Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41

    Një çift i ri i përkryer

    Po të krahasoni cilësitë e rishqyrtuara dhe të korigjuara të ”çiftit të përkryer” që do të rendisim tani me ato që pamë më lart,do të vëreni se ato s’kanë asgjë të përbashkët.Çifti i ri i përkryer është elastik.Që të dy mund të mos jenë në një mendje me njëri-tjetrin,madje edhe të grinden,por pastaj ia nisin sërish nga e para,me po atë zjarr dashurie.Çifti i ri i përkryer është spontan.Që të dy janë të hapur ndaj ndryshimit,të gatshëm për të ndryshuar mënyrën e jetesës,mendimet,humorin dhe zgjedhjet.Çifti i ri i përkryer e shfaq afërinë e vet në prani apo në mungesë të të tjerëve.Që të dy e përkrahin pjekjen e njëri-tjetrit,dinë ta kuptojnë gjendjen emotive të tyre,edhe duke arritur t’i fshehin deri në njëfarë mase dallimet.Çifti i ri i përkryer përpiqet t’i shprehë ndjenjat,duke nxjerrë dufin dhe jo duke e mbajtur përbrenda.Dhe së fundi,pjestarët e çiftit të përkryer,pavarësisht se janë të vetëdijshëm për ndryshimet,e çmojnë thellë njëri-tjetrin.
    Edhe vlerat që vijojnë janë të ndryshme.Pikë së pari,kihet fort mirë parasysh pasuria emotive.Të dy partnerët duan t’i njohin të gjitha ndjenjat që mund të provojë qenia njerëzore dhe dëshirojnë t’i provojnë ato kur ta sjellë rasti.Së dyti,çifti i ri i përkryer e di që pjekuri do të thotë të luftosh kundër vështirësive dhe të ndash gëzimet.Vlera e tretë është bindja se pak rëndësi ka mendimi i të tjerëve:shumë më e rëndësishme është ajo që mendon çifti.Vlerësohet shumë më tepër bota e brendshme dhe marrëdhënia e çiftit,sesa miratimi i të tjerëve.
    Të përpiqesh t’i afrohesh idealit të këtij çifti të ri të përkryer nuk është aspak lehtë ,por ai vlen barra qiranë(edhe pse parimisht çastet kur arrihet ”përsosmëria”janë të rrallë”.Pasi ta keni ndarë mendjen se do t’u hyni rreziqeve emotive,se do të kuptoni vetveten dhe burrin tuaj nga ana psikologjike,mundësitë janë të pafund.
    Zhgënjimi.hidhërimi e trishtimi nga burri juaj,ua bënë jetën vetmitare e të mundimshme.Tani e adhuroni dhe pas një çasti ju duket si një vemje;e ndieni veten të zhytur në dëshprim sepse nuk po bëni atë jetë që doni.Është e vështirë të vazhdosh një marrëdhënie që ju shkakton një ndjesi të tilë,edhe pse është fjala për burrin me të cilin jeni martuar.Por edhe të rrezikosh nuk është lehtë.Gjithsesi,sigurisht që do të dëshironit dhe e meritoni padyshim,diçka më shumë se thjesht një marrëdhënie tërhiq e mos këput,plot zemërim,zhgënjim e dëshprim.Kur ishit të dashuruara jeta ju dukej ngazëllyese,premtuese.Përfytyroni tani sa bukur do të ishte të zgjoheshit një mëngjes,të vështronit burrin tuaj dhe të mbusheshit me optimizëm,duke ditur se mund t’i përçoni njëri-tjetrit dëshirat tuaja të jepni e të merrni të rrethuar nga lumturia.Pra,si bëhet e mundur të dashurosh një burrë të vështirë?

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Ideja utopike e ciftit perfekt, me pyetjen finale "si behet e mundur te dashurosh nje mashkull te veshtire?" nuk shkojne ne te njejtin drejtim.

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga hysnib
    Pra,si bëhet e mundur të dashurosh një burrë të vështirë?
    Zhvillo kujtese afat-shkurter ()
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 14-02-2006 më 01:09 Arsyeja: gjuhe e huaj
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    ato s’kanë asgjë të përbashkët
    po pra... po te jemi njesoj sdo ket kush te gatuaj dhe te bej punet se mua sme ka per pune te tilla!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    perfeksioni, eshte thjesht nje tingull fonetik, qe ska kuptim ne asnje dimension tjeter pervec te mbipermendurit

    kjo vlen edhe per dashurine

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Zhvillo kujtese afat-shkurter ()
    Dhe ja ku vjen pergjigja me e qarte dhe me e shkurter

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Zhvillo kujtese afat-shkurter ()

    Dicka e pamundur dhe jo natyrale (per femrat te pakten)

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Atehere i bie te jete me "natyrale" te rrish vetem (... si qeni, no offense to single people luv y'all)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Atehere i bie te jete me "natyrale" te rrish vetem (... si qeni, no offense to single people luv y'all)

    Ju lutem shkruani ne gjuhen e bukur shqipe
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 14-02-2006 më 01:09

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Atehere i bie te jete me "natyrale" te rrish vetem (... si qeni, no offense to single people luv y'all)
    ajo eshte me shume jonatyrale....cfare ngelet? Qe femrat kurren e kurres s'harrojne gjerat dhe shume here perdorin ato qe ju ka bere nje mashkull kundrejt meshkujve te tjere. Kush behet i veshtire per te dashuruar athere? (per hapsin e temes kjo)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Ushtarë të përkryer
    Nga bayern në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 08:32
  3. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  4. Perendi i perkryer edhe njeri i perkryer
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:21
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •