamera analoge dhe videokamera dixhitale.
    I.Videokamera Analoge
    Ketu perfshihen 3 tipe
    1.vhs-c
    2.super vhc-c
    3.Hi 8. Nga keto tre tipe videokamerash. Hi8 jane me te mirat ,sigurojne cilesi me te larte figure ne televizor.keto japin figura te perbera nga 400-480 vija ne ekran Te treja tipet perdorin kaseta te vogla vinili te ngjashme me kasetat e manjetofoneve per kenge.Lidhen me televizorin me kabllot a/v(audio/video)
    II.Videokamera dixhitale
    ketu futen keto tipe
    1.
    Mini DV videokamera qe perdorin disqe te vogla 3 inch per regjistrim,ne vend te kasetave.Sigurojne cilesi figure 50% me te larte se sa televizori.Disqet mund te jene MiniDVD-R,ku mund ti regjistrosh vetem njehere dhe nuk mund ti fshish apo ri regjistrosh ne to.Ka disqe MiniDVD-Rw dhe MiniDVD-RAM qe te dyja keto lloje mund te regjistrosh,mund ti fshish dhe perdoresh per regjistrim prape.
    2.
    Videokamera me Hard disk drive,keto videokamera kane nje fole ku mund te vendosesh nje disk DVD, ne madhesi njelloj si disqet dvd qe perdoret ne kompjutera,dhe regjistron filmat direkt ne disk.Cilesia e figures dhe zerit eshte shume e mire.Megjithate kjo varet nga modeli i videokameres dhe manifaktura qe e ka prodhuar.Videokamera me 5 megapixel jane shume te mira.Kane edhe funksione per te marre fotografi.
    3.Digital8
    Ky tip perdor kasete pak te madhe prej vinili njelloj si kasetat e kengeve.Cilesia e figures dhe zerit eshte shume e larte.Keto lloj videokamerash perdorin kaseta te vogla 8mm te tipeve te vjetra si dhe kasetat e reja Hi8.
    4.Videokamera flash memory.Ne keto kamera regjistrimi realizohet ne copa memorjeje flash qe mund te hiqen dhe futen ne fideokamer njelloj si nje flopy disk.
    Kane kapacitet te kufizuar te regjistrimit,pasi flash memorja mund te mbaje 8mb.Keshtu qe duhen disa karta flash per te regjistruar nje film 1 ore psh.
    Videokamerat dixhitale jane te pajisura edhe me mikrofon,dmth krahas filmit regjistrohet paralelisht edhe zeri,tingujt,zhurmat.
    5.Videokamerat High definicion(HD)Videokamerat me definicion te larte jane videokamerat me te mira sot per sot Filmat e ketyre videokamerave japin minimumi 720 rreshta deri 1000 rreshta ne nje ekran televizori Cilesia e figures ne televizor eshte fantastike.Ka shume detaj,ka shume kontrast te bukur,nuanca ngjyrash.Gjithmone rekomandohet qe keto videokamera te blehen,kur ke televizor Hi definition qe e njeh dhe e mbeshtet kete teknologji dhe i pasqyron me besnikeri videot e marra nga HD videokamera Eshte nje problem me televizorat e zakonshem qe japin nje figure me 250-480 rreshta.Dmth nje figure ne televizor eshte e perbere nga 250-480 rreshta.televizori i zakonshem nuk mund te jape me shume rreshta,pasi deri aty ja jep cakun teknologjia.Keshtu qe futja e videove nga videokamerat Hi definicion ne televizorat e zakonshem, do te dale me cilesi te reduktuar,pasi televizori lejon deri ne 480 rreshta jo me teper,ne nje kohe qe videoja origjinale ka deri 1000 rreshta.Pra televizori i zakonshem e kufizon cilesine
    e figures qe merret nga videokamerat Hi Def.Televizorat e rinj HD jane shume te avancuar ne teknologji krahasuar me televizorat e zakonshem.pervec permasave te medha te ekranit ato sigurojne nje cilesi figure 10 here me te larte.
    Te duhet te blesh videokamera dixhitale dhe jo analoge.Videokamerat dixhitale jane teknologji me e avancuar,me shkalle rezolucioni ne piksel me te larte,per pasoje ngjyrat tentojne te shkojne gjithmone drejt kopjimit natyral.Gjithashtu edhe zeri ne video eshte dolby qe do te thote zeri eshte tre dimensional,ka thellesi,mbushje duket sikur te rrethon dhe ka pasterti kristal.Mund te ngresh volumin e zerit dhe pastertia e zerit ruhet,pa as me te voglin deformim.
    Nje fakt tjeter qe duhet pas parasysh.Transmetimi televizioni ne Europe mbeshtetet ne standartin Pal/secam.per pasoje televizorat ne Europe shfaqin
    rreshta figurash qe i pergjigjet sistemit pal.televizorat ne Europe jane dizenjuar qe te njohin sistemin pal.(Ne shqiperi perdoret sistemi PAL D)Kurse ne Amerike transmetimi televiziv eshte ne sistem NTSC-M.Edhe televizorat e prodhuar jane krijuar me chipsa elektronike qe njohin dhe mbeshtetin kete sistem transmetimi.
    Kjo do te thote qe kur merr filmime nga videokamera ne shqiperi te duhet nje videokamera qe filmon ne sitemin Pal ne menyre qe videoja qe filmon te njihet dhe luhet ne televizorin ne shqiperi.Ne qofte se filmon ne Amerike te duhet videokamera qe filmon ne sistem NTSC-M.Ky material i regjistruar ne kete sistem mund te luhet ne televizorat ne Amerike.Nje video te filmuar si format NTSC nuk mund ta laush ne nje televizor ne shqiperi qe njeh dhe luan vetem formate Pal.
    E kunderta nje film ne Pal te krijuar ne shqiperi nuk mund ta luash ne ne televizor ne amerike,qe njeh vetem video NTSC-M
    Rezultati.Per te regjistruar video edhe ne europe edhe ne amerike te duhet nje videokamer dixhitale qe ka celes per dy sistemet,dmth nje celes qe e ndryshon pozicionin ne NTSC per te filmuar kur je ne amerike dhe mund ta cosh celesin ne pozicion Pal ne qofte se filmon ne shqiperi,Dmth te duhet nje videokamer fleksibel
    qe me nje ndryshim pozicioni celesi te zgjedhesh sistemin Pal apo NTSC,per filmim.
    Ketu ke nje videokamer qe i suporton te dyja sistemet Pal dhe NTSC
    http://www.epinions.com/Mustek_DV_55...ay_~full_specs
    ka shume modele te reja qe suportojne te dyja sistemet Pal/NTSC.Sa me i larte cmimi aq me me cilesi jane.
    Detaje te rendesishme kur blen nje video kamera.
    1.Baterite te jene te rikarikushme
    2.Sa kohe zgjat bateria,Kur filmon nje film bateria mund te perballoje psh 1 ore regjistrim.
    3.Lentja,fokusi.Sa me e madhe lentja(fokusi) aq me e mire videokamera.Lente te medhe kane nje kend me te gjere shikimi.Marrin nje fushepamje me te gjere,ne nje pozicion fiks.Lenten si permase mund ta gjesh si Lens Focal Length= .....mm(diameter) Shiko per modelet me lente fluoreshente.qe kane nje cipe te holle fluoreshente ne siperfaqen e xhamit.Kjo lejon nje thithje te mire te drites dhe hijes dhe futjen e elementeve te tyre me nje kopjim shume te sakte brenda aparatet. Shiko shkallen e zumit te lentes se sa e ka(zoom ratio) mund ta gjesh psh te shkruar si 10X.10 X do te thote 10X1.10X 1 do te thote qe kur ti merr nje pamje filmi te nje objekti qe ndodhet 100 metra larg atehere videokamera ta shfaq pamjen sikur ta kishe 10 metra larg.Pra shkalla e zumit eshte shkalla dhe aftesia e aparatit se sa afer ta sjell nje pamje te larget.10x zoom do te thote qe aparati ta afron nje pamje 10 here ne largesi.Nqs pamja eshte ne natyre 100 metra larg atehere do ta shohesh ne aparat sikur e ke 10 metra larg.sa me i larte numri zoom ne aparat,aq me e mire videokamera.
    4.Mekanizmi kapes i drites CCD
    Elementet drite hije nga lentja kapen nga nje mekanizem CCD qe i kthen elementet e futur te drites dhe hijes ne sinjale elektrike dhe menjehere ruhen ne memorjen si piksela(konsideroji pikselat si copat e vogla katrore te nje mozaiku) Sa me i larte numri i pikselave per njesine e siperfaqes cm2 ose inch aq me e bukur imazhi video/ose fotografi.
    Shiko per modelet me te reja qe kane tre mekanizma kapes CCD.Videokamerat me tre CCD perdoren shume nga studiot televizive dhe japin nje cilesi figure fantastike.Kane dale ne treg modele me 3 CCD
    per perdorim personal.Keto tre mekanizma ccd,njeri kap ngjyren e kuqe,i dyti jeshilen dhe i treti blune.Shumica e videokamerave kane vetem nje mekanizem CCD.Ka modele qe jane me tre CCD.Shiko per nje me tre CCD>qe perdoren shume nga profesionistet.
    5.Flash memorja
    Shiko per flash karten e memorjes.Mire eshte te jete 64mb e me shume.
    6.Formati.Shumica e videokamerave i marrin filmat ne MPG.Mundohu te gjesh ndonje model qe filmon ne format AVI.Cilesia eshte me e mire.Gjithashtu shiko shkallen e kornizes se filmit,te jete te pakten 640x 480.Sa me e madhe aq me mire.harxhon nje cike me shume memorje,megjithate preferohen korniza te medha filmike.
    7.Aksesorite.Sigurohu qe aparati te kete cante me rrip per ta mbajtur te mbrojtur nga demtimet dhe gervishjet.
    Baterite te mos jene shume shtrenjte.Te kete adaptor rryme si dhe karikus baterish ne pakon e blerjes. Gjithashtu sigurohu te kete tekembesh(tripod).tripodet jane me shume vlere pasi kur je fillestar ne filmime te ndihmojne te filmosh me precizion.objektet i xhiron duke i mbajtur ne qender te ekranit.Tripodi eshte i mire edhe per rastet kur do besh filmim te gjate 1 ore.Nuk mund te besh filmim 1 ore duke e mbajtur videokameren ne dore.Dora mund te levize pak,shkakton dridhje te figures,zhvendosje te objektit nga qendra e ekranit ne anash.Ekziston rreziku qe duke mbajtur videokameren ne dore te marresh aksidentalisht pamje objektesh anash qe nuk deshiron ti futesh ne kamera.Keshtu qe trekembeshi te jep me kontroll dhe precizion ne xhirim.
    Blem modele nga firma te njohura si Sony,panasonic,Samsung etj qe kane suport te mire teknik Dhe e fundit sigurohu se sa garanci ka aparati.
    Pakoja e blerjes vjen se bashku me kabllot per ta lidh aparatin me televizorin si dhe manualin e perdorimit.Gjithashtu ka edhe disk me driver dhe program video editor qe te ndihmon per te kaluar videon ne kompjuter dhe edituar.
    Ka nje problem.Zakonisht pakot e blerjes vijne me nje kabell USB qe lidh aparatin e videokameres me kompjuterin.Ky kabell te ndihmon per te kaluar vetem fotografi(nqs ke marre fotografi me videokamera) dhe i fut fotografite ne kompjuter.me kabllin USB,nuk mund te futesh dot video ne kompjuter.Per te futur videon nga videokamera ne kompjuter te duhet karte firewire(ose karte IEEE1394) si kjo ketu http://www.dvworkshop.co.uk/Computer...rewireCard.jpg Kete karte e instalon brenda kompjuterit dhe e lidh karten me dixhital videokameren me nje kabell firewire si ky http://www.zpluscable.com/images/pro...e-6pin-end.jpg vete videokamera ka nje fole per te lidhur kabllin firewire me karten firewire dhe hedhur filmin ne kompjuter.Disku ne pako ka program video per te zbukuruar videot me efekte speciale,ndryshuar ngjyrat,futesh tekst etj.Pervec programit editor qe ka disku,mund te perdoresh edhe ndonje program tjeter te fuqishem editimi per video.Videoeditoret me te mire ne qarkullim
    1.Adobe Premiere profesional
    2.Final Cut pro(per fat te keq vetem per kompjuterat mac)
    3.Sony vegas 6
    Por programi me i fuqishem,me me cilesi sot ne qarkullim per editim videosh qe perdoret shume nga studiot televizive eshte AVID.
    Keto programe jane shume te pasur ne funksione dhe aftesi per te bere mrekullira,cudira me filmat.Vetem se kerkojne njecike kohe per tu mesuar si te perdoren
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Jo patjeter Sony Hi8 punon ne shqiperi me sistemin PAL. Ka Sony Hi8 qe punojne po ashtu si thoni ju jane 600 - 700 dollare. Po shumica e Hi8 jane jo me shume se 300 dollare dhe ato nuk punojne kudo.
    Une do te sugjeroja MiniDV se kane cilsesi shume te mire.

    Kalofsh mire,
    Ed

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Po merre nje kamera DVD HITACHI qe te bene pune kudo !
    Ato Mini DV kan dalur pej mode, sepse shiriti eshte shume i ndjeshem, i dobet.
    Kurse me nje disk mini DVD bene fantezira dhe imazhi mbetet i paprekur..
    Pastaje, mini DVD ruhet me mire dhe transferon ku do ne ç'do shtete te botes.
    Nje mini disk DVD kushton 24dollar por ne te regjistron dri 1000 here ne te dy anet nga 30 min ose standard 120min, gjithsejt 2,8 GB !
    per kualitete mos pyet fare, nuke bene me mire, SINEMASKOP....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 15-02-2006 mė 13:34

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Me mire gjej nje model me disk DVD_RW.Mos merr me kaseta te vogla me shirit vinili.U ka hik koha.Jemi ne shekullin 21 apo jo?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Jeto I Lire Ose Vdise Maska e KUCOVARI*
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    Ku Ka Tyme E Ku Del Zjare Atje Ku Daullja Ben Bam
    Postime
    17
    Ju falenderoj te gjitheve per informacionet dhe ndihmen qe me afruat ju jam shume mirenjohes. Me respekt KUCOVARI

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •